Mund të bëhet Mali i Zi një tjetër Monako?
February 29, 2008 by Ulqini
Filed under Turizmi / Turizam
Duke gëzuar ndërkaq një bum pronësie dhe të ardhura të rritura nga turizmi, vendi po kërkon të tërheqë investimin e madh të huaj. Me bregdetin e vet spektakular dhe brendësinë e thyer malore, Mali i Zi e sidomos Ulqini ka një potencial të madh turistik. Tani që republika ka fituar pavarësinë nga bashkimi i mëparshëm shtetëror me Serbinë, disa thonë se ai mund të bëhet një tjetër Monako. Shembujt janë të shumtë, mjafton vetëm të mendosh për Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën, për përfitimin ekonomik të dalë nga turizmi ndërkombëtar. Mali i Zi i që sapo ka fituar pavarësinë është i gatshëm të kapë mundësinë. Duke hedhur poshtë parashikimet se referendumi i pavarësisë në maj do të shtinte paqëndrueshmërinë, Mali i Zi në fakt pa të rritet numri i vet i turizmit këtë verë. Aktualisht, një turr i çmendur është në blerjen e pronave ndërsa qeveria ka ndërmarrë bërjen e investimeve atje aq pa dhimbje sa mundet. Të ardhurat mund të priten të rriten për vit dhe shifrat e investimeve, të ushqyera nga bumi masiv i pronës, janë përshtypjelënëse. Me të vërtetë, Mali i Zi zë vendin e tretë në Evropë lidhur me ivestimet e drejtpërdrejta për frymë. Deri tani, rusët kanë qenë lojtarët kryesorë ne Mal të Zi e sidomos në Ulqin. Me investime që llogariten në 2 miliard $, ata mbizotërojnë një pjesë të madhe të ekonomisë nacionale malazeze.Jo gjithkush në Malin e Zi është krejtësisht i kënaqur me kaq shumë para ruse që dynden dhe qeveria ka kërkuar shumëllojshmëri. Ata që janë kritikë ndaj rusëve shprehin dyshimin në se do të mbahen premtimet veçanërisht garancitë mjedisore. Rusët llogariten gjithashtu për normën më të madhe të rritjes midis turistëve ndërkombëtarë. Ndërsa shpesh perceptohen si mbizotërues të industrisë, situata aktuale është më komplekse. Sllovenët për shembull, kanë ngritur një hotel të ri bregdetar në Sveti Stefan. Një interes irlandez ka sjellë Hotel Fjord në Kotor dhe Beppler dhe Jacobson të Britanisë kanë bërë një investim të madh në një vendpushim ujrash termale në Kolashin. Megjithatë, qeveria malazeze ka vazhduar të kërkojë diçka më të madhe nga Perëndimi. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar nga një anije lufte herë pas here për një vizitë të shkurtër por çuditërisht pak investim të huaj. Malazezët shpresojnë me gjasë se anëtarësimi në NATO dhe një udhë e shpejtë e mundshme në BE do t’u japë atyre më tepër dorë për të tërhequr kapitalin perëndimor dhe për të reduktuar vartësinë nga Rusia. Tani duket se investimi i madh ka arritur më së fundi. Një marrëveshje është përfunduar me Peter Munk, një nga industrialistët kryesues të Kanadasë dhe kryetari i prodhuesit më të madh botëror të arit, Barrick Gold. Munk zotëron gjithashtu një pjesë të TriGranit Development Corporation në Budapest. TriGranit e ka ngritur tashmë veten si zhvilluesi kryesues i rajonit, me projekte të suksesshme të përfunduara ose në vazhdim në Bullgari, Hungari, Poloni, Slloveni, Rumani dhe Rusi. TriGranit ka gjithashtu plane të ardhshme zhvillimi në Malin e Zi. Në fund të tetorit, Munk përfundoi bisedimet me qeverinë mbi blerjen e një ndërmarrjeje të vjetër anijendërtuese dhe bregu detar dikur të kontrolluar nga ushtria jugosllave, në një vend të mrekullueshëm në gjirin e Kotorrit në afërsi të një aeroporti. Marrëveshja shtron udhën për