Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi përgëzon popullin e Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë

February 25, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika

Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të ZiU korrigjua padrejtësia historike
Ulqin - Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi e ka uruar popullin e Kosovës me rastin e shpalljes së aktit historik të Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
BDSH vlerëson se pavarësia e shtetit të Kosovës u lind nga rrugëtimi i stërmundimshëm i popullit shqiptar të Kosovës rreth një shekulli, duke u përballur me sfidat më çnjerëzore e gjenocidale të llojit bizantin nga regjimi serb.
“Pavarësia e Kosovës është akt historik i popullit të Kosovës dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë si dhe rrezaton majat më të larta të historisë sonë kombëtare. Padrejtësia historike që iu bë popullit shqiptar në fillim të shekullit që shkoi është ndër precedentët e diplomacisë europiane, dhe pikërisht më 17 shkurt 2008, u korrigjua kjo padrejtësi historike, që sido kudo merr një udhë të mbarë në zgjidhjen e përgjithshme të çështjes kombëtare shqiptare. Çdo shqiptar në botë me gëzim dhe krenari të ligjshme uron pavarësinë e Kosovës si shtet demokratik dhe i barabartë për të gjithë qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën për shtyp të BDSH në MZ të nënshkruar nga kryetari i saj, Ali Doda.
Kjo parti u ka dërguar me këtë rast telegrame urimi drejtuesve më të lartë të Kosovës, Presidentit Fatmir Sejdiu, kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

(Kohapress)

Lideri I Alternativës Shqiptare përgëzon popullin e Kosovës Me Rastin E Pavarësisë

February 24, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji

Vasel SinishtajLideri i Alternativës Shqiptare dhe deputeti i saj në Parlamentin e Malit të Zi, përmes një kumtese për opinion, përgëzoi të dielën popullin e Kosovës, liderët e saj politikë dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për shpalljen e Deklaratës së Pavrësisë së Kosovës.
“Në emër të kësaj dite historike - Ditës së Pavarësisë, popullit të Kosovës, liderëve politikë të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden nga zemra ju uroj themelimin e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan dhe integrimin e suksesshëm në familjen e madhe të popujve modernë europianë”, thotë Sinishtaj.
Ai ditën e 17 shkurtit 2008 e cilësoi ndër ditët më të mëdha në historinë e mbarë kombit shqiptar.
“Që nga periudha kur përfundoi epoka e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, shqiptarët kanë përjetuar vetëm dy momente të gëzuara historike. I pari ishte shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe momenti tjetër është ky - shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha Sinishtaj.
Deputeti i Alternativës Shqiptare vlerësoi se me miratimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga institucionet më të larta shtetërore të Kosovës korrigjohet padrejtësia që i është bërë popullit shqiptar në vitin 1912.
“Prej kësaj dite çdo pikë loti e fëmijëve apo nënave shqiptare, çdo jetë e flijuar për liri të Kosovës, mbetet gurthemel për shtetin tonë të përbashkët, sepse kufijt administrativë në të ardhmen do të kenë vetëm kuptim simbolik”, përfundoi Sinishtaj.
gj.gj.
www.koha javore.cg.yu

Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, përgëzoi drejtuesit më të lartë të Kosovës me rastin e shpalljes së Pavrësisë së Kosovës

February 24, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji

FERHAT DINOSHA.Pavarësia, gëzim edhe për shqiptarët në Mal të Zi
Ulqin - Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, u dërgoi telegram urimi drejtuesve më të lartë të Kosovës, Presidentit Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të cilët i përgëzoi me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Pavarësia e Kosovës ka krijuar gëzim dhe festë të madhe edhe në mesin e shqiptarëve në Malin e Zi. Presim që Kosova e pavarur të jetë shtet demokratik i të gjithë qytetarëve të saj, i gatshëm për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet përreth. Ju siguroj se do të punojmë për fqinjësi të mirë të Malit të Zi me Kosovën”, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit.

(Kohapress)

Kryetari i PPD-së, Amir Hollaj, u dërgoi telegrame urimi drejtuesve më të lartë të kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë

February 24, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji

Amir HollajPërmirësim i të drejtës së mohuar
Ulqin - Kryetari i PPD-së, Amir Hollaj, u ka dërguar telegrame urimi Kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Në këtë datë të shumëpritur dhe të rëndësishme historike për të gjithë popullin e Kosovës si dhe për shqiptarët kudo që ndodhen, më lejoni që në emër të Partisë së Prosperitetit Demokratik dhe në emrin tim personal, tzJu përcjellë urimet tona më të sinqerta me rastin e pavarësisë së Kosovës. Kosovës dhe kosovarëve, por dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë iu përmirësua një e drejtë e mohuar me shekuj. Prandaj besojmë që me Pavarësinë e Kosovës i tërë rajoni do të fillojë një periudhë të re, që do të karakterizohet me zhvillim ekonomik dhe demokratik, sepse është koha që edhe Kosova të bëhet pjesë e integrimeve europiane dhe të mbizotërojë periudha e paqes, bashkëpunimit dhe e zhvillimit mbarëshqiptar”, thuhet në telegramin e urimit.

(Kohapress)

Ulqin:Kokteji i Pavarësisë së Kosovës në hapësirat e Forcës

February 23, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji

Nazif Cungu01Mbrëmë në hapësirat e Forcës u shenua dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në koktejin që u organizua me këtë rast morrën pjesë një numer i madh i të qytetarëve. Në praninë e disa mediave nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria, kryetari i Forcës lexoi nje fjalim të përgaditur me këtë rast.
Forca Rinore përgaditi një tortë të cilën e quajtën “Torta e pavarësisë” dhe solemnisht u nda. Kështu deri në orët e vona u festua me muzikë, pije dhe shoqërim.
Në vijim mund të lexoni edhe tekstin e lexuar nga Kryetari Nazif Cungu.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,
Sot është dite Historike për popullin e Kosovës dhe për ketë arsye jemi mbledhur këtu që edhe ne ta festojmë së bashku kur edhe populli Kosovar dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë festojnë.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është një realizim i ëndrrave shekullore te Shqiptarëve kosovar.
Janë NDODHI te rralla ne histori kur krijohen shtete te reja dhe Kosovës i dëshirojmë CDO TË MIRË, fat të mirë, paqe dhe begati për te gjithë popujt e saj.
Gjithashtu i dëshirojmë që sa më shpejt që është e mundshme, Kosova, Mali i Zi Serbia, Bosnja, Maqedonia,Shqipëria me të gjithë shtetet e rajonit të bashkohemi ne familjen e madhe te popujve dhe shteteve në Evropën e lire dhe demokratike.
Pavarësia e Kosovës është edhe akt final i shpërndarjes dhe dezintegrimit te Jugosllavisë socialiste. Populli i Kosovës i përballoi stoikisht shumë tortura dhe kërcënime gjatë shekullit XX.
Spastrimet etnike të viteve1912-13,që vazhduan në mbretërinë e ish-Jugosllavisë.
kulmin e pati në vitet 80-90 të shekullit të kaluar. Këtyre të fundit jemi dëshmitar edhe ne.
Mbyllja e shkollave dhe universiteteve, shtypit, përjashtimi nga puna si dhe përpjekja e pasuksesshme për spastrimin etnik (afër një milion kosovarë u dëbuan nga trevat e tyre). Ishte ky aktiviteti më i organizuar në Evrope prej nga fundi i Luftes II Botërore për ndryshime etnike. Mijëra Kosovar, fëmije dhe gra pleq dhe burra kanë humbur jetën në at lufte.
Historianet do të japin vlerësime me të mira për kushtet dhe arsyet e krizës së ish Jugosllavisë.
Luftërat e viteve ’90 prej Sllovenisë , Kroacisë, dhe Bosnje edhe pse këtyre shteteve ja mundësuan pavarësinë nuk rezulltuan ne rrëzimin e diktatorit serb. Aq më pak edhe ideja nacionaliste nuk ishte e luftuar deri në fund.
Vetëm kriza e Kosovës e viteve 98 si dhe intervenimi i NATO-se në vitin 99 rezultoi me lirimin e Kosovës.
Populli i Kosovës dhe shqiptarët në fund të mijëvjeçarit fitoi një aleat të fuqishëm – SHBA-ne.
Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dedikohet një faleminderit i veçantë dhe i përjetshëm. Pa angazhimin e tyre si dhe Britanisë së madhe ende ky problem do të ishte i pazgjidhur.
Ato e bënë ketë për të mbrojtur të drejtat njerëzore që në këto troje shumë shpesh ishin të shkelura. Për ketë arsye në udhëheqësin e Kosovës është përgjegjësi edhe më e madhe që ti respektoj principet për te cilat edhe Amerika edhe Evropa i përkrahu.
Besoj që me pavarësinë e Kosovës i tërë rajoni i Ballkanit do të filloj një periudhë të re , që do të karakterizohet me zhvillim si ekonomik ashtu edhe demokratik.
Kosova duhet të respektojë të drejtat e të gjitha grupeve etnike, normat demokratike dhe në shumicën shqiptare të Kosovës do të jetë edhe përgjegjësia për arritjet e Kosovës në të ardhmen.
Koha e shovinizmit ka kaluar.
Ka ardhur koha e paqes e bashkëpunimit dhe zhvillimit.
Serbia sa më shpejt që do të pranoj realitetin e ri, Kosovën e Pavarur aq më shpejt do të niset të kthehet në atë çka është edhe i natyrshëm: një shtet i fuqishëm ballkanik: si në sferën ekonomike, kulturore etj. Një shtet nga i cili edhe rajoni do të ketë dobi dhe në të cilin mbështetet dhe me të cilin bashkëpunon.
Nuk e kanë të drejt ato që kundërshtojnë pavarësin e Kosovës.
Kjo e drejt është bë tani e natyrshme dhe normale
Nga Kosova e pavarur nuk kanë rrezik as Maqedonia e as Serbia.
Shqiptarët kurr nuk do të jenë as fundamentalist e as hegjemonist.
Ne jemi popull i vjetër evropian me kulture dhe tradite mijëvjeçare. Shqiptarët në Ballkan janë dhe do të jenë paqedashës dhe nuk do të jenë kërcenim për paqe ne rajon.
Ketë e kemi dëshmuar edhe ne , shqiptarët e Malit te Zi të cilët kemi dëshmuar kapacitet demokratike duke respektuar shtetin dhe duke ruajtur marrëdhëniet të mira ndëretnike në të gjithë trevat ku jetojmë.
Dhe besojmë që është koha si gjithë popujt evropian,të gëzojmë parimet dhe arritjet e përbashkëta demokratike.

Edhe një here
Ju ftojë të ngrejm një dolli për Popullin e Kosovës dhe për Pavarësinë e Saj.
Gëzuar.

Kryetari i partisë FORCA
Nazif Cungu

 

 

 

 

 

 

Autor Iliriana Sula

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 


 

 

 


 


 

Pse shqipëtarët nuk festojnë në vënde publike?!

February 22, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji

Camaj LDMZPse shqipëtarët nuk festojnë në vënde publike?! - Ishte kjo pyetje e shtruar në të perditshmen “Vijesti”.
Pavarësia e Kosovës ishte shkak festimi nga të gjithë shqipëtarët dhe pak a shumë u festua në gjithë botën ku ata edhe gjinden. Mediat shfaqen inserte të ndryshme nga Shqipëria, Maqedonia, Sh.B.A. etj. I vetmi vend i cili mban një numer të madh shqipëtarësh dhe nuk festoj publikisht ishte Mali i Zi. Ndoshta kjo ishte rezultat i deklaratave të z. Ferhat Dinosha i cili këshillonte vëndbanorët shqipëtarë të festonin brënda shtëpise së tyre të ju shmangen incidenteve, meqënse Mali i Zi është multinacional dhe vëndbanoret (jo-shqiptare) mund të ofendohen. Sipas z. Dinosha kjo është mënyra e vetme për progresimin e relatave multietnike dhe multikulturore në Mal të Zi.
Megjithëse paqa dhe mirkuptimi janë të domosdoshme, komentet paraprake zgjojnë pyetje të shumëfishta. Çfar kuptimi ka festimi brënda shtëpisë? Valle a u duhet shqipëtarëve leja që të festojnë? Perse duhet të jenë shqipëtarët të turpruar për një festim të tille?
Çlirimi i një populli nga rezhimi i ashper është shkak festimi jo vetem për shqipëtarët e Malit të Zi (Malësorët) po edhe fqinjët e tyre që kanë ndjenja dhe dinjitet. Në qoftë se festimi i shqipëtarëve krijon zhurmë atëherë perse lejohen protestat publike??? Protestat i konvenojnë një pjesë të popullit megjithatë tjetres jo.
Kuptohet se Z.Dinosha nuk deshiron ti shqetësoj fqinjët, megjithatë është absurde që të këshilloj shqiëtarët të mbyllen në shtëpi dhe të festojnë në qetësi diçka që ndodhë një herë në jetë. Pse? Sipas tij shqipëtarët kanë gjëndje shumë të volitshme në Mal të Zi. Atëherë pse ka ai mëndim aq të ultë për vete dhe bashkatëdhetarët e tij? Shqipëtarët nuk janë egersira, janë njerëz sikur edhe të tjeret. Një festimi të tillë duhet ti bashkangjiten edhe fqinjët e jo të mbyllen në shtëpia sikur të kishin ndonjë sëmundje ngjitëse. Denis Perković VIJESTI 21.02.2008

www.malsia.org/

Mali i Zi i përmbajtur për pavarësin e Kosovës

February 22, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti

Filip VujanovicPresidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic,tha të mërkurën se vendi i tij duhet të deklarohet për Kosovën duke pasur kujdes rrethanat e brendshme, pozitën rajonale dhe qëllimet integruese.”Në këtë ndërlidhje, një rëndësi shumë të madhe kanë marrëdhëniet e mira midis serbëve e shqiptarëve në Malin e Zi. Duhet patjetër që t’i ruajmë këto marrëdhënie, sepse është një pasuri për Malin e Zi dhe për rajonin”, tha Vujanovic.Ai ka shtuar se me Qeverinë e Prishtinës, Podgorica edhe më parë ka pasur komunikime. “Kjo është bërë për hir të komunikimit të mirë të qytetarëve, partneritetit ekonomik dhe përkujdesjes së refugjatëve kosovarë”, tha ai.Presidenti malazias tha se Mali i Zi duhet të ketë kujdes edhe rreth marrëdhënieve të mira me Beogradin, duke shtuar se Malin e Zi askush nuk e ngut që të deklarohet mbi pavarësinë e Kosovës, duke e ditur se “…Mali i Zi asnjëherë nuk ka ushtruar politikë të përshpejtuar dhe të pakujdesshme”.

Gazeta Express

Gëzim i mbytur në Malin e Zi

February 20, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika

Shqiptarët fshehin flamujt kombëtarë. Festa, vetëm në ambiente të mbyllura
Shqiptarët në Mal të Zi e kanë festuar të mbyllur në lokale e diskoteka festën e pavarësisë së Kosovës. Kjo, sipas liderëve politikë shqiptarë të Malit të Zi, është kërkuar nga Ministria e Brendshme, diplomacia ndërkombëtare dhe në veçanti nga Ambasada Amerikane në Podgoricë, për të mos provokuar dhe shmangur incidentet me serbët që përbëjnë 32 për qind të popullsisë së shtetit të vogël. Ndërkohë, në zonën në kufi me Shqipërinë, ku popullsia është tërësisht shqiptare, janë parë policë malazezë dhe njerëz të shërbimeve sekrete duke fotografuar flamujt shqiptarë dhe njerëzit që festonin.

Në ndryshim nga atmosfera që ishte në gjithë trevat shqiptare, ku në rrugët kryesore ishin vendosur flamujt kombëtarë dhe mbizotëronte atmosferë festive, në Ulqin dhe Tuz, dy komuna këto të Malit të Zi që popullohen nga shumicë shqiptarësh, atmosfera ishte krejt ndryshe. Në rrugë apo në banesa nuk shihej asnjë flamur shqiptar. Dita të ngjasonte më një të diel tipike pushimi. Shumica e dyqaneve ishin të mbyllura dhe shumë pak njerëz lëviznin nëpër rrugë. Vetëm në mesditë, në selitë e Lidhjes Demokratike Shqiptare, në Vladimir dhe në selinë e Unionin Demokratik Shqiptar, në Ulqin, janë vendosur flamujt kombëtarë. Këta dy flamuj ishin të vetmit në të gjithë Komunën e Ulqinit dhe nuk kishin sesi të tregonin atmosferë feste, kur njerëzit nuk mund të festonin në rrugë. Të shtunën, më 16 shkurt, ministri i Brendshëm i Malit të Zi, në gazetën më të madhe në vend “Vijesti”, u ka bërë thirrje shqiptarëve të mos dalin në rrugë për të festuar, por të festojnë vetëm në ambiente të mbyllura. Liderët kryesorë shqiptarë në republikën buzë Adriatikut thonë se ka qenë këshilla e diplomatëve të huaj, e në veçanti e ambasadës amerikane dhe e Ministrisë së Brendshme Malit të Zi, që të mos ketë festime në rrugë, për të mos provokuar serbët e Malit të Zi. Por më tepër se sa këshilla e diplomacisë së huaj, te shqiptarët dallohej frika për të folur hapur për pavarësinë e Kosovës. Njerëzit ndiheshin si të ishin të survejuar në të gjitha veprimet e tyre dhe më pas mund të jepnin llogari për atë çfarë kishin bërë. Kjo situatë aspak e zakontë në komunat shqiptare të Malit të Zi të kujton vetëm kohën kur Mali i Zi ishte në varësi të Serbisë, nën diktaturën e Sllobodan Millosheviçit. Frika kuptohej edhe nga shmangia që u bënin qytetarët e Ulqinit gazetarëve shqiptarë. Por kishte nga ata qytetarë që e përshëndesnin hapur pavarësinë. “Është një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët pavarësia e Kosovës. Jemi tepër të gëzuar dhe ndihemi krenarë sot”, tha Jonuz Muharremi, një banor i Ulqinit. Kosovarët që punojnë e jetojnë në Ulqin janë shprehur tepër të pakënaqur me mënyrën e festimit. Njëri prej tyre, Arduan Shaqiri, tha se së bashku me dy shokët, po nisej për Kosovë, pasi në Ulqin nuk po festohej. “Nuk e dimë pse këtu nuk po festohet, në një kohë kur në të gjithë botën ku ka shqiptarë festa ka nisur”, tha Arduani.

Në Ulqin, festa filloi në orën 15.50 minuta, kur Kuvendi i Kosovës shpalli Pavarësinë e vendit. Por kjo festë, e organizuar nga Unioni Demokratik Shqiptar, u zhvillua në ambientet e mbyllura të një diskoteke, pranë plazhit të vogël. Diskoteka dukej si territor i ambasadës shqiptare. Gjithandej shihje flamuj kuqezi. Por jashtë atyre mureve, duhej të harroje gjithçka që kishte të bënte me festën.

Liderët kryesorë politikë shqiptarë në Mal të Zi kanë dhënë disa deklarata për të përshëndetur pavarësinë e Kosovës. Kështu, pavarësinë e Kosovës e përshëndetën nëpërmjet gazetës “Shqip”, deputeti Ferhat Dinosha, ministri i Pakicave në Mal të Zi, Fuat Nimani, kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, kreu i Partisë Forca e Re Demokratike, Nazif Cungu, kryetari Lidhjes Demokratike për anën e malit në Vladimir, Hajredin Kovaçi etj.

Këshilla

Diplomacia ndërkombëtare ka kërkuar që festa e pavarësisë së Kosovës të mos festohet me shumë bujë, sidomos në zonat e nxehta. Por kjo nuk u mor parasysh në Maqedoni, ku shqiptarët festuan në rrugët dhe në sheshet kryesore të qyteteve. Vetëm shqiptarët e Malit të Zi u qëndruan besnikë këshillave për të mos festuar nëpër rrugë

Pozitat

Shqiptarët përbëjnë 7 për qind të popullsisë në Malin e Zi dhe janë të vendosur në pjesën jugore të vendit. Shumica e popullsisë, 44 për qind, janë malazezë, 33 për qind janë serbë dhe 14 për qind boshnjakë. Megjithëse janë komuniteti më i vogël, shqiptarët luajtën rol vendimtar në referendumin për shkëputjen e Malit të Zi nga Serbia

GazetaShqip

Nacionalistët serbë boshnjakë kërcënojnë për shkëputje

February 18, 2008 by Ulqini  
Filed under Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

Një grup nacionalist serb boshnjak paralajmëroi të enjten (14 shkurt) se do të shtyjë që Republika Srpska (RS) të shpallë pavarësinë nga Bosnje dhe Herzegovina (BiH) po qe se Kosova shkëputet nga Serbia.
“Në qoftë se Kosova shpall pavarësinë, ne do të kërkojmë pavarësi për Repubikën Serbe po ashtu,” tha kryetari i Lëvizjes Serbe të Shoqatave të Pavarura (SPONA) Branislav Dukiç në një konferencë shtypi në Banja Luka.
Në rast se ndonjë ish republikë jugosllave njeh deklarimin e njëanshëm që ligjbërësit e Prishtinës pritet të miratojnë të dielën, autoritetet e RS duhet të marrin hapa për të rifituar të gjitha pushtetet e transferuara nga niveli i njësisë në atë shtetëror në vitet e fundit, tha ai.
Duke cituar burime diplomatike, e përditshmja maqedonase Utrinski Vesnik raportoi të premten se Shkupi do ta njihte pavarësinë e Kosovës brenda tre javësh të shpalljes së saj. Kroacia tregoi këtë javë se do të ndiqte politikën e BE në këtë çështje por nuk do të ishte midis të parave që njoftonte njohjen e shtetit që lind.
Sllovenia, e cila mban aktualisht presidencën e rradhës të BE, është midis grupit të vendeve anëtare të bashkimit 27-vendesh që kanë sinjalizuar gatishmërinë e tyre për të njohur një Kosovë të pavarur pa miratimin e OKB-së.
Në qoftë se BE merr këtë masë “kundër ligjit ndërkombëtar”, parlamenti i RS duhet të deklarojë pavarësinë e njësisë pa një referendum, tha kreu i SPONA e cila përbëhet nga disa grupe veteranësh serbë boshnjakë.
“Në qoftë se parlamenti i paligjshëm i Kosovës mund të deklarojë pavarësinë, nuk ka arsye pse parlamenti i ligjshëm i Republika Srpska të mos e ketë atë të drejtë,” Reuters e citonte Dukiç.
Një tjetër grup nacionalist, Zgjedhja është Juaja, është thënë se gjithashtu po bën plane të shtyjë ligjbërësit e RS për të ndjekur shembullin e Kosovës. Përveç kësaj, ai po premton të ngrejë protesta paqësore po qe se krahina shkëputet nga Serbia.
Kryeministri i RS Milorad Dodik, i cili është kritikuar për deklarime të ngjashme shkëputëse në të kaluarën, tha të enjten se njësia do të gjykojë “me shumë kujdes” reagimin e saj ndaj shpalljes së pavarësisë nga Kosova.
“Në rast të një shpalljeje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës, të tjerë mundet gjithashtu të zhvillojnë ide të tilla,” shtoi ai.
Gjëja më e rëndësishme, tha Dodik, është të mbahet paqja dhe siguria në RS. Ai theksoi gjithashtu se qeveria e tij do të bllokonte çdo përpjekje që BiH të njihte Kosovën si një shtet të pavarur.
I dërguari i lartë ndërkombëtar në BiH, Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak ka theksuar në mënyrë të përsëritur se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit e cila i dha fund konfliktit të 1992-1995, garanton integritetin territorial të BiH dhe nuk parashikon për ndryshime kufijsh.
“Republika Srpska nuk ka të drejtë të shkëputet nga Bosnja, në të njëjtën kohë, askush nuk mundet njëanshmërisht të shfuqizojë Republika Srpska,” tha Lajçak kohët e fundit.
Përpara shpalljes së pritur të pavarësisë së Kosovës, forcat policore në RS filluan përgatitjet këtë javë për t’u marrë me një përshkallëzim potencial të tensionit në njësi.
“Policia është në alarm me një numër të mjaftueshëm policësh me qëllim që të reagojë ndaj çdo trazire dhe dhune të mundshme,” citoi AFP kreun e administratës së policisë penale të ministrisë së brendshme, Gojko Vasiç të thoshte të premten. “Ne nuk presim ndonjë trazirë të madh, por në qoftë se do të ketë protesta, policia do t’i sigurojë këto veprimtari siç duhet.”

www.setimes.com

Kosova shpall pavaresine. parlamenti miraton simbolet e shtetit

February 17, 2008 by Ulqini  
Filed under Rajoni / Region

kosovaFillon seanca e jashtezakonshme e Kuvendit te KosovesOra 15:10 Ka nisur seanca e Kuvendit te Kosoves ku ne rend te dites jane shpallja e deklarates se pavaresise dhe miratimi i simboleve shteterore. Kuvendi eshte hapur me fjalen e kreut te tij Jakup Krisniqi i cili e quajti kete dite historike per kombin. Ai beri nje pershendetje te vecante per perfaqesuesin e familjes Jashari si perfaqesues te te gjitha flijimeve te familjeve te popullit shqiptar. “Zotimi im solemn per Kosoven shtet demokratik eshte premtimi per vlera me te perparuara e themeltare te shoqerise se sotme njerezore. Kosova asnjehere n ejeten e saj nuk ka patur miq sa ka patur sot” tha Krasniqi.

