Me rastin e ditës ndërkombëtare të të rinjve,Forca rinore organizon
August 9, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Zbavitje / Zabava
International Youth Day 2008
Dita ndërkomtare e të rinjve 2008
HYRJA GRATIS
TUZË 2008
Me rastin e ditës ndërkombëtare të të rinjve, këtë vit Forca do fillojë me kremtimin kësaj dite në Tuz.
Kemi përgatitur një Koncert për të rinj në lokalin “Cavalieri” me yjet e muzikës argëtuese ku do marrin pjesë:
Produkt 28, Amanda, Cani dhe DJ Mani. Koncerti do filloje ne ora 21:00.
Jeni të mirëseardhur
Sponsor Gjeneral dhe Organizator.
Forca e Re Demokratike
U Ulcinjskom polju,predviđa se kapacitet džamije od hiljadu klanjača
June 18, 2008 by Ulqini
Filed under Shoqëria / Društvo
Poziv za doniranje izgradnje nove džamije u Ulcinju
Odbor IZ-e Ulcinja i Odbor za izgradnju džamije u Ulcinjskom Polju, pokrenuli su akciju prikupljanja sredstava za izgradnju nove džamije u Ulcinjskom Polju.
Obezbijeđen je plac i urađen je projekat, koji predviđa kapacitet džamije od hiljadu klanjača, gasulhanu, biblioteku, salu,kafeteriju, parking i druge prateće sadržaje.
Dobrotvori – zainteresovane institucije, firme i pojedinci, sredstva za ovaj značajan projekat mogu uplatiti na :
Žiro račun:510-12295-15
Detaljnije informacije mogu se dobiti na tel/fax:
Tel :+382 30 413-257
Tel :+382 69 037-681
Tel :+382 69 473-400
Në Ulqin ndërtohet xhami për një mijë faltor
June 18, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo
Ka nisur grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e xhamisë në Fushë të Ulqinit.Xhamia do të jetë shumë funksionale: 1 mijë vende për falje, vend për mirëmbajtjen dhe pregaditjen e xhenazes (gasulhanja), mejtep, bibliotekë,sallë, kafiteri, vende për parkim etj.
Deri më tash është blerë trolli i xhamisë dhe është punuar projekti ideor.Lusim Allahun Fuqiplotë që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në vepra të mira.
Xhirollogaria:510-12295-15
Informatat në tel/fax:
Tel/fax:+382 30 413-257
Mobil :+382 69 037-681
Mobil :+382 69 473-400
Autorrugët e Kroacisë shpres e zhvillimit turistik të Malit të Zi
March 21, 2008 by Ulqini
Filed under Ekonomia / Ekonomija, Turizmi / Turizam
Kosovarët simjet do ti përdorin Autorrugët e Kroacisë,kurse kjo do jet shpres e zhvillimit turistik të Malit të Zi në të gjitha domenet turistike
Ishte hera e parë që kaloj përmes Kroacisë dhe shqetësimi kryesor ishte se si do të jetë gjendja e rrugëve atje. Bashkë me familjen time kemi udhëtuar shumë viteve të fundit, dhe deri tani i kemi rënë përmes Italisë duke marrë tragetin në Bari, për të hyrë në Mal të Zi (Tivar). Kjo puna e tragetit nuk është vetëm një shpenzim më shumë, por të humbet edhe një natë kohë. (Të shpresojmë që me integrimin e Malit të Zi dhe Shqiperis drejt BE-së, lëvizja e njerëzve të jetë më e madhe dhe tragetet ndërlidhëse me Italinë fqinje të jenë më funksionale, më pak burokratike në sjelljen e tyre dhe kontrollin e pikave të kufirit, si dhe më të shpejtë – askush nuk ka dëshirë të humbasë një natë kur është për rrugë!)
Pasi kaluam Dubrovnikun, një qytet mjaft i shtrirë buzë ujit në fund të kodrave gurore, ku pula ha zall, por ku nga lart mund të vërenim një cilësi ndërtimi të pallateve shumë më të mirë sesa pallatet e qyteteve tona e sidomos , hotele të bukura mes pyllit, rrugë të shtruara dhe të mbajtura pastër, etj..
Ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte rregulli i madh dhe pastërtia në rrugë dhe bregu saj, sidomos në qytetin e Makarskës. Pa ekzagjerim, një qytet bregdetar me aq pak mundësi e burime natyrore, përveç turizmit, i mbajtur dhe i rregulluar aq bukur, i ngjall zili edhe qyteteve gjermane dhe mund të krahasohet pa asnjë dyshim me pjesët më të bukura të qyteteve të vogla zvicerane,
Diku më tej, rrugës së ngushtë e me dredha të bregdetit afër Kotorrit po në Mal të Zi, ku mungonte një urë aq e domosdoshme për të këputur shkurt, siç kishin bërë në pjesën e Bosnjës, afër Neumit ku gjithashtu ura asht shumë e domosdoshme.
Jo, jo, rruga kishte hapësirë të mjaftueshme por përsëri, ne na duhej një autostradë, sepse jemi mësuar që në udhëtime të tilla të gjata, të bëjmë rreth 1500-1800 km në ditë.
Autostrada A1 ishte një mrekulli në llojin e saj. Së bashku me familjen time i kemi rënë Evropës kryq e tërthor për vite me radhë, e të mrekullohem nga një autorrugë kroate, kësaj nuk e di çfarë emri t’i vë. Por kjo është e vërtetë. Autorruga rreth 365 km e gjatë Zagreb-Split, e cila kalonte madhështore përmes kodrinave dhe maleve shkëmborë, ishte ndërtuar në stilin austriak të rrugëve dhe kishte një cilësi të mrekullueshme, gjë që u bë edhe zanafilla e këtij shkrimi, si shënim udhëtimi, kujtesë për politikanët kroat seriozë.
Autorruga kishte 4 korsi në të gjithë gjatësinë e vet, nga dy në secilën anë, të shtruara me asfalt, dhe nga një korsi shtesë anash për ndërhyrjet e emergjencës, apo të policisë, në rast nevoje. Kufizohej në mes me dy rreshta anësoresh metalike dhe nga një në secilën anë, në të gjithë gjatësinë e saj, pa munguar në asnjë vend dhe për më tepër, autostrada ishte e rrethuar me rrjetë teli në te dyja anët, e mbajtur me elementë zinkat në të gjithë gjatësinë e saj, që nuk gjen në asnjë autostradë evropiane, për të penguar kafshët “dykëmbëshe”, që ta përdorin ambientin e autostradës si mbikalim të imponuar.![]()
Për qëllim personal, jam munduar të gjej në Kosovë dhe në Mal të Zi nga këto elemente zinkati, që mbanin rrjetën e telit në të dyja anët e autostradës kroate, në të gjithë gjatësinë e saj prej 365 km, dhe nuk kam gjetur asnjë. Për më tepër, autostrada në fjalë, kishte tabela elektronike të mjaftueshme, të shpërndara në vendet e përshtatshme në të gjithë gjatësinë e rrugës, që tregonin edhe temperaturën e ambientit.
Autostrada Zagreb-Split, me synimin për t’u shtrirë deri në Dubrovnik (ndërkohë po punohej për zgjerimin e rrugës në hyrje të Splitit si dhe për autostradën Split-Dubrovnik), i ka kushtuar popullit kroat rreth 2,3 miliardë dollarë, dhe kroatët kanë se pse të ndjehen krenarë për këtë gjë. Të ndjehen krenarë për vendin e tyre shkëmbor, e me burime natyrore më të pakta se ne; të ndjehen krenarë për politikanët e tyre vizionarë, që mbajnë këmbët e tyre në tokë e nuk fluturojnë me pras nga vetëkënaqësia, si disa nga krerët e politikës shqiptare.
