Mali i Zi:Monte Karloja e re
October 30, 2008 by Ulqini
Filed under Rajoni / Region, Shtypi / Mediji
Sundimtaret e Malit te Zi kane shpikur nje slogan te ri per shtetin e ri ballkanik.”Une e quaj ate Monte Karlon e re, kjo eshte ajo qe u them njerezve kur udhetoj”, pohoi javen e kaluar, Milan Rocen, minister i Jashtem. “Njerezit qe une takoj me thone mua se Monte Karlo reale eshte zbehur dhe nuk ka me potencialin per t’u ngritur. Jo si Mali i Zi”.
Ndryshe nga riviera franceze, bregu i Malit te Zi eshte nje territor i virgjer. Malet gelqerore bien thike, ne ujerat e kristalta ne nje bregdet te zbukuruar me plazhe plot rere dhe me qytete fortesa, nje peizazh qe Lord Bajron e pershkruan si “takimin me te bukur midis tokes dhe detit”.
Duke lene pas dekadat e drejtimit te tipit sovjetik, vendi ka nisur nje ofensive masive privatizimesh, e cila ka joshur preferencat e Oleg Deripaska, Rotshildet dhe manjatin francez, artikujve te luksit Bernard Arnault. Prania e Deripaskajas, e cila njoftohet se eshte nxitur nga kryeministri rus Vladimir Putin, eshte kaq kuptimplote saqe shume vete e quajne tani Malin e Zi nje koloni ruse.
Javen e kaluar Rocen, i cili shoqeronte Deripaskaj an gjate vizites se tij te pare, ne Malin e Zi tre vjet me pare, iu rikthye edhe njehere ketij etiketimi te veçante. ” Ju nuk mund te shikoni boten e sotme me syzet e Luftes se Ftohte. Ne kemi 77 vende te ndryshme qe investojne ne Malin e Zi. Ju gjithashtu mund te thoni se Londra eshte kolonia e re ruse”, tha Rocen.
Por Deripaska zoteron uzinen gjigante te aluminit KAP, qe e vetme llogaritet se jep 20% te prodhimit te pergjithshem bruto te Malit te Zi dhe 80% te eksportit te tij. Per te blere kete fabrike, Deripaska perfundoi personalisht negociatat me Milo Gjukanovicin, ish-njeriun e forte te komunisteve i cili tani eshte Kryeminister i Malit te Zi.
Ata e mbyllen marreveshjen duke pire uiski Chivas ne Grand Cafe, ne nje bulevard te gjere perballe zyres se Gjukanovicit. Gjukanovici, pasi vishet me rroba te zakonshme, mund ta shohesh shpesh duke marre nje aperitiv ne tarracen e kafenese, ku muzika pop gjemon nga ekranet e TV plazma. Chivasi vazhdon te jete pija e tij e preferuar.
Kushtet e sakta te marreveshjes, perfshi cmimin, jane nje mister. “Ka tendera publike dhe oferta per privatizime, por marreveshjet jane klasifikuar si sekrete biznesi”, thote Vanja Calovic, drejtuese e MANS, organizata partnere lokale e Transparency International.
Ajo denoncon ate qe e ajo quan “kapjen e shtetit” nga nje elite politike e lidhur me bizneset e medha. “Nese nje investitor di sesi te lundroje ne ujera te veshtira, kjo eshte nje sistem i madh per te”, thote ajo.
Kritiket e Gjykanovicit, thone se ai gjithmone ka per te thene fjalen e fundit. “Imagjinoni nje njeri ne pushtet prej 20 vjetesh, i cili erdhi ne fuqi si drejtues i Partise Komuniste dhe me pas ndryshoi ideologji”, thote Zoran Radulovic, redaktor per ceshtjet e ekonomise ne te perjavshmen Monitor. “Partia e tij eshte e vetmja ne Evrope e cila nuk ka humbur kurre nje zgjedhje ne dy dekada. Cdo gje kalon permes tij kur behet fjale per te marre nje vendim”.
Levizja per Ndryshim, partia me e madhe e opozites, e drejtuar nga Nebojsha Medojevic, akuzon Gjykanovicin dhe rrethin e tij te ngushte, se jane pasuruar nga qendrimi i gjate ne pushtet. Gjukanovici nuk ka pranuar asnje keq berje dhe ne nje interviste televizive deklaroi: ” Une kam nje apartament ne te cilin jetoj dhe kjo eshte gjithcka. Une nuk kam ndonje kursim ne bankat vendase ose te huaja”.
Sot vemendja e qeverise eshte perqendruar mbi projektet gjigante te turizmit pergjate bregdetit, se bashku me rruget e reja dhe nje furnizim me te mire me energji dhe infrastrukturat e tjera te domosdoshme per to. Nje miliarder kanadez per shfrytezimin e minierave te arit, i quajtur Peter Munk, se bashku me Deripaska, Nat Rotshild dhe Arnault, eshte duke ndertuar nje port detar per jahtet “Port Montenegro” dhe nje kompleks rezidencial me nje vlere prej 200 milion paund ne ish-bazen ushtarake detare te Tivatit.
Munk, 80 vjec drejton Barrick Golg, po kerkonte prej 6 vitesh, per te zhvilluar nje zone te bregdetit mesdhetar.
“Une dua te udhetoj me gruan dhe femijet e mi dhe po behet gjithnje e me e veshtire per te gjetur hapesire per jahtin tone ne Portofino dhe Monte Karlo. NJe dite une u hodha per tu lare ne ujerat jashte bregut francez dhe preka dicka, ai ishte nje prezervativ. Une nuk u ktheva me kurre atje”, thote Munk.
Kur Munk zbuloi Tivatin pese vjet me pare, ai takoi Gjukanovicin i cili i tha: “Ne do te donim te ishim Monte Karloja e ardhshme. Mali i Zi ka vetem 600.000 banore, por Monte Karloja ishte gjithashtu me e vogel ne fillim”.
Munk insiston se nuk ka korrupsion ne Malin e Zi. “Une kam shkuar atje tre here ne vit, kam shpenzuar miliona euro atje dhe rralle here kam gjetur nje vend i cili eshte me i respektueshem. Asnje ryshfet, asgje. Ai nuk eshte Rusia ose Kazakistani”, thote ai.
Midis projekteve te ardhshme eshte ai qe do ta beje Porto Montenegro te duket i vogel. Nje projekt (prej 5-15 miliard Euro) per krijimin e Velika Plaza (plazh i gjate prej 8 miljesh), plazhi me i gjate ne Adriatik, me nje aeroport dhe hotele me me shume se 30.000 shtreter. Deripaska dhe Rotshild besohet se jane te interesuar per te.
Gjukanovici muajin e ardhshem do te aplikoje per vendin e tij, qe te behet nje vend anetar i Bashkimit Evropian, por ai ka luajtur publikisht me idene e krijimit te nje parajse fiskale.
“Njerez si Deripaskaja dhe Rotshildet, te gjithe keta, do te donin ta shihnin Malin e Zi si nje parajse fiskale. Familja e Gjukanovicit gjithashtu eshte e pranishme, si ne finance ashtu edhe ne biznese, ajo do ta donte nje gje te tille”, thote udheheqesi i opozites Medojevic.
John Follain
“The Sunday Times”
Koha Jone

http://www.vimeo.com/1092666

