Diellëza Rama

KK “Ulqini” vazhdon traditën e sukseseve të arta
Të shtunën, më 21 prill 2012 në Podgoricë u mbajt Turneu internacional i karatesë “Grand prix Podgorica”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” u radhit në vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Ky është edhe një sukses i rradhës të Klubit të karatesë “Ulqini”, i cili përsëri ruajti supremacinë e vet. Në këtë turne morën pjesë 17 klube me mbi 400 garues nga Bosna, Serbia, Kroacia dhe nga Mali i Zi. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 63 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale:... Vazhdo
Triumf dhe Perfaqesim dinjitoz i Klubit te Karatese Ulqini
Më 24 dhe 25 mars 2012 Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në dy turne: në Turneun e 7 të hapur “Ilixha 2012” në Sarajevë dhe në Turneun e 2 të karatesë “Trofej Kollareviq” në Podgoricë. Në turneun “Ilixha 2012”, i cili u mbajt më 25.03.2012 në Sarajevë morën pjesë 79 klube me mbi 1000 garues nga mbarë regjioni. Garuesja e Klubit të karatesë “Ulqini” Radica Dashiq u kurorëzua me medaljen e artë në luftëra në një konkurencë shumë të fortë për seniorë në kategorinë -61 kg, kurse garuesi... Vazhdo
KK”Ulqini” i pari në renditjen e përgjithshme në Podgoricë
Më 03 dhjetor 2011 u mbajt Kupa 32-të e Karatesë “Kup Oslobogjenja Podgorice”, ku morën pjesë 30 klube me mbi 700 garues, nga Bosna, Serbia, Kosova dhe klubet nga Mali i Zi. Klubi i karatesë “Ulqini” u rendit në vendin e parë në renditjen e përgjithshme, në vend të dytë u rendit  KK “Omlladinac” nga Podgorica, vendi i tretë i takoi KK “Bar” nga Tivari, vendi i katërt KK “Gorazhda” nga Bosna, ndërsa vendi i pestë i takoi KK “Gorshtak” nga Kollashini. KK... Vazhdo
Klubi i karatesë Ulqini: Shtatë  medalje  të  arta
Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë në turneun e x të karatesë “Elbasani Open 2010” Shtatë  medalje  të  arta Të dielën, më 14 nëntor 2010 në Elbasan, Shqipëri, u mbajt Turneu i 10-të i karatesë “Elbasani Open 2010”, në të cilin morën pjesë garues nga Shqipëria, Maqedonia,  Kosova dhe ne nga Ulqini. Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë me 6 garues, të cilët  u kurorëzuan me gjithsej 10 medalje: 7 të arta, 1 të argjendtë, 2 të bronzta dhe 1 kupë. Në disiplinat individuale me nga dy medalje... Vazhdo

November 22, 2010  :: Sporti / Sport :: Comments Off on Klubi i karatesë Ulqini: Shtatë medalje të arta
Tags: , , , , , , , , , , ,

Klubi i karatesë Ulqini më i miri
Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë në turneun e v ndërkombëtar “Katana Open 2010” Të shtunën, më 30 tetor 2010 në Gjilan të Kosovës u mbajt Turneu i 5-të ndërkombëtar i karatesë “Katana Open 2010”, në të cilin morën pjesë garues nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Lugina e Preshevës, Kosova dhe ne nga Ulqini. Turneu u organizua në një nivel të lartë nga klubi vendas i karatesë “Dardania”, ndërsa konkurrenca ishte mjaft e fortë. Klubi i Karatesë “Ulqini” në këtë turne... Vazhdo
KK “Ulqini” i pari në renditjen e turneun e III ndërkombëtar të karatesë “Seiken 2010”
Klubi i karatesë “Ulqini” i pari në renditjen e përgjithshme në turneun e iii ndërkombëtar të karatesë “Seiken 2010” Viktor Curoviq dhe xhemale elezi më të mirët e turneut Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 91 medalje: 31 medalje të arta, 22 të argjendta, 38 të bronzta dhe 3 kupa – për vendin e parë në plasmanin gjeneral dhe për garuesin dhe garuesen më të mirë. Në  këtë turne, në të cilin morën pjesë 28 klube me mbi 650 garues, KK “Ulqini” u paraqit me 63 garues duke i... Vazhdo
38 Medalje dhe 8 kupa për  KK”Ulqini”
Përkrahja që u bë  Klubit të karatesë “Ulqini” shënon rezultatin e rradhës Më 31 tetor 2009 në Gjilan, Kosovë, në organizimin e klubit vendas të karatesë “Dardania” u mbajt Turneu i IV ndërkombëtar i karatesë “Katana open 2009”, në të cilin morën pjesë 33 klube nga mbarë Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosna, Lugina e Preshevës, si dhe nga Ulqini me mbi 400 garues. Organizimi i turneut ishte në nivel dhe konkurrenca mjaft e fortë. – Duke u falënderuar donatorëve, prindërve të garuesve... Vazhdo
Albion Duraku nga KK”Ulqini, garuesi më i mirë i turneut “Onogosht 2009”
Fillim i mbarë  i sezonit të dytë të  garave  dhe vazhdim i sukseseve të  mëdha të sezonit të kaluar për Klubin e Karatesë “Ulqini” ALBION DURAKU – GARUESI MË I MIRË E TURNEUT Klubi i karatesë  “Ulqini”, më 26 shtator 2009, fiton për të tretin vit me radhë vendin e parë në Turneun ndërkombëtar të karatesë ”Kupa e Nikshiqit 2009”. Karateisti e këtij klubi Albion Duraku u shpall garuesi më  i mirë i turneut, duke radhitur kështu edhe një  sukses të shkëlqyeshëm në  karrierën... Vazhdo
Video – Karate Team “Ulqini” i pathyeshëm në Podgoricë
KARATE TEAM “ULQINI” MORI PJESË NË DY TURNE NDËRKOMBËTARE TË KARATESË: KUPËN “OMLADINAC 2009″ NË PODGORICË DHE TURNEUN “ZAHIR PAJAZITI “ NË KOSOVË Karate Team “Ulqini” i përbërë nga karateistët e klubeve “Ulqini” dhe “Albulena”, mori pjesë më 30 maj 2009 në dy turne ndërkombëtare të karatesë: në Turneun e I ndërkombëtar të karatesë “Omlladinac 2009” në Podgoricë dhe në Turneun e IV përkujtimor të karatesë “Zahir Pajaziti” në Orllan... Vazhdo
Klubi i karatesë ”Ulqini” Gjithnjë i Pari
KLUBI I KARATESË “ULQINI” I PARI NË RENDITJEN E PËRGJITHSHME NË TURNEUN E III TË KARATESË “GRAND PRIX MEDITERAN” ”ULQINI” GJITHNJË I PARI Të shtunën, më 16 maj 2009 në Podgoric u mbajt Turneu i 3-të i karatesë “GRAND PRIX MEDITERAN”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” u shpall klubi më i mirë i turneut. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë 123 medalje: 44 medalje të arta, 41 të argjendta dhe 38 të bronzta në disiplinat individuale dhe ato ekipore. Në vend të dytë u rendit klubi... Vazhdo