Flet Juna (Junida Kule) për banoret

May 9, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

juna big brother albania 2 live1 Flet Juna (Junida Kule) për banoret ADI

Gjërat pozitive – Synon të ndryshojë.

Gjërat negative – I mungon guximi për konfrontime ballë përballë.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ç’kemi Adi! Prapë të dhemb kurrizi mo? Po këmbën si e ke”?

 

DRITANI

Gjërat pozitive – Mjaft elegant në pamje.

Gjërat negative – Kur nxehet, e humbet ekuilibrin.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të trashëgohesh”!

 

BJORDI

Gjërat pozitive – Premtues në piano.

Gjërat negative – Bën kompromise të paprincipta.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Kujdes, jeta është e gjatë për prapësira dhe e shkurtër për të qenë i virtytshëm”.

 

ARJONI

Gjërat pozitive – Inteligjent, i artikuluar shumë mirë në shprehje dhe i pashëm.

Gjërat negative – S’ka.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Falënderoj ‘Big’-un që më dha mundësinë të njihesha me ty”.

 

SORI

Gjërat pozitive – Njeri i vullnetit dhe sakrificës.

Gjërat negative – Nuk i shfaqi asnjëherë para meje.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Më vjen keq që nuk t’u dha rasti të më nominoje”.

 

ANI

Gjërat pozitive – I mirë dhe i dashur.

Gjërat negative – Nuk arrita ta njoh.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Vazhdo siç e ke nisur”.

 

TONI

Gjërat pozitive – I ëmbël, i zgjuar dhe parimor. Pa komplekse.

Gjërat negative – Më ka lënë pa gjumë dhe desh më mbyti nga të qeshurat.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lymo, na le pa pa filxhon”.

 

ARI

Gjërat pozitive – Ka mësuar ca gjëra në Perëndim.

Gjërat negative – Nuk ka mësuar ato që duhet të mësonte.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Asgjë”.

 

ADELA

Gjërat pozitive – Fotozhenike në fytyrë.

Gjërat negative – Fotozhenike në karakter.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ti nuk përfaqëson vajzat e vërteta nga provinca. Ato janë të brishta dhe të sinqerta në ëndrrat e tyre legjitime”.

 

AIDA

Gjërat pozitive – Vajzë me shumë personalitet dhe me shumë botë.

Gjërat negative – Nuk arrita t’ia njoh.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lum ai burrë që do të të ketë ty në krah”.

 

MOZA

Gjërat pozitive – Kryefamiljare e zonja.

Gjërat negative – Telefon i prishur.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “E thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme ke thënë, e thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme s’duhen thënë”.

 

ANJEZA

Gjërat pozitive – Me shumë bonsens, shumë e dashur dhe e çiltër.

Gjërat negative – Nuk ka.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të uroj shumë, shumë fat në jetë”.

Popularity: 3% [?]

Anjeza : Eltoni doli kot

anjeza-per-tonin04-big-brother-albania-204/05/09 12:59

Qetsori dhe Anjeza duke diskutuar për bindjet e tyre politike kujtojnë Eltonin. Qetsori mendon që Eltoni pavarsisht se kishte udhëtuar shumë, nuk tregoi asgjë brenda në shtëpi. Anjeza e kundërshton duke i thënë që gjërat më të rëndësishme Eltoni ia ka treguar . Ajo vazhdon duke treguar që ai merrej me projekte. Qetsori shprehet kurioz për të ditur disa prej tyre, por Anjeza nuk pranon t`ia thotë. Sipas saj Eltoni kishte shumë gjëra pozitive që Qetsori nuk kishte arritur t`i kuptojë. Qetsori thotë:-“Doli kot Toni, por nuk kishim kë të nxirrnim!” Anjeza i thotë:-“ Toni kishte ardhur për gjëra të tjera që ju nuk i keni marrë vesh!”

Popularity: 1% [?]

Big Brother Albania 2, Intervista, Elton Tozaj

May 2, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

toni-big-brother-albania-2-live

 

Toni, a mendon se ia vlente kjo përvojë në “Big Brother”?

Po, sinqerisht! Për mua ishte jo vetëm interesante, por dhe një mundësi për të treguar vlerat e mia dhe besoj se ia kam arritur qëllimit!

A të penalizoi fakti se nuk hyre që në fillim në këtë “reality”?

Mbase, por nuk e mendoj kështu. Kam përshtypjen se ne ishim më të favorizuar për të vetmen arsye se kishim pasur të gjithë kohën e mundshme për t’i njohur konkurrentët nëpërmjet ekranit. E dinim lojën e tyre, intrigat, të fshehtat dhe aleancat që kishin lindur në shtëpi.

