Pavarësin e Kosovës,Mali i Zi e ka bërë në favor të vetes dhe stabilitetit në rajon
November 5, 2008 by Ulqini
Filed under Reportazh / Reportaža
Pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme, indirekte e direkte, shantazheve të ndryshme diplomatike dhe presioneve të shumanshme nga ana e Serbisë, Mali i Zi pati vendosur për njohjen e Republikës së Kosovës shtet të pavarur. Edhe tash, kur vazhdojnë kritikat për vendimin e marrë, Qeveria malazeze është shumë e kënaqur për atë që ka bërë. As bojkoti që i bën Kuvendin malazez 12 deputetët e Listës serbe, nuk e bëjnë pishman këtë Qeveri për vendimin e drejtë, të arsyeshëm dhe të dobishëm që ka marrë. Vendimi i duhur “Koha do të dëshmojë më së miri se Mali i Zi ka marrë vendimin e duhur për stabilitetin e rajonit kur ka njohur Kosovën”, ka thënë shefi i diplomacisë malazeze, Millan Roçen, duke e mbrojtur vendimin e Qeverisë malazeze. Roçen, në një intervistë për të përditshmen e Podgoricës, “Vijesti”, është rrëfyer edhe për efektet pozitive të kësaj njohjeje, duke thënë se rezultatet po shihen qysh tash. “Qysh tash po shihen efektet pozitive të këtij vendimi. E keni parë edhe në raportin e Komisionit Evropian përparimin në Mal të Zi. Sipas informatave të para, roli i Malit të Zi në rajon, respektohet shumë”, ka thënë Roçen, duke shtuar se situata e brendshme politike në Mal të Zi është edhe më stabile pas marrjes së vendimit për njohjen e Kosovës. Stabilitetin e krijuar, Roçen e ka arsyetuar me mungesën e spekulimeve rreth çështjes së Kosovës. Ndërsa sa i përket Listës serbe, e cila ka vendosur që me 12 deputetë të saj të braktisë Parlamentin e Malit të Zi për shkak të njohjes së Kosovës, Roçen ka thënë se secili ka të drejtë të zgjedhë metodat e luftës politike. “Ky veprim aspak nuk do të cenojë stabilitetin e Malit të Zi”, ka thënë në fund, ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi. I bën favor vetes Për më tepër, njohjen e Kosovës, Mali i Zi nuk e sheh si favor që i ka bërë Kosovës, por vetes. Qeveritarë, politikanë, por edhe analistë politikë, e konsiderojnë një hap të tillë, si tejet të rëndësishëm në rrugën drejt integrimeve evropiane që ka zgjedhur Mali i Zi. Kështu që, edhe nënkryetari i partisë në pushtet në Mal të Zi, DPS, Svetozar Maroviq, ka thënë se Mali i Zi nuk ka pasur të drejtë t’ia mbyllte derën vetvetes para ardhmërisë evropiane për shkak të Kosovës. “E kam kuptuar se ky qëndrim është edhe në Serbi, dhe se, edhe Serbia dëshiron që shpejt të jetë pjesë e integrimeve evropiane. Çdoherë bëhet fjalë për një çmim që duhet paguar, sepse kjo rrugë është e pamundur pa sakrifi cë”, ka thënë Maroviq. Ai ka thënë se veprimi i Malit të Zi ka qenë në pajtim me rregullat e reja që rregullohen sipas normave dhe standardeve .
Fitim Uka
Burimi / infopress
Genta Ismajli ne Studio - Zeri i Amerikes (Video)
November 3, 2008 by Ulqini
Filed under Zbavitje / Zabava
Genta Ismajli flet ne nje interviste per Zerin e Amerikes per karrieren e saj muzikore.
