Ftes për Shetitje protestuese „Për kthimin e pronës në Valdnaos“
May 29, 2008 by Ulqini
Filed under Intervista / Intervju, Shtypi / Mediji, Videos
Ju ftojmë të merrni pjasë në
SHETITJEN PROTESTUESE „PËR KTHIMIN E PRONËS NË VALDNAOS“
Protesta dhe performansa do të fillojë në ora 13:00 para ndërtesës së Komunës së Ulqinit të hënën me 02.06.2008.
Kjo protestë i dedikohet shpalljes ndërkombëtare për interesimin që në Ullishtën e Valdanosti të ndërtohen kapacitete hoteliere, poashtu edhe shpalljes së tenderit që të jepet me qira për një afat të pacaktuar gjiri i Valdanosit dhe Mendra.
Protesta do të organizohet nga Këshilli për kthimin e pronave në Valdanos, Shoqata e Ullishtarëve Ulqini dhe organizatat joqeveritare nga Ulqini.
Me respekt,
Kryetari i Shoqates se Ullishtareve - Ulqin
Xhaudet Cakuli
Kryetari i Keshillit per kthimin e pronës
Luka Gjakonoviq
Izvor /www.valdanos-ul.com/
http://www.vimeo.com/972734

Ulqinakët kërkojnë ullishten e shpronësuar
May 28, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Qeveria malazeze nxjerr në procedurë privatizimi gjirin e Valdanosit, që iu mor pronarëve shqiptarë në vitin 1978
Nëse shkon në Ulqin, është e pamundur të mos kuptosh rëndësinë që ullinjtë kanë në ndërgjegjen e banorëve të këtij qyteti. Rreth katër kilometra në veri të qytetit, rrugës për në Tivar, gjendet një gji i mbyllur i mbuluar me ullinj 500 vjeçar, gjiri i Valdanosit.![]()
Aty gjendet një pjesë e konsiderueshme e ullinjve të të gjithë zonës. Fati i atij gjiri ka shqetësuar tashmë prej tre dekadash ulqinakët, ndërsa së fundmi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Pronarët që kishin ullinjtë dhe tokat aty, u shpronësuan përkundrejt shpërblimit nga qeveria e ish-Jugosllavisë me argumentimin se ushtria jugosllave do të ndërtonte një bazë të madhe detare aty.
Ulqinakët u trembën se një veprim i tillë do të ndryshonte vijën kufitare etnike mes shqiptarëve dhe malazezëve. Tema e kufijve etnik vijon të jetë një nga pikat e nxehta të diskutimit mes politikanëve shqiptarë në këtë vend. Baza ushtarake në fakt nuk u ndërtua kurrë.
Ullishtja mbeti ashtu siç qe. Kur qeveria e Malit të Zi filloi procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, Komuna e Ulqinit vendosi të kthejë me letra këtë gji te pronarët e mëparshëm, por ndërkohë, shfrytëzuesi i tokës së shpronësuar, ndërtoi një kompleks turistik që zuri rreth 5% të sipërfaqes.
Autoritetet e Podgoricës nuk e njohën vendimin për kthimin e pronës. Sipas zyrtarëve, prona është shtetërore për shkak se është shpronësuar për interes publik përkundrejt pagesës në vitin 1978. Por ulqinakët duket se nuk kanë ndër mend të dorëzohen.![]()
Një shoqatë që përfaqëson ish-pronarët, njoftoi dje se do të fillojë luftën ligjore dhe politike, fillimisht në parlamentin e Malit të Zi dhe “po të jetë nevoja, edhe në Strasburg”.
Pronarët thonë se shpronësimi i tyre u krye nën kushtet e presionit të ushtruar nga autoritetet e një shteti policor dhe se janë të gatshëm të kthejnë paratë e marra me vlerë të aktualizuar. Argumenti i tyre më i fortë qëndron në faktin se shpronësimi është kryer teorikisht për interesin publik të mbrojtjes kombëtare, gjë që nuk është realizuar asnjëherë dhe se ndryshimi i destinacionit përbën shkelje ligjore.
Gjergj Erebara
Autor / Shekulli



