Promovohet oferta e verës turistike të Ulqinit në Pejë
May 12, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam
“Ne jemi këtu më tepër që ti falënderojmë kosovarëve për ata që kanë bërë për Ulqinin sepse me ardhjen e tyre ka ndikuar shumë të shqiptarët në Ulqin në ruajtjen edhe të identitetit shqiptar atje”, ka thënë në takimin promovues i pari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga
Ka ardhur të premten në Pejë bashkë me ekspertë të turizmit dhe udhëheqës komunal, kryetari i komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga për të promovuar ofertën turistike për vitin 2008. “Këtë vit kosovarët duhet të vijnë edhe më tepër në Ulqin. Në Mal të Zi ka një përqindje të vogël të njerëzve që dëshiron që kosovarët të mos vinë më në Ulqin dhe nëse doni që ti plotësoni dëshirat e asaj pakice, atëherë mos ejani”, është shprehur në paraqitjen e tij promovuese Hajdinanga. Ai në këtë takim është përballur edhe me pyetjet e shpeshta të mediave se pse po heziton Mali i Zi për ta njohur shtetin e Kosovës dhe se sa kanë bërë liderët e caktuar shqiptarë, pra mes tyre edhe z. Hajdinaga për të lobuar atje që shteti malazez ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
“Nëse nuk ndodh njohja më herët atëherë ardhja juaj është edhe një arsye më shumë për t’i treguar qeverisë së Malit të Zi se në një formë Ulqini është i tyre”, është përgjigjur Hajdinagaj për të vazhduar se “Sa i takon mosnjohjes momentale të pavarësisë së Kosovës nga zyrtarët malazez , mendoj që kjo nuk duhet të ndikojë në ardhjen apo mos ardhjen e turistëve kosovar. Me gjithë atë nuk ma merr mendja që mosnjohja momentale edhe deri në sezonin turistik e shtetit të Kosovës mund të ndikojë në mosardhjen e kosovarëve në Ulqin. Me ardhjen tuaj në numër sa më të madh për të veruar në Ulqin, sikur keni bërë edhe viteve tjera, po ndikoni në ruajtjen e identitetit shqiptar të ulqinakëve. Nëse shqiptarët e Kosovës nuk shkojnë këtë vit për të pushuar në detin e Ulqinit, atëherë kështu do t’u plotësohen apetitet e atyre që nuk e duan prezencën e Kosovës në Malin e Zi”, është përgjegjur kreu i Ulqinit.
Hajdinaga u ka premtuar pejanëve dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi se çmimet në këtë sezon veror nuk do të jenë më të larta nga ato të vitit të kaluar. I pari i Ulqinit ka premtuar edhe se për shqiptarët e Kosovës që vendosin për të veruar në Ulqin nuk do të ketë probleme sa i takon sigurisë gjatë gjithë udhëtimit të tyre nëpër Mal të Zi. “Nuk do të ketë probleme të sigurisë për ta, aq më shumë pasi tani Mali i Zi është i pavarur”, ka premtuar Hajdinaga.
Mos jep besë Hajdinaga !
Hajdinaga dhe ndonjë lider tjetër në Mal të Zi nuk duhet shumë të japin besë për sigurinë e shqiptarëve të Kosovës gjatë rrugëtimit të tyre nëpër Malin e Zi, që është bërë i pavarur edhe falë votës së vëllezërve tanë atje në Malësi, e që si shpërblim për këtë policia malazeze maltretoi, ofendoi rëndë e në baza nacionale shumë malësorë e familje të tyre. Po ashtu Hajdinaga duhet të mos harrojë se gjatë vitit të kaluar pikërisht nëpër rrugët e Malit të Zi e nga policia e saj janë ndaluar 10 të rinj shqiptarë të Kosovës, që po ktheheshin nga kurbeti dhe janë dërguar ngutshëm në gojën e ujkut, pra në burgjet serbe. Këta të rinj i kanë besuar demokracisë së Malit të Zi, demokraci e urtësi, të cilën ky shtet e reklamoi gjatë katrahura e zhvendosjes së popullit të Kosovës nga dhuna e policisë e ushtrisë vrastare serbe. Këta të rinj besuan në këtë demokraci, por, ata përfunduan nën pranga dhe hoqën të zitë e ullirit nëpër burgjet serbe.
