eltoni

Ari : Nuk merrem me zyshën
09/04/09 21:59 Sfida e dytë e provës së javës konsistonte në zgjidhjen e një puzzle dhe rilidhjen e një libri. Për këtë “Big brother” vendosi që t`i ndajë banorët në dy grupe. Grupi i parë ishte Aida , Dritani, Eltoni, Ani, Bjordi, Juna dhe Adi të cilët duhej të zgjidhnin puzzle-in e milingonave. Grupi i dytë ishte Ari, Arjoni, Anjeza, Adelajda, Mimoza dhe Qetsori të cilët duhet të rilidhnin një libër. Gjatë provës banorët patën konflikte të vogla për mënyrën e organizimit të punës. Një nga banorët... Vazhdo
Aida : Nominimi e ka tjetërsuar Dritanin
ai09/04/09 03:48 Dritani është një nga të nominuarit e kësaj jave. Sipas Aidës dhe Eltonit, frika se mos del nga shtëpia e Big Brother, e ka bërë të mos i kontrollojë fjalët dhe veprimet. “Nominimi e ka tjetërsuar!” – ka thënë Aida për të. Ata e kanë përligjur mendimin e tyre edhe me sjelljen që ai po bën ndaj Mimozës. Kjo e fundit u ka treguar atyre një tjetër episod mes saj dhe Dritanit. Ajo tha se sapo i kishin ardhur rrobat nga shtëpia dhe ishte duke parë cfarë i kishin sjellë, kur ai i kishte thënë... Vazhdo
Eltoni : Dritani ndoshta ka frikë
08/04/09 18:42 Eltoni e merr Junën vec dhe i tregon për Dritanin, i cili i ka thënë banorëve të tjerë që do i “masakronte” konkurentët e rinj. Ajo i thotë që është mënyrë e të shprehurit, dhe nuk e merr si personale këtë gjë. Ajo shton se banorët nuk i kanë marrë me sy të mirë. Sipas Eltonit pritej një gjë e tillë, por mënyra e të shprehurit të Dritanit nuk i kishte pëlqyer. Juna i thotë që ajo ishte në dijeni të një diskutimi të tillë nga banorët. Eltoni mundohet që të gjej arsyet e Dritanit... Vazhdo
Anjeza dhe Eltoni : Ju dua se s’keni komplekse
08/04/09 15:28 Eltoni ia uron Anjezës që të qëndrojë në shtëpi e mos të eleminohet këtë të shtunë. Ai uron që ajo të qëndrojë edhe disa javë. Anjeza e falenderon dhe e vlerëson fjalën e tij. Eltoni shprehet se i pëlqejnë një pjesë e mirë e banorëve pikërisht sepse nuk kanë komplekse. Aida jep mendimin e saj se Anjeza doli pak shpejt në nominim. Sipas saj duhej të ishte pritur edhe pak kohë. Edhe Eltoni është dakord me këtë ide dhe shton se ajo nuk e meritonte ende. Anjeza shprehet se nuk e ka problem,... Vazhdo
Marrëveshje kundër të rinjve
08/04/09 14:25 Dritani, si i zënë ngushtë nga situata në të cilën ndodhet, i thotë Sorit se në realitet nuk i ka qejf marrëveshjet në grup, por këtë radhë duhet t’i bëjnë vërtetë. Ai i tregon se nuk ka qënë dakord me disa manovra të Sorit, por ka ardhur koha që të bashkëveprojnë. Sori ia kthen se manovrat i duhen lojës; ka manovra të domosdoshme, ka dhe nga ato që bëhen kot. “Të na e hanë bukën këta të rinjtë?”- thotë Dritani, ndërsa Sori ia pason se ata lodhen me provën e javës, kurse të rinjtë... Vazhdo
Dritan Shehaj : Ne rrezikojmë më shumë
08/04/09 11:45 Sori shprehet se Juna i duket një lojtare e fortë dhe se ia ka frikën. Ai tregon se edhe Ari i duket një tip me shumë bagazh e që mund të ecë në lojë. Tani mendon se nuk është e drejtë që tani që po afron fundi i lojës dhe ku loja po bëhet më interesante dhe e bukur, ai ose ndonjë banor i vjetër të dalë e të rrinë brenda tre banorët e rinj të cilët janë shumë të freskët e jo në kushte të barabarta me ta. Sori e këshillon se meqë sot është e mërkurë, ai të bëjë spektakël që të... Vazhdo
Tani me Sorin : Aida është bashkuar me të rinjtë
08/04/09 11:40 Tani me Sorin vazhdojnë të diskutojnë për banorët e rinj dhe afrimin që kanë me banorët e vjetër. Ata mendojnë se edhe pse janë intergruar mirë me s tyre, sërish miqësia që kanë banorët e vjetër me njeri-tjetrin, është më e madhe. Tani tregon se Aida është afruar më shumë me ta. Ai shprehet se ka vënë re se me cdo banor të ri që futet në shtëpi, Aida është e para që u afrohet më shumë duke dashur të zërë miqësira të reja, pasi ato të vjetrat nuk po i funksionojnë më. Dritani tregon... Vazhdo
Anjeza : Për dashurinë
07/04/09 18:33 Anjeza pyet Eltoni për lidhjet që ka jashtë. Ai i tregon se ka patur një lidhje, por tani nuk e ka më. Ai tregon se kanë qënë dy vjet bashkë dhe ka rreth një muaj që është ndarë me të. Eltoni tregon se janë ndarë për arsye reflektimi mbi lidhjen e tyre dhe nuk është bërë pishman pasi, sipas tij, dashuria kishte mbaruar. Aida mendon se nëse një lidhje bëhet monotone, është më mirë që të ndahesh. Ata fillojnë të diskutojnë të tre për këtë temë. Sipas Eltonit, asnjëherë nuk mund të... Vazhdo
Shaka të dështuara
06/04/09 17:57 Adi, Bjordi dhe Eltoni qëndrojnë vec në kopësht dhe thurin plane për të acaruar banorët. Adi i tregon Eltonit për një shaka që i kishin bërë Aidës gjatë emisionit të saj të debatit, duke luajtur me jastikë. Ai thotë:-“Këtu thashë ti bëj një tip loje banorëve!” Eltoni i propozon që kur të dalin nga dhoma e rrëfimit të thonë 4 emra, por Adi i thotë që e kanë bërë dhe banorët më përpara dhe shton që nuk janë të besueshëm. Eltoni thotë një tjetër ide:-“T`i lidhim dyert me carcaf... Vazhdo
Juna, Eltoni dhe Arjani : Mëngjesi i parë
05/04/09 10:00 Banorët fillojnë të zgjohen nga gjumi me muzikën e vendosur në sfond. Banorët e rinj, si më energjikë se ata të vjetërit, janë zgjuar të parët. Banorët e vjetër vazhdojnë të qëndrojnë në gjum apo shtrirë duke dëgjuar muzikë. Juna dhe Eltoni shkojnë në kuzhinë ku përgatisin kafe për disa nga banorët që janë zgjuar. Ata e nisin mëngjesin me humor e të qeshura. Pasi bëjnë kafet, ata shkojnë t’i shijojnë në krevat me të tjerët.  Vazhdo