Me rastin e ditës ndërkombëtare të të rinjve,Forca rinore organizon

August 9, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji, Zbavitje / Zabava

Koncert në Tuzë

International Youth Day 2008

Dita ndërkomtare e të rinjve 2008

HYRJA GRATIS

TUZË 2008

Me rastin e ditës ndërkombëtare të të rinjve, këtë vit Forca do fillojë me kremtimin kësaj dite në Tuz.
Kemi përgatitur një Koncert për të rinj në lokalin “Cavalieri” me yjet e muzikës argëtuese ku do marrin pjesë:
Produkt 28, Amanda, Cani dhe DJ Mani. Koncerti do filloje ne ora 21:00.
Jeni të mirëseardhur

Sponsor Gjeneral dhe Organizator.

Forca e Re Demokratike

U Ulcinjskom polju,predviđa se kapacitet džamije od hiljadu klanjača

June 18, 2008 by Ulqini  
Filed under Shoqëria / Društvo

Ulcinjskom polju,predviđa kapacitet džamije od hiljadu klanjačaPoziv za doniranje izgradnje nove džamije u Ulcinju
Odbor IZ-e Ulcinja i Odbor za izgradnju džamije u Ulcinjskom Polju, pokrenuli su akciju prikupljanja sredstava za izgradnju nove džamije u Ulcinjskom Polju.
Obezbijeđen je plac i urađen je projekat, koji predviđa kapacitet džamije od hiljadu klanjača, gasulhanu, biblioteku, salu,kafeteriju, parking i druge prateće sadržaje.
Dobrotvori – zainteresovane institucije, firme i pojedinci, sredstva za ovaj značajan projekat mogu uplatiti na :BASHKËSIJA ISLAME E ULQINIT-ISLAMSKA ZAJEDNICA ULCINJ
Žiro račun:510-12295-15
Detaljnije informacije mogu se dobiti na tel/fax:
Tel :+382 30 413-257
Tel :+382 69 037-681
Tel :+382 69 473-400

Në Ulqin ndërtohet xhami për një mijë faltor

June 18, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Në Ulqin ndërtohet xhami për një mijë faltorKa nisur grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e xhamisë në Fushë të Ulqinit.Xhamia do të jetë shumë funksionale: 1 mijë vende për falje, vend për mirëmbajtjen dhe pregaditjen e xhenazes (gasulhanja), mejtep, bibliotekë,sallë, kafiteri, vende për parkim etj.
Deri më tash është blerë trolli i xhamisë dhe është punuar projekti ideor.Lusim Allahun Fuqiplotë që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në vepra të mira.
BASHKËSIJA ISLAME E ULQINIT-ISLAMSKA ZAJEDNICA ULCINJ


Xhirollogaria:510-12295-15

Informatat në tel/fax:

Tel/fax:+382 30 413-257
Mobil :+382 69 037-681
Mobil :+382 69 473-400

Ftes për Shetitje protestuese „Për kthimin e pronës në Valdnaos“

ullishta ne valdanos_ulqinJu ftojmë të merrni pjasë në
SHETITJEN PROTESTUESE „PËR KTHIMIN E PRONËS NË VALDNAOS“
Protesta dhe performansa do të fillojë në ora 13:00 para ndërtesës së Komunës së Ulqinit të hënën me 02.06.2008.

Kjo protestë i dedikohet shpalljes ndërkombëtare për interesimin që në Ullishtën e Valdanosti të ndërtohen kapacitete hoteliere, poashtu edhe shpalljes së tenderit që të jepet me qira për një afat të pacaktuar gjiri i Valdanosit dhe Mendra.
Protesta do të organizohet nga Këshilli për kthimin e pronave në Valdanos, Shoqata e Ullishtarëve Ulqini dhe organizatat joqeveritare nga Ulqini.
Me respekt,
Kryetari i Shoqates se Ullishtareve - Ulqin
Xhaudet Cakuli
Kryetari i Keshillit per kthimin e pronës
Luka Gjakonoviq
Izvor /www.valdanos-ul.com/

