Toleranca sinonim i shoqërive demokratike

December 9, 2008 by Ulqini  
Filed under Shoqëria / Društvo

Lufta kundër intolerancës, urrejtjës dhe ksenofobisë
Ne botën bashkëkohore tolerancën nuk duhet trajtuar si diçka të veçantë por mbi të gjitha ajo është përgjegjësi në lidhje me realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmin, demokracinë dhe shtetin ligjor. Ajo përjashton dogmatizmin dhe apsolutizmin dhe dëshmon verifikimin e standardeve më të avancuara demokratike. Toleranca si kategori morale dëshmon në mënyrë praktike relacionet ndërmjet pakicës dhe shumicës, që në mënyrë transparente manifestohet në mjediset multinacionale dhe multikulturore.
Të rrallë janë ato terma qe në jetën e përditshme të kenë një përdorim të gjerë siç është termi tolerancë. Edhe pse ky term është sinonim për durim, zemërgjerësi, butësi, vetëpërmbajtje, mëshirë, respekt, bujari, ai dekadave të fundit, e sidomos nga viti 1990 pas rënies së sistemit komunist në Evropën Juglindore, është bërë pjesë e pandarë të fjalorit të përditshmëm. Një konstatim i tillë vlen jo vetëm për stafet udhëheqëse politike, por edhe për qytetarët e zakonshëm. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe duke pasur parasysh ndryshimet e mëdha post-komuniste në vendet e ish-kampit socialist, si dhe periudhën e gjatë të tranzicionit që ka ekzistuar në këto vende.
Të diskutosh sot për tolerancën, nuk ka dilemë se paraqet një temë delikate, intrigante madje edhe provokuese. Ajo si e tillë mund të trajtohet në shumë aspekte, si atë qytetar, shtetëror, social, arsimor, politik etj.
Por, që në fillim duhet thënë se nuk është e njëjtë kur trajtohet çështja e tolerancës, për mjediset e ndryshme të cilat në aspektin nacional janë njënacionale ne krahasim me ato të cilat janë multinacionale. Në rastin konkret, Mali i Zi paraqet një mjedis specifik sepse është mjedisi më multinacional, multikulturor, multikonfesional dhe multigjuhësor nga ish-Jugosllavia.
Përmbajtja heterogjene e këtij mjedisi me pjesëmarrje relative te të gjithë popujve përkatës, ka krijuar një mozaik, apo më mirë të themi një mjedis specifik që është i veçantë jo vetëm për Evropën Juglindore por edhe më gjerë. Andaj, pikërisht ky mjedis paraqet mundësi të veçantë të trajtimit të tolerancës, jo vetëm në aspektin teorik por edhe atë praktik.
Por, nga koha e aplikimit të pluralizmit politik nga viti 1990 e deri më tash më të drejtë bëhet pyetja në ç` masë kanë vepruar strukturat shtetërore që toleranca si kategori morale të jetë e pranueshme për të gjithë qytetarët e këti mjedisi. Nuk ka dilemë se kjo çështje paraqet temë për hulumtime të veçanta, ku mund të trajtohet nga shumë aspekte, andaj si e tillë është vazhdimisht e hapur.

1. Toleranca dhe demokracia

Duke e parë si çështje të domosdoshme për çdo shoqëri demokratike, UNESCO në vitin 1995 ka miratuar Deklaratën mbi principet e tolerancës, e cila është obluguese për shtetet nënshkruese. Në botën bashkëkohore tolerancën nuk duhet trajtuar si diçka të veçantë por mbi të gjitha ajo është përgjegjësi në lidhje me realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmin, demokracinë dhe shtetin ligjor. Ajo përjashton dogmatizmin dhe apsolutizmin dhe dëshmon verifikimin e standardeve më të avancuara demokratike.
Në krahasim me vendet despotike, demokracia është i vetmi sistem që i ofron mundësi çdo individi, grupi apo subjekteve të ndryshme të shprehin hapur ndjenjat dhe mendimet e tyre. Ne fakt nuk mund të flitet për demokraci në një vend nëse toleranca nuk ekziston. Pra kemi të bëjmë me një binom i cili nuk mund të ekzistojë pa njëri tjetrën. E kundërta ishte ne vendet e ish kampit socialist, ku ndonse në letër ishte e lejuar liria e fjalës dhe e mendimit, në praktikë ishte e kundërta, sepse mendimi ndryshe sanksionohej. Pra, të gjithë duhet të mendonin siç mendonte një individ, në rastin konkret partia, që personifikohej me shtetin. Këtu kishim të bënim me kultin e personalitetit, që ishte i paprekshëm dhe simbol i idelogjisë shtetërore dhe fatkeqësisht edhe asaj kombëtare. Në vende të tilla, ku nuk kishte demokraci praktike qytetare, toleranca ishte e paimagjinueshme, madje ajo ishte e padeshirueshme për klasën sunduese, sepse për të zgjidhje ishte vetëm diktatura. Pasojat nga një diktaturë e tillë tashmë janë të njohura, sepse pas rënies së komunizmit janë botuar vëllime të tëra që tregojnë në mënyrë transparente mizoritë e pushteteve përkatëse në vendet e ish-kampit socialist.

