kosovë

Oli Rehn kërkon nga Maqedonia dhe Mali i Zi të mos hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës
Komisioneri evropian për zgjerim Oli Rehn iu ka bër? thirrje vendeve anëtare të BE-së që t? njohin pavar?sin? e Kosov?s. “Tani më shumë se 12 vende t? BE-s? e kanë njohur pavar?sin?, andaj shpresoj se edhe tek vendet tjera do të dominojë maturia dhe do ta përcjellin shembullin e këtyre t? parave”, ka th?n? Olli Rehn. Ai u takua të martën me kryetarët e Maqedonisë dhe Malit t? Zi, dy vende këto fqinje t? cilat edhe m? tutje po hezitojnë për ta njohur shtetin e ri të Kosovës. Kryetari maqedonas Branko Crvenkovski... Vazhdo

February 28, 2008  :: Bota :: Comments Off on Oli Rehn kërkon nga Maqedonia dhe Mali i Zi të mos hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës
Tags: , , , , ,

Seanca e kuvendit të komunës urbane të Tuzit shtyhet për një herë tjetër
Dy ditë pa kuorum Tuz- Këshilltarët e Kuvendit të KU të Tuzit as të hënën dhe as të martën nuk mbajtën mbledhje, pasi që këshilltarët e PDS-së, PSD-së, PB-së, UDSH-së dhe PSP-së nuk morën pjesë. Kuvendi i KU të Tuzit kishte paraparë që si pikë kryesore e seancës të jetë Propozimi i vendimit për organizimin e referendumit për komunë të mëvetësishme të Tuzit, propozim ky të cilin e kishte dorëzuar kohë më parë, Vasel Sinishtaj në emër të IQ-së. Seanca e të hënës filloi me urimet për Pavarësinë... Vazhdo

February 26, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Seanca e kuvendit të komunës urbane të Tuzit shtyhet për një herë tjetër
Tags: , , , , , , ,

Lexuesit e Kohës Javore në Rozhajë numërohen në gishta
Në Rozhajë dhe rrethinën e saj, e përjavshmja “Koha javore” lexohet pak. Asimilimi ndër shqiptarët etnikë këtu padyshim e ka bërë të vetën, por edhe tradita për të lexuar shtypin në gjuhë joamtare zvogëlon lexuesit e saj. Lexuesit standard të kohës janë mësimdhënësit e këtushëm shqiptarë. Pjesa dërmuese e shqiptarëve të Rozhajës më lehtë i lexojnë gazetat në gjuhë joamtare. Ata vazhdojnë me avazin e vjetër, lexojnë “Vijesti”-n dhe “Dan”-in. Koha javore” është... Vazhdo

February 26, 2008  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Lexuesit e Kohës Javore në Rozhajë numërohen në gishta
Tags: , , ,

Me rastin e pavarësimit të kosovës, shoqata e gruas “Anima” në ulqin organizoi një mbrëmje të posaçme
E paçi përjetë e mot! Gratë e Ulqinit, Anës së Malit dhe Krajës të tubuara në Shoqatën e Gruas “Anima”, në ambientet e Bibliotekës së Ulqinit shprehën mesazhe urimi dhe gëzimi me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ato ia uruan gjithë popullit të Kosovës dhe institucioneve më të larta të shtetit këtë fitore të madhe historike dhe theksuan se pavarësia e Kosovës erdhi pas një sakrifice dhe mundi të madh shekullor të popullit të Kosovës. Kryetarja e shoqatës “Anima”, dr.... Vazhdo

February 25, 2008  :: Intervista / Intervju :: Comments Off on Me rastin e pavarësimit të kosovës, shoqata e gruas “Anima” në ulqin organizoi një mbrëmje të posaçme
Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi përgëzon popullin e Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë
U korrigjua padrejtësia historike Ulqin – Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi e ka uruar popullin e Kosovës me rastin e shpalljes së aktit historik të Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. BDSH vlerëson se pavarësia e shtetit të Kosovës u lind nga rrugëtimi i stërmundimshëm i popullit shqiptar të Kosovës rreth një shekulli, duke u përballur me sfidat më çnjerëzore e gjenocidale të llojit bizantin nga regjimi serb. “Pavarësia e Kosovës është akt historik... Vazhdo