YouTube Preview Image http://www.vimeo.com/972734

YouTube Preview Image

Ulqinakët kërkojnë ullishten e shpronësuar

May 28, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

valdanosQeveria malazeze nxjerr në procedurë privatizimi gjirin e Valdanosit, që iu mor pronarëve shqiptarë në vitin 1978
Nëse shkon në Ulqin, është e pamundur të mos kuptosh rëndësinë që ullinjtë kanë në ndërgjegjen e banorëve të këtij qyteti. Rreth katër kilometra në veri të qytetit, rrugës për në Tivar, gjendet një gji i mbyllur i mbuluar me ullinj 500 vjeçar, gjiri i Valdanosit.valdanos_bucht
Aty gjendet një pjesë e konsiderueshme e ullinjve të të gjithë zonës. Fati i atij gjiri ka shqetësuar tashmë prej tre dekadash ulqinakët, ndërsa së fundmi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Pronarët që kishin ullinjtë dhe tokat aty, u shpronësuan përkundrejt shpërblimit nga qeveria e ish-Jugosllavisë me argumentimin se ushtria jugosllave do të ndërtonte një bazë të madhe detare aty.
Ulqinakët u trembën se një veprim i tillë do të ndryshonte vijën kufitare etnike mes shqiptarëve dhe malazezëve. Tema e kufijve etnik vijon të jetë një nga pikat e nxehta të diskutimit mes politikanëve shqiptarë në këtë vend. Baza ushtarake në fakt nuk u ndërtua kurrë.
valdanos_6Ullishtja mbeti ashtu siç qe. Kur qeveria e Malit të Zi filloi procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, Komuna e Ulqinit vendosi të kthejë me letra këtë gji te pronarët e mëparshëm, por ndërkohë, shfrytëzuesi i tokës së shpronësuar, ndërtoi një kompleks turistik që zuri rreth 5% të sipërfaqes.
Autoritetet e Podgoricës nuk e njohën vendimin për kthimin e pronës. Sipas zyrtarëve, prona është shtetërore për shkak se është shpronësuar për interes publik përkundrejt pagesës në vitin 1978. Por ulqinakët duket se nuk kanë ndër mend të dorëzohen.valdanos_plaza1
Një shoqatë që përfaqëson ish-pronarët, njoftoi dje se do të fillojë luftën ligjore dhe politike, fillimisht në parlamentin e Malit të Zi dhe “po të jetë nevoja, edhe në Strasburg”.
Pronarët thonë se shpronësimi i tyre u krye nën kushtet e presionit të ushtruar nga autoritetet e një shteti policor dhe se janë të gatshëm të kthejnë paratë e marra me vlerë të aktualizuar. Argumenti i tyre më i fortë qëndron në faktin se shpronësimi është kryer teorikisht për interesin publik të mbrojtjes kombëtare, gjë që nuk është realizuar asnjëherë dhe se ndryshimi i destinacionit përbën shkelje ligjore.
Gjergj Erebara
Autor / Shekulli