2. Toleranca dhe pushteti

Ndër elementet parësore të çdo shteti është funksionimi i shtetit ligjor, gjegjësisht zbatimi në praktikë i ligjeve të miratuara. Nëse një veprim i tillë është funksional, nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një shtet tolerant, sepse qytetarët e tij trajtohen të barabartë para ligjit, e me ketë eliminohen dyshimet diskriminuese. Madje shtetet të cilat aludojnë të jenë demokratike, përveç ligjeve ekzistuese ata janë të obligueshëm që ligjet e tyre ti harmonizojnë me ato ndërkombëtare, sepse në ketë mënyrë realizohen aspiratat për një shoqëri tolerante. Por, nëse nuk ekziston realizimi praktik i ligjeve ekzistuese, që janë kryesisht si rezultat ekskluziv i mungesës së vullnetit politik të pushtetit, atëherë vie deri të jotoleranca, gjegjësisht margjinalizimi i bashkësive të ndryshme ku në mjediset multinacionale janë kryesisht popujt pakicë apo pakicat nacionale.
Dhe pikërisht në ketë aspekt Mali i Zi mund të shërbejë si shembull negativ, sepse nuk realizon në praktikë ato ligje të cilat i ka miratuar Kuvendi i Malit të Zi. Kështu në sajë të këti qendrimi destruktiv, edhe sot e kësaj dite nuk realizohet në praktikë Kushtetuta e Malit të Zi, neni 79, që ka të bëjë me përfaqësimin proporcional të popujve pakicë në të gjitha veprimtaritë shoqërore. Po ashtu si rast tipik i pabarazisë së popujve pakicë, është edhe Ligji i pakicave i cili është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi më 10.5.2006, ku pakicave në dy nene(23 dhe 24) u garantohej përfaqësimi autentik në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, ndërsa tre muaj më vonë Gjykata Kushtetuese i kontestoi këto nene duke i anuluar. Dhe për çudi nga ajo kohë e deri më tash nuk është ndërmarrë asgjë në lidhje me këto nene të kontestuara, nga del se ky ligj ishte një marketing politik për të përfituar votat e popujve pakicë kryesisht të shqiptarëve dhe boshnjakëve para referendumit për pavarësinë e Malit të Zi(21.5.2006).
Në qasjen qytetare toleranca ka konceptimin e njohjes së diversitetit të përgjithshëm si të atij nacional, gjuhësor, kulturor, fetar, racor, social etj. Nuk është e mjaftueshme që qytetarët të jenë tolerant ndaj pushtetit, sepse krijohen situata paradoksale, por duhet të jetë edhe e kundërta. Vetëm atëherë do të kemi një harmonizim qëndrimesh, që janë në favor të demokracisë.
Por, duhet ta kemi të qartë se tolerancë nuk do të thotë imunizimi nga padrejtësitë të cilat i përjetojmë çdo ditë. Në raste të tilla të cilat në Mal të Zi janë bërë dukuri pothuaj normale, duhet ngritur zërin vazhdimisht, duke kërkuar barazi qytetare dhe nacionale.
Të gjithë jemi dëshmitarë se në pozitë më të pavolitshme janë pjesëtarët e popujve pakicë, në rastin konkret shqiptarët të cilët nuk mund të realizojnë në praktikë të drejtat qytetare dhe nacionale të garantuara me Kushtetutë dhe me standardet ndërkombëtare. Si shembull cekim me ketë rast pamundësinë e kthimit të pronave qytetarëve të cilët disponojnë tapitë, çështjet e privatizimit, pabazia gjuhësore që dëshmohet me dokumentat e identitetit, papërshtatshmëria e planprogramëve mësimore, teksteve shkollore etj. Kërkesat e shqiptarëve për barazi nacionale e qytetare nuk janë kundër askujt në Mal të Zi dhe si të tilla duhet të pranohen sepse janë në harmoni me standardet ndërkombëtare, dhe si të tilla edhe në favor të demokratizimit të vet Malit të Zi, si mjedis multinacional dhe multikulturor.

3. Toleranca dhe arsimi

Nuk ka dilemë së si askush tjetër fusha e arsimit ofron mundësi më të mëdha për të trajtuar çështjen e tolerancës. Hapi i parë ka të bëjë me edukimin për tolerancën, që do të thotë të mësohen njerëzit se cilat janë ato të drejta dhe liri që i ndajnë me të tjerët, dhe si mund të respektohen, dhe gadishmëria që të njëjtat të mbrohen nga të tjerët.
Edukimi mbi tolerancën është imperativ i shoqërisë bashkëkohore, sepse duke u informuar për tolerancën, është më lehtë të luftohet jotoleranca, e cila nëse i lejohet fushë veprimi, kalon në ksenofobi. Dhe gjendja e tillë nuk ka dilemë se sjellë pasoja duke filluar me incidente, dhunë dhe konflikte, duke përfunduar me pasiguri në mjedisin përkatës dhe në regjion. Konfliktet dhe luftërat e zhvilluara në ish-Jugosllavi janë dëshmi transparente e një konstatimi të tillë. Andaj, janë pikërisht politikat arsimore dhe programët përkatëse që duhet të trajtojnë ndjenjën e mirëkuptimit, solidaritetit dhe tolerancën ne mes individëve si dhe grupeve të ndryshme sociale, kulturore, fetare e nacionale.
Qasje të veçantë duhet kushtuar ndryshimeve në planprogramet shkollore duke eliminuar kursin e mëparshëm ideologjik dhe duke e zëvëndesuar me atë qytetar, ku toleranca duhet të jetë pjesë e obligueshme e njësive mësimore. Ndërsa tekstet shkollore duhet patjetër ta prezantojnë ketë çështje në mënyrë plastike me shembuj nga mjedisi përkatës, regjioni dhe më gjerë. Sepse vetëm në këtë mënyrë arsimi dhe edukimi do ta kryejnë misionin e vet, duke vlerësuar lirinë, respektin për dinjitetin njerëzor, diversitetin si dhe duke parandaluar konfliktët me mjete të padhunshme. Arsimi dhe edukimi ne lidhje me tolerancën ka peshë të veçantë sidomos ne mjediset multinacionale, sepse në mjedise të tilla toleranca është barometri më transparent ne lidhje me relacionet në mes individëve dhe bashkësive të ndryshme nacionale.