Mirë është që një pjesë e shqiptarëve të Kosovës të shkojë verës në Ulqin për hir të shqiptarëve atje në mënyrë që të ndihmohet ekonomia familjare e tyre. Por, te e fundit, vizitorët le të vendosin vetë se a do të marrin rrugë drejt Ulqinit apo Durrësit. Ajo që është keq e duhet thënë troç është se disa liderë shqiptarë në Malin e Zi po i besojnë shumë pushtetit atje dhe liderëve malazez e serbë. Thanë se Mali i Zi do ta pranojë në maj shtetin e Kosovës, por Miodrag Zhivkoviq i liberalëve e veçmas funksionari i listës serbe Jovan Vuçoviq është edhe më ekstrem dhe deklaron se një njohje e tillë nuk do të bëhet tani së shpejti e madje as që përmendet ndonjë datë e afërt se kur mund të ngjajë kjo njohje.
Disa liderë shqiptar në Mal të Zi duhet të deklarojnë vetëm aq sa kanë kaçik dhe aq sa i pyet puna atje. Le të mos hidhërohen ulqinakët, por unë si shqiptarë i Kosovës bashkë me familjen time dhe me shumë farefis nuk do të shkojmë rrugëve të Malit të Zi e as drejt detit të Ulqinit derisa nuk vihet drejtësia në vend, pra derisa nuk lirohen nga burgu malësorët, që pa asnjë faj po mbahen në burgun famëkeq të Shpuzit dhe derisa Mali i Zi nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Nuk ke pse shkon nëpër shtetin e atij që nuk të njeh TY.
Rrahman Jasharaj
Malesiaforum
Nis gjahu për kosovarët për sezonin veror
May 10, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam
Shqipëria edhe Mali i Zi kanë publikuar ofertën e tyre turistike për kosovarët gjatë sezonit veror.Kjo u mundësua në panairin e turizmit, modës dhe edukimit të organizuar nga CEO.
Prishtinë, 7 maj —Shqipëria dhe Ulqini kanë nisur garën të mërkurën në Prishtinë për të tërhequr sa më shumë kosovarë gjatë sezonit turistik. Të dyja palët janë munduar t’i zbusin dobësitë e tyre karshi kosovarëve. Shqipëria duke premtuar rrugë më të mira,më shumë rrymë dhe përvojë,ndërsa Ulqini me urimin që Mali i Zi ta njohë pavarësinë e Kosovës ose të paktën kjo mosnjohje të mos ndikojë në irritimin e kosovarëve që ata ta ndërrojnë destinimin tradicional turistik.
Kjo është mundësuar në panairin e organizuar nga kompania Congress Event Organization, që kishte të bënte me reklamimin e atraksioneve turistike, edukimit dhe modës. “Viti 2008 e gjen Shqipërinë më të organizuar në fushën e turizmit,me më shumë rrugë, me më shumë rrymë, me më eksperiencë, por në të njëjtën kohë më të dashur dhe më të kompletuar”, tha Robert Dumi,drejtor i Entit të Turizmit Shqiptar. Ai e pranon faktin që ka edhe shumë për t’u bërë, mirëpo shteti shqiptar është duke punuar që të plotësojë kërkesat gjithnjë në rritje të turizmit të të gjithë turistëve, e veçanërisht atyre të Kosovës.![]()
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, tha se pavarësia e shqiptarëve është me rëndësi, sepse pavarësia e Malit të Zi ka hapur rrugën edhe për pavarësinë e Kosovës.”Ulqini është më i përgatitur se kurrë për turizmin dhe besojmë se janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e fluksit të qytetarëve për pushime. Sezoni i vitit 2007 ka qenë rekord në 15 vitet e fundit, besojmë se 2008- ta do të jetë edhe më e suksesshme”, tha ai, duke shtuar se numri më i madh i turistëve janë nga Kosova. Bekim Xhafa nga CEO tregoi se panairet e tilla janë bërë me qëllim që qytetarëve të Prishtinës t’u ofrohet një zgjidhje sa më e madhe në të njëjtën kohë.Në hapje të tij kanë marrë pjesë edhe udhëheqës komunalë.Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, tha se është e rëndësishme që ky panair të jetë një nismë e mirë e panaireve që Prishtina në të ardhmen të ofrojë kushte edhe më të mira për organizime të tilla.”Prishtina në të ardhmen duhet të krijojë kushte edhe më të mira për organizimin e panaireve, për të tubuar sa më shumë organizata, firma dhe kompani të interesuara nga Kosova e rajoni, që të prezantojnë produktet e tyre”, tha ai.Në këtë panair janë paraqitur kompani të ndryshme të modës e bukurisë, ata të universiteteve private të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa risi e këtij panairi ishte pjesëmarrja e Akademisë së Shërbimit Policor të Kosovës dhe Akademia e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.Edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, tha se ky panair tregon që edukimin dhe arsimin nuk duhet shikuar vetëm si fenomen brenda objekteve shkollore, por duhet ta shikojmë edhe jashtë këtyre objekteve. Ai tha se arsimin nuk duhet ta shohim si një proces i cili i referohet vetëm gjeneratës së re, atyre që janë në shkolla fillore, të mesme dhe arsimin e lartë, por si një proces i cili u referohet të gjithëve, të gjitha moshave.
