KK “Ulqini”

NëTrofeun e Tivarit 2012 – KK Ulqini në hap me më të mirët
Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në turneun IV ndërkombëtar të karatesë “Trofeu i Tivarit 2012”- në Tivar                                       KK ULQINI NË HAP ME MË TË MIRËT Të shtunën, më 10 nëntor 2012 në Tivar u mbajt Turneu i IV ndërkombëtar i karatesë “Trofeu i Tivarit 2012”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” u radhit në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Ky ishte një sukses i madh, pasi që në këtë garë morën pjesë 46 klube... Vazhdo

November 12, 2012  :: Sporti / Sport :: Comments Off on NëTrofeun e Tivarit 2012 – KK Ulqini në hap me më të mirët
Tags: ,

KK“Ulqini” shkëlqen në Gostivar dhe në Kollashin
Klubi i Karatesë “Ulqini” uikendin e kaluar mori pjesë në dy turne ndërkombëtarë KK “ULQINI” SHKËLQEN NË GOSTIVAR DHE NË KOLLASHIN Të shtunën, më 20 tetor 2012 në Gostivar të Maqedonisë u mbajt u Turneu XI ndërkombëtar i karatesë “Kupa e Gostivarit 2012”. Garuesit e Klubit të karatesë “Ulqini” arritën të fitojnë 5 medalje: 2 medalje të arta, 2 të argjendta, 1të bronztë dhe 2 kupa për 2 vendet e parë. Me medalje të artë u kurorëzua Dardan Ceka në kata individuale (senior) dhe ekipi i seniorëve... Vazhdo

October 22, 2012  :: Sporti / Sport :: Comments Off on KK“Ulqini” shkëlqen në Gostivar dhe në Kollashin
Tags:

KK “Ulqini” i pari në turneun ndërkombëtar të karatesë “Katana Open 2012”
Të dielen, më 07 tetor 2012 në Gjilan të Kosovës u mbajt Turneu i 7-të ndërkombëtar i karatesë “Katana Open 2012”, në të cilin morën pjesë 31 klube me 300 garues nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Kosova dhe nga Mali i Zi. Turneu u organizua në një nivel të lartë nga klubi vendas i karatesë “Dardania” dhe Federata e Karatesë së Kosovës, ndërsa konkurrenca ishte mjaft e fortë. Klubi i Karatesë “Ulqini” shkëlqeu në këtë turne ndërkombëtar duke arritur të radhitet në vendin e parë... Vazhdo

October 10, 2012  :: Ngjarjet - Events :: Comments Off on KK “Ulqini” i pari në turneun ndërkombëtar të karatesë “Katana Open 2012”
Tags:

Triumf dhe Perfaqesim dinjitoz i Klubit te Karatese Ulqini
Më 24 dhe 25 mars 2012 Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në dy turne: në Turneun e 7 të hapur “Ilixha 2012” në Sarajevë dhe në Turneun e 2 të karatesë “Trofej Kollareviq” në Podgoricë. Në turneun “Ilixha 2012”, i cili u mbajt më 25.03.2012 në Sarajevë morën pjesë 79 klube me mbi 1000 garues nga mbarë regjioni. Garuesja e Klubit të karatesë “Ulqini” Radica Dashiq u kurorëzua me medaljen e artë në luftëra në një konkurencë shumë të fortë për seniorë në kategorinë -61 kg, kurse garuesi... Vazhdo
Suksese të vazhdueshme të klubit të karatesë “Ulqini”
Allmir Hajdari kampion i Malit të Zi Në Kampionatin e Malit të Zi i cili u mbajt të shtunën në Podgoricë, “Ulqini” u kurorëzua me gjithsej 23 medalje, prej të cilave një të artë, nëntë të argjendta dhe 13 të bronzta. Ndërkaq, në Kampionatin IX Mbarëkombëtar të Karatesë për seniorë kushtuar Ditës së Flamurit, të mbajtur në Prishtinë, “Ulqini” fitoi një medalje të argjendtë dhe dy medalje të bronzta. Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë gjatë fundjavës në dy gara të... Vazhdo

December 4, 2008  :: Sporti / Sport :: Comments Off on Suksese të vazhdueshme të klubit të karatesë “Ulqini”
Tags: ,

Në Turneun e Karatesë në Gostivar Klubi i Karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 35 medalje dhe 7 kupa
Në këtë turne u dalluan dy ekipet e kadetëve të djemve dhe vajzave të KK “Ulqini”, të cilët u kurorëzuan me medalje të artë në kata ekipore. Posaçërisht u veçua ekipi i djemve, i cili me punën e shkëlqyer tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë duke i duartrokitur fort. Të shtunën në Gostivar u mbajt Turneu VII Ndërkombëtar i Karatesë “Kupa e Gostivarit 2008”. Turneu u organizua nga klubi vendas i karatesë “Fati”, në bashkëpunim me Federatën e Karatesë... Vazhdo