Mund të bëhet Mali i Zi një tjetër Monako?
February 29, 2008 by Ulqini
Filed under Turizmi / Turizam
Duke gëzuar ndërkaq një bum pronësie dhe të ardhura të rritura nga turizmi, vendi po kërkon të tërheqë investimin e madh të huaj. Me bregdetin e vet spektakular dhe brendësinë e thyer malore, Mali i Zi e sidomos Ulqini ka një potencial të madh turistik. Tani që republika ka fituar pavarësinë nga bashkimi i mëparshëm shtetëror me Serbinë, disa thonë se ai mund të bëhet një tjetër Monako. Shembujt janë të shumtë, mjafton vetëm të mendosh për Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën, për përfitimin ekonomik të dalë nga turizmi ndërkombëtar. Mali i Zi i që sapo ka fituar pavarësinë është i gatshëm të kapë mundësinë. Duke hedhur poshtë parashikimet se referendumi i pavarësisë në maj do të shtinte paqëndrueshmërinë, Mali i Zi në fakt pa të rritet numri i vet i turizmit këtë verë. Aktualisht, një turr i çmendur është në blerjen e pronave ndërsa qeveria ka ndërmarrë bërjen e investimeve atje aq pa dhimbje sa mundet. Të ardhurat mund të priten të rriten për vit dhe shifrat e investimeve, të ushqyera nga bumi masiv i pronës, janë përshtypjelënëse. Me të vërtetë, Mali i Zi zë vendin e tretë në Evropë lidhur me ivestimet e drejtpërdrejta për frymë. Deri tani, rusët kanë qenë lojtarët kryesorë ne Mal të Zi e sidomos në Ulqin. Me investime që llogariten në 2 miliard $, ata mbizotërojnë një pjesë të madhe të ekonomisë nacionale malazeze.Jo gjithkush në Malin e Zi është krejtësisht i kënaqur me kaq shumë para ruse që dynden dhe qeveria ka kërkuar shumëllojshmëri. Ata që janë kritikë ndaj rusëve shprehin dyshimin në se do të mbahen premtimet veçanërisht garancitë mjedisore. Rusët llogariten gjithashtu për normën më të madhe të rritjes midis turistëve ndërkombëtarë. Ndërsa shpesh perceptohen si mbizotërues të industrisë, situata aktuale është më komplekse. Sllovenët për shembull, kanë ngritur një hotel të ri bregdetar në Sveti Stefan. Një interes irlandez ka sjellë Hotel Fjord në Kotor dhe Beppler dhe Jacobson të Britanisë kanë bërë një investim të madh në një vendpushim ujrash termale në Kolashin. Megjithatë, qeveria malazeze ka vazhduar të kërkojë diçka më të madhe nga Perëndimi. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar nga një anije lufte herë pas here për një vizitë të shkurtër por çuditërisht pak investim të huaj. Malazezët shpresojnë me gjasë se anëtarësimi në NATO dhe një udhë e shpejtë e mundshme në BE do t’u japë atyre më tepër dorë për të tërhequr kapitalin perëndimor dhe për të reduktuar vartësinë nga Rusia. Tani duket se investimi i madh ka arritur më së fundi. Një marrëveshje është përfunduar me Peter Munk, një nga industrialistët kryesues të Kanadasë dhe kryetari i prodhuesit më të madh botëror të arit, Barrick Gold. Munk zotëron gjithashtu një pjesë të TriGranit Development Corporation në Budapest. TriGranit e ka ngritur tashmë veten si zhvilluesi kryesues i rajonit, me projekte të suksesshme të përfunduara ose në vazhdim në Bullgari, Hungari, Poloni, Slloveni, Rumani dhe Rusi. TriGranit ka gjithashtu plane të ardhshme zhvillimi në Malin e Zi. Në fund të tetorit, Munk përfundoi bisedimet me qeverinë mbi blerjen e një ndërmarrjeje të vjetër anijendërtuese dhe bregu detar dikur të kontrolluar nga ushtria jugosllave, në një vend të mrekullueshëm në gjirin e Kotorrit në afërsi të një aeroporti. Marrëveshja shtron udhën për zhvillimin e një porti të madh jahtesh në qytetin bregdetar të Tivatit. Munk vë në dukje se investimi ka potencial të madh transformues dhe se planet e tij nuk janë tipike. “Nuk është se një fabrikë po ndrron zot. Ne po vendosim një industri krejt të re e cila do ta lejojë Malin e Zi të jetë konkurrues me portet më të suksesshme të jahteve në Mesdhe,” thotë ai. Niveli i investimit në turizmin ndërkombëtar do të krijojë potencial të madh për njerëzit në rajon, shton Munk. Për Malin e Zi, burimet brenda e jashtë qeverisë thonë se investimi i Munk është më shumë se një projekt tjetër turistik. Ai është investimi i parë thelbësor nga Perëndimi dhe një i cili duhet të shërbente si katalizator për më shumë nga këto investime. Munk ka në plan të rizhvillojë tërësisht një vend 24 hektarësh në portin më të madh e luksoz të jahteve në Mesdheun lindor, me mbi 700 vende ankorimi. Ai pritet të tërheqë një klientelë të sofistikuar dhe kjo është në përputhje me disa nga prirjet e përgjithshme në strategjinë e turizmit të Malit të Zi. Investimi do të sjellë përmirësime të mëdha të infrastrukturës. Në thelb, një Tivat krejt i ri do të dalë gjatë tre vjetëve të ardhshëm. Stadi i parë i investimit është 150 milion $, me një kosto të përgjithshme prej 500 milion $ sapo projekti të kompletohet. Hapi i parë i madh është të vihet në rregull shtëpia mjedisore e Tivatit. Vitet e ndërtimit të anijeve dhe veprimtarisë ushtarake kanë lënë një gjurmë të thellë në gjirin e Kotorit. Në bashkëpunim me EBRD dhe Bankën Botërore, do të nisë një pastrim mjedisor. http://www.vimeo.com/603631
A i nevojitet ashensori një kalaje të lashtë
February 13, 2008 by Ulqini
Filed under Kulturë / Kultura
Indiferenca ndaj vetvetes
Ndërtimi i ashensorit brenda një kalaje të lashtë, është vandalizëm i paparë, i ngjashëm me instalimin e kishës mbi majen e Rumisë. Kush ka faj? Faj ka pavetdija e neve si individë se historia e shkruar, dokumentet, mund të falsifikohen dhe të shtrembërohen me anë të interpretimeve të gabueshme, por, kultura materiale është ajo që mbetet dhe që dëshmon për prezencen e një etnosi në një truall.
