Mali Zi i përmbajtur për Kosovën
February 17, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
Ulqin-Podgoricë:Zyrtarë të lartë të Malit të Zi si dhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare, thanë të shtunën se Podgorica konsideron që procesi izgjidhjes së çështjes së Kosovës nuk ka përfunduar, por Mali i Zi nuk do të ngutet as nuk do të vonojë reagimin ndaj këtij zhvillimi. Miodrag Vukovic i partisë në pushtet, tha se “…Mali i Zi nuk do të bie nën ndikimin e provokimeve, as të kërkesave politikaneske të rezolutave të ndryshme për, gjoja mbrojtjen e Kosovës”, tha Vukovic, duke nënvizuar se është diçka joserioze që Mali i Zi të deklarohet para se vetë palët në këtë proces ta thonë fjalën përfundimtare. Vukovic ka shtuar se kur të miratohet vendimi mbi statusin e Kosovës, pa marrë parasysh cili do të jetë ai, qëndrimi i Malit të Zi do të dalë nga dialogu i Kuvendit dhe Qeverisë, duke përfshirë këtu edhe hapjen e diskutimit në parlament. “Pra, nuk do të ketë vendime të njëanshme të të cilitdo organ të Malit të Zi lidhur me çështjen e Kosovës”, tha ai. Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi,Jusuf Kalamperovic, tha se në Mal të Zi nuk ka ndonjë paralajmërim protestash, por janë ndërmarrë masa përkatëse “përkujdesjeje”.”Gjendja në Malin e Zi është stabile dhe nuk ekzistojnë vlerësime se mund të ketë destabilizim të mundshëm,qoftë në zonat ku jetojnë shqiptarët, ose në viset tjera të Malit të Zi”, tha Kalamperovic.
Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, përshëndet fitoren e boris tadiqit në zgjedhjet presidenciale në serbi
February 12, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji
Fitore kundër izolimit
Ulqin - Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, ka përshëndetur rizgjedhjen e Boris Tadiqit për kryetar të Serbisë, duke thënë se kjo për momentin mund të jetë më shumë se fitore.
“Fitorja e ngushtë e kryetarit të deritashëm Tadiq, për më tepër ndaj Tomisllav Nikoliqit, përfaqësuesit të radikalit Sheshel, në këtë kohë mund të jetë më tepër se fitore, ndoshta jo aq e fuqishme sa do të duhej të ishte përcaktimi politik proeuropian, por që sigurisht përbën fitore kundër Read more
Intervistë me kryetarin e UDSH-së Ferhat Dinoshën
February 11, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
Dinosha rizgjedhet kryetar
Ulqin - Lideri aktual i UDSH-së, Ferhat Dinosha, është rizgjedhur për kryetar të ardhshëm të partisë në Kuvendin e Pestë Zgjedhor, i cili u mbajt të shtunën në Qendrën e Kulturës në Ulqin.
Kuvendi Zgjedhor, përveç kryetarit, zgjodhi edhe 25 anëtarë të rinj të Këshillit Qendror, miratoi Raportin e punës në mes dy kuvendeve, Statutin partiak, Programin politik të partisë, Rezolutën për Kosovën, Rezolutën për grupin e shqiptarëve të paraburgosur në aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”, si dhe Apelin drejtuar partive të tjera shqiptare për bashkëpunim. Read more
Vdes në moshën 80 vjeçare anëtari i kongresit amerikan, Tom Lantosh
February 11, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
| Zëri i Amerikës 11-02-2008 |
![]()
Anëtari i njohur i Kongresit amerikan, Tom Lantosh, i vetmi i mbijetuar i Holokaustit i zgjedhur në kongresin amerikan, vdiq në moshën 80 vjeçare. Zëdhënësi i tij e bëri njoftimin sot në mëngjes.Para një muaji ai njoftoi se nuk do të kandidonte për një mandat tjetër pasi ishte diagnostikuar me kancer në ezofag.Demokrati Lantosh nga Kalifornia u zgjodh anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të kongresit amerikan në vitin 1980 dhe po shërbente mandatin e 14-të. Ai ishte kryetar i Komisionit për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Në njoftimin për tërheqje nga jeta politike dhe shkaqet e tij, zoti Lantosh tha se vetëm në Shtetet e Read more
Misioni BE në Kosovë
January 26, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
Ministrat e Bashkimit Evropian pritet të japin të hënën e ardhshme miratimin zyrtar për dërgimin e misionit prej 1 800 personash, të përbërë nga policë, gjykatës, prokurorë dhe zyrtarë të shërbimit doganor për të siguruar stabilitetin e Kosovës, pasi kjo e fundit të shpallë shkëputjen nga Serbia. BE-ja planifikon Read more
Mal të Zi nuk pret kurrfarë destabilizimi për shkak të Kosovës
January 26, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti

Ministri i Brendshëm malazez, Jusuf Kallamperoviq
Policia dhe Forcat e Armatosura të Malit të Zi me vëmendje po përcjellin situatën në lidhje me Kosovën, por nuk duhet pritur kurrfarë destabilizimi të situatës së sigurisë brenda Malit të Zi, deklaroi ministri i Brendshëm malazez, Jusuf Kallamperoviq. Read more
Genta dhe Getoari - “Krejt e dinë” (Video)
January 7, 2008 by Ulqini
Filed under Videos, Zbavitje / Zabava
Kthehet Genta ne skene, kete here jo me pop-folk por hip-pop. ”Krejt e dine” titullohet kenga e saj me e fundit, nje bashkepunim me Getoarin. Kenga nuk besoj te behet hit, por harrojeni kengen a e pate videon? Getoari eshte ai? QYYYYY! Breeee Read more


