Egzona Nika

KK “Ulqini” vazhdon traditën e sukseseve të arta
Të shtunën, më 21 prill 2012 në Podgoricë u mbajt Turneu internacional i karatesë “Grand prix Podgorica”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” u radhit në vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Ky është edhe një sukses i rradhës të Klubit të karatesë “Ulqini”, i cili përsëri ruajti supremacinë e vet. Në këtë turne morën pjesë 17 klube me mbi 400 garues nga Bosna, Serbia, Kroacia dhe nga Mali i Zi. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 63 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale:... Vazhdo
KK”Ulqini” i pari në renditjen e përgjithshme në Podgoricë
Më 03 dhjetor 2011 u mbajt Kupa 32-të e Karatesë “Kup Oslobogjenja Podgorice”, ku morën pjesë 30 klube me mbi 700 garues, nga Bosna, Serbia, Kosova dhe klubet nga Mali i Zi. Klubi i karatesë “Ulqini” u rendit në vendin e parë në renditjen e përgjithshme, në vend të dytë u rendit  KK “Omlladinac” nga Podgorica, vendi i tretë i takoi KK “Bar” nga Tivari, vendi i katërt KK “Gorazhda” nga Bosna, ndërsa vendi i pestë i takoi KK “Gorshtak” nga Kollashini. KK... Vazhdo