Kur ish - presidenti i Francës, Miteran, ka filluar ta ndërtojë piramiden e qelqtë para muzeut më të rëndësishëm në botë, Luvr, është ngritur opinioni intelektual ta pengojë këtë blasfemi e cila e ka shemtuar tërësinë civilizuese të kësaj pjese të Parisit . Megjithatë, Miterani e ka përfunduar piramidën, dhe, thonë se i vetmi qëllim i ndërtimit të saj ka qenë ai se ish presidenti ka dashur të mbetet i shënuar në histori si ktitor. Por, megjithëse ata që e kanë parë, thonë se Piramida është e urrejtur nga francezët, fakt është se një France, e cila , si vend, është margaritar i qytetërimit njerëzor, nuk i ka bërë shumë dëm një shëmtim i tillë.
Po, çfarë të bëjme ne të cilët nuk posedojmë një begati të tillë të kulturës materiale, çfarë e kanë popujt e Europës. Këto ditë, kuptuam nga mediat elektronike se, personat të cilët kanë të drejtë të pronës private mbi truallin brenda Kalasë së Ulqinit, përveç punimeve të tjera që janë bërë deri tani, filluan ta punojnë ashensorin.
Mendoj se historia nuk guxon të idealizohet dhe të mitologjizohet. Përkundrazi, duhet të jemi rigoroz ndaj asaj se çfarë mund të konsiderohet si fakt historik. Unë, p.sh., nuk mendoj se Servantesi ka qenë ndonjëherë në Ulqin, se, lëre më se emri i të dashurës së imagjinuar të Don Kishotit ka pasur të bëjë me emrin e këtij qyteti. Thjesht, Dulsineja në gjuhen e Don Kishotit do të thoshte “e ëmbël, e lezetshme”, dhe nuk ka kurrfarë lidhje me Olciniumin.
Ashtu si tmerrohemi me faktin se dikush brenda Kalasë guxoi të ndërtojë çfarëdo gjëje
dhe me çfarëdo leje, qoftë ajo edhe legjitime në rrafshin juridik, më duket simpatik fakti se, p.sh., historiani romak me origjinë greke, Polibi, rrëfen se mbreti Genc pinte ditë e natë. Nëse e mënjanojmë anësinë e një romaku dhe urrejtjen e tij ndaj ilirëve me të cilët Roma ishte në luftë shekullore, prapë, mbetet mjaft material për Gencin si një hedonist të pashoq. Ndërsa, Teopompi, shkruan se edhe gratë ilire merrnin pjesë në këto ahengje, barabar me burra. Madje, emri i perëndisë së verës te peonët(një popull ilir në Maqedoninë e sotme), Dualos (te grekët Dionisi), nxirret nga fjala shqipe “dej”- i dehur dhe ajo e gotishtes “dwals”- i marrë, pra, dy fjalë që dalin nga e njejta rrënjë. Kjo gjë tingëllon aq njerëzore, sepse, zotrat janë pasqyrë e njerëzve të cilët i kan imagjinuar. Këto hyjni hedoniste janë pasqyrë e një populli hedonist çfarë kanë mbetur (fati! ) shqiptarët deri më sot. Madje, perandorin romak të gjakut ilir, Valent, e quanin sabaiarius, sepse e pinte birren e elbit - sabaia, pije tipike ilire.
Këto dhe shumë ilustrime të tjera bëjnë që ne për të kaluaren tonë të mos ushqejmë një pasqyrë të rrejshme si për një popull ose komb ideal. Por, në anën tjetër, ndërtimi i ashensorit brenda një kalaje të lashtë, është vandalizëm i paparë, i ngjashëm me instalimin e kishës mbi majen e Rumisë. Kush ka faj? Faj ka pavetdija e neve si individë se historia e shkruar, dokumentet, mund të falsifikohen dhe të shtrembërohen me anë të interpretimeve të gabueshme, por, kultura materiale është ajo që mbetet dhe që dëshmon për prezencen e një etnosi në një truall.Koha javore
Xhoana M. Perkaj