Shiko videon:
Bugajski:Kosova nuk duhet të bjerë në gjumë
October 31, 2008 by Ulqini
Filed under Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji, Videos
Analisti i çështjeve evropiane dhe ballkanike, Janusz Bugajski, ka vlerësuar se hapja e ambasadave të Kosovës në kryeqytetet perëndimore është një ngjarje shumë e rëndësishme për praninë e saj në skenën ndërkombëtare.
Sipas analistit Bugajski, “Kosova nuk është më në krye të listës së problemeve të Ballkanit, por aktualisht është Bosnja, e cila ka tani disa vështirësi në funksionimin shtetëror dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian”. Së dyti, sipas tij, është Maqedonia, e cila po përballet me kundërshtimet e Greqisë lidhur me emrin, temë që po mban pezull anëtarësimin e saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian”.
Nga ana tjetër, sa i takon Kosovës, “ajo ka pasur disa zhvillime të rëndësishme; njohja nga Mali i Zi, njohja nga Maqedonia, pra, njohja nga shumica e fqinjëve, tha Bugajski.
“Hapi tjetër do të duhet të jetë një veprimtari më aktive ndërkombëtare për të shtuar numrin e vendeve që e njohin pavarësinë, dhe për t’u anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare. Gjithashtu ata duhet të parandalojnë ndonjë ndarje, për të cilat bëhet presion nga serbët”, tha ai.
“Mendoj se është mirë për Kosovën që të jetë jashtë titujve kryesorë të shtypit ndërkombëtar”, tha analisti Bugajski, por nga ana tjetër, sipas tij, “ajo nuk duhet të bjerë në gjumë (si sleep mode e një kompjuteri), përkundrazi duhet të jetë më aktive”.
Sipas Bugajskit, “më e mira do të ishte tani ngritja e një ekonomie produktive, përfshirja e saj në mekanizmat rajonale të biznesit dhe në nismat rajonale të Evropës Juglindore, të vendosë marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe të vazhdojë fushatën për njohjen e pavarësisë kudo nëpër botë”.
Ka shumë mundësi të tjera për këto njohje, siç janë vendet muslimane, dhe për këtë, sipas tij, mund të ndihmojë edhe Shqipëria.
“Rusia - tha Bugajski - do të dëshironte që Kosova të ishte një shtet i ngrirë, sepse ajo nuk ka zhvillim ekonomik dhe nuk është ende anëtare e institucioneve ndërkombëtare, dhe në këtë gjendje mund të shihet si një dështim i NATO-s dhe BE-së, të cilat po përpiqen ta bëjnë Kosovën një çështje të suksesshme. Kështu, suksesi i Perëndimit me Kosovën do të jetë një dështim për Rusinë”.
Por, sipas analistit Bugajski, nëse Serbia ecën drejt anëtarësimit në NATO dhe Kosova shihet praktikisht si e pavarur, Rusia nuk mund ta përdorë më Serbinë si një avantazh. “Nëse Serbia kthen sytë nga Perëndimi, kjo është një humbje për Rusinë. Moskës i intereson që Serbia të mbetet jashtë integrimeve, sepse i nevojitet si një pikëmbështetje në rajon”, tha ai.
Burimi / VoA
Menaxhim i dobët i sezonit turistik 2008 në Ulqin
October 25, 2008 by Ulqini
Filed under Turizmi / Turizam
Pas suksesit të sezonit turistik të vitit të kaluar 2007 në Ulqin, shpresa për një përsëritje të tij edhe sivjet ishte akoma më e madhe.
Por pronarët e hoteleve dhe shteti malazias akoma nuk kanë kuptuar se oferta turistike nuk mund të mbështetet vetëm në bukuritë e natyrës,rërën,plazhet e bukura dhe në monopolin e krijuar deri diku për turistët,por në tërheqjen e turistëve nëpërmjet përmirësimin të kësaj oferte.
Me të drejtë është vlerësuar se turizmi pritet të përbëjë një nga degët kryesore të ekonomisë së vendit, sepse nga zhvillimi i tij varet edhe zhvillimi i shumë degëve të tjera në komunën e Ulqinit.Por,a është punuar seriozisht për këtë?