zhvillimin e një porti të madh jahtesh në qytetin bregdetar të Tivatit. Munk vë në dukje se investimi ka potencial të madh transformues dhe se planet e tij nuk janë tipike. “Nuk është se një fabrikë po ndrron zot. Ne po vendosim një industri krejt të re e cila do ta lejojë Malin e Zi të jetë konkurrues me portet më të suksesshme të jahteve në Mesdhe,” thotë ai. Niveli i investimit në turizmin ndërkombëtar do të krijojë potencial të madh për njerëzit në rajon, shton Munk. Për Malin e Zi, burimet brenda e jashtë qeverisë thonë se investimi i Munk është më shumë se një projekt tjetër turistik. Ai është investimi i parë thelbësor nga Perëndimi dhe një i cili duhet të shërbente si katalizator për më shumë nga këto investime. Munk ka në plan të rizhvillojë tërësisht një vend 24 hektarësh në portin më të madh e luksoz të jahteve në Mesdheun lindor, me mbi 700 vende ankorimi. Ai pritet të tërheqë një klientelë të sofistikuar dhe kjo është në përputhje me disa nga prirjet e përgjithshme në strategjinë e turizmit të Malit të Zi. Investimi do të sjellë përmirësime të mëdha të infrastrukturës. Në thelb, një Tivat krejt i ri do të dalë gjatë tre vjetëve të ardhshëm. Stadi i parë i investimit është 150 milion $, me një kosto të përgjithshme prej 500 milion $ sapo projekti të kompletohet. Hapi i parë i madh është të vihet në rregull shtëpia mjedisore e Tivatit. Vitet e ndërtimit të anijeve dhe veprimtarisë ushtarake kanë lënë një gjurmë të thellë në gjirin e Kotorit. Në bashkëpunim me EBRD dhe Bankën Botërore, do të nisë një pastrim mjedisor. http://www.vimeo.com/603631
Kosova shpall pavaresine. parlamenti miraton simbolet e shtetit
February 17, 2008 by Ulqini
Filed under Rajoni / Region
Fillon seanca e jashtezakonshme e Kuvendit te KosovesOra 15:10 Ka nisur seanca e Kuvendit te Kosoves ku ne rend te dites jane shpallja e deklarates se pavaresise dhe miratimi i simboleve shteterore. Kuvendi eshte hapur me fjalen e kreut te tij Jakup Krisniqi i cili e quajti kete dite historike per kombin. Ai beri nje pershendetje te vecante per perfaqesuesin e familjes Jashari si perfaqesues te te gjitha flijimeve te familjeve te popullit shqiptar. “Zotimi im solemn per Kosoven shtet demokratik eshte premtimi per vlera me te perparuara e themeltare te shoqerise se sotme njerezore. Kosova asnjehere n ejeten e saj nuk ka patur miq sa ka patur sot” tha Krasniqi.
Thaci: Sot dite historike per Kosoven. Angazhohemi per respektimin e te drejtave te komuniteteve
Ora 15:25 Kryeministri Thaci ne fjaken e tij ne kuvend e ka quajtur diten e sotme nje dite historike per popullin e Kosoves. “Ka qene rruge e gjate e veshtire e sakrificave per te ardhur tek dita e sotme. Shpresat tona nuk kane qene asnjehere me te medha, populli nuk ka qene asnjehere me i bashkuar, Kosova asnjehere nuk ka pasur mbehtetjen me te madhe nderkombetare. Sot e gjithe bota eshte me ne dhe ne po behemi pjese e barabarte e botes demokratike ka thene Thaci duke vene theksin se shteti i ri i Kosoves shenon shperberjen perfundimtare te ish- Jugosllavise. Duke vleresuar rendesine e kesaj dite kreu i qeverise se Kosoves nuk la jashte vemendjes sfidat e htetit me te ri te botes si ato ne ekonomi, arsim, shendetesi apo rrugen drejt integrimit europian. Thaci rikonfirmoi me tej gatishmerine e qeverise se tij per respektimin e te drejtave te te gjithe komuniteve ndersa shprehu mbeshtetjen per misionin e ri te BE ne Kosove.
Deklarata e pavaresise e lexuar nga kryeministri Thaci
Ora 15:45 “Ne e shpallim Kosovën republikë demokratike dhe laike. Shumë shpejt do të miratohet kushtetuta e Kosovës, që do të respektojë të drejtat e të gjithëve. Kjo kushtetutë do të respektojë të gjitha parimet e dokumentit të Ahtisaarit. Kosova e pavarur do të jetë e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit. Kosova mirëpret praninë ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë. Me pavarësinë, Kosova i merr përsipër përgjegjësitë ndërkombëtare, i garanton kufijtë e fqinjëve të saj dhe përmbahet nga dhuna si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kosova e deklaron vullnetin e saj për marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Kosova e pavarur gjithashtu garanton trashëgiminë kulturore dhe fetare në territorin e saj”.
Ora 15:50 Kuvendi i Kosoves ka shpallur Kosoven Shtet. Ne seancen e jashtezakonshme te mbajtur nga Kuvendi i Kosoves, parlamentaret kane miratuar njezeri deklaraten e Pavaresise e cila u lexua nga kryeministri Thaci . Permes kesaj deklarate zyrtaret e Kosoves zotohen te zbatojne planin e Ahtisarit, te respektojne fqinjesine e mire me shtetet e tjera, per paqe dhe stabilitet. Deklarata e Pavaresise eshte duke u firmosur nga te gjithe deputetet e pranishem ne parlament.
Me miratimin e deklarates se pavaresise Kosova sot shpallet shteti me i ri i Ballkanit, Europes dhe Botes. Kosovaret, te cilet kane realizuar keshtu endrren e tyre shekullore plote sakrifica e mund, kane nisur festimet ne cdo rruge te Kosoves.
Sot Kosova u nda pergjithmone nga Serbia dhe dita e sotme do te nise punen ne bashkerendim me misionin nderkombetar te akredituar atje. Nga sot Kosova do te kete kufijte e saj, flamurin dhe stemen e saj shteterore.
Pas miratimit Deklaratës së Pavarësisë për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, deputetët do të miratojnë edhe simbolet shtetërore, flamurin dhe stemën.
Ora 16:10 Menjehere pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ka reaguar Belgradi. Presidenti serb Tadic ka theksuar se vendi I tij nuk do ta njohe kurre pavaresine. Sipa tij Beogradi “ka reaguar dhe do te reagoje me te gjitha mjetet paqesore, diplomatike dhe ligjore per te anulluar kete akt te institucioneve te Kosoves”. Nderkaq per kryeministrin serb Koshtunica “ka lidur ilegalisht nje shtet falls”.
Ora 16:25 Shqiperia dhe Britania pershendesin pavaresine e Kosoves
Deklarata e pavaresise se Kosoves, menjehere pas miratimit te saj eshte pershendetur nga kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Sipas kreut te kabinetit shqiptar me miratimin e kesaj deklarate deputetet kosovare votuan per pavaresine e vendit te tyre,qe perjetoi regjimin me te eger ne Ballkan. “Perulemi para vepres se Rugoves” tha Berisha duke pershendetur me tej udheheqjen e Kosoves.
Nderkaq sipas agjencise se lajmeve AFP shpallja e pavaresise se Kosoves eshte pershendetur dhe nga Britania. “Shpallja e pavarësisë nga parlamenti kosovar është një “zhvillim i rëndësishëm” për Kosovën” deklaroi sot një zëdhënës i Foreign Office-it duke shtuar se një deklaratë zyrtare pritet të bëhet nesër pas takimit të ministrave te jashtem te BE ne Bruksel.