Kroacia duhet të ndjehen krenarë për ata inxhinierë, projektues e zbatues të këtij projekti gjigand, që nuk i vjedhin paratë e popullit për të fryrë vithet si lopa të majme, por i kanë dhënë Kroacisë moderne një produkt që ka qenë ëndrra 40 vjeçare e atij populli, për të ndërlidhur jugun me veriun; të ndjehen krenarë se dinë të punojnë për të arritur realisht standarde rrugësh edhe më të larta se në Evropë. Këtij i them integrim unë, ose përpjekje reale drejt integrimit evropian, me vepra, e jo me fjalë..
Autostrada Zagreb-Split ka 292 facilitete, 26 ura, 50 mbikalime të gjata, 91 mbikalime të shkurtra, 78 nënkalime 25 kalime, 14 tunele, ku më të gjatët janë ai i Sveti Rok (5.687 m).
Ndjenjat e mia u përzien me kënaqësinë e rrugës që rrëshqiste nën rrotat e makinës sonë, nën një shpejtësi 120-150 km/h. Paralelisht me entuziazmin që na ndiqte në atë udhëtim, duke shkurtuar distancën tonë në drejtim të Zvicres, ndjeja edhe një zhgënjim të madh për vendim timë të dashur. ![]()
Kur hymë në autostradë morëm një biletë – ashtu siç praktikojnë të bëjnë për autorrugët e Italisë dhe kur mbërritëm në Zagreb paguam paratë e udhëtimit për atë rrugë – gjithsejt 25 Euro. Kur ecën në një rrugë të cilësisë së lartë, pagesa të tilla simbolike nuk të duken asgjë, dhe më shumë të rëndon ndërgjegjia se si shqiptar, që hyn në Kosovë apo Mal të Zi me makinë të huaj, të duhet të paguash 1 Euro për ditë, vetëm për të prishur makinën tënde në gropat e njëpasnjëshme, që shoqërojnë rrugët tona në Kosovë apo Mal të Zi. Me kënaqësi do i kisha paguar 1 Euro sa herë që do më duhej të shkoja nga Kosova në Maqedoni,apo nga Kosova në Mal të Zi, apo diku tjetër,por refuzoj të paguaj 1 Euro në ditë për disa rrugë, që veç rrugë nuk janë.
Kosovës ose Malit të Zi ë i mjafton një rrugë e tillë sikurse tuneli Sozin veri-jug, si ajo autorruga kroate, për të treguar shenjë të lartë zhvillimi real dhe jam i bindur se çdo qytetar do e paguante këstin e vënë për të kaluar me makinë përmes kësaj rruge. Se kursimi që bën në karburant apo amortizim të automjetit, gjatë qarkullimit përmes një rruge të tillë, është më i madh sesa pagesa simbolike që bën në këtë rast.
Qeveria Kosovare apo ajo Malazeze i ka lënë mundësitë hapur për koncesione në ndërtimin e rrugëve Kosovë –Shqiperi apo Kosovë Mal të Zi,mirpo kur do te kryhen ato ende nuk dihet.
Kur të vijë ajo ditë – nëse vjen ndonjëherë – të jemi të sigurtë se nuk do të ketë më lutje për t’u integruar në Evropë, pasi strukturat e Evropës së bashkuar do të vijnë vetë për të kërkuar integrimin e Kosovës,Malit të Zi,Maqedonis,Bosnjes dhe Shqiperis sepse ato janë struktura burokratike, që interesohen më shumë për të mbledhur 3% e brutos nacionale të çdo vendi anëtar të BE-së, sesa ndonjë gjë tjetër. Për këtë të jeni të sigurtë!
KosovA,Malit i Zi,Maqedonia,Bosnja dhe Shqiperia vazhdon të jetojë me ampula. Ndërtimi i rrugëve me standarde të larta presupozon që edhe energjia elektrike të ndriçojë tabelat e saj elektronike gjatë 24 orëve. Avaria elektrike kushton humbje të mëdha, dhe jo vetëm në rrugë. Rrugët e standardeve të larta thithin njerëz nga jashtë dhe mund të përdoren edhe nga një numër i madh turistësh, të cilët mund t’i përdorin rrugët tona tranzit për në Shqipëri-Greqi dhe Azi. Shqiptarët dhe të tjerët nacione ballkanike si dhe politikanët tanë duhet ta kuptojnë ketë fenomen, ashtu siç e kanë kuptuar një pjesë e mirë e kroatëve, të cilët turizmin e kanë të vetmin burim të ardhurash.
Politikanë të dashur ju që keni në dorë zhvillimin e vendit, mundohuni të jeni më pragmatistë dhe shfrytëzojeni këtë shembull për ta shkëputur vendin nga ndjenja e rënkimeve, korrupsionit, lutjeve, tragjedive dhe ofshamave të mossuksesit, që rëndom e ka pushtuar ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare. Askush nuk e respekton një lypsar – vetëm mund ta mëshirojë. Populli ynë, me të gjitha ato resurse që ka vendi, është në gjendje të jetojë me më shumë dinjitet, nëse politikanët tanë janë në gjendje të shmangin ndjenjën e inferioritetit që i karakterizon, ose të hapin rrugë për thithjen e trurit pragmatist, që mund të vijë nga shqiptarët e shkolluar jashtë apo mrenda vendit.
Video kamerat në Auto rrugë-Online dhe Radarët
Kthimi në scenën e muzikës Adelina Ismajli - ‘Trimit tim’ - (VIDEO)
March 21, 2008 by Ulqini
Filed under Zbavitje / Zabava
Superylli, ose siç e quajnë ndryshe ‘mbretëresha e muzikës shqipe’, Adelina Ismajli, më në fund rishfaqet në skenë me një elegji të dhimbshme, kushtuar ish të dashurit të saj, Triumf Rizës, i cili u vra muaj më parë nga disa kriminelë. Ai ka qenë pjesëtar i shërbimit policor të Kosovës. Vrasja e tij morri jehonë të madhe, edhe për faktin se ai shquhej për trimëri të rrallë, por edhe për faktin se kishte të dashur, njërën nga femrat më të pëlqyera në Kosovë e shqiptari, Adelina Ismajlin. Dëgjoni të rrahurat e zemrës se Adelinës, dëgjoni e shikoni videospotin në vijim.

| Ju rrëfej dashurinë time me Triumfin, tani që nuk është më | |
Ajo është rikthyer sërish në banesën e saj në Prishtinë, rri vetëm me fotot e njeriut që e deshi shumë, madje edhe këngën e braktisi pikërisht për të. I la të gjitha mënjanë dhe vendosi të jetojë në Stogovë të Kaçanikut bashkë me Triumfin, i ciliudhëtonte për punë çdo ditë, pasi dihet se ka kryer punën e policit në Prishtinë. Sot, kur kjo histori është përmbyllur me fatkeqësi, kur njeriu i jetës së saj nuk gjendet ndër të gjallët, Adelina shfryn mllefin ndaj ngjarjes që ia ndryshoi jetën e saj, por flet edhe për rikthimin e saj.Adelina, urime për rikthimin, përse u kthyet? Aty ku e kemi lënë. Të flas pak popullorçe. Jam kthyer për hatër të atyre që më duan dhe për inat të hasmëve. Ndoshta mund t’ju duket e vështirë, por ka edhe njerëz që nuk më duan. Mund të na tregosh se me se po merresh së fundmi? Më bëhet qejfi që publiku më ka pritur. Sinqerisht më ka pëlqyer reagimi i tyre dhe jam gëzuar. Mendoja se isha harruar, fundja konkurrenca mund të të harrojë, kam 22 vjet në skenë dhe kjo më bëri që të rikthehesha. Ke deklaruar që nuk do kthehesh në skenë? Kam dhënë prononcim që nuk do të kthehem në vitin 2007. Kam pasur një ftohje në mushkëri. Çdo këngëtar e ka, jo të gjithë e tregojnë, unë e kam pasur urdhër nga doktori që për 6 muaj të kisha një tërheqje nga koncerte. Duhet të shkoja në vende malore dhe të konsumoja ushqim sa më natyral. Edhe në vende ku ka pasur televizor jam larguar, pothuajse nga të gjitha mediumet. Edhe aty ku ka pasur transistor