Kujtim Sukaliqi

Klubi i karatesë Ulqini më i miri
Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë në turneun e v ndërkombëtar “Katana Open 2010” Të shtunën, më 30 tetor 2010 në Gjilan të Kosovës u mbajt Turneu i 5-të ndërkombëtar i karatesë “Katana Open 2010”, në të cilin morën pjesë garues nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Lugina e Preshevës, Kosova dhe ne nga Ulqini. Turneu u organizua në një nivel të lartë nga klubi vendas i karatesë “Dardania”, ndërsa konkurrenca ishte mjaft e fortë. Klubi i Karatesë “Ulqini” në këtë turne... Vazhdo
Klubi i karatesë Ulqini Seminari – Vera 2010
Përfundoi pjesa e parë e seminarit të XV të Klubit të karatesë “Ulqini” – “Vera 2010” SEMINARI “VERA 2010” Klubi i karatesë “Ulqini” edhe kësaj vere gjatë muajit qershor organizoi seminarin “Vera 2010” për anëtarët e klubit. Tashmë ky seminar u bë tradicional, pasi që këtë vit shënoi 15 vjetorin e mbajtjes së tij. Seminari është i ndarë në dy pjesë, pjesa e parë përfundoi me sukses, kurse pjesa e dytë do të mbahet në muajin gusht. Në këtë seminar morën pjesë mbi tetëdhjetë anëtarë... Vazhdo

July 11, 2010  :: Sporti / Sport :: Comments Off on Klubi i karatesë Ulqini Seminari – Vera 2010
Tags: , , , , , , , ,

Video – Karate Team “Ulqini” i pathyeshëm në Podgoricë
KARATE TEAM “ULQINI” MORI PJESË NË DY TURNE NDËRKOMBËTARE TË KARATESË: KUPËN “OMLADINAC 2009″ NË PODGORICË DHE TURNEUN “ZAHIR PAJAZITI “ NË KOSOVË Karate Team “Ulqini” i përbërë nga karateistët e klubeve “Ulqini” dhe “Albulena”, mori pjesë më 30 maj 2009 në dy turne ndërkombëtare të karatesë: në Turneun e I ndërkombëtar të karatesë “Omlladinac 2009” në Podgoricë dhe në Turneun e IV përkujtimor të karatesë “Zahir Pajaziti” në Orllan... Vazhdo
Klubi i karatesë ”Ulqini” Gjithnjë i Pari
KLUBI I KARATESË “ULQINI” I PARI NË RENDITJEN E PËRGJITHSHME NË TURNEUN E III TË KARATESË “GRAND PRIX MEDITERAN” ”ULQINI” GJITHNJË I PARI Të shtunën, më 16 maj 2009 në Podgoric u mbajt Turneu i 3-të i karatesë “GRAND PRIX MEDITERAN”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” u shpall klubi më i mirë i turneut. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë 123 medalje: 44 medalje të arta, 41 të argjendta dhe 38 të bronzta në disiplinat individuale dhe ato ekipore. Në vend të dytë u rendit klubi... Vazhdo
Video – Karate Team “Ulqini” më i miri në Gostivar
Karate team “Ulqini” mori pjesë në turneun ndërkombëtar të karatesë “Kupa e Gostivarit 2009” Karate Team “Ulqini” i përbërë nga karateistët e klubeve “Ulqini” dhe “Albulena”, mori pjesë më 18 prill 2009 në Turneun e 8-të Ndërkombëtar në Karate “Kupa e Gostivarit 2009”. Karate Team “Ulqini” shkëlqeu duke fituar 58 medalje në disciplinat individuale dhe në ato ekipore: 19 të arta, 25 të argjendta, 14 të bronzta dhe 12 kupa. Nga Karate... Vazhdo
Albion Duraku, garuesi më i mirë i Turneut
Turneu internacional i karatesë KK “Ulqini” fitoi gjithsej 49 medalje: 13 të arta, 12 të argjendta, 24 të bronzta dhe dy kupa – një për garuesin më të mirë dhe një për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Blerta Tahiri, Albion Duraku dhe Antigona Rama fituan nga dy medalje të arta. Trajnerët e KK “Ulqini”-t ankohen për referimin tendencioz. Klubi i Karatesë “Ulqini” arriti të renditet në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, menjëherë pas KK “Buduqnost”... Vazhdo
Në Turneun e Karatesë në Gostivar Klubi i Karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 35 medalje dhe 7 kupa
Në këtë turne u dalluan dy ekipet e kadetëve të djemve dhe vajzave të KK “Ulqini”, të cilët u kurorëzuan me medalje të artë në kata ekipore. Posaçërisht u veçua ekipi i djemve, i cili me punën e shkëlqyer tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë duke i duartrokitur fort. Të shtunën në Gostivar u mbajt Turneu VII Ndërkombëtar i Karatesë “Kupa e Gostivarit 2008”. Turneu u organizua nga klubi vendas i karatesë “Fati”, në bashkëpunim me Federatën e Karatesë... Vazhdo
Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë të shtunën në Kupën e XV “Mimoza 2008” në Igallo
“Ulqini”, i dyti në renditjen e përgjithshme KK “Ulqini” mori pjesë në këtë garë me 24 garues dhe arriti të fitojë 44 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale, prej të cilave 8 të arta, 21 të argjendta, 15 të bronzta dhe një kupë. Në Kupën e XV të Karatesë “Mimoza 2008”, ku morën pjesë 27 klube me mbi 637 garues, Klubi i Karatesë “Ulqini” u rendit në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme me 102 pikë të grumbulluara, menjëherë pas KK “Buduqnost”,... Vazhdo