Forca: Gëzuar vitin e ri 2009!

December 27, 2008 by Ulqini  
Filed under Shoqëria / Društvo

srecna-nova-godina

Gjithe shqiptarëve kudo që gjinden në Botë, Forca e Re Demokratike ju uron, Gëzuar vitin e ri 2009.
Le të jetë për të gjithë ky vit, viti i sukseve dhe endrrave të parealizuara ne jeten e tyre.
Sretna Nova godina!,Bonne année!,Happy new year!,Feliz Ano Novo!,Счастливого Нового Года!,¡Feliz año nuevo!,新年快乐,新年でおめでとうございます,Ein gutes neues Jahr!,Szczęśliwego Nowego Roku!,Boldog új évet!,Gelukkig nieuwjaar!,La Mulţi Ani!,İyi seneler / Yeni yılınız kutlu olsun ,Gott Nytt År!,Buon anno!,Onnellista uutta vuotta!,שנה טובה!,Godt nytt år!,Štastný nový rok,عام جديد سعيد ! ,Ευτυχισμένος ο καινούργιος χρόνος,Šťastný nový rok! ,Godt nytår!,Feliĉan novjaron!,Srečno novo leto,Feliç Any Nou!,Gëzuar vitin e ri!,Srećna Nova Godina!,Bliain úr faoi shéan is faoi mhaise duit duit,uut aastat!,สุขสันต์วันปีใหม่,نايا سال مبارک هو,Щастлива Нова година!,Feliz Ano Novo ,Gleðilegt nýtt ár! ,Gelukkige nuwe jaar,Gott nýggjár,سال نو مبارک! ,Среќна Нова Година! ,Sretna Nova godina! ,Tezze iliniz yahsi olsun,Laimīgu Jauno Gadu!,З Новим Роком,Selamat Tahun Baru,新年でおめでとうございます,Manigong bagong taon!,Bloavez mad ! ,Folle lok en seine!.

Lajme nga Ulqini

Forca e re demokratike:Kumtesë për Media

December 4, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika

Absurdet po përsëriten në Ulqin.
Ulqin:Fyerjet, replikat jashtë teme dhe tonet shume të rëndë janë  metoda  të cilat pushteti lokal i përdorë me qëllim që të maskojë çdo diskutim konstruktiv për secilën temë të rendit të ditës të Kuvendit.
Pushteti aktual prapë demonstron arrogancë dhe papërgjegjësië ndaj qytetarëve në qëllimin të disiplinimit të Kryetarit të Kuvendit.
Arsyeja për këtë është sepse ai pranoi propozimin e Forcës dhe vota e tij ishte vendimtare që ato pika të bëhen pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së Kuvendit.
Koalicioni për Ulqinin Evropian qëllimisht mundohet që ti a ulë autoritetin Kuvendit me atë që nuk dëshiron të marrë as edhe qëndrim rreth çështjes së kthimit të pronave  gjithashtu me atë që toleron arrogancën e pushtetit ekzekutiv i cili nga korriku nuk ia dorëzon Kuvendit Raportin e realizimit të Buxhetit për periudhën e kaluar.
Kanë të drejtë qytetarë të pyeten se interesat e kujt i mbrojnë këshilltarët e koalicionit për Ulqinin Evropian që nuk ishin në gjendje as që të lejojnë votimin për përfundime në të cilat kërkohet që Komisioni Regjional për kthimin  e pronave ta njoftojë Kuvendin e Ulqinit për punën e tij në lidhje me kërkesat e qytetarëve nga Komuna jonë. Që absurditeti të jetë edhe më i madh një përfundim i tillë është propozuar në diskutim nga këshilltari i këtij koalicioni.
Arroganca e tyre nuk ka fund ku edhe kërkojnë nga opozita që ta përgatisë Raportin për Realizimin e Buxhetit të Komunës. Komuna jone fqinje Tivari në mënyrë transparente edhe në web faqen e saj i ka publikuar të gjithë raportet, ku edhe realizimin e buxhetit për nëntë  muajt e vitit 2008.
Ajo çka është e pamundur për këshilltarët  në Ulqini, në Komunat tjera është e mundësuar të gjithë qytetarëve.
Mendojmë që kjo është politikë për shkak të papunës së vet ka për qëllim zvogëlimin e  ingjerencave të vetëqeverisjes lokale në vend qe këto ingjerenca të rriten.
Forca e re demokratike
Shërbimi Informativ : Ulqin 04.12.2008

Forca e re demokratike:”Nata” e planifikimit urban dhe planet “fantazmë”