Holiday accommodation in Ulcinj, Montenegro

Autorrugët e Kroacisë shpres e zhvillimit turistik të Malit të Zi

March 21, 2008 by Ulqini  
Filed under Ekonomia / Ekonomija, Turizmi / Turizam

hrvatska kartaKosovarët simjet do ti përdorin Autorrugët e Kroacisë,kurse kjo do jet shpres e zhvillimit turistik të Malit të Zi në të gjitha domenet turistike
Ishte hera e parë që kaloj përmes Kroacisë dhe shqetësimi kryesor ishte se si do të jetë gjendja e rrugëve atje. Bashkë me familjen time kemi udhëtuar shumë viteve të fundit, dhe deri tani i kemi rënë përmes Italisë duke marrë tragetin në Bari, për të hyrë në Mal të Zi (Tivar). Kjo puna e tragetit nuk është vetëm një shpenzim më shumë, por të humbet edhe një natë kohë. (Të shpresojmë që me integrimin e Malit të Zi dhe Shqiperis drejt BE-së, lëvizja e njerëzve të jetë më e madhe dhe tragetet ndërlidhëse me Italinë fqinje të jenë më funksionale, më pak burokratike në sjelljen e tyre dhe kontrollin e pikave të kufirit, si dhe më të shpejtë – askush nuk ka dëshirë të humbasë një natë kur është për rrugë!)
Pasi kaluam Dubrovnikun, një qytet mjaft i shtrirë buzë ujit në fund të kodrave gurore, ku pula ha zall, por ku nga lart mund të vërenim një cilësi ndërtimi të pallateve shumë më të mirë sesa pallatet e qyteteve tona e sidomos , hotele të bukura mes pyllit, rrugë të shtruara dhe të mbajtura pastër, etj..
Ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte rregulli i madh dhe pastërtia në rrugë dhe bregu saj, sidomos në qytetin e Makarskës. Pa ekzagjerim, një qytet bregdetar me aq pak mundësi e burime natyrore, përveç turizmit, i mbajtur dhe i rregulluar aq bukur, i ngjall zili edhe qyteteve gjermane dhe mund të krahasohet pa asnjë dyshim me pjesët më të bukura të qyteteve të vogla zvicerane,
09 Tunel Sv Rok Diku më tej, rrugës së ngushtë e me dredha të bregdetit afër Kotorrit po në Mal të Zi, ku mungonte një urë aq e domosdoshme për të këputur shkurt, siç kishin bërë në pjesën e Bosnjës, afër Neumit ku gjithashtu ura asht shumë e domosdoshme.
Jo, jo, rruga kishte hapësirë të mjaftueshme por përsëri, ne na duhej një autostradë, sepse jemi mësuar që në udhëtime të tilla të gjata, të bëjmë rreth 1500-1800 km në ditë.
Autostrada A1 ishte një mrekulli në llojin e saj. Së bashku me familjen time i kemi rënë Evropës kryq e tërthor për vite me radhë, e të mrekullohem nga një autorrugë kroate, kësaj nuk e di çfarë emri t’i vë. Por kjo është e vërtetë. Autorruga rreth 365 km e gjatë Zagreb-Split, e cila kalonte madhështore përmes kodrinave dhe maleve shkëmborë, ishte ndërtuar në stilin austriak të rrugëve dhe kishte një cilësi të mrekullueshme, gjë që u bë edhe zanafilla e këtij shkrimi, si shënim udhëtimi, kujtesë për politikanët kroat seriozë.
Autorruga kishte 4 korsi në të gjithë gjatësinë e vet, nga dy në secilën anë, të shtruara me asfalt, dhe nga një korsi shtesë anash për ndërhyrjet e emergjencës, apo të policisë, në rast nevoje. Kufizohej në mes me dy rreshta anësoresh metalike dhe nga një në secilën anë, në të gjithë gjatësinë e saj, pa munguar në asnjë vend dhe për më tepër, autostrada ishte e rrethuar me rrjetë teli në te dyja anët, e mbajtur me elementë zinkat në të gjithë gjatësinë e saj, që nuk gjen në asnjë autostradë evropiane, për të penguar kafshët “dykëmbëshe”, që ta përdorin ambientin e autostradës si mbikalim të imponuar.karta_auto_Hrvatska
Për qëllim personal, jam munduar të gjej në Kosovë dhe në Mal të Zi nga këto elemente zinkati, që mbanin rrjetën e telit në të dyja anët e autostradës kroate, në të gjithë gjatësinë e saj prej 365 km, dhe nuk kam gjetur asnjë. Për më tepër, autostrada në fjalë, kishte tabela elektronike të mjaftueshme, të shpërndara në vendet e përshtatshme në të gjithë gjatësinë e rrugës, që tregonin edhe temperaturën e ambientit.
Autostrada Zagreb-Split, me synimin për t’u shtrirë deri në Dubrovnik (ndërkohë po punohej për zgjerimin e rrugës në hyrje të Splitit si dhe për autostradën Split-Dubrovnik), i ka kushtuar popullit kroat rreth 2,3 miliardë dollarë, dhe kroatët kanë se pse të ndjehen krenarë për këtë gjë. Të ndjehen krenarë për vendin e tyre shkëmbor, e me burime natyrore më të pakta se ne; të ndjehen krenarë për politikanët e tyre vizionarë, që mbajnë këmbët e tyre në tokë e nuk fluturojnë me pras nga vetëkënaqësia, si disa nga krerët e politikës shqiptare.
Brzine u hrvatskoj Kroacia duhet të ndjehen krenarë për ata inxhinierë, projektues e zbatues të këtij projekti gjigand, që nuk i vjedhin paratë e popullit për të fryrë vithet si lopa të majme, por i kanë dhënë Kroacisë moderne një produkt që ka qenë ëndrra 40 vjeçare e atij populli, për të ndërlidhur jugun me veriun; të ndjehen krenarë se dinë të punojnë për të arritur realisht standarde rrugësh edhe më të larta se në Evropë. Këtij i them integrim unë, ose përpjekje reale drejt integrimit evropian, me vepra, e jo me fjalë..
Autostrada Zagreb-Split ka 292 facilitete, 26 ura, 50 mbikalime të gjata, 91 mbikalime të shkurtra, 78 nënkalime 25 kalime, 14 tunele, ku më të gjatët janë ai i Sveti Rok (5.687 m).
Ndjenjat e mia u përzien me kënaqësinë e rrugës që rrëshqiste nën rrotat e makinës sonë, nën një shpejtësi 120-150 km/h. Paralelisht me entuziazmin që na ndiqte në atë udhëtim, duke shkurtuar distancën tonë në drejtim të Zvicres, ndjeja edhe një zhgënjim të madh për vendim timë të dashur. Montenegro Rivijera
Kur hymë në autostradë morëm një biletë – ashtu siç praktikojnë të bëjnë për autorrugët e Italisë dhe kur mbërritëm në Zagreb paguam paratë e udhëtimit për atë rrugë – gjithsejt 25 Euro. Kur ecën në një rrugë të cilësisë së lartë, pagesa të tilla simbolike nuk të duken asgjë, dhe më shumë të rëndon ndërgjegjia se si shqiptar, që hyn në Kosovë apo Mal të Zi me makinë të huaj, të duhet të paguash 1 Euro për ditë, vetëm për të prishur makinën tënde në gropat e njëpasnjëshme, që shoqërojnë rrugët tona në Kosovë apo Mal të Zi. Me kënaqësi do i kisha paguar 1 Euro sa herë që do më duhej të shkoja nga Kosova në Maqedoni,apo nga Kosova në Mal të Zi, apo diku tjetër,por refuzoj të paguaj 1 Euro në ditë për disa rrugë, që veç rrugë nuk janë.
Kosovës ose Malit të Zi ë i mjafton një rrugë e tillë sikurse tuneli Sozin veri-jug, si ajo autorruga kroate, për të treguar shenjë të lartë zhvillimi real dhe jam i bindur se çdo qytetar do e paguante këstin e vënë për të kaluar me makinë përmes kësaj rruge. Se kursimi që bën në karburant apo amortizim të automjetit, gjatë qarkullimit përmes një rruge të tillë, është më i madh sesa pagesa simbolike që bën në këtë rast.
La vieille ville Ulqin Qeveria Kosovare apo ajo Malazeze i ka lënë mundësitë hapur për koncesione në ndërtimin e rrugëve Kosovë –Shqiperi apo Kosovë Mal të Zi,mirpo kur do te kryhen ato ende nuk dihet.
Kur të vijë ajo ditë – nëse vjen ndonjëherë – të jemi të sigurtë se nuk do të ketë më lutje për t’u integruar në Evropë, pasi strukturat e Evropës së bashkuar do të vijnë vetë për të kërkuar integrimin e Kosovës,Malit të Zi,Maqedonis,Bosnjes dhe Shqiperis sepse ato janë struktura burokratike, që interesohen më shumë për të mbledhur 3% e brutos nacionale të çdo vendi anëtar të BE-së, sesa ndonjë gjë tjetër. Për këtë të jeni të sigurtë!
KosovA,Malit i Zi,Maqedonia,Bosnja dhe Shqiperia vazhdon të jetojë me ampula. Ndërtimi i rrugëve me standarde të larta presupozon që edhe energjia elektrike të ndriçojë tabelat e saj elektronike gjatë 24 orëve. Avaria elektrike kushton humbje të mëdha, dhe jo vetëm në rrugë. Rrugët e standardeve të larta thithin njerëz nga jashtë dhe mund të përdoren edhe nga një numër i madh turistësh, të cilët mund t’i përdorin rrugët tona tranzit për në Shqipëri-Greqi dhe Azi. Shqiptarët dhe të tjerët nacione ballkanike si dhe politikanët tanë duhet ta kuptojnë ketë fenomen, ashtu siç e kanë kuptuar një pjesë e mirë e kroatëve, të cilët turizmin e kanë të vetmin burim të ardhurash.
Politikanë të dashur ju që keni në dorë zhvillimin e vendit, mundohuni të jeni më pragmatistë dhe shfrytëzojeni këtë shembull për ta shkëputur vendin nga ndjenja e rënkimeve, korrupsionit, lutjeve, tragjedive dhe ofshamave të mossuksesit, që rëndom e ka pushtuar ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare. Askush nuk e respekton një lypsar – vetëm mund ta mëshirojë. Populli ynë, me të gjitha ato resurse që ka vendi, është në gjendje të jetojë me më shumë dinjitet, nëse politikanët tanë janë në gjendje të shmangin ndjenjën e inferioritetit që i karakterizon, ose të hapin rrugë për thithjen e trurit pragmatist, që mund të vijë nga shqiptarët e shkolluar jashtë apo mrenda vendit.

