Leonora Jakupi

Leonora Jakupi dekorohet nga Bamir Topi
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi është nderuar me medalje të artë nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi për kontributin e dhënë në koncertet humanitare gjatë karrierës së saj muzikore. Leonora është e vetmja këngëtare femër nga Kosova që është nderuar me këtë çmim, mbase ajo deri tani nuk ka ngurruar të marrë pjesë në më se 110 koncerte humanitare. Ajo ndjehet e kënaqur me këtë mirënjohje që ia ka bërë pikërisht presidenti i Shqipërisë, duke iu dhënë shembull edhe udhëheqësve tanë në Kosovë,... Vazhdo

September 16, 2011  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Leonora Jakupi dekorohet nga Bamir Topi
Tags: ,

Leonora e kënaqur me klipin e ri – Video new
Leonora Jakupi është shprehur shumë e kënaqur me realizimin e klipit të saj “Koha s’na fal”. Këngëtarja në një intervistë të fundit ka thënë se ajo është shumë e kënaqur edhe me realizimin e kësaj kënge, edhe me kripin, përderisa ka thënë se kënga e saj është e kompozuar nga Ilir Tolaj. Videokli i këngës “Koha s’na fal” është realizuar në qytetin e Gjakovës. Leonora, kohëve të fundit është treguar shumë aktive në Kosovë, përderisa në një intervistë për gazetën Shqip ajo ka thënë... Vazhdo

February 24, 2011  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Leonora e kënaqur me klipin e ri – Video new
Tags:

Leonora Jakupi u blen shtëpi të re gjyshërve
Gjyshërit e Leonorës deri më tani kanë jetuar në një shtëpi private, por këngëtarja ka vendosur që pleqërinë t’ua bëj më të lehtë, duke u blerë një banesë të re. Shtëpia ku deri tani kanë jetuar gjyshërit, do të shërbejë për Leonorën si mundësi që ajo aty të ndërtojë një vilë. Këngëtarja Leonora Jakupi shpesh nëpër intervista ka treguar dashurinë që ndjen për gjyshërit e saj që jetojnë në Skënderaj. Gjyshërit e Leonorës deri më tani kanë jetuar në një shtëpi private, por këngëtarja... Vazhdo

January 26, 2011  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Leonora Jakupi u blen shtëpi të re gjyshërve
Tags:

Leonora: Nuk jam shtatzënë
Leonora Jakupi ka mohuar spekulimet se ajo është shtatzënë dhe se ajo është afër martesës. Kohëve të fundit ishte përhapur një thashetheme për këngëtaren kosovare, kinse ajo është shtatzëne dhe se do të martohet pas festave të fund-vitit. Por, sipas mediave shqiptare, Leonora i ka demantuar këtë thashetheme. “Edhe unë e kam dëgjuar një thashetheme të tillë, të cilin e mohoj në mënyrë kategorike. Për momentin martesa është gjëja e fundit që kam në mendje, dhe përpos kësaj në jetën time private... Vazhdo

December 18, 2010  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Leonora: Nuk jam shtatzënë
Tags: , , , , , ,

Leonora Jakupi vjen me një baladë për këtë fundvit
Ky fundvit është i mbushur me shumë angazhime për të gjithë këngëtarët e estradës. E veçanërisht për disa, angazhimet profesionale nuk kanë të ndalur. E tillë është agjenda aktuale e këngëtares Leonora Jakupi. Përveç angazhimit të saj nëpër programe festive të televizioneve tona, Leonora është kujdesur që për fansat e saj të sjellë edhe një këngë të re. Si dhuratë për këtë fundvit ajo ka sjellë një baladë, të cilës e ka në plan t’ia realizojë edhe klipin. Një baladë për këtë fundvit “Në... Vazhdo

December 17, 2010  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (1)
Tags: , , ,

Leonora Jakupi “NUK” HARRON!
Artistët janë të pafajshëm dhe të hyjnishëm. Për këtë, ata nuk janë gjithmonë të vetëdijshëm. Megjithatë, janë të vetëdijshëm për shumëçka: duan dhe dinë të dashurojnë, dinë dhe duan dhuntinë e natyrës ta shfrytëzojnë, por nganjëherë dinë edhe të harrojnë e madje edhe të mallkojnë. Bisedoi: Shaqir Foniqi Artistja, Leonora Jakupi, ndonëse ka shpirt dhe zemër të madhe, nganjëherë nuk mund të jetë imune ndaj shigjetave helmuese që e godasin zemrën e saj. Kënga më e re, “I harruar”, që... Vazhdo
Leonora Jakupi për Eurosong
Këngëtarja Leonora Jakupi po shijon suksesin e projektit të saj të fundit muzikor, videokënga “I harruar” që u prit shumë mirë nga publiku. Në një intervistë për shtojcën e gazetës Shekulli, këngëtarja ka folur mes tjerash edhe për festivalin “Eurosong”. Megjithëse Kosova ende nuk e ka fituar të drejtën për të shkuar në Eurosong, shumë këngëtarë kanë filluar të flasin për dëshirën që të përfaqësojnë vendin e tyre në këtë festival. ”Në momentin kur institucionet e Kosovës organizojnë... Vazhdo

October 30, 2010  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Leonora Jakupi për Eurosong
Tags: , , , , , , , ,

Leonora Jakupi realizon videoklipin e këngës – I harruar
Këngëtarja kosovare, Leonora Jakupi, ka treguar se ajo sapo ka përfunduar këto ditë këngën e saj më të re, të titulluar “I harruar”.  “Sapo kam realizuar videoklipin e këngës më të re “I harruar”. Teksti është i shkruar nga Avni Qahili dhe është incizuar në studion e Don Arbas. Ndërsa videoklipi është xhiruar në Shqipëri në bashkëpunim me një produksion maqedonas dhe së shpejti do të lansohet në media”, ka thënë këngëtarja për Telegrafi  Leonora ka treguar që ky vit nuk ka qenë shumë... Vazhdo

October 7, 2010  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Leonora Jakupi realizon videoklipin e këngës – I harruar
Tags:

Leonora dëgjoi këshillën e fansave
Vetëm pak kohë më parë ne në ‘Bluetooth’ sollëm në vëmendje atë që fansat i bënin thirrje Leonora Jakupit si këngëtarja e tyre e preferuar, që të niste urgjentisht dietën dhe të binte nga pesha pasi kilet e tepërta po bënin të vetën në imazh. Dhe mesa duket Leonora e ka dëgjuar këshillën, palestër intensive, vrap si dhe aktivitet i përditshëm shumë i ngjeshur. Ka qenë kjo metoda që ka ndjekur për të arritur përsëri në formë e për të hequr kilet e tepërta. Imazhi i saj perfekt u vu re këtë herë... Vazhdo

June 3, 2010  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (3)
Tags:

Censuron videon në youtub, e cila dëshmon lidhjen e saj
Me një këngë dhe klip të ri këto ditë është paraqitur edhe këngëtarja Leonora Jakupi. Teksti i këngës është shkruar nga Arsim Bunjaku kurse muzika është bërë nga Darko Dimitrov. Leonora Jakupi, vitin 2010 e festoi pranë familjes së saj. Natën e dytë të kësaj feste të madhe, këngëtarja kishte kënduar në Gjermani, ndërkaq natën e tretë ajo përsëri ishte kthyer që të festojë pranë familjes së saj. Leonora i ngelet besnike rrymës muzikore pop, të cilën e kultivon shumë mirë. Kësaj kënge ajo i ka... Vazhdo

January 19, 2010  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (2)
Tags: