Krah

AIDA U LEXON FILXHANIN BANORËVE
AIDA U LEXON FILXHANIN BANORËVE 10/02/09 16:30 Ndërsa Adi fillon të lexojë instruksionet për provën e javës, Erjola i kërkon Aidës që t’i lexojë filxhanin. Gjendja shpirtërore e Erjolës sot nuk ka qenë fort e kënaqshme, pasi gjithë ditën ka folur për vajzën e saj, prandaj edhe ndoshta kërkon të mësojë më shumë nga fati. Aida tregohet e gatshme për të treguar ca detaje nga falli i filxhanit, por duket se ky moment shkakton edhe të qeshura tek banorët e tjerë, pasi ka mosmarrëveshje në gjetjen e shkronjave... Vazhdo
Bjordi dhe Lirita – Kam rënë në dashuri!
Kam rënë në dashuri! 10/02/09 15:00 -“Kam rënë në dashuri me Bjordin dhe Liritën!” Kjo ka qenë batuta më e fundit e Aidës, teksa banorët e përzgjedhur nga Vëllai i madh pikturonin derën e kopshtit, detyra e parë kjo, për provën e javës.  Vazhdo
Prova e javës: Arti i dashurisë
Prova e javës: Arti i dashurisë 10/02/09 14:30 Në drekë banorët janë njohur me detyrën e parë të provës së javës. Duke qenë se vetëm pak ditë na ndajnë nga Shën Valentini apo Festa e të dashuruarve dhe se nata e dytë e spektaklit Big Brother përkon pikërisht me këtë ditë, autorët kanë menduar ta quajnë atë “Arti i dashurisë”. Sot banorët janë njohur me detyrën e parë të tyre: Ardiani, Qetsori, Lirita dhe Adelajda duhet të pikturonin grafite mbi derën e kopshtit, ndërkohë që të gjithë banorët... Vazhdo
U detyrova ta largoja vajzën
U detyrova ta largoja vajzën 10/02/09 03:00 Në orët e para të mëngjesit Erjola i rrëfen Liritës vështirësitë në momentet e para të jetës së saj si nënë. E kishte lindur vajzën në Greqi, e vetme, larg familjes së saj, në një periudhë kur maëdhënia e saj bashkëshortore ishte në krizë e kur as tek ajo e as tek bashkëshorti i saj nuk ishin zhvilluar ende ndjenjat prindërore. “Ajo që m’u gjend pranë, ishte vjehrra ime,- thotë ajo, -sepse ajo kishte mundësi të vinte”. Por pas 40 ditësh, vjehrrës i duhej... Vazhdo
S’mbaj dot syze e kapele
S’mbaj dot syze e kapele 10/02/09 03:30 Një tjetër argument i trajtuar nga banorët e shtëpisë kanë qenë fobitë. Adelajda e pyetur se cila ishte fobia e saj, tha se ishte klaustrofobike, kishte frikë nga vendet e mbyllura. Për të do të ishte e tmerrshme po të ngelej e bllokuar në ashensor e po ashtu nuk duronte dot, madje nuk i përdorte fare syzet dhe kapelet, sepse ndihej e bllokuar, pa hapësirë. Natyrshëm, kjo bëri që banorëve t’u lindte një pyetje: Si ja bën në dhomën e rrëfimit?”, pyetje të cilës ajo... Vazhdo
Zhuljeta “kërcen” me miushin
Zhuljeta “kërcen” me miushin 10/02/09 10:50 Megjithë volumin e lartë e ritmeve metal të muzikës në mëngjesin e shtëpisë së Big Brother, vajzat kanë vazhduar të qëndrojnë gjatë në krevat e tyre. Disa prej tyre nuk ishin zgjuar ende, ndërkohë që disa të tjera edhe pse i kishin hapur sytë, nuk lëviznin nga shtrati, por vazhdonin të meditonin, pa folur asnjë fjalë. Mes këtyre alternativave, Zhuljeta ka vendosur të bëjë miushin e saj të kërcejë. Dhe kështu ka bërë, e ka tundur dhe e ka shkundur sipas ritmeve... Vazhdo
Banorët bëjnë thashetheme
Banorët bëjnë thashetheme 10/02/09 05:00 Aida, Arjoni dhe Agoni kanë qënë pjesë e një bisedë të nisur nga Erjola rreth Adelajdes. Sipas Erjolës, “zysha” është e vetmja që jo vetëm nuk fare pjesë në sistemimin e kuzhinës, por edhe enët që bën vet pis nuk i lan. Madje ta kthen keq po t’ia vësh në dukje. Por jo vetëm kaq! Sipas Erjolës, ajo kapet edhe pas fjalëve. Ndërkohë që po sipas saj, e vetmja që “zysha” nuk guxon t’ia zgjasë, është Aida. © Big Brother Albania – 2009  Vazhdo
Latë enët? Fshini vendin!
Latë enët? Fshini vendin! 10/02/09 14:10 Një tjetër përplasje ka ndodhur sot mes banorëve të shtëpisë së Big Brother. Kësaj rradhe në kuzhinë. Aida pasi ka larë disa enë e më pas ka fshirë mirë e mirë banakun përreth lavamanit, u ka tërhequr vërejtjen banorëve të tjerë që kishin larë para saj, por kishin e kishin lënë vendin gjithë ujë. Në mënyrë më të drejtpërdrejtë ajo I është drejtuar Adelajdes e cila megjithëse u mundua ta kapërcente situatën me një batutë, u duk që nuk i erdhi mirë.  Vazhdo
Nuk dua të më thonë zemra
Nuk dua të më thonë “zemra” 10/02/09 13:30 Duke pirë kafen në kuzhinë, Adelajda ka shprehur pakënaqësinë dhe paragjykimet e saj ndaj meshkujve që në vend t’i thërrasin femrat me emrat e tyre, u thonë “zemra”. “-Unë nuk dua, -ka thënë qartë ajo- të më thërrasin zemra. Unë kam një emër, më thërrit me emër!” Djemtë i janë kundërvënë duke thënë se sipas mendimit të tyre nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, madje kjo mund të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të dalë nga situata kur nuk... Vazhdo
Republika reciton
Republika reciton 10/02/09 03:30 Megjithëse ka ngecur në vargjet e “Poemës së mjerimit”, të Migjenit, Republika ka preferuar të performojë para banorëve të shtëpisë, të cilët më në fund vendosën të heshtin e ta dëgjojnë, me një poezi nga Lermontovi. Para se të fillonte, ajo i ka parajamëruar të gjithë të mos qeshin, ndryshe, në gjestin më të parë, do ta braktiste recitimin. Më pas, e joshur nga “suksesi” ajo vazhdoi debutimin e saj me një tjetër poezi.  Vazhdo

Page 1 of 512345