Ora 16:45 Bllokohen ne Merdare nje turme serbesh me uniforme, kerkonin te inskenonin protesta
Disa qindra serbe me uniforme nuk jane lene te hyjne sot ne Kosove. Veteranet e luftes se viteve 1998-1999 jane lejuar ne fakt nga policia serbe te kalojne piken kufitare ne Merdare, por jane bllokuar ne kufirin e kontrolluar nga shqiptaret. Ka patur disa kundershtime, por me pas ish luftetaret serbe te cilet kerkonin te inskenonin nje proteste kunder pavaresise se Koosves, kane hequr dore.
Ora 16: 50 Moska kunder pavaresise se Kosoves, kerkon mbledhje te jashtezakonshme te KS
Pas miratimit te Deklarates se pavaresise nga Kuvendi i Kosoves, Rusia ka kerkuar nje mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurimit te OKB qe pritet te zhvillohet ne oren 19:00. Ajo do te kerkoje ne kete mbledhje nje veprim te “menjehershem” per anullimin e deklarates se pavaresise se Kosoves. Nga ana tjeter NATO ka deklaruar se do te vazhdoje te garantoje sigurine ne Kosoves, si dhe u ka bere thirrje paleve te veprojne me shume kujdes.
Ora 17:02 Parlamenti i Kosoves miraton me unimitet simbolet shteterore te Kosoves. Flamuri i Kosoves ka fushën blu, me hartën e Kosovës, ngjyrë ari dhe gjashtë yje të bardhë siper hartes
Ora 17:25 Pavaresia, Topi: U korrigjuan gabimet e se kaluares
Shpallja e Pavarsisë së Kosovës është përshëndetur nga presidenti shqiptar Bamir Topi. Në konferencën për shtyp presidenti shqiptar ka theksuar se tashmë u korigjuan gabimet e së kaluarës dhe një rol të madh në
të gjithë këtë sipërmarrje e kanë ndërkombëtaret të cilët i mbështetën politikanët kosovarë për të shënuar një ditë të re në të ardhmen e Kosovës
Sejdiu mesazh pakicave: Mos kini droje, do respektohen plotesisht te drejtat tuaja
Ora 18:15-Presidenti Fatmir Sejdiu ka pershendetur sot shpalljen e pavaresise. Ne nje konference per shtyp mes te tjerash, Presidenti Sejdiu ka qetesuar pakicat ne Kosove duke u garantuar atyre se do te jetojne ne nje shtet, ku te respektohen te drejtat e tyre te plota. “E pranoj se sot eshte dita e drojes, por sot dhe ne te ardhmen do te respektoheni. Do te respektohet tradita dhe pasuria juaj, gjuha dhe kultura jua. Ju ftoj qe te jetoni ne Kosoven e pavarur”, tha Sejdiu.
Kreu i shtetit kosovar i beri ftese shteteve te botes qe te fitojne nje raport te ri me Kosoven. “Ftoj shtete e botes qe te fitojne raport me ne. E ftoj dhe Serbine me te cilen do te ndajme marredhenie te mira. Ftoj popullin e Kosoves qe te festoje ne qetesi, diten historike.
Mali Zi i përmbajtur për Kosovën
February 17, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
Ulqin-Podgoricë:Zyrtarë të lartë të Malit të Zi si dhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare, thanë të shtunën se Podgorica konsideron që procesi izgjidhjes së çështjes së Kosovës nuk ka përfunduar, por Mali i Zi nuk do të ngutet as nuk do të vonojë reagimin ndaj këtij zhvillimi. Miodrag Vukovic i partisë në pushtet, tha se “…Mali i Zi nuk do të bie nën ndikimin e provokimeve, as të kërkesave politikaneske të rezolutave të ndryshme për, gjoja mbrojtjen e Kosovës”, tha Vukovic, duke nënvizuar se është diçka joserioze që Mali i Zi të deklarohet para se vetë palët në këtë proces ta thonë fjalën përfundimtare. Vukovic ka shtuar se kur të miratohet vendimi mbi statusin e Kosovës, pa marrë parasysh cili do të jetë ai, qëndrimi i Malit të Zi do të dalë nga dialogu i Kuvendit dhe Qeverisë, duke përfshirë këtu edhe hapjen e diskutimit në parlament. “Pra, nuk do të ketë vendime të njëanshme të të cilitdo organ të Malit të Zi lidhur me çështjen e Kosovës”, tha ai. Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi,Jusuf Kalamperovic, tha se në Mal të Zi nuk ka ndonjë paralajmërim protestash, por janë ndërmarrë masa përkatëse “përkujdesjeje”.”Gjendja në Malin e Zi është stabile dhe nuk ekzistojnë vlerësime se mund të ketë destabilizim të mundshëm,qoftë në zonat ku jetojnë shqiptarët, ose në viset tjera të Malit të Zi”, tha Kalamperovic.
Jo vetëm “Kujtime”, por kronikë e Ulqinit
February 13, 2008 by Ulqini
Filed under Kulturë / Kultura
Libri i Shaban Dollakut
Ngritjen e flamurit shqiptar si dhe kërkesat për të drejta nacionale. Shabani si dhe shumë të tjerë ndihmuan sidomos gjatë periudhës së tërrmetit. Ai flet për kontributin që dha Kosova, por edhe për prishjen e pushimores K-1 ku ishin investuar shumë mjete. Autori i kushton një faqe të rëndësishme edhe viteve të 90-ta.
Libri i Shaban Dollakut është një kronikë jo vetëm familijare, por edhe kronikë për veprat e tyre, të cilat nuk mund të shënohen në një libër.
Libri i ri i Sh. Dollakut “Kujtime” nuk është vetëm kujtime, monografi e familjes Muharremi - Dollaku, por një kronikë me rëndësi, e cila paraqet ngjarjet familjare nëpër shekuj. Autori duke folur për vëllazërinë Dollaku dhe familjen Muharremi - Dollaku shënon shumë ngjarje me rëndësi për Ulqinin gjatë tre shekujve të kaluar. Dollaku tregon prejardhjen e familjes së tij që u vendos në Ulqin. Libri shpalos ngjarjet ekonomike të Ulqinit, burimet e jetesës, ullishtën dhe mullinjtë e vajit, por edhe mullirin e drithit që e bleu familja e tij. Autori shënon se në Ulqin kishte 30 mullinj vaji, por edhe 6 furra të bukës. Autori shënon edhe emrat dhe kohën kur ato fillojnë të punojnë me presa. Ai flet për traditën e cila kishte rrënjë të thella. Autori rrëfen edhe për tregëtinë, për tregtarët ulqinakë dhe për ngritjen dhe rënien e tyre. Ai flet për anijet, për strehimin e tyre në Bunë dhe Valdanos. Autori është 80-vjeçar dhe përvoja e tij jetësore është e madhe. Ai u shkollua sikurse vëllezërit e tij. Është kjo një traditë që dha rezultate. Shumica e vëllezërve të tij filluan shkollimin në Shqipëri, por i mbaruan në Sarajevë dhe Beograd. Të gjithë ishin të dhënë pas shkollës dhe dhanë një kontribut të rëndësishëm edhe në zhvillimin e Ulqinit. Me zhvillimin ekonomik nuk përfitoi vetëm familja por edhe qyteti me rrethinë. Kjo familje ndihmoi popullatën në ditët e vështira në borën e madhe para Luftës së Dytë Botërore, kur u dha ushqime, miell pa pagesë, por edhe gjatë bombardimit. Këto shënime i jep autori dhe vë në pah jo vetëm 6 furrat e bukës, por edhe furrtarët dhe prejardhjen e tyre. Poashtu autori jep edhe emrat e 30 mullinjve të vajit. Autori tregon edhe për vitin 1945 të pasluftës, ku familjes Muharremi i merren pronat. Ajo pësoi goditje ekonomike, por nuk u gjunjëzua, sepse punonin. Ata morën rrugën e shkollimit. Sarajeva ishte streha ku shumica e tyre u shkolluan. Dhe si në kronikë përshkruhen vitet kur vëllai i tij Jakupi me disa ulqinakë punuan për çështjen kombëtare dhe u burgosën. Kjo familje e ruajti traditën ekonomike, por edhe atë politike. Ata ishin familje e shkolluar. Hamiti arrin të bëhet doktor i parë i shkencave në vitin 1959, ndërsa më 1968 profesor i rregullt në Sarajevë. Hamiti ndihmoi posaçërisht ulqinakët pas tërrmetit. Nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e tij ishte diga “Glava Zeta”, por diplomoi për pendën e Batllavës, ku ishte kryeinxhinier.