4. Toleranca dhe politika

Dhe së fundi çështje të veçantë paraqet dimensioni i tolerancës në spektrin e politikës, sidomos duke filluar me zbatimin e pluralizmit. Pa dashur të zgjatem në këtë çështje, sepse ajo patjetër meriton qasje të veçantë, në spektrin politik në kuadër të Malit të Zi marrin pjesë edhe disa subjekte politike shqiptare. Nga përvoja e deritashme 18 vjeçare, mund të konkludohet se nga programet dhe angazhimet e subjekteve politike të cilët janë pjesëmarrës në pushtetet lokale por edhe në ate qendror, pozita dhe statusi i shqiptarëve ka ndryshuar shumë pak. Madje në shumë aspekte ekziston një status kvo, ku kontribut në ketë aspekt kanë vet subjektët politike përkatëse. Nga ana tjetër, në sajë të atavizmit politik të liderëve politikë kemi të shprehur dozën e animozitetit e cila ka sjellë pasoja të përgjithshme për shqiptarët në Mal të Zi, nga del se shqiptarët janë bërë peng i politikës së tyre.
Pasi moskoordinimi i veprimtarive te subjekteve politike parlamentare të shqiptarëve në Mal të Zi, është bërë pengesë për avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në ketë mjedis, mendoj së duhet gjetur zgjidhje për të dalë nga kjo pozitë disfatiste. Pikërisht për ketë anomali mendoj se si moto duhet të shërbejë thënia emblematike e Atë Gjergj Fishtës në Kongresin e Manastirit me 14 nëntor 1908: “Vëllezër, nuk kam ardhur këtu qe të mbroj asnjë alfabet, por që të gjithë së bashku, të krijojmë një alfabet të përbashkët. Jemi këtu jo për t` u përçarë, por për t` u bashkuar”, dhe në fund të fjalëve, siç kanë shënuar dëshmitarët okularë, në foltore kishte një përqafim me lot në sy nga kleriku mysliman Ibrahim Efendiu.
Ishte ky një shembull tipik i tolerancës dhe i mirëkuptimit kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme kombëtare. Një shëmbull i tillë duhet të jetë moto për të gjithë ne, se kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme, duhet lënë anash ato personale, klanore dhe partiake, sepse nga e kaluara e përbashkët, është koha e fundit që për çështje kapitale të jemi të bashkuar. Dhe për diçka të tillë mund të vendosin vetëm individet që janë të pajisur me etikë politike, karakter, tolerancë dhe vizion intelektual.

(Kumtesa është paraqitur në tribunën shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, organizuar nga FORCA, në Ulqin, më 16.11.2008)

Nail Draga
Koha Javore

Veprimet destruktive të opozitës

October 30, 2008 by Ulqini  
Filed under Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Qeveria e Malit të Zi, ishte shkas që në tubim protestues opozita proserbe të shpalosë përseri proflilin politik që veçohej me paragjykime, mitologji dhe me qasje neofashiste, nga del se pushteti aktual nuk ka nevojë të shqetësohet, sepse nga veprimet e tyre iracionale dhe destruktive përfocojnë pushtetin e M.Gjukanoviqit në kohë të pacaktuar.
Vendim i pritur nga Qeveria e Malit të Zi
Nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, nuk ka pasur dilemë së Mali i Zi do të njohë zyrtarisht pavarësinë e saj, por çështja ka qenë se kur një akt i tillë do të zyrtarizohej. Dhe ne ketë aspekt ka pasur dilema të ndryshme, duke marrë parasysh së në Mal të Zi jetojnë rreth 32% të popullsisë të deklaruar si serbe në aspektin kombëtar, të cilët janë deklaruar publikisht nga përfaqësuesit e tyre politikë se do ta refuzojnë në çdo aspekt një vendim të tillë të Qeverisë. Por, duke marrë parasysh rrethanat shoqërore, momentin politik dhe mbi të gjitha interesin nacional të Malit të Zi, vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Malit të Zi e mori njëzeri më 9 tetor 2008. Po atë ditë, një vendim të tillë e mori edhe Qeveria e Maqedonisë, madje ne lidhje me ketë akt të dy qeveritë kanë dalur me një kumtesë të përbashkët, që është rast i rrallë në diplomacinë ndërkombëtare. Por, nuk ka dilemë se ka ekzistuar një koordinim ne mes të dy qeverive, madje mund të thuhet se ka ekzistur një skenar dhe regji e përbashkët.
Nuk ka dilemë se vendimi i Qeverisë së Malit të Zi ishte akt i guximshëm, duke vlerësuar me realizëm momentin politik, ndërsa shtyrja e njohjes së pavarësisë së Kosovës do të ishte një verbëri politike. Madje kryeministri M.Gjukanoviqi e ka bërë të qartë se “nëse Mali i Zi dhe Rajoni dëshirojnë të jenë pjesë të Evropës, atëherë, sipas tij duhet të respektohen standardet e saj”. Madje ai është decid kur thotë se “në pyetje ka qenë ndërtimi i besimit dhe partneritetit me BE dhe NATO apo në anën tjetër mbështetja e iluzioneve të Serbisë”. Ai ka shtuar se Podgorica dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore me Shqipërinë, Kosoven dhe Serbinë. Me njohjen e Kosovës Mali i Zi për vete ka prodhuar favore dhe “nuk do t`i kthehet iluzioneve dhe miteve”, por drejt synimeve evropiane dhe euroatlanike dhe do të avancojë me atë shpejtësi, me të cilën është në gjendje që të përqafojë standardet evropiane”, është shprehur kryeministri M.Gjukanoviqi në një intervistë për B92. Nuk ka dilemë se një vendim i tillë që është meritë para së gjithash e kryeministrit M.Gjukanoviqi, paraqet një goditje tjetër për politikën neofashiste serbe e cila edhe pas largimit nga skena të S.Millosheviqit, ndaj fqinjëve dhe sidomos ndaj shqiptarëve vazhdohet në mënyrë identike si më parë.