November 17, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti

Ulqin - Forca e Re Demokratike ka vazhduar kritikat ndaj pushtetit lokal në Ulqin, kësaj radhe për gjendjen kaotike në fushën e planifikimit urban.
Në një konferencë për shtyp të organizuar me rastin e 8 Nëntorit - Ditës Botërore të Planifikimit Urban, kryetari i kësaj partie, Nazif Cungu, ka thënë se për fat të keq, “Ulqini nuk mund të shënojë Ditën, por Natën e planifikimit urban”.
Ai ka thënë se Komuna e Ulqinit është në nivelin më të ulët të mundur sa i përket planifikimit urban.
“Terreni tregon qartë se Ulqini ka qëndrim neglizhent, mospërfillës dhe tejet injorant ndaj planifikimit urban. Kjo çështje po zvarritet vazhdimisht dhe ka arritur kulmin në vitet e fundit, ku nevoja për investime, ndërtime dhe rrjedhimisht përparim është më e madhe se kurrë më parë”, ka thënë Cungu.
Sipas tij, pushteti lokal vazhdon me premtime, por nuk po bën asgjë konkrete në këtë fushë.
“Niveli i planifikimit në Komunë vazhdon të mbesë vetëm në rrafshin verbal dhe atë të premtimeve. Faji për mossuksesin hidhet në shumë drejtime, por jo në ato adresa ku duhet. Mungesa totale e strategjisë së administratës lokale lidhur me këtë problem si dhe firmat e dyshimta të planifikimit të cilat obligimet e veta nuk po i kryejnë me kohë dhe profesionalizëm, janë faktorët kyçë që rëndojnë situatën”, ka thënë Cungu.
Ai ka vlerësuar se edhe dy vjet pas zgjedhjeve, administrata lokale vazhdon të merret me plane “fantazmë” të cilat kurrsesi nuk po e shohin dritën.
“Mungesa e konceptit, kuadrove dhe prioriteteve ndikojnë që Ulqini edhe këtë vit të mbajë vendin e parë në Mal të Zi për mosmbulimin e territorit të vet me dokumentacion urbanistik, ku vetëm 4% është e mbuluar me plane të tilla”, ka thënë kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu.
I.Kallaba
Koha Javore

YouTube Preview Image

Kumtesë - Buxheti i Komunës së Ulqini

Në Ulqin vazhdimisht është vështirë të vihet deri tek informatat e vërteta mbi gjendjen dhe realizimin e buxhetit për vitin2008. Kemi arritur të fitojmë zyrtarisht vetëm raportin mbi të ardhurat e arritura për tetë muajt e parë të vitit që vijon. Pra, për shpenzime sekretariati përgjegjës nuk donë të informojnë askënd.
Për fat të keq, të ardhurat e buxhetit përtetë muajt e parë janë gjithsejtë 39,61% dhe mund të konstatojmë që edhe ky vitështë i dështuar dhe qytetarët janë prapë të mashtruar.
Në këtë vit nuk është përfunduar asnjë plan detaj urbanistik, nuk është pruar dhe as punuar asnjë plan urbanistik, as nuk ka filluar përgatitja për eksproprijimin e pronave e cila është e pashmangshme për ndërtimet e ardhshme të objekteve infrastrukturore dhe nuk janë realizuar as investimet e shumta të parashikuara.
Në bazë të tenderëve të hapura, mund të vijmë deri tek përfundimi që deri në fund të vitit duhet që në investimet kapitale, te financuara nga ana e Komunës, të investojë gjithsejtë 945.000 euro ose 15% prej sa është paraparë. Mirëpo edhe këto mjete janë në pikëpyetje kështu që pritet se edhe ky realizim do të jetë më i vogël.
Për dy vjet pushteti lokal ka punësuar rreth50 punëtorë të rinj dhe ia ka rritur pagat për më tepër se 65%. Këto të dhënana japin të drejtë të arrimë tek përfundimi se situata në administratën e pushtetit lokal dalëngadalë po ndërlikohet dhe anon kah rritja e mëtutjeshme e tatimeve çka do të ndikojë negativisht ne standardin e qytetarëve dhe do të ndërpresë investimet e reja në Ulqin.
Forca e re Demokratike në tribunën embrëmshme me temë Realizimi i Buxhetit Komunal për vitin 2008 arriti deri te ky përfundim:
Se nga Sekretariati për Buxhet dhe Financa duhet të kërkohet përgatitja urgjente e rebalancit buxhetorë për vitin 2008.
Forca e re Demokratike është e brengosur  për mos dorëzimin e vendimit përfundimtarë të buxhetit për vitin 2007 që të shqyrtohet në Kuvend.
Në seancën e korrikut, Kuvendi Komunal me kërkesë të Forcës, është renditur si pikë e posaçme e rendit të ditës për realizimin e buxhetit të sivjetmë për gjashtë mujorëshin e parë, mirëpo, kësaj debate i është ikur dhe ajo nuk është zhvilluar.
Jemi të brengosur që Institucionet revizore të shtetit deri më tani nuk kanë marrë asnjë masë lidhur me raportin e vet për gjendjen e buxhetit të Komunës së Ulqinit si dhe agjencinë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Burimi / Shërbimi informativ i Forcës

