Izabela Ivanoviq

Klubi i Karatesë  “Ulqini” u kurorëzua me 104 medalje dhe 7 kupa
ULQINI  VAZHDON TRADITËN E SUKSESEVE TË ARTA Të dielën, më  22 nëntor 2009 në Tivar u mbajt Turneu i I internacional i karatesë “Trofeu i Tivarit 2009”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” u radhit në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Ky ishte një sukses i madh, pasi që në këtë garë morën pjesë 26 klube të karatesë me 625 garues nga Bosna, Serbia, Kroacia dhe nga Mali i Zi. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 104 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 33 medalje... Vazhdo
KK”Ulqini”Blerta Tahiri dhe Dardan Ceka më të mirët e turneut
Klubi i karatesë “Ulqini” i pari në renditjen e përgjithshme në turneun internacional të karatesë “Seiken 2009” Të dielën, më 26 prill 2009 në Podgoricë u mbajt Turneu i 2-të internacional i karatesë “Seiken 2009”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” arriti një sukses të shkëlqyeshëm, duke marrë të tre titujt më të lartë të garës. Klubi i karatesë “Ulqini” u rendit i pari në renditjen e përgjithshme dhe u shpall klubi më i mirë i turneut, ndërsa dy garuesit e KK “Ulqini” u shpallën... Vazhdo
“Ulqini” fiton Katanën, çmimin më të lartë të Turneut
Klubi i karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 103 medalje në turneun e 3-të të karatesë “bambi cup 2009” KK “Ulqini” fitoi çmimin më të madh të kësaj gare – Katanën, shpatën e samurajëve, si klubi më i suksesshëm i garës. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 103 medalje: 41 medalje të arta, 26 të argjendta, 36 të bronzta dhe dy kupa. Sipas drejtuesve të KK “Ulqini”, ky rezultat përbën një sukses të madh, pasi që në këtë garë morën pjesë mbi 20 klube të karatesë me mbi... Vazhdo
KK”Ulqini”, klubi më i mirë i Turneut të 2008
Klubi i karatesë “ulqini” e mbylli me sukses sezonin e dytë të garave për këtë vit “Viti 2008 është viti më i suksesshëm i klubit tonë deri tash, sepse në këtë vit garuesit tanë fituan gjithsej 71 kupa dhe 820 medalje: 244 të arta, 275 të argjendta dhe 301 të bronzta në garat shtetërore dhe ndërkombëtare, në disiplinat ekipore dhe individuale”, thonë trajnerët e KK “Ulqini”. Podgoricë – Të dielën në Podgoricë u mbajt Turneu i 29-të i Karatesë “Kupa e Çlirimit... Vazhdo