jam larguar, për të qenë një njeri i zakonshëm dhe kam jetuar aty më së miri, kam parë se realiteti nuk është ai që shfaqet para kamerave. Pra, nuk keni pasur asnjë lloj kanceri? Siç po e shihni, nuk ka. Sinqerisht kam pasur vetëm një ftohje, kjo ka qenë e gjitha. A keni dhënë intervista? Asnjëherë nuk kam dhënë intervista që nga fundi i vitit 2006 dhe fillimi i 2007, dhe të gjitha gjërat që janë folur ndaj meje, veçanërisht në median e Tiranës kanë qenë gënjeshtra. Nuk di për çfarë arsye. Sa vjet po bëni në skenë? Plot 22 vjet, që nga mosha 6-vjeçare kam qenë në skenë deri më sot, me një shkëputje të vogël që e thashë pak më lart. Pra, unë jam plot 29 vjeç. Triumfi ka qenë i dashuri yt, keni bashkëjetuar? Normalisht që po, kemi bashkëjetuar. Mund të na rrëfesh diçka rreth dashurisë tënde me Triumfin? Çdo minutë, orë ditë e javë që kam jetuar me të kanë qenë minuta, orë e javë të Adelinës, të shpirtit tim e jetës sime. Asnjëherë kurrë nuk jemi ndarë, ju e dini, unë isha në skenë me publikun më se 21 vjet, e kam kënaqur publikun kudo dhe ngado që janë shqiptarët e mi, kam kënduar, vallëzuar për qejfin dhe zemrën e tyre, por për vetveten! Çfarë!!! E vërteta për këto vjet që bëra emër, fitova dhe përfitova materialisht, por për shpirtin tim, asgjë! Zura të fitoj, ta pasuroj, ta kënaq shpirtin tim, por motivin e jetës time, ma vranë, u dashurova e dashurinë, ma vranë, fillova ta dua jetën ashtu siç me mësoi ai, ma thanë lotin. E di që jo vetëm se është përfolur, por edhe shkruar gjithçka. E vërtetë është se unë kam qenë e sëmurë nga mushkëritë dhe organizmi i Adelinës, çfarë ia ka dhënë Zoti, e përballoi dhe e tejkaloi për një kohë të shkurtër. Kam jetuar në katund dhe vërtet kam jetuar. Çdo minutë të jetës e kam përjetuar si asnjëherë, atje e kam përjetuar dhe kam mësuar kuptimin e mëngjesit, të ditës e natës….Disa herë, pasi vinim në hyrje të Prishtinës, e lusja dhe qortoja Triumfin; më kthe në Stogovë, të lutem!… Jeni larguar nga Kosova? Jemi larguar përkohësisht në fshatin e prindërve të Triumfit, por vetëm kemi ndenjur pushim dhe më pas jemi kthyer në shtëpi. Rasti i Triumfit është akoma në hetim? Po, është nën hetim dhe nuk e di se sa do të vazhdojë, por nuk dua të flas, pasi mund të bëhem precedent për të penguar hetimet, kështu që unë mendoj se jam e gatshme të ndihmoj, por them se tentativat për të folur mund të pengojnë, pasi shfaqet edhe ana tjetër e medaljes. Jemi ime private mbetet e imja, ajo që jam në skenë nuk ka lidhje me dhimbjen time. Si e ke pritur pavarësinë? Po të tregoj me sinqeritet, kam qenë tepër e lumtur si gjithë të tjetër, por edhe kam pas ndjenja të përziera, pasi ka pasur shumë njerëz që e meritonin të ishin në këtë ditë. Ka qenë një gëzim që nuk mund të tregohet, jo si për Bajram apo për Krishtlindje. Ka qenë një dhimbje dhe krenari që e përcjellin shqiptarët që nga krijimi. Sepse ka edhe njerëz të gjallë që është turp që janë me ne dhe këtë e konsideroj padrejtësi të jetës. Të urojmë për