Me interes janë vitet pas çlirimit më 1945, për situatën politike në qytet, për sekuestrimin e pasurisë. Kjo familje mbijetoi falë punës dhe shkollimit. Pasi mbaroi shkollimin, autori kthehet në Ulqin. Vitet 1966 janë interesante, pasi autori përmend intelektualët që mbronin të drejtat e shqiptarëve që i kishte shkelur regjimi i Rankoviqit, ngritjen e flamurit shqiptar si dhe kërkesat për të drejta nacionale. Shabani si dhe shumë të tjerë ndihmuan sidomos gjatë periudhës së tërmetit. Ai flet për kontributin që dha Kosova, por edhe për prishjen e pushimores K-1, ku ishin investuar shumë mjete. Autori i kushton një faqe të rëndësishme edhe viteve të 90-ta.
Libri i Shaban Dollakut është një kronikë jo vetëm familiare, por edhe kronikë për veprat e tyre, të cilat nuk mund të shënohën në një libër. Unë dua të theksoj se nga kjo familje është edhe Rifat Muharremi i cili punoi si traktorist i parë në Anë të Malit, por edhe si shofer. Ai iu ndihmonte banorëve të kësaj ane, sepse për të arritur në Ulqin nuk ishte e lehtë, ngase s`kishte mjete të tjera të qarkullimit. Dhe Rifati s`i merrte kujt të holla. I merrte sidomos të rinjtë, i porosiste të punojnë dhe të shkollohën. Shpeshherë qortohej, por ai vazhdonte për të ndihmuar të tjerët. Kjo familje ka meritë edhe për mjekët që dha. Ata ndihmuan popullatën e kësaj ane. Është me rëndësi të theksohet fakti se ata janë duke ruajtur dhe vazhduar traditën familiare. Libri “Kujtime” ka vlerë të madhe për Uqinin me rrethinë. Librat e tillë janë pasuri dhe pasqyrë e kohës.Asllan Bisha
Intervistë me kryetarin e UDSH-së Ferhat Dinoshën
February 11, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
Dinosha rizgjedhet kryetar
Ulqin - Lideri aktual i UDSH-së, Ferhat Dinosha, është rizgjedhur për kryetar të ardhshëm të partisë në Kuvendin e Pestë Zgjedhor, i cili u mbajt të shtunën në Qendrën e Kulturës në Ulqin.
Kuvendi Zgjedhor, përveç kryetarit, zgjodhi edhe 25 anëtarë të rinj të Këshillit Qendror, miratoi Raportin e punës në mes dy kuvendeve, Statutin partiak, Programin politik të partisë, Rezolutën për Kosovën, Rezolutën për grupin e shqiptarëve të paraburgosur në aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”, si dhe Apelin drejtuar partive të tjera shqiptare për bashkëpunim. Read more

