Kryetari i Komunës së Ulqinit

Katër projekte do të përfundojnë deri në sezonin e ardhshëm në Ulqin
Ulqin – Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për politikën ekonomike dhe sistemin financiar, Vujica Llazoviq, ka premtuar të premten gjatë vizitës së tij në Ulqin se deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik në Ulqin do të përfundojnë katër projekte të mëdha infrastrukturore. “Do të përfundojë ndërtimi i Urës së Port Milenës, ujësjellësi rajonal do të mbërrijë deri në Ulqin, do të fillojë të funksionojë deponia regjionale e cila është e rëndësishme jo vetëm për Ulqinin,... Vazhdo
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu  priti Kryebashkiakun e Durrësit, zotëri Vangjush Dakon
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu me bashkëpunëtorë priti sot Kryebashkiakun e Durrësit, zotëri Vangjush Dako. Gjatë takimit është biseduar për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore mes Komunës së Ulqinit dhe qyteteve të Durrësit. Theks i veçantë është dhënë komunitetit të Ulqinakëve që jetojnë në Durrës pasi që në takim morri pjesë edhe kryetari i Shoqatës së Ulqinakëve, Zihni Beqiraj. Kjo është vizita e par e një delegacioni nga Durrësi pas zgjedhjes... Vazhdo

October 27, 2011  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu priti Kryebashkiakun e Durrësit, zotëri Vangjush Dakon
Tags: , , , , ,

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu priti sot ambasadorin e Bosnjës dhe Hercegovinës në Mal të Zi z. Izmir Taliq
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu me bashkëpunëtorë priti sot ekselencën ambasadorin e Bosnjës e Hercegovinës në Mal të Zi, z. Izmir Taliq. Gjatë takimit është biseduar për avancimin dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë me qëllim të sforcimit të lidhjeve ekonomike dhe kulturore mes Komunës së Ulqinit dhe qyteteve të Bosnjës e Hercegovinës. Theks i veçantë është dhënë bashkëpunimit në fushën e turizmit si dhe përgatitjeve për prezantim të turizmit të Ulqinit në tregun e këtij shtetit për... Vazhdo
Per Shumicen e re ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit shprehen liderët politik – Video
Partia Forca në Ulqin ka prezantuar shumicën e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila i është dorëzuar shërbimit të Kuvendit me iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, propozimi i kryetarit të ri të Kuvendit dhe iniciativa për shkarkimin e Gëzim Hajdinagës nga posti kryetarit te Komunës se Ulqinit. Per Shumicen e re ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit shprehen liderët politik: Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin Luigj Shkrela, deklaroi se PDS do të pranojë... Vazhdo
Parlamenti i Ulqinit pa autorizime për Valdanosin
Ulqin, 24 shkurt – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Luigj Shkreli tha se parlamenti lokal nuk ka autorizime për të shqyrtuar çështjen e pronës shtetërore në Valdanos. Partia Forca e Re Demokratike dy ditë më parë ka kërkuar nga kryetari Shkreli që të thërrasë seancë urgjente të asamblesë komunale për të marrë qëndrime dhe konkluzione për gjirin e Valdanosit, të cilin qeveria e Malit të Zi synon t’ ia japë me qira kompanisë britanike Kubus lux, pa pyetur fare pronarët e 20 mijë ullinjve të eksproprijuar... Vazhdo
Dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar nga Kryetari Hajdinaga – Video
Nje ambient i ngrohte dhe festiv si dhe shume dhurata per femijet me aftesi te kufizuara mbas festave te fundvitit. Kjo eshte mundesuar nga ministri aktual për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Ferhat Dinosha. Kryetari i komunës së Ulqinit ,Gëzim Hajdinaga u shpreh se festave te fundvitit, duhet t’i gezohen te gjithe femijet te cilet ne çdo mement do te marrin mbështetjen kryesore nga te gjitha strukturat e shtetit si dhe nga organzimat qe merren me  mbrojtjen e te drejtave te femijeve. “Pavarësisht nga problemet që fëmijët... Vazhdo

January 14, 2011  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on Dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar nga Kryetari Hajdinaga – Video
Tags: , ,

Kryetari Hajdinaga viziton kishën ortodokse në Ulqin – Video
Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga i shoqëruar nga  kryetari i kuvendit të komunës së Ulqinit,Luigj Shkreli,dhe një delegacion i komunes së Ulqinit i shoqëruar nga Arsllan Hajdinaga dhe Vasko Radovic , vizituan Kishën ortodokse të Shën Nikollës në këtë komunë. Delegacioni i komunës së Ulqinit u prit nga famulltari i kishës, Radoica Bozovic. Për ma shum shikoni video projektin,duke ju dëshiruar shikim të kënshëm. Lajme nga Ulqini  Vazhdo
Hajdinaga: Telegram urimi kryeministrit Llukshiq
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga i dërgoi sot një mesazh urimi z.Igor Lukshiq me rastin e zgjedhjes në detyrë të lartë të kryeministrit të vendit. I nderuar z.Llukshiq, Më lejoni që në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe në emrin tim personal t’ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes tuaj në postin e kryeministrit të Malit të Zi. Shpreh bindjen time që përvoja juaj e politikanit dhe zyrtarit të shtetit do të dij që të përmbushë objektivat që i ka vënë vehtes dhe me sukses... Vazhdo

December 30, 2010  :: Politika :: Comments Off on Hajdinaga: Telegram urimi kryeministrit Llukshiq
Tags: , , ,

Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga uron festën së Kurban Bajramit
Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet: Shfrytëzoj rastin për të shprehur dhe për të përcjellë urimet më të përzemërta për besimtarët myslimanë. Kjo është ditë e shenuar në kalendarin islamik, ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, miqësisë, vëllazërimit dhe paqes. Gëzuar festën e Kurban Bajramit, dëshiroj që e mbarë të jetë kjo ditë, por dhe e nesërmja e gjithsecilit. Le të urojmë... Vazhdo

November 15, 2010  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga uron festën së Kurban Bajramit
Tags: , , , ,

Bashkëpunim i mirë ndërmjet Tiranës dhe Podgoricës
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, u takua sot me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, Ferhat Dinosha, për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si dhe për të eksploruar mundësi të reja për intensifikimin e tyre. Pas takimit, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto u shpreh: “Ishte një kënaqësi e veçantë për mua që takohem me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, Ferhat... Vazhdo

Page 1 of 512345