Kryetari i Komunës së Ulqinit

Ulqini përjetoi sezonin më të suksesshëm në tridhjetë vitet e fundit
Ulqin, 27 shtator 2010 – Edhe pse jemi në ditët e fundit të muajit shtator, numër i madh i turistëve nga vende të ndryshme po pushojnë në bregdetin e Ulqinit. Jo vetëm kryetari i Komunës së Ulqinit, por edhe përfaqësues të hoteleve, plazheve, bizneseve  dhe i njohësve të turizmit, këtë sezon turistike e vlerësojnë si njërën nga më të mirat në tridhjetë vjetët e fundit. Edhe sivjet top listës së turistëve i kanë prirë qytetarët nga Kosova, por dhe së  është parë se është rritur edh numri i turistëve... Vazhdo
Autostrada e afroi Kosovën edhe me Ulqinin
Ulqin, 14 shtator – Falë Autostradës Durrës-Kukës, sivjet Shqipëria dhe Kosova janë më pranë Ulqinit dhe sipas autoriteteve të kësaj komune, stina e sivjetme turistike është më e suksesshmja e njëzet vjetëve të fundit, raporton KosovaLive. Rivierën e këtij qyteti bregdetar sivjet e kanë zgjedhur për pushime verore 100.512 turistë të regjistruar, të cilët kanë realizuar 684.412 bujtje. Ndonëse tash shumë të rrallë, autobusët dhe makinat nga Republika e Kosovës, të cilat kanë hyrë nëpërmjet pikës... Vazhdo
Sezoni më i suksesshëm në dy dekadat e fundit në Ulqin – Video
Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit e vlerësojnë shumë të suksesshëm sezonin e sivjetshëm turistik në Ulqin Ulqin – Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit e vlerësojnë të suksesshëm sezonin e sivjetshëm turistik në Ulqin. “Është konstatim i përgjithshëm, jo vetëm i yni si pushtet vendor, por edhe i përfaqësuesve të hoteleve, plazheve, biznesit, i vetë mysafirëve, por dhe i njohësve të situatave turistike që sezoni i këtij viti ka qenë shumë i suksesshëm dhe mjaft nga... Vazhdo

September 13, 2010  :: Turizmi / Turizam :: Comments Off on Sezoni më i suksesshëm në dy dekadat e fundit në Ulqin – Video
Tags: , , , , , , ,

Mesazhe urimi të kryetarit Gëzim Hajdinaga me rastin e festës së Fitër Bajramit
Me rastin e festës së Fiter Bajramit, kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë, në këtë ditë të shenjtë, në të cilën njeriu nderon sakrificën dhe përkushtimin e tij ndaj Zotit, besimit dhe të mirës. Kjo, thuhet më tej në mesazh, është një Ditë e madhe, pas një sakrifice të gjatë agjërimi andaj, më lejoni tu shpreh urimet më vëllazërore dhe më të përzemërta uroj nga zemra që dita e Bajramit të japë më shumë harmoni mes... Vazhdo
Arti ukrainas prezantohet në Ulqin
Në Galerinë „Art“ të Qendrës së Kulturës në Ulqin të enjten u hap ekpozita e piktoreve ukrainase, Namali Naryshenko dhe Anzhelika Rudnickaja. Dy artistet nga Ukraina u prezantuan në këtë ekspozitë me punime të realizuara në disa teknika. Ekspozitën e hapen kryetari i Komunës së Ulqinit, Gzim Hajdinaga dhe ambasadorja e Ukrainës në Mal të Zi, Oksana Sljusarenko. Të dy ata vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ulqinit dhe Ukrainës, duke nënvizuar se Ulqini tashmë është binjakëzuar me qytetin... Vazhdo
Gëzim Hajdinaga uroi sot nxënësit fillimin e vitit shkollor
Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga uroi sot nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës sonë me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2010- 2011 Në mesazhin e Kryetarit ndër të tjera thuhet: Të dashur nxënës, të dashur prindër, të respektuar mësues, më lejoni t’ju uroj të gjithë nxënësve,  të të gjitha cikleve, e në veçanti atyre që për të parën herë ulen në bankat e shkollës, një vit mësimor të suksesshëm, gjithashtu edhe mësuesve suksese në misionin e tyre të vyer. Duke u pasuruar... Vazhdo

August 31, 2010  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Gëzim Hajdinaga uroi sot nxënësit fillimin e vitit shkollor
Tags: , , ,

Kryetari i Komunës së Ulqinit uron besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit
Kryetari i Komunës së Ulqinit uron besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit Në mesazhin dërguar besimtarëve musliman kryetari Hajdinaga shprehet: ’’Në këtë ditë të shënuar në kalendarin islam, është dëshirë dhe kënaqësi e veçantë t’u drejtohem të gjithë besimtarëve muslimanë me urimet më të mira e më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit! Ramazani është muaji i sakrificës njerëzore. Duke u nisur nga kjo, uroj që gjatë këtij... Vazhdo
Durrësi dhe Ulqini, marrëveshje për turizmin
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga që shoqërohej nga ish kryetari i kësaj komune Fuat Nimani i cili ka mbajtur edhe pozicionin e ministrit të të drejtave të njeriut dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi nga viti 2008 deri në 2010. Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtuesit e shoqatës Ulqini në Durrës.... Vazhdo

July 15, 2010  :: Ekonomia / Ekonomija :: Comments Off on Durrësi dhe Ulqini, marrëveshje për turizmin
Tags: , , ,

Hajdinaga kryeson koalicionin pretendues për pushtet në Ulqin
Ulqin, 24 prill – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, të cilit mandati i skadon vitin e ardhshëm, do të jetë në krye të listës së koalicionit “Për Ulqinin evropian më të mirë”, i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) të Milo Gjukanoviqit dhe Partia Boshnjake (PB). Kjo përbërje do të garojë në zgjedhjet lokale të 23 majit për parlamentin vendor të Ulqinit, i cili do të ketë 33 këshilltarë, ka konfirmuar për KosovaLive kryetari i... Vazhdo
Përvjetori i dytë i Pavarësisë Kosovës; Gëzim Hajdinaga mesazh urimi
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga ka përgëzuar Presidentin e Kosovës z. Fatmir Sejdiu me rastin e përvjetorin të dytë të Ditës së Pavarësisë. Në telegram ndër të tjera thuhet: I nderuari z. President, Kam kënaqësinë më të madhe, që t’ju dërgoj, Juve dhe të gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta dhe më miqësore me rastin e përvjetorit të dytë të Ditës së Pavarësisë. Uroj bashkëpunim të frytshëm ndërmjet dy vendeve në dobi të popujve tanë, në shërbim të paqes... Vazhdo