Blero: Me kë e ndan shtratin?
December 29, 2008 by Ulqini
Filed under Zbavitje / Zabava
Blero ende nuk ka një lidhje serioze me ndonjë vajze, sado që është përfolur shume se ai është në lidhje dashurie me Besa Gashin ish- Miss Kosova. Ai ka deklaruar publikisht se nuk e ndan shtratin e tij ‘dopio’, me ndonjë vajzë. I pyetur nëse i ka ndodhur ta ketë dike në shtratin e ri të cilin nuk ka shumë kohë që e ka vendosur në apartament, po ashtu të blerë së fundmi, Blero ka thënë: “Ka ndodhur ta ndaj shtratin…ka ndodhur nuk mund të them se jo. Por ju e dini që kur nuk ke një lidhje serioze është pak më e vështirë të kesh dikë aty. Ndërsa kur të kem ndonjë lidhje serioze atëherë me siguri që do të jetë shumë më ndryshe- ka thënë Blero. Ndërsa sa i përket përdorimit të telefonit, Blero ka pohuar se ka pasur raste kur ai ka folur deri në 7 orë në telefon. “…e dini si është kur je shumë i dashuruar…mund të flasë me orë të tëra në telefon…unë kam pasur një periudhë të tillë dhe mund të them se kam folur deri në 7 orë….” tha Blero. Këngëtari kosovar ka blerë një apartament në Prishtinë të cilin është duke e rinovuar. Se me kë dhe kur do ta ndajë atë me ndonjë vajze nuk dihet ende.
Bluetooth
Blero pritet të fejohet së shpejti me Besa Gashin
November 7, 2008 by Ulqini
Filed under Anketë / Anketa
Burime thone se Besa shume shpejt pritet te fejohet me Bleron, pasi ky i fundit eshte takuar me familjen e Beses, e cila eshte dakord per kete fejese. Po, sipas ketyre burimeve te aferta me Besen, thuhet se fituesja e kurores se bukurise ne vitin 2006 ka puasr plane te fejohet me kengetarin e njohur Blero. Kosovapress ka kontaktuar me Besa Gashin per te konfirmuar lajmin, por ajo nuk ka dashur te beje nje gje te tille. “Unee, fejes?!!!” ka thene ajo edhe ka mbylluar telefonin. Nderkaq, Bekim Krasniqi, menaxher i Beses tha per Kosovapress se Besa vetem ka marre pjese ne klipin e Bleros dhe se nuk ka asgje mes tyre. Ne klipin e ri te kengetarit Kosovar, Blero, te dale neper ekranet televzive kohe me pare, krahas nje medeleje nga Maqedonia, eshte paraqitur edhe “Miss Kosova 2006″ Besa Gashi. Bukuroshja ne fjale kohet e fundit ka qene shoqeruesja e Bleros ne cdo eveniment, madje edhe ne “Videofest”.
Tri Varzat 18 vjeçare organizojn në Ulqin “Rinfest 2008″
May 20, 2008 by Ulqini
Filed under Kulturë / Kultura, Zbavitje / Zabava
Një festë e madhe rinore
Për dallim prej dy edicioneve të mëparshme, edicioni i sivjetshëm nuk kishte vetëm karakter lokal, pasi që në të morën pjesë edhe grupe të rinjësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, gjë që bëri që konkurrenca të jetë më e madhe dhe i dhanë Festivalit karakter rajonal.
Të shtunën mbrëma, skena e “Rinfest 2008″ i bashkoi të gjithë të rinjtë në një vend, në Pallatin e Kulturës në Ulqin. Maratona e kërcimeve, këngës, interpretimeve dhe emocioneve i mbajti të ngërthyer nga kurreshtja për të parë sa më shumë për dy orë të plota.
Festivali për të rinj, i njohur tashmë si “Rinfest”, që organizatorët preferonin ta quanin më shumë “festë e madhe rinore”, u organizua këtë vit nga grupi i përbërë nga Arbra Avdiu, Arben Kalabrezi, Learta Hollaj dhe Xhenana Mehmedoviq, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit.![]()
Si rrallë herë në Ulqin, salla e Pallatit të Kulturës ishte e mbushur plot me të rinj, por edhe njerëz të moshave të ndryshme që interesohen dhe duan të shohin prurjet e “Rinfest”-it. Ajo që ia shtoi madhështinë mbrëmjes ishte prezantimi mjaft dinjitoz i dy të rinjve, Learta Hollaj dhe Kristian Dusheviq.
Për dallim prej dy edicioneve të mëparshme, edicioni i sivjetshëm nuk kishte vetëm karakter lokal, pasi që në të morën pjesë edhe grupe të rinjsh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, gjë që bëri që konkurrenca të jetë më e madhe dhe i dhanë Festivalit karakter rajonal.
Pas prezantimit të të gjitha grupeve pjesëmarrëse, juria e “Rinfest” vendosi që Çmimin e Parë të Festivalit t`i japër grupit “Bluepidamnus” nga Durrësi, Çmimin e Dytë grupi vendas Tri Jazz nga Ulqini, kurse Çmimin e Tretë grupit “Sevens” nga Kërçova.
Përveç këtyre çmimeve, me çmime speciale u vlerësuan edhe interpretuesit më të mirë, Herolinda Osmanaj nga Kosova, Endri Karaboja nga Shqipëria dhe interpretuesi më i mirë i mbrëmjes, Mirsad Suloviq nga Ulqini.
“Rinfest 2008″ ishte një përmbledhje e plotë e zhanreve të ndryshme artistike. Publikut iu dha mundësua të shijonte frymën e një kinemaje të vërtetë pasi që këtë mbrëmje u transmetua premiera e filmit “Historia e një dërrase”, e regjisorit të ri ulqinak, Henor Halili.
Në kohën e pritjes së rezultateve, skena u pushtua nga ngjyra të ndryshme dhe publiku u përshëndet nga ritmet e muzikës live nga grupi “Barbaros”, një etyd që bashkoi rininë durrsake dhe ulqinake dhe transmetoi një mesazh të veçantë dhe po ashtu fryma orientale e sjellur nga interpretimi i tre të rinjve ulqinakë: Adrian Peroviq, Alldin Zhygjeli dhe Virgjina Zadrima.
![]()
“Rinfest” arriti jo vetëm të tërheqë të rinjtë, por edhe t`i nxisë të marrin guximin e tyre dhe të shprehin talentin e të pranojnë sfidën e skenës. “Rinfest” përfshiu vrullshëm të rinjtë e Ulqinit dhe i bëri ata të besojnë te vetja dhe te mundësia për ndryshimin e një “monotonie” të jetës artistike, dhe u tregoi që ajo që dinë dhe bëjnë është tepër emocionuese dhe e vlerësuar.
Kohapress