Kush ishte njeriu më i afërt për ty atje brenda?

Aida, Arjoni, Anjeza, Juna dhe Adi, por më shumë isha i lidhur me Aidën.

Po në karakter apo tip, kush të ngjante?

Nuk e besoj se kisha ndonjë tip të përbashkët me mua. Për sa i përket karakterit tim, besoj se ngjaj shumë me Arjonin.

Cili është lojtari më i dobët aty brenda?

Lojtarë të dobët nuk ka dhe nuk besoj se ka pasur.

Po lojtari apo lojtarja që po shtiret më shumë nga të gjithë?

Adela. Do të kisha dashur shumë ta njihja se kush është në të vërtetë por s’ma dha mundësinë, pasi mendoj se është shtirur gjatë gjithë kohës.

A do të ndryshoje sjellje po të hyje përsëri në “Big Brother”?

Jo, aspak. Unë jam Eltoni dhe jam kështu, me të mirat e me të këqijat e mia. Nuk mund të dal nga vetja.

A je penduar që ndenje pak “urtë”?

Mbase kam ndenjur “urtë” javën e parë, si pasojë e ndryshimit të rrjedhës së jetës sime dhe ambientimi kërkonte pak kohë, por më pas ndryshova dhe nuk besoj se kam qenë edhe aq i urtë.

Cilin do të ngacmoje, po të ishe përsëri brenda?

Përsëri tek Adela do kisha ndaluar dhe do të kisha vazhduar deri sa të nxirrja në pah vlerat e saj reale dhe jo ato që i ka “vjedhur” nga Bjordi.

Cili nga banorët të ka zhgënjyer?

Askush.

A beson se ka dashuri mes Adelës dhe Bjordit?

Mendoj se nga ana e Bjordit ka dashuri, ndërsa për Adelën nuk e besoj.

Arit i thoshe “bionde”, pse?

Hahaha, të mos keqkuptohemi, nuk është ofendim, por një shaka që ne e bënim aty në shtëpi. “Bionde” ishte me kuptimin që flet shumë ndonjëherë dhe ajo fjalë ishte një shprehje me humor, por kurrsesi ofenduese ndaj Arit.

Cilin nga banorët do ta nxirrje që sot nga “Big Brother”, pasi është duke ndenjur kot aty?

Mimoza. Për mendimin tim, ajo po vegjeton dhe do ta kisha nxjerrë. Bukuria nuk është gjithçka.

Kush do të fitojë?

Besoj se Adi, pasi ka shumë cilësi.

Çfarë do të kujtosh nga kjo përvojë?

Do të kujtoj çdo gjë, çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë të kaluar aty brenda. Një eksperiencë e paharrueshme dhe që vetëm një herë të jepet mundësia për ta jetuar.

Me çfarë do të merresh tani?

Me çfarë do të merrem tani??? Më pëlqen të ndihem i vlerësuar dhe shpresoj që fama e fituar falë “Vëllait të madh” të më hapë dyer të reja në fushën profesionale.

Popularity: 1% [?]

Flet Eltoni Tozaj për banoret – Adela, hipokrite dhe manipuluese

May 2, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

elton tozaj big brother albania 2 Flet Eltoni Tozaj për banoret   Adela, hipokrite dhe manipulueseADI

Gjërat pozitive – Humori

Gjërat negative – Humori me raste i tepruar

Po ta kishepërballë, çfarë do t’i thoshe? “Tërbohu”

 

SORI

Gjërat pozitive – Ka shumë bagazh

Gjërat negative – Gatuan shumë mirë

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Na more në qafë”

 

ARJONI

Gjërat pozitive – Është djalë shumë i pjekur

Gjërat negative – Gatuan me pasion

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Je 1 o vëlla”

 

ANI

Gjërat pozitive – I paparë

Gjërat negative – Nuk i gjeta

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Je i modh plako”

 

BJORDI

Gjërat pozitive – Inteligjent

Gjërat negative – Ka kaluar në varësi të Adelës

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Bjordi kush je ti?”

 

ARI

Gjërat pozitive – I zgjuar

Gjërat negative – Flet pak si shumë

Po ta kishe përballë, çfarë do ti thoshe? “Si është Zhak Shirak?”

