Kryetari i komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, bisedoi të mërkurën me kryetarin e komunës italiane

February 18, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti

eurodistrictQëllimi, thithja e fondeve të BE-së
Ulqin - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, bisedoi të mërkurën me kryetarin e Komunës Guilionese të rajonit Molisa të Italisë, Cloridano Bellochio, rreth mundësisë së krijimit të Euro Distriktit “Adritiku”, i cili ka për qëllim thithjen e fondeve të BE-së të destinuara për këtë rajon.
Sipas projektit, në këtë organizëm parashikohen të marrin pjesë 16 qytete të rajonit të Adriatikut, tetë prej të cilave nga rajoni Molisa në Itali, gjashtë komunat bregdetare në Mal të Zi dhe qytetet Shkodra dhe Kruja në Shqipëri.
Beloçio tha se bëhet fjalë për një projekt unik dhe shprehu kënaqësi që në bisedimet e zhvilluara me kryetarët e komunave në Mal të Zi që parashikohen të përfshihen në projekt ka hasur në përgjigje pozitive.
“Jemi të kënaqur që kemi hasur në përgjigje pozitive në Mal të Zi dhe në njerëz që janë të hapur për bashkëpunim. Të gjithë këtë e shikojnë me një energji pozitive”, tha Beloçio.
Projekti parashikon që deri në fund të muajit shkurt, kryetarët e qyteteve të japin pëlqimin për përfshirje në Euro Distrikt, kurse në muajin mars në Itali pritet të nënshkruhet Konventa.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, nënvizoi gatishmërinë e Komunës së Ulqinit për pjesëmarrje në projekte të tilla rajonale që kanë për qëllim zhvillimin e tij.
“Ne si komunë jemi të hapur për bashkëpunim dhe normalisht me kënaqësi kemi pranuar që të jemi njëra prej atyre komunave në Mal të Zi që do të jenë në këtë organizëm”, theksoi ai, duke shtuar se vendimi do të merret pas shqyrtimit në detaje të anëve pozitive dhe detyrimeve që burojnë nga Konventa dhe përfshirja në këtë organizëm.
I.K
www.kohajavore.cg.yu

Kthimi i Gjukanoviç parë si kyç për unitetin e partisë në Malin e Zi

February 18, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika

Milo Gjukanoviç, udhëheqësi karizmatik malazes që drejtoi lëvizjen e vendit për pavarësi, është gati të marrë përsëri frenat. Me kryeministrin Zheljko Sturanoviç tërhequr për probleme shëndetësore, Gjukanoviç është caktuar ta pasojë atë.
Ai thuhet se do që të kthehet me qëllim që të përshpejtojë zhvillimin e sektorit energjitik nëpërmjet tërheqjes së investitorëve të huaj dhe të nisë ndërtimin e një udhëshpejte veri-jugë. Disa gjithashtu thonë se kthimi i tij është i nevojshëm për të parandaluar grindjet brenda Partisë së tij Demokratike të Socialistëve (DPS).
DPS, e cila ka mbajtur pushtetin në Malin e Zi për 17 vjet, përfshin një numër figurash të fuqishme që nuk duan ta lënë njeri tjetrin të mbizotërojnë. Partia thuhet se do që të shmangë luftën e brendëshme duke i dhënë postin e kryeministrit, posti më i rëndësishëm në Malin e Zi, njeriut të parë si autoritet i pakonkurrueshëm.
Edhe Gjukanoviç ka ndeshur megjithatë në pengesa. Në tetor 2006, kur ai vendosi të tërhiqet si kryeministër për t’u përqëndruar në drejtimin e një biznesi, ai donte të nxirrte Igor Lukshiç, ministrin e ri të financave, për atë post. Por zgjedhja e tij u kundërshtua nga nën kryetarët me ndikim të partisë, Svetozar Maroviç dhe Filip Vujanoviç dhe në vend të tij u zgjodh Sturanoviç.
Detyra e parë e Gjukanoviç kur të rimarrë postin do të jetë të hartojë një seri përparësish qeveritare për të mbuluar periudhën deri në vjeshtë të 2009 kur janë caktuar zgjedhjet parlamentare. Ai ka sinjalizuar tashmë se kërkimi i fondeve për sektorin e energjisë do të jetë një nga fushat e tij kyçe të vëmendjes së tij.
“Ne kemi një problem të madh me mungesat e energjisë gjë që ka shkaktuar një deficit tregtar. Kjo mund të kufizojë zhvillimin tonë,” tha ai, duke paralajmëruar se një projekt rajonal tubacioni ujor rrezikon të dështojë për shkak të furnizimeve të pamjaftueshme me energji.
Analisti politik Svetozar Joviçeviç thotë se dëshira për të privatizuar njësitë e mëdha energjitike është forca lëvizëse prapa kthimit të Gjukanoviç. Privatizimi i energjisë nuk ishte një temë kryesore e administratës paraardhëse të tij, që ishte ndikuar nga partneri i saj i koalicionit, Partia Social Demokratike (SDP).
Sipas Joviçeviç, kthimi i Gjukanoviç është diçka si anomali. “Nuk është e natyrshme për dikë që ishte për kaq gjatë zyrtari më i lartë i institucioneve të vendit në kohë shumë të vështira” të marrë përësri postin e kryeministrit.
“Nuk është normale në demokraci të kesh një njeri si kryeministër pesë herë,” thotë Joviçeviç duke paralajmëruar gjithashtu se riemërimi mund të dërgonte një sinjal shqetësues jashtë pasi Gjukanoviç është nën hetim në Itali për kontrabandë cigaresh.
Por Srxhan Damanoviç, dekan i departamentit të shkencave politike në Universitetin e Malit të Zi thotë se ka kuptim që Gjukanoviç të bëhet kryeministër përësri pasi ai është kreu i partisë qeverisëse.
“Ky është rasti në të gjitha demokracitë parlamentare: kryetari i partisë qeverisëse duhet të jetë një kryeministër,” thotë ai.
www.setimes.com/
Nga Nedjeljko Rudoviç për Southeast European Times në Podgoricë

