Rice përgëzon Malin e Zi për njohjen e Kosovës
October 29, 2008 by Ulqini
Filed under Bota / Svijet, Shtypi / Mediji
Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Millan Roçen ka marrë të martën një letër nga sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice, e cila ka përgëzuar qeverinë e këtij vendi për njohjen e Kosovës.
Në këtë letër - të cilën Roçenit ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Podgoricë, Roderick Moore - Rice lavdëron vizionin dhe përkushtimin e qeverisë së Malit të Zi ndaj rajonit, si pjesë të Evropës së bashkuar - që mbështetet në liri dhe paqe, drejt një të ardhme prosperuese.
Duke e përgëzuar Malin e Zi për këtë vendim, Rice ka shprehur bindjen e saj se ky shtet do të jetë shembull edhe për shtetet të tjera.
Burimi / Telegrafi