Gazeta Express
Drejtori i qendres turistike tė Kosovës zotni Shkëlzen Rizaj pretendon se do të ket një fluks të fuqishëm të shqiptarve Kosovar për në Ulqin
May 4, 2008 by Ulqini
Filed under Turizmi / Turizam
Simbas Drejtorit té qėndres turistike tė Kosovės zotni Shkelzen Rizaj pretendon se do tė ket nje fluks te fuqishem te shqiptarve Kosovar per ne Ulqin.Rizaj tha gjithashtu qe prej muajit korik jan te organizuar 50 autobus ne dite per destinacionin Kosove – Ulqin.Rizaj pretendon njesoj se pritet te hapet lidhja me ajroplan Prishtin-Podgoric dhe Prishtin – Tivat ku njerzit nga Kosova do te levizin ma shpejt ne destinacione te ndryshme.
Numri i turisteve ne Ulqin, gjate ketij sezoni veror, qė sapo ka filluar, pritet te shkoje ne 150 mije persona.
Rreth 80 % e turisteve pritet te vijne nga viset e Kosoves, dhe 20 % nga Bosna dhe Hercegovina, Maqedonise dhe viseve te tjera te ish jugoslavis,dhe nga vende te ndryshme te Europes, te cilet priten te frekuentojne zonat tona turistike bregdetare te Ulqinit.
“Me e rendesishmja qe parashikohet per kete vit eshte levizja e flukseve turistike te shqiptarėve nga Kosova dhe diaspora. Kete vit dhe gjitha zonat e tjera turistike do te jene plot per tre-kater muaj”,- tha njė biznismen shqiptar me repytacion tė madhe ne Zvicer.
Aj shprehet se “jane te gjitha shenjat qe ne sezonin turistik te ketij viti te kete edhe nje permiresim cilesor te trajtimit te turisteve”.
Arsyet e shtimit te numrit te turisteve, sipas tij, jane permiresimi i promocionit qe i behet Ulqinit ne fushen e turizmit, per shkak te kontakteve te shumta te organizuar dhe “lidhjet relativisht te shumta qe kane vendosur tashme agjencite turistike shqiptare me ‘tur operatoret’ evropiane dhe me agjencite turistike evropiane”, ku jane paraqitur guida me pamjet te ndryshme te zonave turistike.
“Turizmi eshte sektori me i studiuar ne Ulqin ., por sipas specialisteve turizmi ka nevoje per nje mbeshtetje me te forte dhe perkrahje te gjitheanshme ne menyre qe te permiresohet infrastruktura e Ulqinit.
Eshte karakteristike se nje numer te konsiderueshem te lokaleve turistike- hoteliere, e sidomos restorantet, edhe ate ne zonat me te kerkuara, siē eshte Rana (Plazhi i qytetit) dhe Plazhi i Madh, i kane marre me qira shqiptare tė Kosoves, per te punuar gjate stines se veres.