Kumtesë e Forcës së re demokratike:(Mos)themelimi i Organizatës lokale Turistike në Ulqin

September 25, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Politika, Turizmi / Turizam

Ligji mbi organizatat turistike është miratuar ne fillim të vitit 2004 dhe ishte obligim ligjorë i çdo komunë të themelojë organizatën lokale Turistike.
Komuna e Ulqinit është e vetmja komunë, në Mal të Zi, e cila nuk e zbatoj  ligjin dhe nuk e formoi organizatën turistike dhe me këtë sjelli dëm të madh qytetarëve, Komunës dhe Republikës.
Arsyet për mos themelimin e kësaj organizate zyrtarisht nuk janë të shpallur por mundet të dyshohet se ajo është vetëm për  shfrytëzimin e paligjshëm dhe të paarsyeshëm të mjeteve financiare.
Për fat të keq deri sot e kësaj dite askush nuk e ndien veten përgjegjës për dëmin i cili është i pa kompensueshëm.
Vendimi për themelimin e organizatës turistike, në mbledhjen e kuvendit të Ulqinit është aprovuar në Nëntor të vitit 2007. por ende nuk ka filluar zbatimi i këtij vendim.
Me ketë vendim janë caktuar të ardhurat ligjore të cilët i takojnë organizatës Turistike por këto të ardhura nuk realizohen dhe kështu Komuna e Ulqinit dhe Republika humbin mjete të konsiderueshme.
Burimet finansiare kryesore të Organizatës turistike janë:
-    Taksa e banimit
-    Taksa Turistike
-    Taksa e piknikut
-    Taksa e objekteve të përkohshme

Nga të gjitha këto burime e vetmja taksë e cila paguhet është taksa e banimit por edhe kjo  në mënyrë të paligjshme.
Edhe Revizori Republikan ka konstatuar se taksa e banimit në Ulqin shpenzohet në mënyrë të pa ligjëshme pra për shpenzime tjera e jo për atë se çka janë paraparë.
Qytetarët mashtrohen kinse organizata është e themeluar. Bile, edhe ne panairin e turizmin në Budvë, në muajin shkurt të këtij viti ,me germa të mëdha ishte e shkruar “Organizata Turistike Ulqin” që të fitohet bindja që kjo organizatë është themeluar dhe funksionon.
Të nderuar, qytetarë, të nderuar qiradhënës, të nderuar hotelier,
Mosfunksionimi i organizatës lokale turistike, pagimi paushall dhe i paligjshëm i  taksës së banimit, shpenzimi i paligjshëm i këtyre mjeteve, mos vjelja e mjeteve në bazë të burimeve tjera ligjore, venë në dyshim përgatitjen e sezonit  turistik për vitin 2009.
Ky reagim ka për qëllim që edhe njëherë të tërheq vëmendjen funksionarëve lokal që të mos mashtrojnë qytetarët por të zbatojnë vendimet dhe Ligjet, e në kohë të fillojnë përgatitjen për sezonit turistik 2009.
Sezoni i dobët turistik i këtij viti, do të ketë pasoja afatgjate dhe qytetarët nuk do të rezistojnë rënien e  vazhdueshme të të ardhurave nga turizmi.
Të gjithë ne synojmë të kemi turizëm elitë, por turizmi elitë kërkon një strategji  tjetër dhe seriozitet. Sigurisht, nuk do zhvillojmë turizëm elitë më këtë nivel pastërtie,me këto rrugë,me ketë sistem të kanalizimit dhe me këto kapacitete turistike.
Pushteti ekzekutiv i Ulqinit, me këtë papërgjegjësi, do të bie qytetarët tanë në një situatë të vështir dhe për këtë arsye përsëri lusim organet përgjegjëse Republikane të përcjellin situatën në Ulqinit dhe të urdhërojnë kryetarin e komunës,z-ni Hajdinagën, që të themelojë organizatën turistike, sepse Ulqini mund të behet përsëri qyteti lider i turizmit të Malit të Zi.

Ulqin, me 25-09-2008
Shërbimi informativ

YouTube Preview Image

Projekt Ligji i Kultures te terhiqet!