Nacionalistët serbë boshnjakë kërcënojnë për shkëputje

February 18, 2008 by Ulqini  
Filed under Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

Një grup nacionalist serb boshnjak paralajmëroi të enjten (14 shkurt) se do të shtyjë që Republika Srpska (RS) të shpallë pavarësinë nga Bosnje dhe Herzegovina (BiH) po qe se Kosova shkëputet nga Serbia.
“Në qoftë se Kosova shpall pavarësinë, ne do të kërkojmë pavarësi për Repubikën Serbe po ashtu,” tha kryetari i Lëvizjes Serbe të Shoqatave të Pavarura (SPONA) Branislav Dukiç në një konferencë shtypi në Banja Luka.
Në rast se ndonjë ish republikë jugosllave njeh deklarimin e njëanshëm që ligjbërësit e Prishtinës pritet të miratojnë të dielën, autoritetet e RS duhet të marrin hapa për të rifituar të gjitha pushtetet e transferuara nga niveli i njësisë në atë shtetëror në vitet e fundit, tha ai.
Duke cituar burime diplomatike, e përditshmja maqedonase Utrinski Vesnik raportoi të premten se Shkupi do ta njihte pavarësinë e Kosovës brenda tre javësh të shpalljes së saj. Kroacia tregoi këtë javë se do të ndiqte politikën e BE në këtë çështje por nuk do të ishte midis të parave që njoftonte njohjen e shtetit që lind.
Sllovenia, e cila mban aktualisht presidencën e rradhës të BE, është midis grupit të vendeve anëtare të bashkimit 27-vendesh që kanë sinjalizuar gatishmërinë e tyre për të njohur një Kosovë të pavarur pa miratimin e OKB-së.
Në qoftë se BE merr këtë masë “kundër ligjit ndërkombëtar”, parlamenti i RS duhet të deklarojë pavarësinë e njësisë pa një referendum, tha kreu i SPONA e cila përbëhet nga disa grupe veteranësh serbë boshnjakë.
“Në qoftë se parlamenti i paligjshëm i Kosovës mund të deklarojë pavarësinë, nuk ka arsye pse parlamenti i ligjshëm i Republika Srpska të mos e ketë atë të drejtë,” Reuters e citonte Dukiç.
Një tjetër grup nacionalist, Zgjedhja është Juaja, është thënë se gjithashtu po bën plane të shtyjë ligjbërësit e RS për të ndjekur shembullin e Kosovës. Përveç kësaj, ai po premton të ngrejë protesta paqësore po qe se krahina shkëputet nga Serbia.
Kryeministri i RS Milorad Dodik, i cili është kritikuar për deklarime të ngjashme shkëputëse në të kaluarën, tha të enjten se njësia do të gjykojë “me shumë kujdes” reagimin e saj ndaj shpalljes së pavarësisë nga Kosova.
“Në rast të një shpalljeje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës, të tjerë mundet gjithashtu të zhvillojnë ide të tilla,” shtoi ai.
Gjëja më e rëndësishme, tha Dodik, është të mbahet paqja dhe siguria në RS. Ai theksoi gjithashtu se qeveria e tij do të bllokonte çdo përpjekje që BiH të njihte Kosovën si një shtet të pavarur.
I dërguari i lartë ndërkombëtar në BiH, Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak ka theksuar në mënyrë të përsëritur se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit e cila i dha fund konfliktit të 1992-1995, garanton integritetin territorial të BiH dhe nuk parashikon për ndryshime kufijsh.
“Republika Srpska nuk ka të drejtë të shkëputet nga Bosnja, në të njëjtën kohë, askush nuk mundet njëanshmërisht të shfuqizojë Republika Srpska,” tha Lajçak kohët e fundit.
Përpara shpalljes së pritur të pavarësisë së Kosovës, forcat policore në RS filluan përgatitjet këtë javë për t’u marrë me një përshkallëzim potencial të tensionit në njësi.
“Policia është në alarm me një numër të mjaftueshëm policësh me qëllim që të reagojë ndaj çdo trazire dhe dhune të mundshme,” citoi AFP kreun e administratës së policisë penale të ministrisë së brendshme, Gojko Vasiç të thoshte të premten. “Ne nuk presim ndonjë trazirë të madh, por në qoftë se do të ketë protesta, policia do t’i sigurojë këto veprimtari siç duhet.”