Ne saje te prodhimtarise se madhe bujqesore ne fshatrat e Ulqinit, tregu i pemeve dhe perimeve eshte i furnizuar mire. Pengesa me e madhe ne kete qytet eshte mungesa e hapesirave te duhura per te parkuar veturat, qe nuk mjaftojne as per parkimin e automjeteve te ketushme vendase e lere me te turisteve tha ner mes tjerash Drejtori i qėndres turistike tė Kosovės Shkelzen Rizaj .
Lajme nga Ulqini
Mali i Zi njeh vetëm pasaportën e Kosovës
April 30, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Qeveria e Malit të Zi është duke marrë të gjitha masat që të mos humbë turistët potencialë kosovarë shkaku i çështjeve politike. Ndonëse ende nuk e ka njohur Kosovën pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt, Qeveria e Malit të Zi po planifikon të njohë pasaportat e reja të kosovarëve.Ministri i punëve të brendshme të Malit të Zi, Jusuf Kalamperovic, ka thënë të hënën se Mali i Zi do t’i pranojë pasaportat e Kosovës. Ai shtuar se ky vendim do të merret nëse kështu vepron edhe UNMIK-u. “Nëse UNMIK vërteton dhe pranon pasaportat e Kosovës, do t’i njohim edhe ne. Ato dokumente mund t’i shfrytëzojnë me rastin e hyrjes në Malin e Zi. Dokumentet që do të pranohen nga ai institucion në Kosovë, do të jenë edhe për ne valide”, ka thënë Kalamperovic.Gazeta Express
Turizmi i Malit të Zi ne Panairin nderkombtar turistik te Berlinit
March 14, 2008 by Ulqini
Filed under Turizmi / Turizam
Nga datat 7‑9 mars u mbajt nė Berlin tė Gjermanisė panairi ndėrkombėtar mė i rėndėsishėm botėror pėr turizmin. Pėr herė tė parė nė historinė e zhvillimit tė turizmit ne Mal te Zi, kėtij sektori tė ri tė vendit qė ka gjasa tė jashtėzakonshme zhvillimi dhe mundėsi pėr t’u shndėrruar nė industrinė numėr njė tė vendit, nė kėtė panair Mal te Zi dhe drejtori i Organizates turistike te Malit te Zi ,si dhe shume perfaqseues ofisiel te Malit te Zi te turizmit dhanė njė konferencė pėr shtyp ne pavionin e Malit te Zi.
Nė tė morėn pjesė mbi 65 gazetarė nga media elektronike dhe tė shkruara gjermane, por dhe tė testatave tė specializuara ndėrkombėtare me interes pėr turizmin mbarėbotėror.
Drejtori i Organizates turistike te Malit te Zi,perfaqsoi politikėn qeveritare tė zhvillimit tė turizmit në Mal te Zi, tė bazuar nė nxitjen e atij kulturor e me bazė natyrėn, si format me rritjen mė tė shpejtė (10 pėrqind nė vit) tė turizmit ndėrkombėtar dhe ku vendi ynė gjen pėrparėsi konkurruese. Jemi shteti i dhjet nė Mesdhe pėr nga intensiteti i monumenteve kulturore (pas Italisė dhe disa shteteve tjera ne rajon) dhe larmishmėria e klimės dhe peisazhit natyror malazias qe nuk ka tė krahasuar nė rajon. Po ashtu, Mali i Zi pėr vitin 2007 njohu rritjen relative mė tė cilėsuar nė Ballkan, me 15 pėrqind mė shumė vizitorė tė huaj nė krahasim me njė vit mė parė.
Turizmi tek ne sjell tė ardhura nė Mal te Zi ketij viti solli reth nivel 480 milion eurosh(turistė tė huaj dhe vendas) nė vit dhe renditet i dyti pas sektorit tė ndėrtimit, pėr sa i pėrket kontributit nė prodhimin e pėrgjithshem tė vendit.![]()
Ai punėson rreth 10 pėrqind tė popullatės dhe nė kėtė tregues ia kalon ndėrtimit. Kemi shanse tė ofrojmė si produkt turistik tė gjithė vendin, me format e ndryshme tė turizmit, si ai i rėrės dhe detit, alpin, natyror, kulturor, tė aventurės, tė konferencave,dhe zbavites etj.
