Kosove, dogana kalon ne kontrollin e vendoreve
December 12, 2008 by Ulqini
Filed under Rajoni / Region
Autoritetet nderkombetare ne Kosove u kaluan atyre vendore kompentencat ne sektorin e doganave, i cili do te veproje i pavarur po me mbikeqyrjen dhe keshillimin e misionit EULEX.
Kalimi i kompetencave u be gjate nje ceremonie ku merrnin pjese autoritete te ndryshme kosovare dhe nderkombetare.
Drejtori i Doganave, Naim Huruglica deklaroi se shpreson qe se shpejti doganieret te shtrihen edhe ne pikat doganore 1 dhe 31 ne veri te Kosoves.
Doganat e Kosoves menaxhoheshin qe prej vitit 1999 nga administrata e UNMIK, nderkohe qe tani do te mbikeqyren nga anetaret e misionit EULEX.
Top Channel
http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/kosovadogana12.flv
Miliband: EULEX ne Kosove, hap per vendosjen e ligjit - Video
December 11, 2008 by Ulqini
Filed under Rajoni / Region
Ministri i Jashtem britanik, David Miliband ka pershendetur vendosjen e misionit EULEX ne Kosove, duke e konsideruar ate nje hap te rendesishem drejt vendosjes se ligjit per te gjithe qytetaret e Kosoves.
Permes nje deklarate, Miliband u shpreh se nisja e misionit eshte teper e rendesishme dhe se qeveria e Kosoves duhet te bashkepunoje duke marre ne konsiderate shqetesimet e serbeve dhe minoriteteve te tjera qe jetojne ne vend.
“Bashkepunimi me EULEX eshte nje tregues i rendesishem edhe per integrimin e Kosoves ne Evrope, theksoi nder te tjera Miliband ne deklaraten e tij.
Top Channel
http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/eulex-britania.flv
EULEX, SHBA mbeshtetje Kosoves per 6 pikeshin
November 17, 2008 by Ulqini
Filed under Rajoni / Region
Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin qendrimin e qeverise se Kosoves ne lidhje me planin gjashte pikesh te sekretarit te pergjithshem te OKB-se.
Pas takimit te nensekretarit te Shteit per euro-azine, Daniel Fried me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaci, ai tha se SHBA e njohin Kosoven si shtet sovran dhe qeverine e Kosoves si sovrane ne vendimet e saj.
Ai po ashtu perseriti qendrimin qe EULEX duhet te vendoset ne gjithe territorin e Kosoves, por duke shprehur respekt per kendveshtrimin e institucioneve te Kosoves lidhur me 6 pikeshin.
I pyetur nga gazetaret ne lidhje me mundesite e riformulimit te planit, diplomati amerikan tha se, “nese do mendoja se problemet do te zgjidheshin me nje rishikim te atij plani, une do te isha i atij mendimi, por duhet te konsultohet edhe qeveria e Kosoves, si qeveri e nje vendi sovran”.
Top Channel
Bugajski:Plani gjashtëpikësh –“bosnizim” i Kosovës ..Video
November 15, 2008 by Ulqini
Filed under Rajoni / Region
Plani gjashtëpikësh i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëse zbatohet, rrezikon me ‘bosnizimin’ dhe ndarjen e Kosovës, ka thënë në Prishtinë, analisti Janusz Bugajski.
Këto komente, Bugajski i ka bërë gjatë një konference të organizuar në Prishtinë nga partia opozitare, Aleanca Kosova e Re.
Bugajski tha se plani gjashtëpikësh, pashmangshëm mund të çojë drejt ndarjes së veriut të Kosovës dhe mbështeti qëndrimin e Prishtinës zyrtare në kundërshtimin e këtij plani.
“Dyfishimi i autoriteteve ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe EULEX-it në Kosovë, sipas të cilit, serbët në veri do të kishin nën kontroll policinë, gjykatat, doganat e çështje të tjera, çon kah një bosnizim i Kosovës”, tha Bugajski.
Sipas tij, një skenar si plani gjashtëpikësh është shqetësues dhe vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare po përpiqet ta shmangë ndarjen e Bosnjës, kurse, në anën tjetër, provon ta krijojë edhe një problem të ngjashëm në Kosovë.
“Mendoj se është e mundshme që me këtë plan të krijohet situata me autoritete të dyfishta, në të cilin Serbia inkurajon minoritetin serb drejt ndarjes apo krijimit të dy entiteteve në Kosovë”, thotë Bugajski.
Duke e kundërshtuar këtë plan, nënvizoi Bugajski, Kosova më në fund do të dëshmojë se është subjekt i pavarur dhe jo vetëm objekt i politikave ndërkombëtare ndaj saj.
Bugajski u ka sugjeruar kosovarëve që të shtrijnë një ndikim më të madh tek administrata e re amerikane e presidentit Barack Obama, në mënyrë që të kuptohet seriozisht rreziku që i kanoset tërësisë së Kosovës nga plani gjashtëpikësh i Ban Ki Moonit, i akceptuar edhe nga Beogradi si dhe një pjesë e madhe e Bashkimit Evropian
Evropa e Lirë