July 6, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

forca _ ulqin_ulcinjKUMTESË PËR OPINION
Ne lidhje mbi projekt ligjin për kulturë të hartuar dhe lëshuar në diskutim publik nga Ministria e kulturës, sportit dhe mediave Forca e re demoktarike paraqitet me ketë kumtesë për opinion:
Duke e vlerësuar kulturën si një dimension me vlerë të veçantë shoqërore, kombëtare e shtetërore, me keqardhje konstatojmë se një materie te tillë nuk iu janë qasur në mënyrë serioze, që dëshmohet edhe me intervalin kohor të diskutimit publik prej 15 ditësh, që është afat shumë i shkurtër, pët të trajtuar ketë çështje në mënyrë serioze dhe profesionale, nga subjektet e ndryshme relevante.
Jemi të befasuar se si hartuesit e këti projekt-ligji kanë harruar realitetin kulturor në Mal të Zi, kur dihet se Mali i Zi është mjedis multikulturor, ndërsa sintagma e njohur “multikultura” ne ketë projekt-ligj mungon fare, andaj nuk është për tu çuditur që për kulturat e popujve pakicë nuk behët fjalë fare, ndërsa kultura shqiptare si specifike për këtë mjedis është anashkaluar në tërësi.
Në mënyrë transparente është prezentuar monopoli i shtetit mbi kulturën, pra kemi një qasje unitare që është e pa pranueshme për mjediset multinacionale e multikulturore sikurse është Mali i Zi.
Eshtë shumë e diskutueshme edhe përkrahja e veprimtarive kulturore ne aspektin material, sepse në vend të financimit të projektëve përkatëse vend dominues ka sufinancimi i tyre nga del se e ardhmja e kulturës është e papërspektivë, sepse pa përkrahje financiare nuk do të ketë zhvillim të mirëfilltë kulturor.
Andaj, duke marrë parasysh një konstatim të tillë financimi i kulturës nga buxheti prej 2,5% sa është tash kjo shifër duhet të rritet në 4% të buxhetit, pra të ndahen mjete më tepër së deri më tash.
Duke marrë parasysh vërejtjet e cekura, jemi të mendimit që ky projek-ligj i cili është version pune të tërhiqet nga diskutimi publik, të punohet një tjetër në një afat optimal, ku do të marrin pjesë individ me autoritet nga fusha e kulturës, duke përfshi këtu edhe përfaqësues nga pjesëtarët e popujve pakicë në Mal të Zi.
Autor/Shërbimi për informim
Burimi /Forca

http://www.vimeo.com/1101171
Apatin,  Aranđelovac,  Ćuprija,  Čačak,  Čapljina,  Čitluk,  Šabac,  Šipovo,  Široki Brijeg,  Žepče,  Živinice,  Bačka Palanka,  Banja Luka,  Banovići,  Bečej,  beograd,  Bihać,  Bijeljina,  Bor,  Borča,  Bosanska Gradiška,  Bosanska Krupa,  Bosanski Šamac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Brčko,  Bužim,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Foča,  Fojnica,  Glamoč,  Goražde,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gračanica,  Gradačac,  Gradiska,  Grahovo,  Hadžići,  Ilidža,  Inđija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kaluđerica,  Kikinda,  Ključ,  Konjic,  Kotor Varoš,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kruševac,  Kula,  Kupres,  Laktaši,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubuški,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modriča,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonjić Grad,  Neum,  Niš,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Odžak,  ohrid,  Orašje,  Pale,  Pančevo,  Paraćin,  Pirot,  Požarevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Teslić,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  Užice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladuša,  Višegrad,  Visoko,  Vitez,  Vogošća,  vojvodina,  Vranje,  Vršac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaječar,  Zavidovići,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  hôtels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per villat e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulciń,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Albańczyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnogóra,  Czarnogórzec,  Don Kichota,  Mała Plaża,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  półwyspy Marjan,  Plaża Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / Šas / Svač,  Ulciń,  Ulcinjską Riwierę,  Wielka Plaża,  Wyspa Bojana,GORA,Черногорию,Ульцинь,Черногория, Černá Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnogóra, Muntenegru, Черна гора, Montenegró,villa à louer à ulcinj, location de vacance, location saisonnières, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, hébergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, hébergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances à Monténégro - location à Ulcinj ,location  de bigorre.

Organizata turistike e Ulqinit

January 22, 2008 by Ulqini  
Filed under Turizmi / Turizam

Forca e re demokratike ulqinForca e re demokratike, ka jap kontribut të madh për themelimin e organizatës lokale Turistike dhe në mënyre aktive është kyçur në diskutimin publik ashtu që teksti i këtij vendim të jetë i përmirësuar, duke inkuadruar në vendim disa pjesë në bazë të Ligjit mbi organizata Turistik dhe duke përdorur praktikën e Komunave tjera për ti Read more