Por oferta jonė duhet tė respektojė standartet e sektorit qė aplikohen edhe nė vendet e Bashkimit Evropian. Pėr kėtė ministria jonė e Turizmit, nė bashkėpunim me Organizatėn Botėrore tė Turizmit pėrgatiti njė ligj bashkohor pėr zhvillimin e kėtij sektori. Draft‑ligji u miratua mė 23 janar 2008.Sikurse u shpjegoi Drejtori i Organizates turistike te Malit te Zi pyetjeve tė shumta tė gazetarėve tė pranishėm nė konferencėn pėr shtyp, lidhur me nxitjen e investimeve nė turizėm dhe garancitė ligjore qė u ofrohen turistėve tė huaj nė Mal te Zi, do tė formohet njė strukturė shėrbyese e mbrojtėse e turistėve tė huaj.
Do tė krijohet edhe njė fond i veçantė turistik, qė do tė materializojė nismat e kėtyre grupeve punuese turistike tė interesit pėr zonat mė tėrheqėse turistike tė Mal te Zi.
Prurje pėr Fondin do tė ketė jo thjesht dhe vetėm nga buxheti i shtetit malazias dhe te bakes botrore, por edhe fondacione ndėrkombėtare, mecenatė malaziase,ruse,shqiptare etj,por edhe vetė komuniteti i biznesit privat turistik mund tė pėrshihet. Kėto janė pėrafrime reale, e jo ėndrra nė diell si idetė e blerjes nga ana e shtetit e tokave nė bregdet si ne Ulqin dhe Budve etj, pėr t’ia rishitur investuesve tė huaj.
Nga ana e mediave gjermane, angleze, amerikane e ndėrkombėtare tė pranishme nė konferencėn e Berlinit, spikati njė interesim maksimal pėr atė qė u quajt “thesari i fshehur i bregdetit malazias Budves,Ulqinit,etj.
Dhe realisht, vendi ynė pėr nga tėrheqjet e tij bregdetare e tė natyrės mund tė befasojė gjithkėnd, si turistin e huaj elitar tė ekoturizmit, edhe atė tė natyrės apo shėtitjeve arkeologjike.Pavioni turistik malazias nė Berlin, edhe pse qe modest, arriti tė japė njė pjesė tė tėrheqjes sė ofertės turistike malaziase qe asht per tu knaqur me numrin e vizitoreve.
Dinosha: Mali i Zi sivjet ta njoh pavarësinë e Kosovës
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, deputet i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi ka thënë të mërkurë se pret që Mali i Zi sivjet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të thotë se ky akt do të jetë menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale malazeze që do të mbahen më 6 prillit të këtij viti”.
Mali i Zi zyrtar menjëherë pas 17 shkurtit ka thënë se nuk do të ngutet e as do të vonohet me vendimin rreth çështjes së Kosovës.
“(Mali i Zi)…do të ndjek qëndrimin e Bashkimit Evropian ,si dhe do të vlerësojë raportet e brendshme politike, sidomos do të ruajmë marrëdheniet shumë të mira të serbëve me shqiptarët në Mal të Zi”, u ka thënë personaliteteve më të larta të Brukselit, Javier Solana dhe Olli Rehn, një ditë më parë kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanovic. Sipas ti, rrezikimi i këtyre raporteve do të rrezikonte edhe qëndrueshmërinë e brendshme të Malit të Zi.