www.setimes.com

Pavaresia, nis njohja nderkombetare

February 18, 2008 by Ulqini  
Filed under Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

Autoritetet nderkombetare kane nisur dje ne menyre te menjehershme levizjet e para ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves. Ne kryeqytetin e Irlandes, Dublin, Ministria e Puneve te Jashtme deklaroi dje pasdite zyrtarisht se “Irlanda do te njohe pavaresine e Kosoves, qe u shpall nga Parlamenti i Prishtines.

TIRANA

Shqiperia e pershendeti shpalljen e Kosoves shtet i pavarur. Kryeministri Sali Berisha tha se 17 shkurti “eshte dite e rilindjes se Kosoves, pas kaq shume sakrificash prej atyre qe luftuan per te mbrojtur nderin e tyre dhe dinjitetin e kombit”.

BE

Shefi i politikes se jashtme te BE, Havier Solana tha se stabiliteti ne Kosove dhe ne gjithe Ballkanin eshte me rendesi esenciale, pas pavaresise se Kosoves. Zedhenesi i BE, Jens Mester, ne emer te BE i beri thirrje “te gjitha paleve ne Kosove dhe me gjere ne rajon, te rrine te qeta dhe te mos i pergjigjen ndonje provokimi”.

UASHINGTONI

I shpejte ka qene edhe reagimi amerikan. Nga Uashingtoni, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se “SHBA po sheh nga afer situaten dhe po diskuton me partneret e saj evropiane”, duke shtuar: “Shume shpejt ne do te bejme nje deklarate”. Ndersa pergezoi qeverine e Kosoves, per vendosmerine e treguar per zbatimin e dispozitave te OKB-se per mbrojtjen e minoriteteve. Ne te njeten kohe, Presidenti amerikan, George E.Bush, tha gjate nje vizite ne Tanzani se do te mbeshtese pavaresine e Kosoves nen mbikeqyrjen nderkombetare. Ai theksoi se Uashingtoni do te punoje me aleatet e tij per te siguruar qe atje te mos kete dhune. “Qendrimi i Shteteve te Bashkuara ishte se statusi i Kosoves duhej te zgjidhej ne menyre qe rajoni i Ballkanit te ishte i qendrueshem dhe se ai ndihej i gezuar qe qeveria e Kosoves kishte treguar gatishmerine per te mbeshtetur te drejtat e serbeve atje”, deklaroi Bush, duke shtuar: “Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te punojne me aleatet per te bere gjithcka qe te mos kete dhune ne Kosove”.

