Haxhi Shabani

Rrënjët dhe degët e një letërsie
Rrënja dhe dega Ky libër është projektuar si i këtillë që t`u vijë në ndihmë nxënësve të shkollës fillore për të mësuar autorët e letërsisë shqiptare të cilët jetojnë apo janë me origjinë nga Mali i Zi. Si rrjedhim, shkollat dhe institucionet përkatëse ministrore do të duhej të kenë reagimin e duhur për ta bërë këtë libër pjesë të teksteve shkollore. Në anën tjetër, ky është vetëm një nga librat e duhur në shërbim të krijimit të nxënësit shqiptar në Malin e Zi me dije e kulturë si të... Vazhdo

October 12, 2008  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Rrënjët dhe degët e një letërsie
Tags: ,

Orët letrare universitare
1. Tradita Pak më lart se jugu i bregdetit të Adriatikut, mbi disa kodra të vogla, me një histori disa mijëra vjeçare, me dy mijë e pesëqind vjet civilizim, me një detari historikisht shumë të zhvilluar, me plazhe të shumta ranore e shkëmbore, me det e me lumë, shtrihet një qytet me emrin Ulqin i cili ka më së shumti ditë me diell në tërë bregdetin e Adriatikut. Ky qytet gjendet në një nga shtetet më të vogla në botë, në Malin e Zi. Ulqini, nëpër të cilin kanë ardhur, kanë kaluar e kanë mbetur kultura,... Vazhdo

August 28, 2008  :: Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Orët letrare universitare
Tags: , ,

Përkujtohet 60-vjetori i lindjes së shkrimtarit dhe publicistit Ibrahim Berjashi
Pionier në shumë fusha Duke folur për ndihmesën e Berjashit në publicistikë, kryetari i SHAI “Art Club”, mr. Haxhi Shabani tha se ndihmesa e tij “për shqiptarët në Malin e Zi është e dorës së parë, sepse ai duke qenë korrespondent i “Rilindjes” për shumë vjet, arriti që me dhënien e informacioneve për trevat shqiptare të kësaj ane, të bëjë integrimin e tyre ne mediumin themelor për shqiptarët e ish Jugosllavisë”. Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”... Vazhdo
Vështrim mbi librin “rrezikimi i gjuhës shqipe” të Haxhi Shabanit
Rezultatet shqetësuese të një hulumtimi Studimi i mr: Haxhi Shabanit, që trajton dygjuhësinë tek shqiptarët e Ulqinit, e jo dygjuhësinë në komunën e Ulqinit, me sa e kam të njohur, është i pari i këtij lloji në Mal të Zi dhe padyshim zgjon interesimin e studiuesve të kësaj problematike, jo vetëm në Ulqin dhe mjediset tjera shqiptare në Mal të Zi, por në gjithë rrafshin shqiptar. Temë thelbësore e studimit është dygjuhësia në Ulqin me rrethinë, gjegjësisht rrezikimi i gjuhës shqipe nga shkaqe e rrethana... Vazhdo

April 24, 2008  :: Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Vështrim mbi librin “rrezikimi i gjuhës shqipe” të Haxhi Shabanit
Tags:

Tkurrja e shqipes vazhdon
Teksti “Rrezikimi i gjuhës shqipe” ka karakter kërkimor-shkencor, i përket fushës së studimeve sociolinguistike, por ka rëndësi multidisiplinare. Libri është rezultat i hulumtimeve sistematike, shumëvjeçare, që Haxhi Shabani bëri gjatë përgatitjes së tezës së magjistraturës, të cilën e mbrojti me sukses në vitin 2006 në Universitetin e Prishtinës.Plot 452 vjet pas botimit të të ashtuquajturit “Meshari” të Dom Gjon Buzukut – për të cilin shkencëtarët supozojnë se ka jetuar (vepruar)... Vazhdo
Mali i Zi, Ekspertet e shohin te rrezikuar gjuhen shqipe
Kryetari i Shoqates joqeveritare “Dialog”, Haxhi Shabani ka vene ne alarm autoritetet e Podgorices por edhe strukturat nderkombetare per rrezikimin e gjuhes shqipe ne Mal te Zi.Haxhi Shabani, njeri nder ekspertet me te njohur te gjuhes shqipe ne Mal te Zi, duke prezantuar librin e tij te posabotuar ”Rrezikimi i gjuhes shqipe”, ka paralajmeruar autoritetet e Podgorices por edhe strukturat nderkombetare per rrezikimin e gjuhes shqipe ne Mal te Zi.Shabani beri te ditur per KosovaLive se motivi kryesor qe e ka shtyre ate te merret... Vazhdo

January 2, 2008  :: Anketë / Anketa :: Comments Off on Mali i Zi, Ekspertet e shohin te rrezikuar gjuhen shqipe
Tags: , , , , , , , , , , , ,

Mr.Haxhi Shabani flet për librin e tij të fundit
Shqipja e kërcënuar nëse nuk merren masa Para disa ditësh doli nga shtypi libri “Rrezikimi i gjuhës shqipe” i mr. Haxhi Shabanit, në të cilin ai trajton problemin e dygjuhësisë te shqiptarët e Ulqinit. Duke u bazuar në treguesit e ndryshimeve që kanë ndodhur vetëm për një dhjetëvjeçar, Shabani parashikon të ardhme të errët të gjuhës shqipe,nëse nuk ndërmerren masa të gjithanshme e të menjëhershme. Madje, sipas tij, nëse prirjet e rrezikimit vazhdojnë, duhet pritur që gjuha shqipe në Malin e Zi... Vazhdo

January 2, 2008  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Mr.Haxhi Shabani flet për librin e tij të fundit
Tags: , , , , , , , , , , , ,