liqeni shkodres

Niveli më i ulët i Liqenit të Shkodrës në 60 vjetët e fundit
Podgoricë, 8 shtator – Thatësirat e papara dhe nxehtësia tropikale, të cilat janë duke zotëruar tash dy muaj e më shumë, kanë ndikuar që niveli i liqenit të Shkodrës, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, aktualisht 7 metra më i ulët, thonë në Entin meteorologjik të Malit të Zi, bën të ditur KosovaLive. Kryeshefi i Qendrës së analizës dhe parashikimit të motit, Branko Micev ka deklaruar të enjten se niveli i tanishëm i liqenit të Shkodrës është vetëm 12 cm, edhe është niveli më i ultë në gjashtë... Vazhdo

September 8, 2011  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Niveli më i ulët i Liqenit të Shkodrës në 60 vjetët e fundit
Tags:

Niveli i ujit bie, por gjendja ende e rëndë – TV LIVE NEWS24
7.12.2010 Edhe krahas zvogëlimit të ndjeshëm të nivelit të ujit situata në rajonet e përmbytura vazhdon të jetë mjaft e rëndë. Në Mal të Zi nga 11 komunat e përfshira me përmbytje, janë evakuuar rreth 7 mijë banorë. Situata më e rëndë është në rajonin e Zetës në të cilin 7 fshatra me rreth 8 mijë banorë ndodhen nën ujë. Situatë e rëndë vazhdon të jetë edhe në komunën e Ulqinit përngjatë lumit të Bunës, pastaj në Nikshiq, në Plavë, Beranë e kështu me radhë. Vazhdon të përmirësohet gjendja... Vazhdo
Përmbytjet ne komunën e Ulqinit – Video
Niveli i ujit në lumin Buna sot ka rënë për 9 cm për dallim nga dje. Megjithatë situata në zonat e përmbytura në këtë komunë vazhdon të jetë kritike. Fshatrat më të rrezikuar janë : Lisna Bore ku banorët natën e mbrëmshme e kaluan në terr në katin e dytë të shtëpive të tyre, kurse sot u janë kthyer dritat. Në gjendje të renduar gjenden edhe banorët e Fraskanjelit, Shtores, Reçit, Shën Gjergjit, Shënkotollit, Shtojit dhe pjesë së poshtme të Sukobinës. Ekipet e shtabit komunal të emergjencës janë në... Vazhdo
Përmbytjet në katunde e komunës së Ulqinit e Tuzit – Video
Ulqin, 4 dhjetor – Niveli i ujit në liqenin e Shkodrës, e me këtë edhe në lumin Buna vazhdon të rritet, jeta në zonat e përmbytura po bëhet gjithnjë e më kritike në Ulqin edhe në Tuz. Fshatrat më të rrezikuara në territorin e komunës së Ulqinit janë atë pranë lumit Buna në zonën e Anës së Malit, mbi të gjitha në Bore, Shtodër, Freskanjel, Reç, Shëngjergj, dhe pjesa fushore e Sukubinës, ku vazhdon të jetë i mbyllur vendkalimi kufitar me Shkodrën. Zaim Osmani nga brezi më i prekur nga përmbytjet... Vazhdo
Në Ulqin situatë e jashtëzakonshme – Video eskluzive nga Hatixhe Nelaj
Evakuohen 246 persona nga zonat e përmbytura në Ulqin,situatë e jashtëzakonshme Nga Hatixhe Nelaj 04.12.2010 Situata në Ulqin është shumë e rënduar  dhe alarmante, dhe çka është më e keqja gjendja është duke u përkeqësuar nga ora në orë. Evakuimi i banorëve ka filluar,sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brenshme në Ulqin sot janë evakuar 246 persona,deri sa disa nuk dëgjojnë të lëshojnë shtipitë e tyre. Banorët e Shtojit,Reçit,Gjën Gjergjit dhe Sutjelit janë duke bërë të pamundërën të... Vazhdo
Permbytjet ne Ane te Malit: Mijëra hektarë e shtëpi nën ujë – Video LIVE
Ulqim 3.12.2010 Ana Malit  po perjeton nje situate dramatike me permbytjet. Vershimi i lumit Buna vazhdon, ndonese me shum i vrullshem se ditet e kaluara. Por deri kur ujerat e lumit Buna te terhiqen, pamja qe ofrohet nga qielli tregon situaten gati apokaliptike te permbytjeve. Me mijera hektare toke te permbytura ne Ane te Malit e qindra shtepi nen uje, shume prej te cilave tashme u duken vetem catite. Pamjet e marra nga lart nga fotografit,tregojne se edhe ne kushte te veshtira disa prej banoreve nuk kane braktisur shtepite duke sfiduar... Vazhdo
Lumi Buna – mrekulli e natyrës
Margaritar i Ulqinit dhe rajonit Nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta, sidomos pas kontrabandimit të naftës dhe derivateve të naftës nga Shqipëria, Buna është lumë i plagosur. Për shkak të pakujdesisë së trafikantëve, mazuti disa herë u derdh në lumë e kur ai përzihet me ujin e ftohtë, pasojat për ekosistemin mbesin vite me radhë, pohojnë ekspertët. Si rrjedim i kësaj, nga Buna u zhduk ngjala e kristaltë, peshk ky jashtëzakonisht i rrallë dhe i bukur, i cili kërkon ujë të pastër si kristali. Një kilogram... Vazhdo

June 29, 2009  :: Intervista / Intervju :: Comments Off on Lumi Buna – mrekulli e natyrës
Tags: , , , , ,

Liqeni i Shkodrës, në prag të katastrofës ekologjike
Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, është në prag katastrofe ekologjike. Kërcënimi vjen nga shteti më i vogël i Ballkan, Mali të Zi. Lumenjtë që derdhen në liqenin e Shkodrës janë të ndotura me mbetje alumini, të konsideruara si tepër toksike. Alarmin e ka dhënë drejtoresha e Zyrës Rajonale të Mjedisit në qytetin e Shkodrës, Diana Bejko. Ashtu siç kishin paralajmëruar specialistët vite më parë, fabrika e aluminit në kufi me Podgoricën në Mal të Zi nuk është më një kërcënim por një “përbindësh”.... Vazhdo