ROMA

Ne kete linje, Roma zyrtare tha dje se u informua per shpalljen e pavaresise se Kosoves, por do te diskutoje per kete ceshtje me partneret evropiane, te henen ne Bruksel. Roma i beri thirrje Serbise dhe Kosoves te tregohen te moderuara. “Do ta bejme te ditur qendrimin tone lidhur me situaten e re te krijuar pas shpalljes se pavaresise, pasi te konsultohemi me partneret tane evropiane ne mbledhjen e se henes”, njoftoi nje zyrtar i Ministrise se Puneve te Jashtme. “U bejme thirrje dy paleve per qendrim te moderuar qe te kufizohen ne maksimum tensionet”, shtoi ai. Sakaq, vendet me te medha evropiane, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia do te bejne te ditur te henen qendrimin e tyre per njohjen e pavaresise se Kosoves, ne mbledhje me homologet evropiane ne Bruksel.

VATIKANI

Reagimi tjeter brenda Italise, ka ardhur nga Vatikani. Ai ftoi “drejtuesit politike te Serbise dhe Kosoves te tregojne kujdes”, duke u kerkuar te “angazhohen per te shmangur reagimet ekstremiste dhe pasojat e dhunshme”, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ne komunikaten qe nxori, Vatikani tha se “kerkon me vendosmeri qe sensi i pergjegjesise dhe fryma e paqes te mbizoterojne ndaj cdo lloj qendrimi tjeter, qofte kjo nga ana e qeverive apo popullsive te perfshira”. Zedhenesi i Vatikanit, Frederico Lombardi citoi edhe Papa Benediktin XVI, kur tha se “Papa vazhdon t’i konsideroje me afeksion popujt e Serbise dhe Kosoves, u gjendet prane dhe i siguron per lutjet e tij ne kete moment vendimtar te historise se tyre”.

Nderkohe, Kryetari i komisionit te marredhenieve nderkombetare te Komitetit Olimpik Nderkombetar (KON), italiani Mario Pescante, tha se KON-i “do ta njihte me siguri pavaresine e Kosoves”. “Do te kete me siguri nje njohje te Kosoves nga ana e KON-it, kete mund ta njoftoj paraprakisht”, tha Pescante i cituar nga ANSA. Por ai shtoi se mendon se “Kosova do te kete kohe per t’u perfaqesuar ne Lojerat Olimpike te Pekinit 2008″, shtoi ai.

LONDRA

Edhe Londra vleresoi se pavaresia e Kosoves eshte zhvillim i rendesishem. Ajo siguroi se nje deklarate zyrtare pritet te behet te henen, pas takimit te Brukselit, sikurse deklaroi dje pasdite, nje zedhenes i Foreign Office-it.

BERNA

Zvicra sakaq u shpreh lidhur me pavaresine e Kosoves, se ajo do te jete nje nga prioritetet e politikes se saj te jashtme, ne nje deklarate te Ministrise se Jashtme zvicerane. “Shpallja e pavaresise se Kosoves pritej. Politika e jashtme do ta mbaje parasysh kete fakt, duke e kthyer ne nje fushe prioritare te saj”, tha Ministria e Jashtme ne nje komunikate. Njohja e Kosoves nga Zvicra “do te behet pas konsultimeve te komisioneve te politikes se jashtme”, vijoi ministria. “Ne presim nga ana e autoriteteve kosovare te angazhohen per mireqenien te gjithe banoreve dhe te angazhohen per te mbrojtur te drejtat e te gjitha pakicave”, nenvizohej ne komunikate.

PARISI

Lajme te mira erdhen dje edhe nga Parisi zyrtar. Shefi i diplomacise franceze Bernard Kushner, i uroi fat te mbare Kosoves, duke theksuar se “ky zhvillim ishte nje sukses i komunitetit nderkombetar dhe Evropes”. “Kjo do t’i jape fund vuajtjeve”, shtoi Kushner. Ndersa lidhur me reagimet e Serbise, e cila tha se nuk do te njihte kurre pavaresine e Kosoves, Kushner deklaroi: “Nuk duhen marre gjerat tragjikisht. Ky eshte vetem nje fillim, nuk kishte rruge tjeter”.