Reagimi i Qeverisë serbe - “hakmarrje diplomatike”
Por derisa në Podgoricë u muar vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, nuk vonoi reagimi nga Qeveria e Serbisë, sepse po atë ditë, ajo shpalli “persona non grata” ambasadoren e Malit të Zi, në Beograd, duke i lenë afat prej 72 orësh që të largohet nga Beogradi. Po ashtu në mënyrë analoge u veprua edhe ndaj ambasadorit të Maqedonisë. Ishte ky një vendim i nxituar i Beogradit, duke shprehur kështu mllefin ndaj këtyre dy vendeve, por është indikative se në të njëjtën mënyrë nuk është vepruar ndaj 48 shtetëve të tjera të cilat e kanë njohur më parë pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, si Podgorica ashtu dhe Shkupi nuk kanë vepruar në mënyrë identike, duke treguar një qendrim diplomatik i cili është vlerësuar në qarqet ndërkombëtare.
Nuk ka dilemë se një veprim i tillë ndaj Podgoricës dhe Shkupit ishte një hakmarrje dhe një ndëshkim që zakonisht është personal, ishte i nxituar me ngarkesë emocionale. Zatën nuk ka si të jetë ndryshme, kur kemi parasysh të kaluarën historike të paktën nga fillimi i shekullit të kaluar, sepse këto dy vende Beogradi vazhdimisht i ka konsideruar si zona të veta të influencës. Por, Beogradi ka harruar, se politika është arti i së mundshmes, dhe se nuk ka interesa të përhershme, por ato ndryshojnë varësisht nga rrethanat aktuale politike, në rajon dhe më gjerë. Por, politika serbe duhet ta kuptojë se Mali i Zi dhe Maqedonia tashmë janë shtete të pavarura dhe nuk janë me protektorate të Serbisë. Në këtë mënyrë duhet kuptuar edhe votimin pro Serbisë të Malit të Zi në OKB për dërgimin e rezolutës serbe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa një ditë më pas Mali i Zi njohu zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës.

Sindromi i hegjemonizmit të opozitës proserbe

Nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe formimi i shtatë shteteve të reja me njohje ndërkombëtare nuk ka dilemë se humbës më të mëdhënj janë serbët, të cilët edhe praktikisht kanë dështuar në konceptin e tyre hegjemonist për shtetin e “Serbisë së Madhe”. Madje, serbët nuk janë të përgatitur as emocionalisht e as politikisht, për të pranuar realitetin se pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, me ta nuk ka dëshiruar të jetojë askush, sepse çdokush dëshiron të jetë i pavarur dhe sovran për të vendosur për fatin e vet.
Serbët harrojnë se nga luftërat ballkanike 1912/1913 sipërfaqa e territorit të tyre u dyfishua duke okupuar fillimisht Kosovën e Maqedoninë të cilat u quajtën me termin gjeografik “Serbia e Jugut” dhe më pas në Kuvendin e Podgoricës(1918), suprimuan pavarësinë e Malit të Zi, duke ia bashkëngjitur Serbisë, më pas Mbretërisë SKS, me konceptin e ri rajonal si “Banovina e Zetës”.
Duke qenë të helmuar nga sindromi i hegjemonizmit dhe duke e llogaritur Malin e Zi si pjesë të territorit të tyre qoftë si provincë apo rajon, serbët, pavarësinë e Malit të Zi më 21 maj 2006 e kanë marrë tragjikisht, sepse nuk kanë mundur ta paramendojnë se do të ndahet “njëri sy” i kokës së përbashkët. Andaj, nuk ishte çudi se ata në mënyrë plebishitare votuan kundër pavarësisë së Malit të Zi, por pësuan fiasko, sepse blloku pro pavarësisë ishte më dominues.
Por, edhe pse Mali i Zi u pavarësu dhe u njoh ndërkombëtarisht, për serbët ky është një realitet i papranueshëm. Madje serbët qoftë në Mal të Zi apo në Serbi ndaj pavarësisë së Malit të Zi kanë qasje mohuese sepse sipas tyre ky vend është “sparta serbe”.
Organizimi i protestës më 13 tetor me rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e qeverisë së Malit të Zi, bëri që përsëri në opinion të shprehin mllefin e akumuluar më herët por edhe njëherit duke paralajmëruar se si do të veprojnë nëse ndonjëherë do të vijnë në pushtet. Deklaratat e pjesëmarrësve nuk paraqesin ndonjë befasi, sepse opinionit të gjerë i janë të njohur, por është fatkeqësi se si nuk kanë nxjerrë mësime pas të gjithave çka ka ngjarë në ish-Jugosllavi. Diskutimet dhe atmosfera e protestës ishte dëshpëruese, sepse ishte identike me vitet 1991 e më pas kur në Mal të Zi, në çdo moment rrezikohej jeta e qytetarëve në përgjithësi, e sidomos e popujve pakicë në veçanti. Nuk ka dilemë se nga një situatë e tillë përsëri do të kemi një homogjenizim të qytetarëve të ndarë në dy blloqe në ata pro Malit të Zi me pushtetin aktual dhe në ata proserbë të cilët janë kundër çdo elementi shtetëror të këti vendi.

Pushteti aktual përfituesi më i madh
Organizimi i protestës më 13 tetor, pjesëmarrja e përfaqësuesve të opozitës, diskutimi i tyre dhe incidentet e krijuara në fund të protestës, dëshmuan se opozita serbe dhe proserbe, ka mbetur ende me konceptet e mitologjisë mesjetare dhe aspiratave ekspansioniste me qasje hegjemoniste.
Kërkesat e paraqitura në ketë protestë si: anulimi i vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, mbajtja e referendumit për një çështje të tillë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dëshmojnë në mënyrë transparente se kjo opozitë nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara dhe se nga situata e krijuar përfitues më i madh është pushteti aktual.
Madje, mund të thuhet lirisht, se M.Gjukanoviqi nuk ka nevojë për ndonjë fushatë parazgjedhore, sepse ketë punë është duke ia kryer në mënyrë perfekte opozita serbe, duke ia përforcuar pushtetin në një kohë të pacaktuar. Pamjet nga protesta dhe fjalori i përdorur nga liderët politikë, e në veçanti nga përfaqësuesi i KOS-it i cili kishte deklarata klero-neofashiste, pushtetit aktual i japin legjitimitet të plotë edhe para faktorit ndërkombëtar.

Shqiptarët në Mal të Zi të pakonsoliduar

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Qeveria e Malit të Zi nuk ka dilemë së do të ndikojë qoftë edhe në mënyrë indirekte në avansimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në ketë mjedis. Në ketë aspekt shqiptarët në Mal të Zi kanë një përparësi sepse si Mali i Zi ashtu edhe Kosova, më parë ishin në shtetin e përbashkët i cili filloi të dekompozohej në vitin 1991, ndërsa përfundimisht u shpërbë në vitin 1992.Andaj, relacionet e ndërsjella të mëhershme besoj se do të jenë një element pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe qeveritare.
Por, situata e re e cila do të pasojë me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve për të qenë në favor të shqiptarëve në Mal të Zi, duhet patjetër të jetë në favor të konsolidimit të shqiptarëve në Mal të Zi. Një konstatim i tillë nuk është diçka e panjohur, sepse nga organizimi i referendumit për pavarësi të Malit të Zi(21 maj 2006), si dhe zgjedhjet parlamentare(10 shtator 2006), marrëdhëniet në mes subjektëve politike të shqiptarëve janë nën çdo nivel. Andaj mendoj se fillimisht nevojitet një konsolidim i subjekteve politike e këtu e kemi fjalën kryesisht për ato parlamentare të cilat duhet të gjejnë minimumin e vullnetit për bashkëpunim kur është fjala për çështjet kombëtare. Sepse këto dy vitet e fundit ka ngjarë jo rrallë që për çështje identike të ekzistojnë qasje të kundërta, që nuk janë në favor të shqiptarëve në ketë mjedis. Edhe pse ka ekzistuar një iniciativë nga Lëvizja “Atdheu na bashkon”(Nju Jork) e cila organizoi një takim në Ulqin, më 4 prill 2008, ky takim nuk ishte i kompletuar sepse mungoi pjesëmarrja e udhëheqësisë së UDSH-së. Nga situata momentale e mosbashkëpunimit e cila është nën çdo nivel, mbetet të shpresojmë se një takim, qoftë i nivelit konsultativ ne mes të gjitha subjektëve politike të shqiptarëve në Mal të Zi dhe të mbahet në të ardhmen e afërt, duke pasur për moto fillimisht mundësinë e bashkëpunimit për avancimin e pozitës dhe statusit të shqiptarëve në këtë mjedis.
Dr. Nail Draga
Koha Javore

Roli i ri që do fitojë shqipja në forcimin e identitetit të minoritetit në Malin e Zi

Në kuadër të realizimit të projektit “Liria e të shprehurit në Mal të Zi”, i cili mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, Nisma e të Rinjve për të Drejtën e Njeriut organizoi ditë më parë në Ulqin tribunën me temë “E drejta e përdorimit të gjuhëve të pakicave në Mal të Zi”. Për këtë temë ligjëruan Xhemal Peroviq nga Qendra për Marrëdhënie Ndëretnike “Pax”, dr. Nail Draga, profesor, dhe Leon Gjokaj, koordinator i Qendrës Nansen Dialog
Në kuadër të realizimit të projektit “Liria e të shprehurit në Mal të Zi”, i cili mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, Nisma e të Rinjve për të Drejtën e Njeriut organizoi ditë më parë në Ulqin tribunën me temë “E drejta e përdorimit të gjuhëve të pakicave në Mal të Zi”. Për këtë temë ligjëruan Xhemal Peroviq nga Qendra për Marrëdhënie Ndëretnike “Pax”, dr. Nail Draga, profesor, dhe Leon Gjokaj, koordinator i Qendrës Nansen Dialog. Në fjalën etij Xhemal Peroviqi theksoi se e drejta e përdorimit të gjuhës së vet është një e drejtë themelore, e cila është e sanksionuar nga një mori e dokumenteve ndërkombëtare. Sipas tij, për realizimin e kësaj të drejte themelore shteti duhet të krijojë kushte që çdo individ pa marrë parasysh numrin të ketë mundësi të shprehet dhe të marrë pjesë aktive në jetën publike.

Dr.Nail Draga

Dr.Nail Draga

Peroviq kritikoi qëndrimin e disa intelektualëve lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, të cilët në tubime të ndryshme flasin në gjuhën zyrtare (malazeze) gjoja me qëllim për t`u marrë vesh më mirë me pjesën tjetër joshqipfolëse duke e cilësuar si një dukuri që është në rritje. Ai tha se shqipja në Mal të Zi ka qenë gjuhë zyrtare, megjithëse e cunguar vetëm në komunën e Ulqinit, edhe në kohën e Millosheviqit. “Me Kushtetutën e vitit 1991 dhe 1992, shqipja ka qenë gjuhë zyrtare. Është mëkat kur dikush që pretendon se i njeh mirë të drejtat e pakicave thotë që po flasim tani në gjuhën zyrtare duke menduar në gjuhën tjetër e jo në gjuhën shqipe. Pra, gjuhë zyrtare edhe me Kushtetutën e re, edhe me Kushtetutën e mëparshme është edhe gjuha shqipe dhe mundësia e shprehjes në gjuhën e vet për shqiptarët në Mal të Zi ekziston”, tha Peroviq. Peroviq theksoi se shteti duhet të mundësojë komunikimin e çdo individi me shtetin në gjuhën e tij.
“Komunikimi i shtetit malazez me secilin individ shqiptar duhet të jetë i tillë që shteti të krijojë mundësinë që ai të komunikojë me shtetin në gjuhën e vet”, tha ai. Peroviq kritikoi po ashtu mendimin e një pjese të mirë të elitës politike malazeze, qëndrim që sipas tij nuk kundërshtohet sa duhet nga elita politike shqiptare, se Mali i Zi në realizimin e të drejtave të pakicave mban primatin dhe është shembull në regjion. “I kemi harruar disa gjëra dhe i konsiderojmë si të arritura. Shkollimin në gjuhën shqipe e kemi pasur prej monizmit, emisionin në televizion e kemi pasur prej monizmit, emisionin në radio prej monizmit, Radio Tivari ka folur në gjuhën shqipe edhe para Radio Ulqinit në vitin 1983-1984″, tha Peroviq. Dr. Nail Draga theksoi se gjuha tregon identitetin e një individi dhe të një populli dhe se pa barazi gjuhësore, nuk ka barazi kombëtare. Si shembull të pabarazisë gjuhësore ai mori shembullin e letërnjoftimit të deritashëm. Draga tha se me nenin 13 të Kushtetutës së re të Malit të Zi gjuha shqipe definohet si gjuhë e barabartë, pra si gjuhë zyrtare në mjediset ku jetojnë shqiptarët. “Ne nuk kërkojmë të shkruhet dhe të flitet shqip në Zhablak, Plluzhine, etj. ku nuk ka shqiptarë, por në ato mjedise ku shqiptarët janë popullsi autoktone, qoftë ku janë shumicë si në Ulqin, apo pakicë si në Plavë dhe Rozhajë”, tha ai. Sipas Dragës, askush nuk mund t`ju mohojë shqiptarëve në Rozhajë që dokumentet zyrtare t`i kenë edhe në gjuhën e tyre. “Nëse ti ju mohon këtë të drejtë sepse janë katër për qind do të thotë që ti barazinë dhe demokracinë praktikisht e sheh me përqindje. Barazia dhe demokracia nuk është me përqindje, por është çështje universale, e drejtë elementare e çdo njeriu, të cilën e fiton me lindjen e tij”, tha ai. Sipas tij duhet të jemi edhe vetëkritikë kur flasim për përdorimin e gjuhës shqipe. “Unë jam kritik që të kritikojmë të tjerët, por jam vetëkritikë që t`i kritikojmë edhe njerëzit tanë”, tha Draga. Ai kritikoi pushtetin vendor të Ulqinit në këtë aspekt.

Dr.Nail Draga

Dr.Nail Draga

Draga mori shembullin e një flete të dërguar nga Komuna e Ulqinit me rastin e zgjedhjeve presidenciale ku tregohet se ku duhet të votohet dhe numri i qendrës së votimit. “Teksti është shkruar në shqip kurse vendi i votimit O.S. Sukobin nuk është shkruar në gjuhën shqipe. Kush e bën këtë? Këtë nuk ta ka bërë as Gjukanoviqi, as Maroviqi, por këtë e kanë bërë shqiptarët që punojnë aty”, tha ai. Draga theksoi se problemet ekzistojnë në dy dimensione, atë lokal dhe republikan. “Nuk ekziston vullnet dhe gatishmëri e pushteti qendror që të zgjidhen çështjejt e tilla që unë i quaj teknike”, tha ai. Koordinatori i Qendrës Nansen Dialog, Leon Gjokaj, tha se integrimet europiane dhe euro-atlantike për të cilat pretendon Mali i Zi nuk janë të mundura nëse nuk integrohemi në shoqëri si tërësi me specifikat tona, ndër të cilat më e rëndësishmja është gjuha. Gjokaj vlerësoi se Mali i Zi ka boshllëqe kur bëhet fjalë për implementimin e ligjeve, në rastin konkret të atij që sanksionon të drejtën e përdorimit të gjuhës. Ai përmendi shumë raste ku shkelet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe, siç është rasti me tabelat e rrugëve që tregojnë vendbanimet. Sipas tij, në mjediset ku shqiptarët përbëjnë shumicën pjesa joshqiptare duhet ta mësojë dhe ta dijë gjuhën shqipe ashtu siç e mësojnë shqiptarët gjuhën malazeze (serbe). Ai tha se në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk e ka ndjerë veten të lirë të flasë shqip në Podgoricë. Gjokaj potencoi po ashtu edhe inferioritetin dhe pabarazinë e gjuhës shqipe në arsim apo edhe në media.
Autor / Gazeta55

Emision javor në gjuhën shqipe ”Mozaiku 60” reduktohet nga 60 në 40 minuta

MOZAIKUSipas Skemës s re Programore RTV-së së Malit të Zi,Emision Javor në Gjuhën Shqipe ”Mozaiku 60” Reduktohet nga 60 në 40 minuta!!!!
Tkurrje në vend të zgjerimit

Emisioni shqip në TV-në e Malit të Zi, dikur “Kronika javore”, themeluar në vitin 1992, ishte emision mjaft i shikuar nga shqiptarët e Malit të Zi dhe zgjaste 30 minuta. Veprimtaria e kësaj redaksie zgjati deri në vitin 1998, që kontribuoi mjaft për afirmimin e vlerave tona.
Me kompletimin e redaksisë, po këtë vit, “Kronika javore” u shndërrua në “Mozaiku 60″. Ndërkaq, 4 vite më vonë, programi shqip zgjerohet edhe me lajmet ditore që zgjasin 15 minuta. Në redaksinë shqip, por edhe në Këshillin drejtues të RTV MZ ka ekzistuar një frymë dhe dëshirë që programi shqip të zgjerohet edhe me ndonjë program tjetër. Mirëpo, sipas skemës se re programore të TV-së së Malit të Zi emisioni javor në gjuhën shqipe “Mozaiku 60″ reduktohet nga 60 në 40 minuta.Fran Camaj
Javë më parë, “Mozaiku 60″ shkurtohet për 20 minuta dhe tani quhet “Mozaiku”. Sipas redaktorit përgjegjës të programit shqip, Fran Camaj, kjo ndodhi pasi që në RTV e Malit të Zi u bë skema e re e programit të RTV dhe kështu është bërë reduktimi i të gjitha emisioneve. Në këtë reduktim u përfshi edhe “Mozaiku 60″.
“Natyrisht kjo nuk është bërë me pëlqimin tonë, por arsyetimi ishte se janë reduktuar të gjitha emisionet. Ne dhe këshilli drejtues i RTV MZ kemi pasur kërkesa që të futen edhe emisione të reja në shqip, si bie fjala emisione për kulturë, arsim, turizëm, bujqësi, muzikë, emisioni për fëmijë etj”, pohon Camaj.
Në qoftë se këto emisione do të futeshin, atëherë, sipas redaktorit Camaj, nuk do të ishte e nevojshme të ekzistonte fare “Mozaiku”.
“Natyrisht se kjo nuk varet nga redaksia, por nga shumë faktorë”, shprehet ai.
Për Camajn assesi nuk mjaftojnë 40 minuta program që të përfshihen të gjitha fushat, duke dëshmuar se - as 60 minuta sa kanë qenë, e aq më pak 40 minuta, nuk mjaftojnë. “Ne kemi insistuar, por duhet t`na përkrahin edhe të tjerët që të futen emisione speciale në gjuhën shqipe”, përfundon ai.
Nail_DragaKryetari i Komisionit të programeve në gjuhën e pakicave pranë TV-së së Malit të Zi, dr Nail Draga vendimin e udhëheqësisë së TV-së së Malit të Zi që të shkurtohet për 20 minuta emisioni javor-Mozaiku 60 e cilëson si një akt të shpejtuar, i cili është në kundërshtim flagrant me të drejtën për informim në gjuhën shqipe. Sipas tij ka qenë e udhës që më heret të informohet redaksia e programit në gjuhën shqipe. Andaj, dr Draga këtë e sheh si një veprim që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtën e informimit në gjuhën shqipe të shqiptarëve në Mal të Zi.
“Duke pasur parasysh se në TV e MZ kemi pasur vetëm një emision javor dhe atë 1 (një) orë në gjuhën shqipe, veprimi i tillë i kësaj TV-je është i papërgjegjshëm”, shprehet ai, duke e vlerësuar këtë akt si diskriminimi në informimin shqip. Ai mendon se shqiptarët duhet t`i realizojnë të drejtat e tyre konform standardeve ndërkombëtare për informim në gjuhën amëtare, në këtë rast në informimin e pakicave në gjuhën e tyre.FERHAT DINOSHA.
Ndërkaq, për kryetarin e UDSH, Ferhat Dinosha shkurtimi i “Mozaikut 60″ duket shumë i çuditshëm dhe i papranueshëm. Ai tha se në këtë fazë duhet të flitet për zgjerimin e përmbajtjeve të emisioneve në gjuhën shqipe, sidomos në shërbimin publik, siç është TV-ja e Malit të Zi, e jo për diçka tjetër.
“Nuk e di, ndoshta dikush ka plan, që duhet të kihet parasysh, e që thotë se shqiptarët duhet të punojnë për një kanal të veçantë televiziv, për program më të gjatë në televizion, e jo për shkurtim të përmbajtjeve programore”, deklaroi Dinosha. Kjo atij i duket shumë e çuditshme dhe është i mendimit se i tërë fak tori shqiptar duhet të punojë në atë drejtim që programet shqipe në mediat e Malit të Zi të mos tkurren, përkundrazi ato të zgjerohen. Dinosha për këtë mendon se duhet një bashkëpunim i përfaqësuesve të mediave dhe partive politike shqiptare.
Rr.Dushaj
KOHA JAVORE

Bisedë me Muhamed Gjokaj, përfaqësues i zyrës së shoqatës “Atdheu na Bashkon” në Tuz

April 25, 2008 by Ulqini  
Filed under Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji

Muhamed GjokajPër promovimin e lirisë dhe demokracisë
Koha javore: Në fillim të këtij muaji lëvizja “Atdheu na Bashkon” hapi zyrën në Tuz, cili do të jetë misioni i saj?
M. Gjokaj: Disa nga pyetjet më me rendësi për popullin tonë janë zgjidhur, siç është çështja e Kosovën, për të cilën është shpenzuar një energji padyshim e madhe nga ana e diasporës sonë. Pra, mërgata shqiptare në momentet më delikate ka luajtur rol të rëndësishëm, pothuajse edhe vendimtar, për internacionalizimin e çështjes së Kosovës bile edhe të pozitës së gjithëmbarshme të popullit shqiptar - në tërësi. Atdheu na Bashkon në Tuz
Shqiptarët, si komb, kurrë nuk kanë gëzuar pozitë më të mirë se sot, por në nivelin lokal si shqiptarë në Mal të Zi jemi në një situatë shumë më të keqe se më parë. Prandaj, si përgjigje e kësaj del se mërgata jonë duhet të angazhohet më intensivisht në internacionalizimin e pozitës së popullit shqiptar në Mal të Zi, pse jo edhe të ndikojnë dukshëm në demokratizimin e shoqërisë në tërësi.
Besoj se është edhe e drejtë e mërgatës, e cila e ka prejardhjen nga këto treva, që të ndikojë dukshëm në përmirësimin e pozitës sonë, duke ditur se më se gjysma e popullatës gjendet jashtë vendlindjes dhe se inkuadrimi i tyre në procese dhe rrjedha shoqërore është një e drejtë që u takon.

Koha javore: Zyra me emrin “Komisioni për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare” do të merret edhe me të drejtat e pakicave të tjera, apo thjesht vetëm me shqiptarët?
 Atdheu na Bashkon M. Gjokaj: Në një shtet ku pushtetarët mund të shpallin çdokënd kriminel apo terrorist pa u gjykuar, ose në një shtet ku kryeprokurorja deklaron se nuk u beson gjyqeve, atëherë vërtet se kemi nevojë për këso lloj komisionesh për të mbrojtur të drejtat e njerëzve që janë viktima të rasteve të tilla. Ne si komision, në parim, nuk do të bëjmë dallime kur është fjala për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare. Por këtu duhet vendosur një paralele, sepse të gjithë nuk janë të diskriminuar në të njëjtën masë. P.sh. si parametër të kësaj paraleleje, kemi aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”. Pra, neve na kanë ndodhur ngjarje që fluturuan mu nga e kaluara e afert e Ballkanit dhe rënduan mbi popullin tonë, i cili në asnjë mënyrë nuk e meritonte këtë. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz
Imagjinonie shoqërinë që jep më se shtatëdhjetëmijë vullnetarë dhe merr pjesë në luftrat përreth, që kanë shkaktuar qindra e mijëra të vrarë dhe të masakruar. Nuk arrin të burgosë apo të akuzojë asnjë person të vetëm për krime lufte apo terrorizëm, kurse në anën tjetër pa ndodhur asgjë, burgos, torturon dhe shpall terroristë 15 vetë. E gjatë tërë kësaj drame, pushteti ende mbetet i njëjti, me të njëjtit protagonistë.
Kjo tregon se kjo shoqëri ka nevojë për komisione dhe organizata që promovojnë demokracinë dhe mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut. Ky është treguesi më i mirë se gjendemi në vendin dhe kohën e duhur.

Atdheu na BashkonKoha javore: Si do të funksionojë kjo zyrë?
M. Gjokaj: Lëvizja është një asosciacion shoqatash që veprojnë në SHBA, të cilat u bashkuan në një organizatë që është e regjistruar në shtetin e Nju Jorkut. Kjo organizatë ka kryesinë e vet, ka Statutin e vet dhe agjendën e veprimtarive të veta. Në kuadër të programit që është përqendruar në përmirësimin e pozitës së popullit shqiptar në Mal të Zi, është edhe hapja e zyrës në vendlindje. Kjo e drejtë bazohet në statut dhe si e tillë trajtohet si vendim statutor. Gjithashtu, si zyre jemi të paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë së Mali të Zi, ku jemi të regjistruar dhe trajtohemi si organizatë e huaj. Kaq nga aspekti formal. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz Kurse nga ana e aspektit të veprimit (funksional) ne jemi një grup homogjen, që në hierarkinë e organizimit tonë nuk e kultivojmë kultin e individit apo liderizmit, por atë të hierarkisë horizontale dhe atë të punimit në grup, ku kryetari është - primus inter pares (pra, i pari në mes të barabartëve).
Pra asnjë veprim apo deklaratë nuk del në opinion pa u konsultuar bordi drejtues dhe ekpertët e lëmisë përkatëse dhe në fund të nënshkruhet nga kryetari.

 \"Atdheu na Bashkon\" në TuzKoha javore: Si e shikoni integrimin e pakicës shqiptare?
M. Gjokaj: Sigurisht se përvoja e anëtarëve tanë dhe e bordit drejtues, për tzu integruar në një shoqëri siç është shoqëria amerikane, do të kontribuojë dukshëm që këtë standard ta implementojmë edhe në shoqërinë tonë. Gjithsesi, integrimi i popullit tonë në shoqëri duhet të ndodhë. Kjo duhet të bëhet vetëm e vetëm me kusht që të ruhet identiteti ynë, që do të thotë duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe specifikat që neve na dallojnë nga të tjerët. Pra, këto diversitete duhet të trajtohen si pasuri dhe një arsye më shumë për tzu respektuar ashtu që të gjithë së bashku të plotësojmë mozaikun multietnik të shoqërisë sonë. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz

Koha javore: Si do të jetë bashkëpunimi i kësaj zyre me OJQ-të e tjera në MZ?
M. Gjokaj: Bashkëpunimi ynë me OJQ-të e ndryshme nuk do varet vetëm nga vullneti ynë, por më shumë nga natyra e veprimtarive që ne do të zhvillojmë. Por gjithsesi kam shpresë se do të hasim në përkrahje të fuqishme tek OJQ-të vendore dhe se bashkëpunimi me to do të jetë esencial në aktivitetet tona këtu.

 \"Atdheu na Bashkon\" në TuzKoha javore: Sa do të jetë në gjendje kjo zyre që të kontribuojë në demokratizimin e shoqërisë në tërësi?

M. Gjokaj: Shoqëria Malazeze është një term mjaft i gjerë dhe jemi të vetëdijshëm se në një shoqëri që ende nuk është liruar nga e kaluara, ende janë prezente kultet e bisedave pas darkës apo favorizimet në bazë të përkatësive fisnore, nacionale etj. Kemi një shoqëri ku një pjesë e madhe nuk e don apo nuk e pranon shtetin ku jeton, dhe se nuk ekziston një koncensus minimal për pyetjet më vitale që çojnë drejt zhvillimit dhe demokratizimit të vendit etj.etj.Pra është më se normale se normat dhe standardet që aplikohen në \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz demokracitë perëndimore, në SHBA e gjetiu, nuk mund të implementohen apo të japin rezultatë në shoqërinë tonë.Që do të thotë se si organizatë jemi më se të vetëdijshëm se nuk mund të ndikojmë shumë në këtë drejtim. Por pa dyshim do të tentojmë të sensibilizojmë shumë probleme me të cilat përballemi si shoqëri. Kurse preokupimi ynë kryesor është ai i popullit shqiptar në Mal të Zi dhe gjetja e moduseve që do të çojnë deri tek përmirësimi real dhe kualitativ i pozitës sonë. Sepse me integrimin e plotë të pakicave përmbushet standardi dhe kushti më kryesor për tzu antarësuar në integrimet euroatlantike.

 \"Atdheu na Bashkon\" në TuzKoha javore: Lëvizja “Atdheu na Bashkon” ka ndërmend të hapë edhe edhe një zyre tjetër në MZ - (ose ajo ka paralajmëruar zyrën tjetër), për çka është fjala?
M. Gjokaj: Sigurisht se një përgjigje më kompetente do ta merrni tek bordi drejtues, por gjithsesi ne jemi një organizatë ambicioze dhe besoj se në të ardhmen do të kemi edhe shumë e shumë individë e organizata që do të kyçen për ta ndihmuar vendlindjen. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz
Ky është vetëm fillimi i veprimtarisë sonë dhe besoj se shqiptarët në Mal të Zi me angazhimin tonë dhe të subjekteve politike që duan bashkëpunim shumë shpejt do të krijojnë një koncensus kombëtar për hartimin e një platforme të përbashkët politike dhe Tuzi do ta fitojë komunën e plotë, sikur komunat e tjera, si e drejtë e garantuar.
Gjithsesi, aktivitetet e një organizate shqiptaro-amerikanë këtu do të gjejnë hapësirë të mjaftueshme për të promovuar liri dhe demokraci si vlera që janë simbol dhe pasqyrë e shoqërisë amerikane ku e ka bazën kjo organizatë.
Bisedoi: Rrok Dushaj
(Koha Javore)

YouTube Preview Image