Mali i Zi

Pajaziti: Presim njohjen nga Maqedonia dhe Mali i Zi
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti deklaroi për gazetën malazeze “Vijesti” se Kosova pret që të njihet sa më shpejt nga Maqedonia dhe Mali i Zi. “Jemi në pritje të njohjes nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Ky është një interes i drejtpërdrejt i popullit kosovar dhe këtyre vendeve fqinje”- ka deklaruar ministri. Sipas tij, qëllimi i tyre është që të vendosen sa më shpejt të jetë e mundur marrëdhëniet dypalëshe me të gjitha vendet fqinje. Deklarara e ministrit kosovar ka ardhur menjëherë pas përfaqësuesit... Vazhdo
Mali i Zi refuzon njohjen e Kosovës
PODGORICE – Mali i Zi refuzon njohjen e Kosovës. Edhe pse komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Olli Rehn, i bëri thirrje pak ditë më parë Podgoricës të njohë sa më shpejt pavarësinë e shtetit më të ri në botë, burime pranë qeverisë malazeze kanë bërë të ditur se “ky nuk është prioritet i saj”. Kryeministri malazez, Milo Gjykanoviç, ka deklaruar herë pas here se Podgorica do ta njohë pavarësinë e Kosovës në një moment të favorshëm për të. Podgorica zyrtare është treguar e kujdesshme me deklaratat... Vazhdo
Ulqini pret së shpejti firmën e njohur hungareze, “Trigranit”
Plazhi i madh, me gjatësi 12 km dhe Ada Bojana (Buna), janë në “shënjestrën” e miliarderit të njohur rus, por dhe të firmës së njohur hungareze, “Trigranit” e të familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ashtu siç pritej, pas Kotorit, Budves e Tivarit, biznesi fitimprurës i shitjes së pasurive të paluajtshme filloi dhe në rivierën e Ulqinit. Ulqini është në bregdetin malazez të Adriatikut. Shquhet për sasinë më të madhe të ditëve me diell në Adriatik. Në të jetojnë 26... Vazhdo
U vendos dhe u largu kryqi ortodoks në Lima të Ulqinit
Shantazhet apo kërcënimet e disa personave e dhunojnë të drejtën e besimeve të tjera fetare, sepse edhe ato i kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime sikur edhe kolegët e tyre në krahun tjetër. Ndërtimi dhe vendosja e kryqit fetar ortodoks në Lima,do duhej të ishte shqetësuese jo vetëm pë komunitetin fetar mysliman e katolik, por edhe për vetë ortodoksët e më gjerë. Ajo që këto ditë arriti kulmin në skenën politike të Ulqinit lidhur me vendosjen e kryqit ortodoks në Lima duket sikur po i kalon caqet e qytetërimit... Vazhdo
Pieter Feith:Presim njohje nga Podgorica
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimin Europian në Kosovës, Pieter Feith ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar pret që vendet e rajonit të Ballkanit, e në veçanti Mali i Zi, të njohin pavarësinë e Kosovës. “Ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Një veprim i tillë (nga Podgorica) ndoshta nuk do të jetë një akt miqësie me Beogradin, por do të ndikojë në stabilitetin e rajonit”, ka pohuar Feith në një intervistë për mediat malazeze. Ai ka shtuar se njohja e Kosovës nuk do të ketë pasoja dhe ka... Vazhdo
Ministri Pajaziti po merr pjesë në Konferencën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shën Stefan të Malit të Zi
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s me temën “Europa Juglindore drejt integrimeve euroatlantike”, që po zhvillohet në Shën Stefan të Republikës së Malit të Zi. Në sesionin e sotëm të paradites u diskutua për Kosovën. Ministri Pajaziti paraqiti arritjet gjatë muajve të fundit që nga shpallja e pavarësisë deri te hyrja në fuqi e Kushtetutës dhe vlerësoi se “institucionet e Republikës së Kosovës po demonstrojnë përkushtim... Vazhdo
Zenun Pajaziti:Presim njohjen nga Mali i Zi
Prishtina pret që Mali i Zi së shpejti të njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti”. Madje, Pajaziti ka thënë se kryeministrat e Malit të Zi dhe Kosovës janë në kontakt. “Mëzi presim që Mali i Zi dhe Maqedonia të na njohin dhe pranojnë zyrtarisht. Ky është interes direkt i popullit të Kosovës dhe shtetit tonë. Synimi ynë është t’i vëmë sa më parë marrëdhëniet bilaterale më... Vazhdo
Dinosha: Mali i Zi të njohë Kosovën sivjet
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha ka paralajmëruar qeverinë malazeze se nuk është në interesin nacional të Malit të Zi që të zvarrisë njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe ka shtuar se Podgorica duhet ta njohë Kosovën ketë vit në paketë, së bashku me Shkupin zyrtar. “Ndoshta do të ishte më mirë që njohja e pavarësisë së Kosovës të kryhet në paketë së bashku me Maqedoninë. Të dy shtetet janë në rrugën e integrimit dhe njohja do të vlerësohej si hap i rëndësishëm”,... Vazhdo
Politika malazeze ndaj Kosovës është euro-atlantike
Ne ndjekim dhe ndajmë vlera thelbësore evropiane, por ne do të ecim me kujdes duke ruajtur suksesshëm stabilitetin dhe harmoninë tonë multietnike, tha kryeministri i Malit të Zi, Milo Dukanoviç. Komisioneri Evropian Oli Ren theksoi në Bruksel rëndësinë e konkluzioneve të samitit evropian për vendet e Ballkanit, sipas të cilave nëse vendet e rajonit që nuk janë ende kandidate bëjnë progres solid në reformat politike dhe ekonomike dhe përmbushin kushtet e nevojshme duhet të marrin statusin kandidat. “Duhet fillimisht... Vazhdo
Pasi “pushtuan” bregdetin e Malit të Zi,Rusët ia mësyjnë Shqipërisë
Pasi “pushtuan” bregdetin e Malit të Zi, duke i çuar çmimet atje deri në 10 000 euro/m2, rusët shfaqin interes dhe fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri. Si do të ndikojë ardhja e tyre në çmimet e tregut të pasurive të paluajtshme në bregdetin shqiptar? Pas interesit të evropianëve perëndimorë, si anglezët, norvegjezët apo irlandezët, në Shqipëri po duken së fundmi edhe blerësit më potencialë të tregut të pasurive të paluajtshme, rusët. Kjo është padyshim një nga të rejat më interesante për... Vazhdo

Page 87 of 98« First...102030...8586878889...Last »

 
 
 
 
Eko Farma - Shitja - Prodaja