BRUKSELI

Belgjika nderkohe, tha se u informua per shpalljen e pavaresise se Kosoves, por do te prese mbledhjen e te henes te ministrave te Puneve te Jashtme te vendeve te BE-se, per t’u shprehur per njohjen e saj. Ministri i Jashtem, Karel De Gusht deklaroi se “njohja e pavaresise se Kosoves eshte ceshtje kombetare, por mbetet per t’u diskutuar ne nje kontekst te gjere evropian”. Per kete arsye Belgjika do te shprehet per qendrimin e vet vetem pas diskutimit me vendet e tjera evropiane ne mbledhjen e se henes” theksoi ai ne nje komunikate. “Eshte e rendesishme qe siguria dhe stabiliteti ne rajon jane te garantuara”, theksoi shefi i diplomacise belge, duke nenvizuar rendesine e respektit dhe te tolerances per pakicat e ndryshme kombetare ne Kosove.

BERLINI

Ministri i jashtem gjerman, Frank Valter Shtajnmajer u beri thirrje te gjitha paleve te mbajne qendrime te moderuara pas deklarimit te pavaresise se Kosoves. Zyra e ministrit te jashtem gjerman beri te ditur se ai ka folur me homologet e tij ne Serbi dhe Slloveni, dhe kishin konkluduar se “prioriteti me i larte” eshte ruajtja e stabilitetit ne Ballkan. Zevendeskryetari i fraksionit socialdemokrat ne Bundestag, Valter Kolbov tha se beson se Gjermania do ta njohe se bashku me partneret e tjere evropiane Kosoven ditet e ardhshme.

VIENA

Kurse ministrja austriake e Puneve te Jashtme, Ursula Plassnik, qe eshte pro shpalljes se pavaresise, tha dje se kjo ishte “e pashmangshme”, ne nje deklarate per televizionin publik ORF. Austria do ta njoftoje qendrimin e saj lidhur me shpalljen e pavaresise se Kosoves pas takimit te ministrave te Jashtem te BE-se, te parashikuar neser ne Bruksel.

LUBJANA

Sllovenia, qe ka presidencen e radhes se BE-se, u beri thirrje te gjitha paleve qe lidhen me Kosoven “te sillen ne menyre te pergjegjshme” per “te shmangur cdo forme dhune” pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. “Deklarata e shpalljes se pavaresise se Kosoves nuk ishte surprize”. Ajo erdhi pasi u shfrytezuan te gjitha mundesite per nje zgjidhje te negociueshme”, nenvizoi kryeministri slloven, Janez Jansa, ne nje komunikate.

NATO

Nga ana tjeter, NATO siguroi se do te vazhdoje te garantoje sigurine ne Kosove pasi territori shpalli pavaresine nga Serbia. Sekretari i pergjithshem NATOS, Jaap de Hoop Scheffer theksoi se “te gjitha palet duhet ta pranojne qe KFOR-i vazhdon te mbaje pergjegjesine per ruajtur nje atmosfere paqeje ne te gjithe territorin e Kosoves ne perputhje me rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, vetem ne rast se Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara vendos ndryshe”. Duke u kerkuar te gjitha paleve te tregojne vetepermbajtje, Scheffer shtoi: “Ne kete periudhe te ndjeshme, KFOR-i do t’i pergjigjet me shpejtesi dhe vendosmeri ndaj cdokujt qe do te perpiqet te shkaktoje dhune ne Kosove”.

SHKUPI

Zedhenesi i qeverise se Maqedonise tha se Maqedonia do te ndjeke me vemendje zhvillimet ne rajon. Ivica Bocevski tha lidhur me nje njohje te pavaresise se Kosoves nga Maqedonia se “cilido vendim qe do te marrim, ne do te mbajme parasysh interesat e qytetareve tane, si dhe interesat nacionale dhe shteterore te Maqedonise.”

