Gëzim Hajdinaga: Telegram urimi për 8 mars
March 8, 2010 by ulqini
Kategoria : Lajmet / Vijesti
“Me rastin e 8 marsit Ditës ndërkombëtare të gruas Kryetari i Komunës së Ulqinit Gezim Hajdinaga uron të gjithë nënat dhe motrat dhe u shpreh urimet e tija të sinqerta duke iu dëshiruar suksese dhe prosperitet në çdo fushë të jetës.”
“Povodom 8 marta, Međunarodnog dana žena Predsjednik Opštine Ulcinj Gzim Hajdinaga čestita svim pripadnicama ljepšeg pola želeći im puno uspjeha, radosti i prosperiteta
Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga

Popularity: 1% [?]
Përvjetori i dytë i Pavarësisë Kosovës; Gëzim Hajdinaga mesazh urimi
February 17, 2010 by ulqini
Kategoria : Lajmet / Vijesti
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga ka përgëzuar Presidentin e Kosovës z. Fatmir Sejdiu me rastin e përvjetorin të dytë të Ditës së Pavarësisë.
Në telegram ndër të tjera thuhet:
I nderuari z. President,
Kam kënaqësinë më të madhe, që t’ju dërgoj, Juve dhe të gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta dhe më miqësore me rastin e përvjetorit të dytë të Ditës së Pavarësisë.
Uroj bashkëpunim të frytshëm ndërmjet dy vendeve në dobi të popujve tanë, në shërbim të paqes e të stabilitetit, si dhe në funksion të realizimit të vizionit tonë të përbashkët, për integrim europian e euroatlantik.
Ju lus të pranoni, z. President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
I Juaji sinqerisht,
Gëzim Hajdinaga
Popularity: 1% [?]
Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit hedh poshtë me indinjatë si të pabazë,kumtesën e z. Genci Nimanbegut
February 5, 2010 by ulqini
Kategoria : Lajmet / Vijesti
Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit hedh poshtë me indinjatë si të pabazë, tendecioze dhe dashakeqe kumtesën e z. Genci Nimanbegu të publikuar në medija.
Ky ekspert i gjithëanshëm këtë rradhë paraqitet si mbrojtës i informimit, por nga ajo që shkruan shihet qartë se ai dhe mentorët rreth tij nuk kanë lidhje me informimin dhe aq më pak me informimin shqip.
Është për tu habitur dhe për të ardhur keq sesi mundohet të vërtetojë të pavërteten që gjoja Kabineti i Kryetarit merret me përkthimin e gazetës Koha Javore dhe të njejtën e dërgon në adresë të udhëheqësisë së Pobjedës.
Z.Nimanbegu në kumtesën e tij fillimisht, njofton opinionin me letrën që i ka dërguar Kryetarit të bordit drejtues të Pobjedës dhe në këtë mënyrë tenton që gjoja problemin ta bëjë publik dhe të jetë ai që do të marrë meritat për shpëtimin e Kohës Javore.
Që habia të jetë më e madhe, ai ndryshe komunikon me z Sekuliq, ndryshe me Kryeredaktorin e Kohës dhe ndryshe me opinionin.
Me të tilla veprime vështirë se do ti besojë ndokush shpëtimtarit të Kohës nga ’’kthetrat’’ e Kabinetit të Kryetarit të Komunës.
I bëjmë me dije z. Nimanbegu dhe njërëzve përreth tij që Kryetari Hajdinaga, si udhëheqës i lartë i një subjekti shqiptarë e më pas si anëtarë i Qeverisë së Malit të Zi, ka dhënë një ndihmesë të pashlyeshme për informimin shqip dhe veçmas për Kohën Javore, e që vazhdon të angazhohet për një informim korrekt dhe të paanshëm.
Z. Nimanbegu, e dijmë që do të dëshpëroheni, por e vërteta është një!
Kabineti i Kryetarit Hajdinaga as është marrë e as që e ka ndërmend të merret me përthimin e gazetës Koha Javoje.
Por ti dhe mentorët rreth teje e dijnë që kabineti përcjell krahas të tjerave edhe shkrimet që kanë të bëjnë me aktivitetet që zhvillon Kryetari dhe varësisht informimit reagon kur e sheh të udhës.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me gazetën në fjalë të datës 14 janar 2010 ku është përcjellur në mënyrë integrale deklarata e Ministrit të Rregullimit Hapsinorë në të cilën ai ndër të tjera thotë ,, që tenderi për Plazhin e madh ka dështuar edhe për shkak të mospërkrahjes së komunitetit lokal, ndërkohë që titulli në gazetë ka dalur ,,Kritika dhe pushtetit lokal,, (ne e dijmë që kjo të shkon ty përshtati) por, në këtë tekst kemi reaguar sepse ti duhesh ta dijshë që dallimi ndërmjet komunitetit lokal dhe pushtetit lokal është i madh.