http://gazetastart.com/
Oli Rehn kërkon nga Maqedonia dhe Mali i Zi të mos hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës
February 28, 2008 by Ulqini
Filed under Bota / Svijet
Komisioneri evropian për zgjerim Oli Rehn iu ka bërё thirrje vendeve anëtare të BE-së që tё njohin pavarёsinё e Kosovёs. “Tani më shumë se 12 vende tё BE-sё e kanë njohur pavarёsinё, andaj shpresoj se edhe tek vendet tjera do të dominojë maturia dhe do ta përcjellin shembullin e këtyre tё parave”, ka thёnё Olli Rehn. Ai u takua të martën me kryetarët e Maqedonisë dhe Malit tё Zi, dy vende këto fqinje tё cilat edhe mё tutje po hezitojnë për ta njohur shtetin e ri të Kosovës. Kryetari maqedonas Branko Crvenkovski ka thёnё se Maqedonia ,si shtet kandidat pёr Bashkimin Evropian dhe NATO, ёshtё e obliguar qё ta pёrcjellё politikën e pёrbahskёt. Por, sipas tij, mungon konsensusi i plotë nё këto dy struktura, sa i përket Kosovës. Crvenkovski është shprehur se “ne jemi tё obliguar qё tё marrim parasysh edhe interesat kombëtare dhe ato shtetërore. Maqedonia do të marrë vendim nё momentin kur konsiderohet se ёshtё mё i përshtatshmi pёr interesat e shtetit”. Nga ana tjetёr, Hezitimet e shtetit tё tij qё ta njeh Kosovën si shtet i pavarur, Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i arsyeton me stabilitetin e brendshëm. Ai deklaroi se duhet tё merren parasysh edhe raportet nё mes tё shqiptarëve dhe serbëve qё jetojnë nё Mal tё Zi, por edhe ruajtja e atmosferës multifetare dhe multikulturore qё dominon nё vend. “Ne nuk do marrim vendime tё nxirtuara, por do ta mendojmë mirë dhe do ta shpalosim vendimin tonë nё momentin e pёrshtatshёm pёr Malin e ZI’, u shpreh Vujanoviq.
Seanca e kuvendit të komunës urbane të Tuzit shtyhet për një herë tjetër
February 26, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji
Dy ditë pa kuorum Tuz- Këshilltarët e Kuvendit të KU të Tuzit as të hënën dhe as të martën nuk mbajtën mbledhje, pasi që këshilltarët e PDS-së, PSD-së, PB-së, UDSH-së dhe PSP-së nuk morën pjesë.
Kuvendi i KU të Tuzit kishte paraparë që si pikë kryesore e seancës të jetë Propozimi i vendimit për organizimin e referendumit për komunë të mëvetësishme të Tuzit, propozim ky të cilin e kishte dorëzuar kohë më parë, Vasel Sinishtaj në emër të IQ-së.
Seanca e të hënës filloi me urimet për Pavarësinë e Kosovës. Kështu, Nikollë Camaj (LD), Vasel Sinishtaj (IQ) dhe Fadil Kajoshaj (UDSH) uruan Pavarësinë e Kosovës, por ky i fundit deklaroi se “Unioni nuk punon sot, por feston”, me ç`rast këshilltarët e kësaj partie e braktisën mbledhjen. Ndërkohë, dr. Halil Dukoviq (PDS) u shpreh se “ne si parti dëshirojmë që të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën edhe me Serbinë. “Qëndrimin tonë do ta themi kur edhe BE-ja dhe në pajtim me të” tha ai, duke kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj, t`i sqarojë përse këshilltari i PSP-së, Kolë Lulgjuraj, nuk është prezent. Duke parë se Lulgjuraj nuk vinte në mbledhje, Dukoviq së bashku me këshilltarët e tij e braktisën mbledhjen. Për këshilltarin e PB-së, dr. Nexhat Dresheviq, organizimi i referendumit për komunë të mëvetësishme të Tuzit është një gjë joserioze dhe kërkoi që për këtë të angazhohen ekonomistë, e pastaj edhe vetë doli nga seanca. Pasi që kvorumi mungoi, mbledhja u shty për të martën.
Ndërkaq, edhe në seancën e së martës munguan këshilltarët e PDS-së, PSD-së, UDSH-së, PB-së dhe i PPS-së. Vasel Sinishtaj, tregoi se propozimi i tij që Kuvendi i KU të Tuzit të marrë vendimin mbi shpalljen dhe organizimin e referendumit më 6 prill 2008, kur është edhe dita e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ishte i bazuar në Marrëveshjen politike, të cilën e kishte nënshkruar edhe lideri i UDSH-së, i bindur edhe në orientimet programore të LD në MZ dhe të PSP me besim se kjo gjë do të realizohet.
Ai bëri të ditur se në ditët e ardhshme ata do ta njoftojnë opinionin me pozitën e tyre. “Prej sot jemi të gatshëm që mandatin që na e ka besuar populli i Malësisë përsëri t`ia kthejmë “, deklaroi Sinishtaj.