Përgjigjja nuk është e vështirë të jepet. Madje, përgjigjen e dhan vetë kosovarët këtij viti turistik 2008, “fatkeqësisht,këtë vit shumica e kosovarëve janë drejtuar drejt Bregdetit Shqipëtar” sikurse Durësi,Saranda,etj.
Ende dhe ala sot në deklaratat e ministrit të turizmit malazias nuk ka përmendur edhe shkaqet e këtij bojkoti,në bregun e detit malazias.:Por e vërteta eshtë se Shqiperija dhe Kroacija ka qenë konkurrentë në çmim. Një krevat atje kushton 5 euro në natë.
Ajo çka na mbetet është vetëm të analizojmë.Turistët nuk duhet të priten, por të tërhiqen.Kjo nënkupton fushata publicitare të organizuara mirë, përpara dhe gjatë sezonit, koordinim me agjecitë turistike brenda dhe jashtë vendit, krijimin e kushteve për akomodimin si dhe një shërbim me nivel. Në këtë kontekst nuk duhen neglizhuar çmimet. Aplikimi i çmimeve të arsyeshme dhe konkurruese më vendet e rajonit, në bazë të kushteve që ofrojmë, është një pikë e ndjeshme që ndikon në reagimin e turistëve. Kjo për më tepër është edhe fillimi i fushatës për vitin tjetër.Çmimet e aplikuara vitin që kaloi, kur dominoi vendosja abuzive për të shfrytëzuar në maksimum situatën euforike që mbizotëronte,përbëjnë faktorin kryesor që po ndikon në numrin e turistëve kosovarë të sivjetshëm në rivierën e Ulqinit.Po të bësh llogaritë, që nga rruga ikje-ardhje, akomodimi dhe shërbimi,kostoja e turizmit në Ulqin është e lartë. Biletat e tragetit Bari-Tivar,ose Ankona-Tivar janë më të larta se Bari-Dures apo Bari-Patra (Greqi), pavarësisht se distanca është gati tri herë më e shkurtër.Kurse shqiptarët e Kosovës duhet të përshkojnë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, gjatë së cilës tek-tuk u vihen edhe gjoba nga “taksidarët” privatë. Për të gjitha këto nevojitet një organizim qendror, që patjetër duhet të drejtohet nga qeveria me entet e saj përkatëse.
Numri i turistëve me kombësi të huaj po vjen në rritje, por përsëri mbetet modest. Pjesa dërrmuese e turistëve që vijnë nga jashtë janë emigrantët shqiptarë në vendet fqinjë dhe shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia.Pra,duhet kuptuar se për pjesën dërrmuese të turistëve që na vizitojnë sot Malin e Zi,zë një vend të privilegjuar mes alternativave të tjera.Nëse vazhdimisht do t’i rëndonim me çmime të larta dhe të pajustifikuara nga oferta,atëherë Mali i Zi jo vetëm që do ta humbasë këtë vend të privilegjuar,por do të ketë rrjedhje edhe nga banorët e saj, aq më tepër që për këtë konkurrojnë edhe fqinjët tanë të afërt.
Ajo që tregoi viti i kaluar nuk duhet marrë plotësisht si çështje nacionalizmi, pasi ashtu si dhe në degët tjera, edhe në turizëm, vlen ligji i ofertës dhe i kërkesës.Dyndja e një valë të re dhe të paparë turistësh verën e kaluar ndikoi në rritjen e çmimeve në përgjithësi e veçanërisht edhe në fushën e turizmit.Prandaj duhet pasur kujdes, sepse turistët nuk t’i falin gabimet.Në të kundërt,ne nuk kemi pse t’i akuzojmë kosovarët nëse ata do të kërkonin vende të tjera për të pushuar (gjë të cilën një pjesë e tyre e ka bërë), por duhet të shikojnë se çfarë po bëjmë ne vetë për t’i tërhequr ata.