Video kamerat në Auto rrugë-Online dhe Radarët

http://www.vimeo.com/603706
Apatin,  Aranđelovac,  Ćuprija,  Čačak,  Čapljina,  Čitluk,  Šabac,  Šipovo,  Široki Brijeg,  Žepče,  Živinice,  Bačka Palanka,  Banja Luka,  Banovići,  Bečej,  beograd,  Bihać,  Bijeljina,  Bor,  Borča,  Bosanska Gradiška,  Bosanska Krupa,  Bosanski Šamac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Brčko,  Bužim,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Foča,  Fojnica,  Glamoč,  Goražde,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gračanica,  Gradačac,  Gradiska,  Grahovo,  Hadžići,  Ilidža,  Inđija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kaluđerica,  Kikinda,  Ključ,  Konjic,  Kotor Varoš,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kruševac,  Kula,  Kupres,  Laktaši,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubuški,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modriča,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonjić Grad,  Neum,  Niš,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Odžak,  ohrid,  Orašje,  Pale,  Pančevo,  Paraćin,  Pirot,  Požarevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Teslić,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  Užice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladuša,  Višegrad,  Visoko,  Vitez,  Vogošća,  vojvodina,  Vranje,  Vršac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaječar,  Zavidovići,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  hôtels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per villat e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulciń,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Albańczyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnogóra,  Czarnogórzec,  Don Kichota,  Mała Plaża,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  półwyspy Marjan,  Plaża Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / Šas / Svač,  Ulciń,  Ulcinjską Riwierę,  Wielka Plaża,  Wyspa Bojana,GORA,Черногорию,Ульцинь,Черногория, Černá Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnogóra, Muntenegru, Черна гора, Montenegró,Adelina Isamajli,  Albaniku,  Artana,  Bujanoci,  Burimi,  Dardana,  Dardanë,  Deçan,  Dibra,  Drenas,  Drenasi,  Ferizaj,  Ferizaji,  Fushë Kosova,  Fushë Kosovë,  Gjakova,  Gjakovë,  Gjilan,  Gjilani,  Gostivari,  Istog,  Istog·,  Kaçanik,  Kaçaniku,  Kastrioti,  Kërçova,  Klina,  Klinë,  Kumanova,  Leposaviq,  Leskovci,  Likova,  Lipjan,  Lipjani,  Malisheva,  Malishevë,  Manastiri,  Medvegja,  Mitrovica,  Mitrovicë,  Novobërdë,  Obiliq· Rahovec,  Ohri,  Peja,  Pejë,  Podujeva,  Podujevë,  Presheva,  Prishtina,  Prishtinë,  Prizren,  Prizreni,  Rahoveci,  Sharri,  Sharri (Kosovë),  Shkupi,  Shtërpca,  Shtërpcë,  Shtime,  Skënderaj,  Struga,  Tetova,  Theranda,  Therandë,  Triumf Riza,  Veleshta,  Viti,  Vitia,  Vushtrri,  Vushtrria,  Zubin Potok,  Zubin Potoku,  Zveçan,  Zveçani,villa à louer à ulcinj, location de vacance, location saisonnières, louer villa,location de vacance, Locations vacance, hébergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, hébergements de vacances, location villa, locations entre particulier, logements vacance, vacances à Monténégro - location à Ulcinj ,location  de bigorre.