Nikollë Camajt nuk i kishte shkuar ndërmend se lajmi qëllimmirë që Pavarësinë e Kosovës e kishin festuar së bashku me partnerët e tyre mund të shkaktonte një reagim të këtillë. “Obligimi ynë si partner në Koalicion ka qenë që çdoherë ta publikojmë njëri-tjetrin para opinionit shqiptar në dritë sa më të bukur”.
Lindon Gjelaj (IQ) mosardhjen e këshilltarëve të opozitës e karakterizon si frikë nga realiteti.rr.d.www.kohajavore.cg.yu
Lexuesit e Kohës Javore në Rozhajë numërohen në gishta
February 26, 2008 by Ulqini
Filed under Kulturë / Kultura
Në Rozhajë dhe rrethinën e saj, e përjavshmja “Koha javore” lexohet pak. Asimilimi ndër shqiptarët etnikë këtu padyshim e ka bërë të vetën, por edhe tradita për të lexuar shtypin në gjuhë joamtare zvogëlon lexuesit e saj. Lexuesit standard të kohës janë mësimdhënësit e këtushëm shqiptarë. Pjesa dërmuese e shqiptarëve të Rozhajës më lehtë i lexojnë gazetat në gjuhë joamtare. Ata vazhdojnë me avazin e vjetër, lexojnë “Vijesti”-n dhe “Dan”-in.
Koha javore” është e vetmja gazetë në gjuhën shqipe që mund të gjendet në një qoshk në qytetin e Rozhajës. Tash gjashtë vite me radhë lexuesit e rrallë shqiptarë këtu mund të shihen duke shkuar në këndin e tyre, për të blerë të përjavshmen në gjuhën shqipe, gazetën e tyre më të preferuar në Mal të Zi. Për fat të keq janë pak intelektualë shqiptarë që veprojnë në qytetin e Rozhajës, që njeriu mund t`i takojë me gazetat në gjuhën amtare. Ata shihen duke blerë të përditshmet malazeze, pasi që rrethanat jetësore u kanë imponuar që informacionet t`i thithin nga mediat në gjuhën joamtare. Lexues të rregullt të gazetës në gjuhën shqipe janë mësimdhënësit shqiptarë të shkollës shqipe në Dacaj. Shtypi malazias shihet në duart e shqiptarëve në çdo vend, pasi që informacionet e plasuara në të përjavshmen shqipe këtyre lexuesve u duken të vjetëruara, meqë ato lexuesit e gazetave në gjuhën shtetërore i kanë thithur më parë.
Arsyeja kryesore e anashkalimit të së përjavshmes në gjuhën shqipe, sipas lexuesit shqiptar të këtushëm, është se informacionet e kësaj gazete janë të vjetëruara, bile të harruara, ngase ato lexuesi shqiptar i kupton nga gazetat në gjuhën e huaj, ndërsa në “Kohën javore” pas një jave.
Të gjithë ata që e lexojnë “Kohën javore” kanë vërejtje vetëm për kohën (periodike, javore) e publikimit të saj. Gazeta, sipas tyre, duhet të dalë së paku 3 herë në javë, por e mira e së mirës duhet të ishte dalja e saj së paku 6 herë në javë.
Pos lexuesve vendas, “Kohën javore” mund ta gjesh në duart e lexuesit kosovar të cilët ditëve të premte frekuentojnë pazarin e Rozhajës. një nga ata që rastësisht e takuam në Hotelin e Rozhajës duke e shfletuar të përjavshmen tonë është gazetari i së përditshmes kosovare “Lajm”, Bajram Lukaj, i cili, ndër të tjera, na tha se me kënaqësi lexon faqet e kësaj gazete në gjuhën shqipe dhe konsideron se vetë përmbajtja e saj dhe i gjithë dizajni e përvetësojnë lexuesin. “Shumë herë faqet e kësaj gazete i lexoj edhe përmes internetit dhe pa dyshim që më pëlqejnë rubrikat e saj” thotë Lukaj. Në pyetjen tonë se cila rubrikë i pëlqen më shumë, Lukaj thotë se faqet e kulturës dhe ajo e opinion-vështrimeve, i ka për zemër pasi që, sipas tij, aty shihet liria e të shprehurit dhe arritjet e gazetarëve shqiptarë në Mal të Zi për t`i trajtuar problemet dhe sukseset e shqiptarëve jo vetëm në Mal të Zi por edhe me gjerë. “- Unë me kënaqësi do të doja që shqiptarët në Rozhajë e në Mal të Zi, gjithandej ku shtrihen në trojet e veta etnike, të kenë një gazetë ditore, ku ata do të mund të lexojnë informacionet ditore në gjuhën e vet amtare, pra në gjuhën shqipe”, ka përfunduar Bajram Lukaj duke na përgëzuar për përvjetorin e gazetës.