Thaci: Sot dite historike per Kosoven. Angazhohemi per respektimin e te drejtave te komuniteteve

Ora 15:25 Kryeministri Thaci ne fjaken e tij ne kuvend e ka quajtur diten e sotme nje dite historike per popullin e Kosoves. “Ka qene rruge e gjate e veshtire e sakrificave per te ardhur tek dita e sotme. Shpresat tona nuk kane qene asnjehere me te medha, populli nuk ka qene asnjehere me i bashkuar, Kosova asnjehere nuk ka pasur mbehtetjen me te madhe nderkombetare. Sot e gjithe bota eshte me ne dhe ne po behemi pjese e barabarte e botes demokratike ka thene Thaci duke vene theksin se shteti i ri i Kosoves shenon shperberjen perfundimtare te ish- Jugosllavise. Duke vleresuar rendesine e kesaj dite kreu i qeverise se Kosoves nuk la jashte vemendjes sfidat e htetit me te ri te botes si ato ne ekonomi, arsim, shendetesi apo rrugen drejt integrimit europian. Thaci rikonfirmoi me tej gatishmerine e qeverise se tij per respektimin e te drejtave te te gjithe komuniteve ndersa shprehu mbeshtetjen per misionin e ri te BE ne Kosove.

Deklarata e pavaresise e lexuar nga kryeministri Thaci

Ora 15:45 “Ne e shpallim Kosovën republikë demokratike dhe laike. Shumë shpejt do të miratohet kushtetuta e Kosovës, që do të respektojë të drejtat e të gjithëve. Kjo kushtetutë do të respektojë të gjitha parimet e dokumentit të Ahtisaarit. Kosova e pavarur do të jetë e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit. Kosova mirëpret praninë ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë. Me pavarësinë, Kosova i merr përsipër përgjegjësitë ndërkombëtare, i garanton kufijtë e fqinjëve të saj dhe përmbahet nga dhuna si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kosova e deklaron vullnetin e saj për marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Kosova e pavarur gjithashtu garanton trashëgiminë kulturore dhe fetare në territorin e saj”.

Ora 15:50 Kuvendi i Kosoves ka shpallur Kosoven Shtet. Ne seancen e jashtezakonshme te mbajtur nga Kuvendi i Kosoves, parlamentaret kane miratuar njezeri deklaraten e Pavaresise e cila u lexua nga kryeministri Thaci . Permes kesaj deklarate zyrtaret e Kosoves zotohen te zbatojne planin e Ahtisarit, te respektojne fqinjesine e mire me shtetet e tjera, per paqe dhe stabilitet. Deklarata e Pavaresise eshte duke u firmosur nga te gjithe deputetet e pranishem ne parlament.

Me miratimin e deklarates se pavaresise Kosova sot shpallet shteti me i ri i Ballkanit, Europes dhe Botes. Kosovaret, te cilet kane realizuar keshtu endrren e tyre shekullore plote sakrifica e mund, kane nisur festimet ne cdo rruge te Kosoves.

Sot Kosova u nda pergjithmone nga Serbia dhe dita e sotme do te nise punen ne bashkerendim me misionin nderkombetar te akredituar atje. Nga sot Kosova do te kete kufijte e saj, flamurin dhe stemen e saj shteterore.

Pas miratimit Deklaratës së Pavarësisë për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, deputetët do të miratojnë edhe simbolet shtetërore, flamurin dhe stemën.

Ora 16:10 Menjehere pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ka reaguar Belgradi. Presidenti serb Tadic ka theksuar se vendi I tij nuk do ta njohe kurre pavaresine. Sipa tij Beogradi “ka reaguar dhe do te reagoje me te gjitha mjetet paqesore, diplomatike dhe ligjore per te anulluar kete akt te institucioneve te Kosoves”. Nderkaq per kryeministrin serb Koshtunica “ka lidur ilegalisht nje shtet falls”.

