elton tozaj

Mimoza dhe Adelajda : Më nomino mua se jam mërzitur
23/04/09 15:59 Mimoza i tregon Adelajdës që Eltoni e ka nominuar. Adelajda shprehet e habitur nga ky fakt, pasi ai është sjellë shumë mirë me të që në fillim. Mimoza vazhdon duke i treguar që ai i kishte thënë që ajo mos t`i tregonte që ai e kishte nominuar. Adelajda i thotë së ai i kishte thënë që e vlerëson shumë atë që po bën, dhe atë cfarë ajo përfaqëson. Ajo shton:-“Nuk më kishte shkuar mendja që ai më nominonte!” Ajo i thotë Mimozës që me këtë gjë që ajo i tha gjeti një person për të... Vazhdo
Bjordi : Diktatura s’ka asgjë pozitive
23/04/09 03:15 Bjordi nuk është përfshirë në debatin mbi Shqipërinë e para dhe pas viteve 90, kohë dhe vend që nuk i kishte njohur. Më pas, duke biseduar me Arin dhe Eltonin ai ka shprehur mendimin e tij në përgjithësi, duke thënë se një diktaturë nuk ka asgjë të mirë. “Kur të mungon liria, të mungojnë të gjitha!” – ka thënë Bjordi. Sipas Arit dhe Eltonit, diktatura kishte patur edhe gjëra të mira, sic ishte për shembull “mosfunksionimi” i kanunit. “Për 45 vjet, nuk është vrarë askush!” –... Vazhdo
Adi : Duam debate në shtëpi
22/04/09 15:30 Adi thotë se pikërisht këtë gjë donte të evitonte nga biseda, që të mos kishte ndonjë debat ndërmjet banorëve. Ai thotë se problemet duhen diskutuar e jo të bëhen debate të fortë apo zënka. Sipas tij debati duhet të jetë konstruktiv e të arrijnë të nxjerrin vlera nga vetja e jo e kundërta. Eltoni i thotë se ata nuk mund t’i bëjnë debatet atëherë kur nuk është momenti sepse ashtu i ikën vlera. Ai thotë se nëse shikon dicka që nuk shkon, merr spunton për të bërë një debat e nuk mundt... Vazhdo
Adelajda : Mi thuaj në sy
22/04/09 15:20 Ndërkohë që Eltoni është duke diskutuar për sjelljen e Adelës për kutinë e kosit dhe fjalës që tha se ia hiqte Adi, ajo vjen dhe i thotë se po e dëgjon që nga brenda shtëpisë se cfarë po thotë ai dhe se kjo gjë nuk është e drejtë, pasi ai duhet t’ia thotë në sy e jo ta komentojë kur ajo nuk është. Eltoni ia kthen se ai nuk e ka fare problem t’ia thotë në sy ato që mendon për të dhe prandaj po e ngrinte zërin që ajo ta dëgjonte dhe fillon t’ia thotë ato që po thoshte edhe asaj. Adela... Vazhdo
Adela dhe Mimoza : Juna bën interesanten
22/04/09 14:13 Adela dhe Moza komentojnë mënyrën e të folurit të Junës dhe se si i kthen ajo përgjigjet kur ato i thonë dicka. Adela imiton Junën kur pak më parë i tha që të merrte rrobat e saja dhe ajo ia kishte kthyer se i kishte marrë tashmë. Edhe Moza tregon se ajo ia kthen përgjigjet në një mënyrë shumë të prerë dhe si me bezdi. Adela flet gjithë inat për Junën dhe thotë që ajo mban një qëndrim në shtëpi, sikur të ishte e zonja e shtëpisë. Ajo tregon se kur i kërkon dicka për të bërë, ajo ia... Vazhdo
Përgjegjësia e Adelës
22/04/09 13:33 Eltoni është i nxehur me Adelën sepse nuk kujdeset për pastërtinë e shtëpisë. Ai u tregon banorëve kutinë e kosit dhe lugën që Adela e kishte ngrënë para tre ditësh dhe që ende ndodhet në kuzhinë. Eltoni tregon se pak më parë i kishte thënë asaj që ta hiqte, por Adela ia kishte kthyer se ishte mësuar që t’ia hiqte gjithmonë Adi kur ajo i linte ashtu. Sipas tij, ajo duhet ta bëjë vetë këtë gjë e të mos presë nga të tjerët, pasi nuk do të bëhen djemtë vajza e vajzat djem. Juna e kundërshton... Vazhdo
Anjeza : Kaluam shumë mirë
22/04/09 03:20 “Kaluam shumë mirë!” – ka komentuar Anjeza me Junën, Mimozën dhe Eltonin, momentet e kaluara jashtë me Arjonin, me rastin e ditëlindjes së tij. Ajo tha gjithashtu se kishin biseduar mbi gjëra që nuk ia kishin thënë më parë njëri-tjetrit. “Edhe nesër do të kënaqemi!” – i ka thënë Mimoza duke nënkuptuar drekën që banorët do të organizojnë me rastin e ditëlindjes së Arjonit. “Akoma s’e kam marrë veten!” – ka thënë Anjeza. “Kaq shumë gjëra paskeni thënë?- e ka pyetur Eltoni.... Vazhdo
Adelajda : Do ta publikoj një këngë
21/04/09 15:45 Moza dhe Adela këndojnë nëpër shtëpi. Ato të dyja kanë shprehur dëshirën që të merren me muzikë. Eltoni mendon se Mozës mund t’i përshtatet edhe moda apo fotografia. Adela thotë se ka një dëshirë shumë të madhe për të kënduar dhe të paktën do përpiqet që të realizojë vetëm një këngë. Eltoni dhe Aroni japin asaj informacione lidhur me realizimin e klipeve te nje kënge, sponsorizimit, publicitetit dhe investimit në para.  Vazhdo
Çfarë përfaqëson Adela ?
21/04/09 03:25 Debati mbi mentalitetet dhe moralin ka vazhduar mes banorëve. Me largimin e Adelës, banorët kanë diskutuar edhe mbi mentalitetin e saj. Sipas Adit ata nuk mund të pretendonin që Adela të mendonte, p.sh si një hollandeze. Por, sipas Junës ajo nuk duhej t’u tregonte atyre si ishte Shqipëria, ndërkohë që dhe ata e njihnin dhe e dinin si ishte Shqipëria. Adi ka thënë se Adela përfaqësonte vajzën shqiptare. “Adela përfaqëson një pjesë të vajzave shqiptare!” – ka thënë Juna. “Adela përfaqëson... Vazhdo
Aida ishte shumë e lodhur
19/04/09 03:45 Sipas Junës, Aida ishte lodhur dhe kjo ishte mëse normale, sipas mendimit të saj, pasi Aida kishte qenë shumë herë e nominuar. Ajo i ka dhënë të drejtë Arjonit, që kishte thënë se vetëm përgatitja e valixheve të lodhte aq sa s’e merrje dot me mend. Junida i ka shprehur këto, në bisedë me Eltonin, në dhomën e gjumit. Eltoni, nga ana e tij ka thënë se i vinte shumë keq që Aida nuk e shijoi dot siç duhej qëndrimin në shtëpi dhe një arsye për këtë ishte pikërisht fakti i të qenit shumë herë... Vazhdo