February 25, 2008  :: Politika :: Comments Off on Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi përgëzon popullin e Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë
Tags: , , , , , , , , , ,

Lideri I Alternativës Shqiptare përgëzon popullin e Kosovës Me Rastin E Pavarësisë
Lideri i Alternativës Shqiptare dhe deputeti i saj në Parlamentin e Malit të Zi, përmes një kumtese për opinion, përgëzoi të dielën popullin e Kosovës, liderët e saj politikë dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për shpalljen e Deklaratës së Pavrësisë së Kosovës. “Në emër të kësaj dite historike – Ditës së Pavarësisë, popullit të Kosovës, liderëve politikë të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden nga zemra ju uroj themelimin e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan dhe... Vazhdo

February 24, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Lideri I Alternativës Shqiptare përgëzon popullin e Kosovës Me Rastin E Pavarësisë
Tags: ,

Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, përgëzoi drejtuesit më të lartë të Kosovës me rastin e shpalljes së Pavrësisë së Kosovës
Pavarësia, gëzim edhe për shqiptarët në Mal të Zi Ulqin – Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, u dërgoi telegram urimi drejtuesve më të lartë të Kosovës, Presidentit Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të cilët i përgëzoi me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Pavarësia e Kosovës ka krijuar gëzim dhe festë të madhe edhe në mesin e shqiptarëve në Malin e Zi. Presim që Kosova e pavarur të jetë shtet demokratik i të gjithë... Vazhdo

February 24, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, përgëzoi drejtuesit më të lartë të Kosovës me rastin e shpalljes së Pavrësisë së Kosovës
Tags: , , , , , , , ,

Kryetari i PPD-së, Amir Hollaj, u dërgoi telegrame urimi drejtuesve më të lartë të kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë
Përmirësim i të drejtës së mohuar Ulqin – Kryetari i PPD-së, Amir Hollaj, u ka dërguar telegrame urimi Kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Në këtë datë të shumëpritur dhe të rëndësishme historike për të gjithë popullin e Kosovës si dhe për shqiptarët kudo që ndodhen, më lejoni që në emër të Partisë së Prosperitetit Demokratik dhe në emrin tim personal, tzJu... Vazhdo

February 24, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Kryetari i PPD-së, Amir Hollaj, u dërgoi telegrame urimi drejtuesve më të lartë të kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë
Tags: , , , , , , ,

Ulqin:Kokteji i Pavarësisë së Kosovës në hapësirat e Forcës
Mbrëmë në hapësirat e Forcës u shenua dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në koktejin që u organizua me këtë rast morrën pjesë një numer i madh i të qytetarëve. Në praninë e disa mediave nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria, kryetari i Forcës lexoi nje fjalim të përgaditur me këtë rast. Forca Rinore përgaditi një tortë të cilën e quajtën “Torta e pavarësisë” dhe solemnisht u nda. Kështu deri në orët e vona u festua me muzikë, pije dhe shoqërim. Në vijim mund të lexoni edhe tekstin... Vazhdo

February 23, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ulqin:Kokteji i Pavarësisë së Kosovës në hapësirat e Forcës
Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Pse shqipëtarët nuk festojnë në vënde publike?!
Pse shqipëtarët nuk festojnë në vënde publike?! – Ishte kjo pyetje e shtruar në të perditshmen “Vijesti”. Pavarësia e Kosovës ishte shkak festimi nga të gjithë shqipëtarët dhe pak a shumë u festua në gjithë botën ku ata edhe gjinden. Mediat shfaqen inserte të ndryshme nga Shqipëria, Maqedonia, Sh.B.A. etj. I vetmi vend i cili mban një numer të madh shqipëtarësh dhe nuk festoj publikisht ishte Mali i Zi. Ndoshta kjo ishte rezultat i deklaratave të z. Ferhat Dinosha i cili këshillonte vëndbanorët shqipëtarë... Vazhdo

February 22, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Pse shqipëtarët nuk festojnë në vënde publike?!
Tags: , , , , , , , , , , ,