Ky përvjetor është edhe më i begatshëm, pasi që lexuesi shqiptar këtu mund të lexojë edhe fjalët e shumëpritura ato të shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.
www.kohajavore.cg.yu
Me rastin e pavarësimit të kosovës, shoqata e gruas “Anima” në ulqin organizoi një mbrëmje të posaçme
February 25, 2008 by Ulqini
Filed under Intervista / Intervju
E paçi përjetë e mot!
Gratë e Ulqinit, Anës së Malit dhe Krajës të tubuara në Shoqatën e Gruas “Anima”, në ambientet e Bibliotekës së Ulqinit shprehën mesazhe urimi dhe gëzimi me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ato ia uruan gjithë popullit të Kosovës dhe institucioneve më të larta të shtetit këtë fitore të madhe historike dhe theksuan se pavarësia e Kosovës erdhi pas një sakrifice dhe mundi të madh shekullor të popullit të Kosovës. Kryetarja e shoqatës “Anima”, dr. Zylfie Gjoni Duraku, në fjalën e saj përshëndetëse me emocion përgëzoi këtë fitore të madhe të të gjithë shqiptarëve dhe falënderoi popullin e Kosovës, dëshmorët e saj të lirisë dhe akterët që kanë ndihmuar realizimin e kësaj ëndrre shekullore të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, e në veçanti të popullit liridashës të Kosovës. “Nga ky tubim i grave në Ulqin, i përcjell një urim dhe mesazh të përbashkët popullit të Kosovës, ideatorëve të pavarësisë, luftëtarëve të Kosovës, familjarëve të luftëtarëve të rënë për Kosovën, të gjitha nënave, baballarëve dhe motrave kosovare, udhëheqësisë së Kosovës të rënë për Kosovë, kurse 17 shkurtin e vlerësojmë si ditë historike - Gëzuar pavarësia! E paçi përjetë e mot ! Vuajtjet dhe sakrifica qofshin për ju të harruara! Paçi gjithmonë gëzime, lumturi dhe prosperitet në familjet e tuaja! Lulëzoftë dhe e bekoftë Zoti Kosovën!” theksoi zonja Duraku, me besimin se kosovarët do t`i kontribuojnë shumë paqes në Ballkan. Më pas fjalën e mori Shefika Gjoni, kryeredaktore e revistës “Nora”, e cila në këtë mbrëmje solli çaste e emocione nga atmosfera e ngrohtë e dasmës shqiptare në Prishtinë ditën e shpalljes së pavarësisë. Jo më pak emocionuese ishin edhe përshëndetjet e grave nga Kosova, të cilat i lexoi Vera Gorana dhe ato të grave ulqinake, Paulina Jankoviq, Bedrie Osmani, Angjelina Lleshi, Nepe Peraj dr. Sadie Hollaj, Zana Sarvan, Fatbardhe Katana dhe Hatixhe Gjoni.
Në këtë mbrëmje të organizuar mirë, ku merrnin pjesë rreth 100 gra intelektuale, përjetimet ishin aq të mëdha sa që përveç buzëqeshjes nuk munguan as lotët e gëzimit. I gjithë ky aktivitet organizuar nga shoqata ” Anima” për nder të shpalljes së pavarësisë së Kosovës u shoqërua edhe me piano dhe këngë të shkëlqyera, ekzekutuar nga profosoresha e muzikës Merita Subashiq dhe sopranoja Maida Resulbegu.
Gj. Gjonaj
www.kohajavore.cg.yu



