dr. Moikom Zeqo

Prof.dr.Ruzhdi Ushaku krijues i etnicitetit kombëtar
Përurimi i një libri është një proces, një mënyrë identifikimi, pasaportizimi i autorit dhe subtancës, i dy individualiteteve në një sintezë gjithëpërfshirëse: i një qyteti të stërlashtë, mbijetues, dhe i birit qytetar që e rishpirtëron historinë e këtij qyteti të famshëm. Libri i Ruzhdi Ushakut “ULQINI në përmasa kërkimi dhe frymëzimi” si botim i Fondacionit “Lika”, Ulqin 2010, është përpara nesh për të mos qenë i mbyllur, por përherë i hapur. Se s’ka si të ndodhë ndryshe! Libri... Vazhdo

September 14, 2010  :: Opinione :: Comments Off on Prof.dr.Ruzhdi Ushaku krijues i etnicitetit kombëtar
Tags: ,

U përurua libri i Prof. Dr. Ruzhdi Ushakut – Ulqini
U përurua libri i Prof. Dr. Ruzhdi Ushakut “ulqini në përmasa kërkimi dhe frymëzimi” Gërshetim i fiksionit dhe realitetit historik “Ky libër e tregon Ushakun një dijetar sinkretik dhe mjeshtër sinkronik e diakronik, krahësimtar, filolog race, i dashuruar me arkeologjinë, kronikat, mitologjinë ilire, antikitetin, mesjetën, koreografinë, muzikën, skulpturën, grafikën, folklorin, për të prerë, skalitur, një profil të përveçëm të një antropologjie kulturore të Ulqinit historik”, tha studiuesi dr.... Vazhdo
Në Shas ka gjurmë të një kulture parahistorike të shekullit të gjashtë
Në ulqin u mbajt sesioni shkencor Gjatë këtij sesioni u verifikuan të dhënat e deritanishme për jetën e qytetit, u plotësuan dhe u saktësuan këto të dhëna dhe u bë një mbulim me burime të të gjitha llojeve për të gjitha periudhat e këtij qyteti. Gjëja më e rëndësishme është që u verifikua kalendari i lindjes dhe i zhvillimit të qytetit të Shasit. U ndryshua përfytyrimi i deritanishëm për kohën kur lindi, u zhvillua dhe u shua ky qytet. U relativizuan disa pohime të cilat nuk kanë pasur një mbështetje... Vazhdo