vidoeklipin, mirëserdhe. Na trego pak për të? Skenarin e kam shkruar vetë. Videoklipin doja të realizoja në Kosovë, por për të qenë e sinqertë, ka qenë frika nga elemente të caktuar realizimi i videoklipit. Sipas planit duhej të realizohej në Kosovë, për shkak të adoptimit me ngjarjen dhe skenarin. Më pas tentova ta realizoja në Turqi, por ishte shumë shtrenjtë dhe opsioni i fundit ishte Maqedonia. Ishte një këngë që përfshin një person të dashur dhe unë e di që ka keq e më keq, por të gjithë e dinë se në gjeneratën e çdo shqiptari ka pasur gjithmonë dhimbje. Cili është mesazhi që u jepni sot fansave tuaj? Mashtrohen ata që thonë se heshtja e Adelinës paraqet një fund. Adelina nuk perëndoi. Adelina po lind, dhe këtë do të dëshmojë e sotmja dhe e nesërmja. Adelina është Adelinë. I dua ata që më duan, të tjerët nuk ekzistojnë. Kam lindur për t’u kënaqur dhe do të vdes e kënaqur me këtë që arrita. Jam dhe do jem e vetmja revolucionare. Unë jam ajo që jam. Zoti më ka krijuar kështu. Tjetër s’mund të bëhem. Dhe e di që do të imitohem, por kjo më bën të ndjehem mbretëreshë. ValaMala SHOW - emisioni 69 Mysafire: Adelina Ismajli http://video.google.com/videoplay?docid=3013041166983757407 |




Mund të na tregosh se me se po merresh së fundmi? Më bëhet qejfi që publiku më ka pritur. Sinqerisht më ka pëlqyer reagimi i tyre dhe jam gëzuar. Mendoja se isha harruar, fundja konkurrenca mund të të harrojë, kam 22 vjet në skenë dhe kjo më bëri që të rikthehesha. Ke deklaruar që nuk do kthehesh në skenë? Kam dhënë prononcim që nuk do të kthehem në vitin 2007. Kam pasur një ftohje në mushkëri. Çdo këngëtar e ka, jo të gjithë e tregojnë, unë e kam pasur urdhër nga doktori që për 6 muaj të kisha një tërheqje nga koncerte. Duhet të shkoja në vende malore dhe të konsumoja ushqim sa më natyral. Edhe në vende ku ka pasur televizor jam larguar, pothuajse nga të gjitha mediumet. Edhe aty ku ka pasur transistor jam larguar, për të qenë një njeri i zakonshëm dhe kam jetuar aty më së miri, kam parë se realiteti nuk është ai që shfaqet para kamerave. Pra, nuk keni pasur asnjë lloj kanceri? Siç po e shihni, nuk ka. Sinqerisht kam pasur vetëm një ftohje, kjo ka qenë e gjitha. A keni dhënë intervista? Asnjëherë nuk kam dhënë intervista që nga fundi i vitit 2006 dhe fillimi i 2007, dhe të gjitha gjërat që janë folur ndaj meje, veçanërisht në median e Tiranës kanë qenë gënjeshtra. Nuk di për çfarë arsye. Sa vjet po bëni në skenë? Plot 22 vjet, që nga mosha 6-vjeçare kam qenë në skenë deri më sot, me një shkëputje të vogël që e thashë pak më lart. Pra, unë jam plot 29 vjeç. Triumfi ka qenë i dashuri yt, keni bashkëjetuar? Normalisht që po, kemi bashkëjetuar. Mund të na rrëfesh diçka rreth dashurisë tënde me Triumfin? Çdo minutë, orë ditë e javë që kam jetuar me të kanë qenë minuta, orë e javë të Adelinës, të shpirtit tim e jetës sime. Asnjëherë kurrë nuk jemi ndarë, ju e dini, unë isha në skenë me publikun më se 21 vjet, e kam kënaqur publikun kudo dhe ngado që janë shqiptarët