SOFJA

Bullgaria beri thirrje per nje qendrim te perbashket te Bashkimit Evropian, pas shpalljes se pavaresise. Ne nje deklarate te ministrise se jashtme bullgare thuhet se “nje qendrim i harmonizuar i BE do te kontribuonte shume ne uljen e rreziqeve te sigurise ne rajon dhe ne Evrope”. Bullgaria do ta zbuloje qendrimin e saj ndaj nje njohjeje te pavaresise se Kosoves vetem pas mbledhjes se ministrave te jashtem te BE te henen. Ne fund te janarit, presidenti i Bullgarise, Georgi Parvanov deklaroi se vendi i tij “nuk do te beje pjese ne ato vende qe do ta njohin menjehere Kosoven”.

OKB

Zhvillime ka pasur dje ne Keshillin e Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Takimi urgjent i Keshillit te Sigurimit i mbledhur dje per Kosoven u shty me dy ore, per arsye teknike dhe logjistike, sikunder tha sherbimi i shtypit te OKB-se. “Takimi do te rifilloje ne oren 15:00 lokale (20:00 GMT) per t’i dhene kohe perkthyesve te shkojne atje”, u saktesua me tej. Keshilli i Sigurimit tha se e organizon kete takim urgjent per Kosoven me kerkesen e Rusise, pas shpalljes se pavaresise se Kosove. Pavaresia, erdhi rreth nente vjet pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s ndermoren sulme ajrore per te shpetuar shqiptaret nga vrasjet dhe spastrimi etnik i forcave serbe.

Kohajon.com

Kosova shpall pavaresine. parlamenti miraton simbolet e shtetit

February 17, 2008 by Ulqini  
Filed under Rajoni / Region

kosovaFillon seanca e jashtezakonshme e Kuvendit te KosovesOra 15:10 Ka nisur seanca e Kuvendit te Kosoves ku ne rend te dites jane shpallja e deklarates se pavaresise dhe miratimi i simboleve shteterore. Kuvendi eshte hapur me fjalen e kreut te tij Jakup Krisniqi i cili e quajti kete dite historike per kombin. Ai beri nje pershendetje te vecante per perfaqesuesin e familjes Jashari si perfaqesues te te gjitha flijimeve te familjeve te popullit shqiptar. “Zotimi im solemn per Kosoven shtet demokratik eshte premtimi per vlera me te perparuara e themeltare te shoqerise se sotme njerezore. Kosova asnjehere n ejeten e saj nuk ka patur miq sa ka patur sot” tha Krasniqi.

Thaci: Sot dite historike per Kosoven. Angazhohemi per respektimin e te drejtave te komuniteteve

Ora 15:25 Kryeministri Thaci ne fjaken e tij ne kuvend e ka quajtur diten e sotme nje dite historike per popullin e Kosoves. “Ka qene rruge e gjate e veshtire e sakrificave per te ardhur tek dita e sotme. Shpresat tona nuk kane qene asnjehere me te medha, populli nuk ka qene asnjehere me i bashkuar, Kosova asnjehere nuk ka pasur mbehtetjen me te madhe nderkombetare. Sot e gjithe bota eshte me ne dhe ne po behemi pjese e barabarte e botes demokratike ka thene Thaci duke vene theksin se shteti i ri i Kosoves shenon shperberjen perfundimtare te ish- Jugosllavise. Duke vleresuar rendesine e kesaj dite kreu i qeverise se Kosoves nuk la jashte vemendjes sfidat e htetit me te ri te botes si ato ne ekonomi, arsim, shendetesi apo rrugen drejt integrimit europian. Thaci rikonfirmoi me tej gatishmerine e qeverise se tij per respektimin e te drejtave te te gjithe komuniteve ndersa shprehu mbeshtetjen per misionin e ri te BE ne Kosove.

Deklarata e pavaresise e lexuar nga kryeministri Thaci

Ora 15:45 “Ne e shpallim Kosovën republikë demokratike dhe laike. Shumë shpejt do të miratohet kushtetuta e Kosovës, që do të respektojë të drejtat e të gjithëve. Kjo kushtetutë do të respektojë të gjitha parimet e dokumentit të Ahtisaarit. Kosova e pavarur do të jetë e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit. Kosova mirëpret praninë ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë. Me pavarësinë, Kosova i merr përsipër përgjegjësitë ndërkombëtare, i garanton kufijtë e fqinjëve të saj dhe përmbahet nga dhuna si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kosova e deklaron vullnetin e saj për marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Kosova e pavarur gjithashtu garanton trashëgiminë kulturore dhe fetare në territorin e saj”.

Ora 15:50 Kuvendi i Kosoves ka shpallur Kosoven Shtet. Ne seancen e jashtezakonshme te mbajtur nga Kuvendi i Kosoves, parlamentaret kane miratuar njezeri deklaraten e Pavaresise e cila u lexua nga kryeministri Thaci . Permes kesaj deklarate zyrtaret e Kosoves zotohen te zbatojne planin e Ahtisarit, te respektojne fqinjesine e mire me shtetet e tjera, per paqe dhe stabilitet. Deklarata e Pavaresise eshte duke u firmosur nga te gjithe deputetet e pranishem ne parlament.

Me miratimin e deklarates se pavaresise Kosova sot shpallet shteti me i ri i Ballkanit, Europes dhe Botes. Kosovaret, te cilet kane realizuar keshtu endrren e tyre shekullore plote sakrifica e mund, kane nisur festimet ne cdo rruge te Kosoves.

Sot Kosova u nda pergjithmone nga Serbia dhe dita e sotme do te nise punen ne bashkerendim me misionin nderkombetar te akredituar atje. Nga sot Kosova do te kete kufijte e saj, flamurin dhe stemen e saj shteterore.

Pas miratimit Deklaratës së Pavarësisë për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, deputetët do të miratojnë edhe simbolet shtetërore, flamurin dhe stemën.

Ora 16:10 Menjehere pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ka reaguar Belgradi. Presidenti serb Tadic ka theksuar se vendi I tij nuk do ta njohe kurre pavaresine. Sipa tij Beogradi “ka reaguar dhe do te reagoje me te gjitha mjetet paqesore, diplomatike dhe ligjore per te anulluar kete akt te institucioneve te Kosoves”. Nderkaq per kryeministrin serb Koshtunica “ka lidur ilegalisht nje shtet falls”.

Ora 16:25 Shqiperia dhe Britania pershendesin pavaresine e Kosoves

Deklarata e pavaresise se Kosoves, menjehere pas miratimit te saj eshte pershendetur nga kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Sipas kreut te kabinetit shqiptar me miratimin e kesaj deklarate deputetet kosovare votuan per pavaresine e vendit te tyre,qe perjetoi regjimin me te eger ne Ballkan. “Perulemi para vepres se Rugoves” tha Berisha duke pershendetur me tej udheheqjen e Kosoves.

Nderkaq sipas agjencise se lajmeve AFP shpallja e pavaresise se Kosoves eshte pershendetur dhe nga Britania. “Shpallja e pavarësisë nga parlamenti kosovar është një “zhvillim i rëndësishëm” për Kosovën” deklaroi sot një zëdhënës i Foreign Office-it duke shtuar se një deklaratë zyrtare pritet të bëhet nesër pas takimit të ministrave te jashtem te BE ne Bruksel.

Ora 16:45 Bllokohen ne Merdare nje turme serbesh me uniforme, kerkonin te inskenonin protesta

Disa qindra serbe me uniforme nuk jane lene te hyjne sot ne Kosove. Veteranet e luftes se viteve 1998-1999 jane lejuar ne fakt nga policia serbe te kalojne piken kufitare ne Merdare, por jane bllokuar ne kufirin e kontrolluar nga shqiptaret. Ka patur disa kundershtime, por me pas ish luftetaret serbe te cilet kerkonin te inskenonin nje proteste kunder pavaresise se Koosves, kane hequr dore.

Ora 16: 50 Moska kunder pavaresise se Kosoves, kerkon mbledhje te jashtezakonshme te KS

Pas miratimit te Deklarates se pavaresise nga Kuvendi i Kosoves, Rusia ka kerkuar nje mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurimit te OKB qe pritet te zhvillohet ne oren 19:00. Ajo do te kerkoje ne kete mbledhje nje veprim te “menjehershem” per anullimin e deklarates se pavaresise se Kosoves. Nga ana tjeter NATO ka deklaruar se do te vazhdoje te garantoje sigurine ne Kosoves, si dhe u ka bere thirrje paleve te veprojne me shume kujdes.