Kjo ka qenë vërejtja e vetmja e jona më cgjë kemi njoftuar udhëheqësinë e Pobjedës e që ne takimin e përbashkët me Kryeredaktorin e Kohës Javore është pranuar se është përvjellur gabimi që nuk do të përseritet.
Kjo juve ju duket shkelje e lirisë së shtypit dhe tentativë për të mbyllur Kohën Javore?!
Po ti z Nimanbegu në çgjuhë keni komunikuar me zotin Sekuliq?!
Me të tilla gjera bini shumë poshtë si njeri dhe si deputet.
Këtë, jemi të sigurtë që e kupton i tërë opinioni i gjerë dashamirës i fjalës së lirë.
Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit ka biseduar shtruar me Kryeredaktorin e Kohës për të gjitha çështjet dhe bashkarisht jemi pajtuar për një bashkepunim të frytshëm, korrekt dhe në interes të opinionit te gjere.
Andaj, jemi të sigurtë që edhe Kryeredaktorit të Kohës nuk i duhen dhe nuk i nevojiten mbrojtës siç jeni ju, sepse ai e din dhe është i vetëdijshëm se me këtë, jo vetëm që nuk përfiton askush por pëson opinioni i gjërë për të cilin është dhe i dedikohet Koha Javore.
Popularity: 1% [?]
Buna shndërrohet në leverdi ndërshtetërore
January 31, 2010 by ulqini
Kategoria : Shtypi / Mediji
Ulqin, 27 janar – Ministri malazias i Transporit, Detarisë dhe Komunikacionit, Andria Lompar me homologun e tij shqiptar, Sokol Olldashi, në mbrëmjen e së martës kanë konfirmuar idenë e valorizimit të lumit Buna, njofton KosovaLive.
“Ekziston interesi i dyanshëm për hartimin e një elaborati për thellimin e Bunës edhe për ta ribërë atë të lundrueshëm”, u shpreh ministri shqiptar i Transportit , Sokol Olldashi.
Pas takimit në kabinetin e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, pa praninë e medias, dy ministrat në një konferencë të gazetarëve të shumtë të interesuar, deklaruan se me këtë rast është aktualizuar ideja e ndërtimit të rrugëve rajonale ndërkufitare Plavë-Vermosh-Podgoricë, Velipojë-Ulqin.
Në një prononcim për KosovaLive, Olldashi tha se tashmë 75 për qind të punimeve ndërtimore të këtij objekti janë kryer, por nuk fiksoi ndonjë datë se kur mund të përurohet ajo.
Nga ana tjetër, edhe ministri malazias, Andria Lompar e quajti shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Shqipërinë në ndërtimin rrugëve kufitare, mbi të gjitha të pjesës që kalon nëpër Mal të Zi, përkatësisht Plavë-Guci-Shqipëri-Podgoricë.
“Do të kandidojmë iniciativa të përbashkëta rajonale. Mali i Zi projekteve të Shqipërisë në këtë frymë do t’u japë përkrahje të plotë”, tha ministri malazias i transportit.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga u shpreh se Ulqini po konfirmohet si një qendër e rëndësishme diplomatike edhe urë lidhëse midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Koha Net
Popularity: 1% [?]
Taekwondo Ulqini merr 4 çmime nga Komuna e Ulqinit
December 26, 2009 by ulqini
Kategoria : Lajmet / Vijesti
Të premtem me datë 25.12.2009 në shtëpin e kulturës nën organizimin e komunës së Ulqinit u bë ndarja e çmimeve për sportistët e qytetit tonë. Në mesin e shumë klubeve sportive ishte edhe klubi i Taekwondo-së Ulqini i cili merr 4 çmime.
Nga klubi i Taekwondo-së Ulqni garuesi Mersudin Kurti vlerësohen si sportisti më me perspektiv, ndërsa Besnik Shata garuesi më i mirë.
Klubi i Taekwondo Ulqini fiton çmimin si klubi më me perspektiv i qytetit tonë, dhe kryetrajneri Fikret Dushku shpërblehet poashtu më një mirënjohje si trajneri i cili punon me grupmoshat e reja.
Falenderojmë organizatorin e këtij solemniteti, komunën e Ulqinit.
Taekowndo club Ulqini – Facebook
Video nga Muhamed Kollari – Facebook
Popularity: 1% [?]
Gëzim Hajdinaga uron besimtaret per Krishtlindjet
December 24, 2009 by ulqini
Kategoria : Lajmet / Vijesti
Me rastin e festës së Krishlindjeve, kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga, deputeti Luigj Shkrela dhe zyrtarë të tjerë të Komunës vizituan kishën e Shtojit ku u takuan me famulltarin e kishës Don Franin.
Me këtë rast u shkëmbyen urime të ndërsjellta dhe u vlerësua puna e pushtetit vendorë si dhe harmonia fetare që ekziston ndërmjet komuniteteve të qytetit tonë.