Nga ana tjetër, mungesa deri tani e një strategjie për zhvillimin e këtij sektori, qoftë për zona të caktuara ose edhe për krejt vendin, ka ndikuar në zhvillimin e shumë dukurive negative.Konkretisht,investimet që janë bërë në sektorin privat, të cilat, ç’është e vërteta,nuk kanë qenë të vogla,nuk janë bërë në mënyrë të planifikuar. Kurse për lokalet dhe restorantet ekzistuese mungojnë kategorizimet dhe nivelet e çmimeve për secilën kategori.Pra,shteti në mënyrë absolute nuk i kontrollon çmimet.Kjo ka qenë dhe vazhdon të mbetet arsyeja kryesore që ka çuar në vendosjen e tyre abuzive dhe herë pas here krejt të pajustifikuar me kushtet që ofrohen.Nuk duhet të harrojmë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për konkurrencë mes ofertave turistike të bizneseve të ndryshme,por mes ofertave turistike të vendeve të ndryshme.
Lajme nga Ulqini
Sejdiu paralajmëroi hapjen e ambasadave në Maqedoni dhe Mal të Zi
October 22, 2008 by Ulqini
Filed under Rajoni / Region, Shtypi / Mediji
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar hapjen e ambasadave të Kosovës në dy shtetet fqinje, Maqedoni dhe Mal të Zi, por pa dhënë ndonjë datë të përafërt se kur do të mund të ndodh kjo.
Dy shtetet fqinje të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dy javë më parë janë në listën e dytë të qendrave në të cilat Kosova do ta shpërndajë rrjetin diplomatik pasi deri më tani këtë e ka bërë me 10 qendrat më të rëndësishme politike dhe ekonomike të botës. Këto paralajmërime kreu i shtetit të Kosovës i ka dhënë pas një takimi me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Lars Freden, i cili i dorëzoi Presidentit letrat kredenciale.
“Ne do të shtrihemi në rrjetin diplomatik aq sa kemi mundësi. Kemi ambicie normale, jo ambicie të mëdha përtej mundësive. Për ne është me rëndësi që edhe në pjesën skandinave të kemi një mbulim (diplomatik) normal dhe të shohim cila do të jetë mënyra më e mirë edhe e aspekteve logjistike”, deklaroi president p Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ai nuk ka dashur të komentojë emërimin e Endru Lledllit si ndërmjetësues I OKB-së për dialogun me Beogradin por ka porositur atë që të mos bëjë as më të voglën përpjekje për t’i ringjallur temat politike në diskutimet me qeverinë e Serbisë.
“Jemi shumë të interesuar që UNMIK-u ta përfundojë punën e vet sa më shpejt. Gjithmonë e kemi thënë se jemi të interesuat të kemi raporte të mira me Serbinë. Nga ana e Kosovës nuk do të mbajmë as retorikë as qasje çfarë ka Serbia në relacion me Kosovën. Por secila çështje që mund të lidhet me statusin apo ndërhyrje të brendshme të strukturës shtetërore e kushtetuese të Kosovës janë të papranueshme”, u shpreh Sejdiu.
Sipas Sejdiut, Kosova është e gatshme të ulet dhe të bisedojë me Serbinë për çështje të bashkëpunimit ndërkufitar, për ekonominë si dhe për të drejtat e pakicave në të dy shtetet.
Përparim Isufi
Burimi /ALSAT KOSOVA
TV BotaShqiptare
October 21, 2008 by Ulqini
Filed under TV Shqip LIVE
TV Uskana
October 21, 2008 by Ulqini
Filed under TV Shqip LIVE
TV Llapi
October 21, 2008 by Ulqini
Filed under TV Shqip LIVE
Top Koha Tv
October 21, 2008 by Ulqini
Filed under TV Shqip LIVE
RTV Koha
October 21, 2008 by Ulqini
Filed under TV Shqip LIVE