e mi, kam kënduar, vallëzuar për qejfin dhe zemrën e tyre, por për vetveten! Çfarë!!! E vërteta për këto vjet që bëra emër, fitova dhe përfitova materialisht, por për shpirtin tim, asgjë! Zura të fitoj, ta pasuroj, ta kënaq shpirtin tim, por motivin e jetës time, ma vranë, u dashurova e dashurinë, ma vranë, fillova ta dua jetën ashtu siç me mësoi ai, ma thanë lotin. E di që jo vetëm se është përfolur, por edhe shkruar gjithçka. E vërtetë është se unë kam qenë e sëmurë nga mushkëritë dhe organizmi i Adelinës, çfarë ia ka dhënë Zoti, e përballoi dhe e tejkaloi për një kohë të shkurtër. Kam jetuar në katund dhe vërtet kam jetuar. Çdo minutë të jetës e kam përjetuar si asnjëherë, atje e kam përjetuar dhe kam mësuar kuptimin e mëngjesit, të ditës e natës….Disa herë, pasi vinim në hyrje të Prishtinës, e lusja dhe qortoja Triumfin; më kthe në Stogovë, të lutem!… Jeni larguar nga Kosova? Jemi larguar përkohësisht në fshatin e prindërve të Triumfit, por vetëm kemi ndenjur pushim dhe më pas jemi kthyer në shtëpi.
Rasti i Triumfit është akoma në hetim? Po, është nën hetim dhe nuk e di se sa do të vazhdojë, por nuk dua të flas, pasi mund të bëhem precedent për të penguar hetimet, kështu që unë mendoj se jam e gatshme të ndihmoj, por them se tentativat për të folur mund të pengojnë, pasi shfaqet edhe ana tjetër e medaljes. Jemi ime private mbetet e imja, ajo që jam në skenë nuk ka lidhje me dhimbjen time. Si e ke pritur pavarësinë? Po të tregoj me sinqeritet, kam qenë tepër e lumtur si gjithë të tjetër, por edhe kam pas ndjenja të përziera, pasi ka pasur shumë njerëz që e meritonin të ishin në këtë ditë. Ka qenë një gëzim që nuk mund të tregohet, jo si për Bajram apo për Krishtlindje. Ka qenë një dhimbje dhe krenari që e përcjellin shqiptarët që nga krijimi. Sepse ka edhe njerëz të gjallë që është turp që janë me ne dhe këtë e konsideroj padrejtësi të jetës. Të urojmë për vidoeklipin, mirëserdhe. Na trego pak për të? Skenarin e kam shkruar vetë. Videoklipin doja të realizoja në Kosovë, por për të qenë e sinqertë, ka qenë frika nga elemente të caktuar realizimi i videoklipit. Sipas planit duhej të realizohej në Kosovë, për shkak të adoptimit me ngjarjen dhe skenarin. Më pas tentova ta realizoja në Turqi, por ishte shumë shtrenjtë dhe opsioni i fundit ishte Maqedonia. Ishte një këngë që përfshin një person të dashur dhe unë e di që ka keq e më keq, por të gjithë e dinë se në gjeneratën e çdo shqiptari ka pasur gjithmonë dhimbje. Cili është mesazhi që u jepni sot fansave tuaj? Mashtrohen ata që thonë se heshtja e Adelinës paraqet një fund. Adelina nuk perëndoi. Adelina po lind, dhe këtë do të dëshmojë e sotmja dhe e nesërmja. Adelina është Adelinë. I dua ata që më duan, të tjerët nuk ekzistojnë. Kam lindur për t’u kënaqur dhe do të vdes e kënaqur me këtë që arrita. Jam dhe do jem e vetmja revolucionare. Unë jam ajo që jam. Zoti më ka krijuar kështu. Tjetër s’mund të bëhem. Dhe e di që do të imitohem, por kjo më bën të ndjehem mbretëreshë.