Në këtë Ditë feste kryetari Hajdinaga u përcjell përmes mediave të gjithë besimatarëve katolik urimet më të përzemërta: Sot është një ditë shumë e veçantë, një ditë e gëzuar, një ditë shumë e rëndësishme për të dhënë më shumë mesazhe paqeje, për më shumë tolerancë, më shumë harmoni.
Urime më të përzemërta për këtë Ditë të bekuar, që është simbol i përjetësisë, shpresës dhe adhurimit, i motivimit të njeriut, i përkushtimit për të mirën për të ardhmen.
Gëzuar!
Municipality of Ulcinj / Ulqin
Popularity: 1% [?]
Gëzim Hajdinaga ka marrë telegram urimi nga ministri i jashtëm Ilir Meta
December 23, 2009 by ulqini
Kategoria : Lajmet / Vijesti
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga ka marrë telegram urimi nga zëvendëskryeministri i Shqipërisë dhe ministri i jashtëm z. Ilir Meta.
Në telegram z. Meta falenderon kryetarin Hajdinaga për angazhimin e tij në avansimi e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe shpreh konsideratë për pritjen që i është bërë atij dhe delegacionit shqiptar gjatë qëndrimit në vizitën zyrtare në Mal të Zi.
Në attach: Telegram urimi i z. Meta

Municipality of Ulcinj / Ulqin Montenegro
Popularity: 1% [?]
Në Ulqin u mbajt edicioni i pestë i Festivalit të këngës për fëmijë – Video
December 23, 2009 by ulqini
Kategoria : Kulturë / Kultura
Me datat 14 dhe 15 dhjetor në Pallatin e kulturës në Ulqin u mbajt edicioni i pestë i Festivalit të këngës për fëmijë.
Ky manifestim tradicional mbahet nën përkudesjen e Kryetarit z. Gëzim Hajdinaga dhe Komunë së Ulqinit.
Për këtë edicion në adresë të komisionit kanë mbërritur 32 këngë të kompozitorëve nga Ulqini, Shkodra, Prishtina, Prizreni, Durrësi etj.
Juria e Festivalit edhe këtë vit do të ndajë çmimet për interpetim, tekst dhe muzikë, ndërkohë që çmimi special edhe këtë vit do të jetë ai që mban emrin e kompozitorit Fiqri Hasanaga.
Dritan Maraj adhte fitues i edicioni te pestë te Festivalit të këngës për fëmijë ne Ulqin.
Lajme nga Ulqini
Fotografijat jan furnizuar nga Muhamed Kollari-Facebook
Popularity: 1% [?]
Me 14 – 15 dhjetor në Pallatin e kulturës në Ulqin do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të këngës për fëmijë
December 2, 2009 by ulqini
Kategoria : Ngjarjet - Events
Me datat 14 dhe 15 dhjetor në Pallatin e kulturës në Ulqin do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të këngës për fëmijë.
Ky manifestim tradicional mbahet nën përkudesjen e Kryetarit z. Gëzim Hajdinaga dhe Komunë së Ulqinit.
Për këtë edicion në adresë të komisionit kanë mbërritur 32 këngë të kompozitorëve nga Ulqini, Shkodra, Prishtina, Prizreni, Durrësi etj.
Juria e Festivalit edhe këtë vit do të ndajë çmimet për interpetim, tekst dhe muzikë, ndërkohë që çmimi special edhe këtë vit do të jetë ai që mban emrin e kompozitorit Fiqri Hasanaga.
Festivali i fëmijëve në Ulqini është cilësuar si festë e fëmijëve.
Municipality of Ulcinj / Ulqin
Popularity: 1% [?]
Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga i ka dërguar telegram urimi Kryeministrit Millo Gjukanoviq
December 1, 2009 by ulqini
Kategoria : Lajmet / Vijesti
Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga i ka dërguar telegram urimi Kryeministrit Millo Gjukanoviq me rastin e vendimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Malit të Zi.
Në telegram ndër të tjera thuhet:
I nderuar z. Kryeminister, vendimi i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Malit të Zi është përshëndetur nga të gjithë qytetarët e Ulqinit.
Kjo është dëshmi për arritjet e reformave të qeverisë dhe përpjekjet e mëtutjeshme për të plotësuar të gjithë standartet në mënyrë që procesi i integrimit të Malit të Zi në familjen e madhe evropiane të ecë me ritme sa më të shpejtë.
Në këtë udhë përherë keni përkrahjen tonë.
Sinqerisht i juaji,
Gëzim Hajdinaga
Municipality of Ulcinj / Ulqin – Montenegro
Popularity: 1% [?]





















