Ora 16:25 Shqiperia dhe Britania pershendesin pavaresine e Kosoves

Deklarata e pavaresise se Kosoves, menjehere pas miratimit te saj eshte pershendetur nga kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Sipas kreut te kabinetit shqiptar me miratimin e kesaj deklarate deputetet kosovare votuan per pavaresine e vendit te tyre,qe perjetoi regjimin me te eger ne Ballkan. “Perulemi para vepres se Rugoves” tha Berisha duke pershendetur me tej udheheqjen e Kosoves.

Nderkaq sipas agjencise se lajmeve AFP shpallja e pavaresise se Kosoves eshte pershendetur dhe nga Britania. “Shpallja e pavarësisë nga parlamenti kosovar është një “zhvillim i rëndësishëm” për Kosovën” deklaroi sot një zëdhënës i Foreign Office-it duke shtuar se një deklaratë zyrtare pritet të bëhet nesër pas takimit të ministrave te jashtem te BE ne Bruksel.

Ora 16:45 Bllokohen ne Merdare nje turme serbesh me uniforme, kerkonin te inskenonin protesta

Disa qindra serbe me uniforme nuk jane lene te hyjne sot ne Kosove. Veteranet e luftes se viteve 1998-1999 jane lejuar ne fakt nga policia serbe te kalojne piken kufitare ne Merdare, por jane bllokuar ne kufirin e kontrolluar nga shqiptaret. Ka patur disa kundershtime, por me pas ish luftetaret serbe te cilet kerkonin te inskenonin nje proteste kunder pavaresise se Koosves, kane hequr dore.

Ora 16: 50 Moska kunder pavaresise se Kosoves, kerkon mbledhje te jashtezakonshme te KS

Pas miratimit te Deklarates se pavaresise nga Kuvendi i Kosoves, Rusia ka kerkuar nje mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurimit te OKB qe pritet te zhvillohet ne oren 19:00. Ajo do te kerkoje ne kete mbledhje nje veprim te “menjehershem” per anullimin e deklarates se pavaresise se Kosoves. Nga ana tjeter NATO ka deklaruar se do te vazhdoje te garantoje sigurine ne Kosoves, si dhe u ka bere thirrje paleve te veprojne me shume kujdes.

Ora 17:02 Parlamenti i Kosoves miraton me unimitet simbolet shteterore te Kosoves. Flamuri i Kosoves ka fushën blu, me hartën e Kosovës, ngjyrë ari dhe gjashtë yje të bardhë siper hartes

Ora 17:25 Pavaresia, Topi: U korrigjuan gabimet e se kaluares

Shpallja e Pavarsisë së Kosovës është përshëndetur nga presidenti shqiptar Bamir Topi. Në konferencën për shtyp presidenti shqiptar ka theksuar se tashmë u korigjuan gabimet e së kaluarës dhe një rol të madh në

të gjithë këtë sipërmarrje e kanë ndërkombëtaret të cilët i mbështetën politikanët kosovarë për të shënuar një ditë të re në të ardhmen e Kosovës

Sejdiu mesazh pakicave: Mos kini droje, do respektohen plotesisht te drejtat tuaja

Ora 18:15-Presidenti Fatmir Sejdiu ka pershendetur sot shpalljen e pavaresise. Ne nje konference per shtyp mes te tjerash, Presidenti Sejdiu ka qetesuar pakicat ne Kosove duke u garantuar atyre se do te jetojne ne nje shtet, ku te respektohen te drejtat e tyre te plota. “E pranoj se sot eshte dita e drojes, por sot dhe ne te ardhmen do te respektoheni. Do te respektohet tradita dhe pasuria juaj, gjuha dhe kultura jua. Ju ftoj qe te jetoni ne Kosoven e pavarur”, tha Sejdiu.

Kreu i shtetit kosovar i beri ftese shteteve te botes qe te fitojne nje raport te ri me Kosoven. “Ftoj shtete e botes qe te fitojne raport me ne. E ftoj dhe Serbine me te cilen do te ndajme marredhenie te mira. Ftoj popullin e Kosoves qe te festoje ne qetesi, diten historike.

« Previous PageNext Page »