 

DRITANI

Gjërat pozitive – Djalë inteligjent

Gjërat negative – Shumë serioz

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Më vjen keq që nuk na pranove si banorë”

 

AIDA

Gjërat pozitive – E fortë, e dashur, inteligjente

Gjërat negative – “Llupse ”

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Të dua shpirti”

 

JUNA

Gjërat pozitive – Vajzë me botë dhe me intelekt

Gjërat negative – Pagjumësia (defekt i përbashkët ky)

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Je shumë e mirë”

 

MOZA

Gjërat pozitive – E bukur

Gjërat negative – E fjetur dhe nuk di të ruajë sekretin”

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Mimo zgjohu!”

 

ADELA

Gjërat pozitive – Këndon bukur

Gjërat negative – Hipokrite, manipuluese

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Je një manipuluese shumë e zonja”

 

ANJEZA

Gjërat pozitive – Çapkëne

Gjërat negative – Mezi zgjohet

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Je një shoqe e mirë me mua!”

Popularity: 2% [?]

Anjeza : Parashikimet

parashikimet-28-big-brother-albania-228/04/09 20:35

Banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Anjeza duke pirë kafen kujton Eltoni i cili shikonte filxhan. Ajo u thotë:-“Eltoni atë që ndodhi të shtunën, e kishte parashikuar para një jave!” Ajo vazhdon duke i treguar që kishte parashikuar që do dilte ai dhe Arjoni, dhe që në nominim do ishin pesë veta. Qetsori shprehet i habitur nga kjo gjë. Anjeza i thotë që Eltoni i kishte treguar se kush do dilte në finale, por këtë nuk dëshironte ta thonte. Bjordi tregon që edhe ai kishte aftësi parashikuese , por jo me filxhan. Ai thotë që të gjitha gjërat që kishte parashikuar Eltoni janë gjëra llogjike . Anjeza dhe Qetsori e kundërshtojnë duke i thënë se nuk ka lidhje me logjikën. Arjani fillon bën shaka duke thënë:-“Prandaj rrinte i qetë ai, se e ka ditur!” Arjani është kurioz të dijë se për kë ka parashikuar që do fitojë, dhe e pyet:-“Mos më thuaj që ka thënë që do e fitoj Qetsori!” Ajo e mohon, dhe shton që kur të vijë momenti i duhur do e tregonte.

Popularity: 1% [?]

Big Brother Albania 2, Dita 78, Eleminimi i Eltonit

April 26, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Shiko Live

Big Brother Albania 2, Dita 78, Eleminimi i Eltonit
YouTube Preview Image

Popularity: 1% [?]

Big Brother Albania 2 : Elton Tozaj Eliminohet

 

eltoniout-big-brother-albania-2

Big Brother ka kominikuar se publiku ka vendosur qe (me 55 % te votave) banori qe duhet te le menjehere shtepine, duke humbur perfundimisht mundesine per te fituar 70,000 euro eshte ARJON MUCA!

Popularity: 1% [?]

Aida komenton Big Brother Albania 2

April 25, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

“Sori, një luftarak i denjë”, “Tema e familjes sime është përfolur shumë, s’do ta lejoj më këtë”

aida troka shiko live big brother albania 2 Aida komenton Big Brother Albania 2

BIKA

Gjërat pozitive – Idealiste.

Gjërat negative – S’mundohet të njohë njerëzit.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Si thua për pendët? Kujt i ranë?

ADELAJDA

Gjërat pozitive – ??? Kompromisi me ambientin.

Gjërat negative – Manipuluese.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Kur do të vish ta pimë një kafe në Tiranë.

ZHULJETA

Gjërat pozitive – Feminiliteti.

Gjërat negative – Posesive.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Je një femër e zonja.

ERJOLA

Gjërat pozitive – Zemër e pastër.

Gjërat negative – Beson shumë te njerëzit.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Lufto për veten.

LIRITA

Gjërat pozitive – Karakter pa komplekse.

Gjërat negative – Kyçet e dobëta të këmbëve.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Mos u rrëzo më, se më vdiqe.

MOZA

Gjërat pozitive – E qeshur.

Gjërat negative – Paaftësi të njohë karakteret.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Të kam xhan akoma.

MESIDA

Gjërat pozitive – Sinqeriteti.

Gjërat negative – Naiviteti i tepërt.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Merr mundimin t’i njohësh njerëzit… e jo t’i fantazosh ata.

ANJEZA

Gjërat pozitive – Aktrimi.

Gjërat negative – Aktrimi.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Bravo, je e vetmja që ke mundur të më hedhësh hi syve.

JUNA

Gjërat pozitive – Inteligjente.

Gjërat negative – S’pata mundësi ta njihja aq shumë.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Luaj në piano edhe një herë për

mua “Disperatamente Giulia”.

ADI

Gjërat pozitive – Humori.

Gjërat negative – Mungesë vullneti.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Tërbohuuuuuuuuuu…

PAVLINI

Gjërat pozitive – Punëtor.

Gjërat negative – Egoist.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Shpresoj të kesh gjetur rrugën e ndërmjetme midis teje dhe fëmijëve të tu.

DRITANI

Gjërat pozitive – Përpikmëria.

Gjërat negative – Luhatshmëria.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Unë di ta mbaj fjalën, po ti?

AGONI

Gjërat pozitive – I zgjuar.

Gjërat negative – Fiksimet.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – O ti zotriiii…

BJORDI

Gjërat pozitive – Përkëdheljet.

Gjërat negative – Shpërqendrimi.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Rritu…

ARJONI

Gjërat pozitive – I dashur.

Gjërat negative – Impulsiviteti.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Xhan, xhan unë ty.

QETSORI

Gjërat pozitive – Baba i mirë.

Gjërat negative – Hileqar.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Bravo.

ANI

Gjërat pozitive – Shpirt i pastër.

Gjërat negative – Se mban pijen.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Jam e lumtur që u pajtove me lepurushen.

ARI

Gjërat pozitive – I padjallëzuar.

Gjërat negative – Implusiviteti.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Je një shok i mirë.

TONI

Gjërat pozitive – I shoqërueshëm.

Gjërat negative – Llupës.

Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Hasonooo… më ka marrë malli.

Popularity: 2% [?]

Anjeza dhe Eltoni : Kam frikë për Arjonin

anjeza-per-arjonfrike-big-brother-albania-224/04/09 14:10

Anjeza i tregon Eltonit se ka frikë se ndoshta Arjoni del këtë të shtunë. Ajo shprehet se ka një ndjesi të tillë, por Arjonit nuk i ka thënë asgjë sepse mërzitet. Sipas saj, kjo javë është më e rrezikshme për Arjonin se sa java e kaluar. “Pse kur unë filloj të ndjehem mirë, do ndodhë dicka që do ma prishë”- shprehet Anjeza, duke treguar kështu frikën e saj të brendshme. Ajo lutet që të mos ketë e nesërmja dita e fundit për ata të dy që të jenë bashkë në shtëpi. Megjithatë, Anjeza mendon se në mos Arjoni, ajo mund të dalë këtë të shtunë. Eltoni i jep zemër se asgjë nga këto s’kanë për të ndodhur.

Popularity: 1% [?]

Juna dhe Eltoni : Duhet të largojmë zyshën

te-largojme-zyshen-big-brother-albania-224/04/09 12:05

Eltoni dhe Juna, në kopësht bisedojnë për fundin e Big Brother. Ata bëjnë disa llogaritje dhe thonë se për tre javë mbaron spektakli. Sipas llogaritjeve të Eltonit, ata kanë hyrë në gjysmë finale. Në bazë të kësaj, ai shprehet se ka ardhur koha që të largojnë zyshën nga loja, Adelën, dhe ndoshta gjatë ditës së sotme duhet të përveshin mëngët që ta realizojnë këtë. Juna pyet Eltonin nëse po kërkon nga ajo pohim për këtë gjë sepse nuk është e nevojshme, pasi ajo e ka pohuar publikisht pozicionimin e saj kundër Adelës. Ajo shprehet se nuk pëlqejnë ata njerëz që thonë bëj si them unë por mos bëj si bëj unë. Sipas saj, nga jashtë gjërat duken ndryshe, ndërsa tani që janë vetë brenda dhe qëndrojnë 24 orë në 24, e kanë kuptuar se si funksionon loja e banorëve. Eltoni mendon se nuk do të bëjnë asgjë më shumë apo më pak se sa të tregojnë se cila është ajo në të vërtetë, gjë që është e arritshme nga ata. Juna tregon se tashmë e ka njohur Adelën, me aq pak biseda sa ka bërë me të ka qënë e mjaftueshme dhe mendimin që ka krijuar për të se është false nuk e ka ndryshuar. Sipas saj, sjelljet e Adelës tregojnë shumë kontradikta me ato që thotë dhe se nuk është ajo Adela e imazhit që ka krijuar në shtëpi. Juna saktëson se ka vënë re sjeloljet e Adelës në tërësi e jo lidhjen e saj me Bjordin sepse ajo është dicka personale që i takon atyre të dyve.

Popularity: 1% [?]

Next Page »