Bjordi Mezini

Mimoza dhe Aida : Ti kështu i fyen të tjerët!
12/03/09 03:00 “Mua tek ty nuk më pëlqen që ti i afron të tjerët, i lë të shprehen e pastaj i largon!”- i ka thënë Mimoza Adelajdes në lidhje me Bjordin. Ajo ka shtuar se nëse Bjordi nuk i pëlqente, ta afronte thjesht si shok e jo më shumë se kaq, përndryshe ajo i fyente të tjerët e s’kishte asnjë të drejtë ta bënte këtë. Diskutimi mes Aidës, Mimozës dhe Adelajdes ka nisur kur kjo e fundit ka thënë edhe njëherë se e vetmja femër në shtëpi që i përshtatej Bjordit ishte Mesida. Nga Adelajda Bjordi... Vazhdo
Mesida nervozohet me Bjordin!
12/03/09 01:45 Bjordi, Mesida, Arjoni dhe Zhuljeta janë shtrirë të flenë në sallon. Mesida ka thënë se kjo ishte dicka që e kishin vendosur që dje. E para që ka reaguar jo fort mirë prej kësaj ka qenë Adelajda, e cila është ftohur përnjëherësh me Bjordin. Bjordi e ka pyetur sesi kishte mundësi që pak më parë ishte ndryshe, ishte normal e tani ishte tjetër njeri, por ajo nuk i ka dhënë shumë shpjegime. I ka thënë vetëm se ditëlindja e tij mbaroi. Por më pas ajo që ka reaguar edhe më keq, ka qenë Mesida.... Vazhdo
Qetsori qan për familjen
12/03/09 00:00 Adelajda i ka treguar Bjordit për Qetsorin. Ajo i tha se e kishte parë që kishte mbaruar së ngrëni dhe po rrinte i mërzitur. Ajo e kishte kuptuar që ai kishte dicka, madje kishte disa ditë që e kishte vënë re këtë gjë. I ishte afruar, i kishte dhënë ujë dhe i kishte thënë të mos mërzitej. Në atë moment Qetsori kishte filluar të qante. Adelajda e kishte përqafuar dhe i kishte thënë se po e përqafonte si motër, sepse i vinte keq që po e shihte ashtu. Sipas mendimit të saj, për gjendjen jo të... Vazhdo
Surpriza për Bjordin – Big Brother Albania 2
11/03/09 20:37 Banorët kanë organizuar një festë për ditëlindjen e Bjordit. Ata e zbukurojnë shtëpinë dhe i shkruajnë disa mesazhe urimi Bjordit. Banorët kërcejnë me njëri-tjetrin nën ritmin e muzikës duke pirë verë. Adelajda u vesh si Michael Jackson dhe kërceu për Bjordin. Bjordi thotë që do kishte dashur që për ditëlindjen e tij të ishte dhe Arbana.  Vazhdo
Adela nuk e bën atë gabim
11/03/09 19:51 Adela i shpreh disa prej banorëve shqetësimin e saj, se si kuptohet marëdhënia e saj me Bjordin. Ajo thotë që është një person në shtëpi që mendon që ata kanë dicka me njëri-tjetrin, dhe mundohet të bindi dhe të tjerët. Qetsori i thotë që kjo gjë nuk është e vërtetë pasi me sa ka kuptuar, ajo nuk e bën atë gabim. Adelajda e aprovon ,dhe shton që ajo nuk është natyra e femrës që lidhet me dikë pa qënë dicka serioze. Qetsori i thotë që ajo mund të lidhet me Bjordin, por jo brenda në shtëpi.... Vazhdo
Bjordi organizon banorët
11/03/09 01:30 Pasi kanë kërcyer përgjatë gjithë mbrëmjes, Bjordi është përpjekur t’i organizojë banorët në lojëra të ndryshme. Fillimisht ai ka rreshtuar të gjithë djemtë sipas gjatësisë dhe i ka “detyruar” vajzat që t’i puthin ata me rradhë. Më pas ishin vajzat që duhet të bënin të kundërtën. Pas kësaj kanë kaluar në lojë. Njërit prej banorëve i mbylleshin sytë dhe duhet të gjente kush ishte banori që e puthte. Banorët janë zbavitur me lojën pasi ngatërresat që bënte banori me sytë... Vazhdo
Adelajda  : Pse je skuqur ?!
11/03/09 00:45 Megjithëse Adelajda u ka shpjeguar se i kishte kërkuar Vëllait të Madh që ta njoftonte për momentin e ndërrimit të ditëve, në mënyrë që t’i uronte Bjordit ditëlindjen, banorët kanë filluar ta ngacmojnë atë. Ata e kanë pyetur në lidhje me bluzën me emrin e Bjordit, që ajo kishte veshur dhe për trëndafilin e kuq që Bjordi mbante në dorë. “Pse je skuqur?!” – e ka pyetur Aida. Adelajda është përgjigjur se ishte shumë vapë në dhomën e rrëfimit dhe ngaqë të gjithë po i rrinin tani... Vazhdo
Mimoza: Bjordi po sillet keq!
10/03/09 21:37 Aida dhe Mimoza dikutojnë për sjelljen e Bjordit. Aida thotë që kohët e fundit ai po e sulmon dhe nuk e kupton arsyen. Mimozës i kishte bërë përshtypje sjellja e tij në momentin që ai i kishte gjuajtur Adelës me shaka . Ajo thotë që nuk mund të sillesh me një femër në atë lloj mënyre,-“po sillet keq!”-shton ajo. Aida e pyet Mimozën nëse është sjellur në mënyrë jokorrekte me Bjordin. Ajo i thotë që banorët e tjerë e kanë sulmuar njëri-tjetrin por Bjordin asnjë. Ajo mundohet t`a justifikojë... Vazhdo
Bjordi  : Nesër nuk jemi konkurent
10/03/09 20:59 Bjordi shpreh dëshirën që nesër për ditëlindjen të sillen të gjithë si ai. Arjoni i thotë:-“Kë pjesë të Bjordit do bëjmë? Pjesën që nuk bën punët e shtëpisë?” Zhuljeta që ndërhyn dhe pyet:-“Apo pjesën që djemtë flejnë me vajzat, i ngacmojnë ato?” Bjordi thotë që do një ditë të qetë dhe që të kënaqen të gjithë. Adelajda i thotë që do e ketë të vështirë që të mos zihet me të, por do përpiqet. Bjordi e pyet Qetsorin se cfarë do donte ai nëse do ishte në vendin e tij.... Vazhdo
Mesida: Nuk dua të lëndoj njëri
10/03/09 19:44 Mesida dhe Bjordi diskutojnë rreth debatit me Adelën. Ai i thotë që ajo duhet t`a kuptojë që ai nuk i flet për keq. Mesida i thotë Bjordit që ajo ka vënë re se sa herë ato të dy qëndrojnë bashkë Adela mërzitet. Ajo shton:-“Për mua ajo është xheloze!” Bjordi i thotë që nuk e ka vënë re këtë gjë, dhe shton që ajo nuk ka arsye pse të jetë, pasi ata të dy janë shokë. Mesida është e mendimit që ai të sqarohet me Adelën nëse ato e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Bjordi i thotë që... Vazhdo