Ora 17:02 Parlamenti i Kosoves miraton me unimitet simbolet shteterore te Kosoves. Flamuri i Kosoves ka fushën blu, me hartën e Kosovës, ngjyrë ari dhe gjashtë yje të bardhë siper hartes

Ora 17:25 Pavaresia, Topi: U korrigjuan gabimet e se kaluares

Shpallja e Pavarsisë së Kosovës është përshëndetur nga presidenti shqiptar Bamir Topi. Në konferencën për shtyp presidenti shqiptar ka theksuar se tashmë u korigjuan gabimet e së kaluarës dhe një rol të madh në

të gjithë këtë sipërmarrje e kanë ndërkombëtaret të cilët i mbështetën politikanët kosovarë për të shënuar një ditë të re në të ardhmen e Kosovës

Sejdiu mesazh pakicave: Mos kini droje, do respektohen plotesisht te drejtat tuaja

Ora 18:15-Presidenti Fatmir Sejdiu ka pershendetur sot shpalljen e pavaresise. Ne nje konference per shtyp mes te tjerash, Presidenti Sejdiu ka qetesuar pakicat ne Kosove duke u garantuar atyre se do te jetojne ne nje shtet, ku te respektohen te drejtat e tyre te plota. “E pranoj se sot eshte dita e drojes, por sot dhe ne te ardhmen do te respektoheni. Do te respektohet tradita dhe pasuria juaj, gjuha dhe kultura jua. Ju ftoj qe te jetoni ne Kosoven e pavarur”, tha Sejdiu.

Kreu i shtetit kosovar i beri ftese shteteve te botes qe te fitojne nje raport te ri me Kosoven. “Ftoj shtete e botes qe te fitojne raport me ne. E ftoj dhe Serbine me te cilen do te ndajme marredhenie te mira. Ftoj popullin e Kosoves qe te festoje ne qetesi, diten historike.

Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, përshëndet fitoren e boris tadiqit në zgjedhjet presidenciale në serbi

February 12, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji

Fitore kundër izolimit

Mehmet Bardhi1Ulqin - Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, ka përshëndetur rizgjedhjen e Boris Tadiqit për kryetar të Serbisë, duke thënë se kjo për momentin mund të jetë më shumë se fitore.
“Fitorja e ngushtë e kryetarit të deritashëm Tadiq, për më tepër ndaj Tomisllav Nikoliqit, përfaqësuesit të radikalit Sheshel, në këtë kohë mund të jetë më tepër se fitore, ndoshta jo aq e fuqishme sa do të duhej të ishte përcaktimi politik proeuropian, por që sigurisht përbën fitore kundër Read more

Vdes në moshën 80 vjeçare anëtari i kongresit amerikan, Tom Lantosh

February 11, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti


11-02-2008
 

tom-lantostom-lantosAnëtari i njohur i Kongresit amerikan, Tom Lantosh, i vetmi i mbijetuar i Holokaustit i zgjedhur në kongresin amerikan, vdiq në moshën 80 vjeçare. Zëdhënësi i tij e bëri njoftimin sot në mëngjes.Para një muaji ai njoftoi se nuk do të kandidonte për një mandat tjetër pasi ishte diagnostikuar me kancer në ezofag.Demokrati Lantosh nga Kalifornia u zgjodh anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të kongresit amerikan në vitin 1980 dhe po shërbente mandatin e 14-të. Ai ishte kryetar i Komisionit për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Në njoftimin për tërheqje nga jeta politike dhe shkaqet e tij, zoti Lantosh tha se vetëm në Shtetet e Read more

Me rastin e krishtlindjes ortodokse, kryetari i LD në Mal të Zi, Mehmet Bardhi uron kryepeshkopin e kishës malazeze z. Mihaillo

January 14, 2008 by Ulqini  
Filed under Shtypi / Mediji

Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi,UlqinVirtytet e begatojnë njeriun

Ulqin - Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, me rastin e Krishtlindjes, i dërgoi një urim Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Malazeze, z. Mihaillo, ku shkruan: “Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Read more

« Previous Page