Mehmet Bardhi zauzeo Savjet
April 29, 2008 by Ulqini
Filed under Politika, Shtypi / Mediji
DUA odlučila da se žali ustavnom sudu zbog izbora članova nacionalnog savjeta albanaca
Ulcinj/Podgorica - Predsjednik Demokratskog saveza Mehmet Bardhi naljutio je svoje kolege iz Demokratske unije Albanaca koji su, kao i čelnici Partije demokratskog prosperiteta prije nekoliko dana, najavili žalbu Ustavnom sudu. Razlog je izbor elektorske skupštine Nacionalnog savjeta Albanaca u kojoj su, kako tvrde u DUA i PDP-u, ogromnu većinu mjesta zauzeli članovi Bardhijeve stranke.
Bardhi ističe da je sve urađeno u skladu sa zakonom, a šefica odborničkog kluba DUA u ulcinjsklom parlamentu Hatidža Đoni ima drugačije mišljenje:Mislim da su 13 od 15 izabranih na elektorskoj skupštini članovi Demokratskog saveza. Tu je čak i potpredsjednik te partije iako u zakonu stoji da politika svoj prolaz u manjinski savjet ima samo kroz funkcije po principu automatizma.
Đoni je juče Vijestima rekla da je na elektorskoj skupštini u Ulcinju trebalo da budu birani nezavisni intelektualci i predstavnici NVO sektora umjesto političara.
Predsjednik DUA Ferhat Dinoša najavio je da će ta partija tražiti od Ustavnog suda poništenje odluka elektorske skupštine Nacionalnog savjeta Albanaca (NSA) jer su nezakonite i nelegitimne.
Zakon jasno kaže da političari ulaze u Savjet putem automatizma, što podrazumijeva da drugi dio NSA čine predstavnici civilnog sektora i nezavisni intelektualci, koji se biraju na elektorskoj skupštini, rekao je Dinoša, najavljujući da će tražiti od Ministarstva za manjinska prava pojašnjenje duha i slova Zakona.
NSA, nakon što su to uradili i elektori u ime hrvatske, muslimanske i bošnjačke manjine, konstituisan je u subotu 26. aprila.
Sedam dana ranije, u to tijelo, na elektorskoj skupštini koja je održana 19. aprila u Ulcinju izabrani su Agron Mehmedi, Ali Đečbritaj, Daut Ceka, Fadilj Kovači, Gani Kukaj, Hajrudin Kovači, Husein Dacić, Ismailj Doda, Mehmet Tafica, Musa Đokaj, Naser Perašević, Paljo Drešaj, Tahir Đonbaljaj, Tahir Tahiri i Taip Kurti. Osim njih 15, u Savjet su po automatizmu ušli 20 političkih prdstavnika Albanaca - od lidera svih stranaka i ministra za prava manjina Fuada Nimanija do šefova odborničkih klubova.
Bardhi tvrdi da su izbori za elektrore sprovedeni u skladu sa zakonima i pod nadzorom resornog ministarstva.
Na konstitutivnoj sjednici u subotu, bili su prisutni ministar Fuad Nimani i njegovi najbliži saradnici Orhan Šahmanović i Gazmend Cuca i 26 od 35 članova Savjeta. Sjednici nijesu prisustvovali članovi Savjeta iz DUA i DPS i onda smo imali jednu apsurdnu situaciju gdje je ministarstvo organizator, a vlast opstrukcija, kazao je Bardhi juče Vijestima.
On je objasnio da su elektori konkurisali na osnovu prikupljenih potpisa i po pravilima koje je donijelo Ministarstvo.
Zato je nesuvislo svako prebrojavanje po političkom ključu, ocjenuje Bardhi.
Žalbu Ustavnom sudu zbog nezakonitog izbora članova manjinskog Savjeta Albanaca ranije je najavio i funkcioner PDP-a Muhamet Nika:Svi izabrani pripadaju nekoj od lokalnih partija. Najviše ih je iz DS i to nas čudi budući da ta partija ne priznaje Ministarstvo manjina i manjinski savjet.
IZA SVAKOG ELEKTORA 100 GRAĐANA
Po Zakonu o pravima manjinskih naroda i pravilima Ministarstva, svaka manjina može izabrati svoj savjet tako što pripadnici manjina podnesu Ministarstvu inicijativu za sazivanje elektorske skupštine.
Potreban je dokaz o biračkom pravu, 100 potpisa i izjava o svojoj nacionalnoj pripadnosti. Elektorska skupština zakazuje se u roku od najviše 120 dana, a svaki građanin može da bude elektor, s tim da potpusuje izjavu da je pripadnik manjine, dostavlja dokaz da ima pravo glasa na izborima i da ga podržava potpisima stotinu građana sa pravom glasa. Svaki elektor ima pravo da bira i da bude biran.
Savjet mora biti konsultovan kada se donose zakoni koji se tiču prava i obaveza manjinsikih naroda, obrazovni programi… On zastupa manjinski narod pred organima državne uprave i lokalne samouprave.
DELIĆ: NIKOME NA ČELU NE PIŠE U KOJOJ JE STRANCI
Volio bih da čujem koji član zakona je prekršen, kazao je juče pomoćnik ministra za prava manjina Sabahudin Delić.
Povodom žalbi iz DUA on je Vijestima rekao da je sve urađeno u skladu sa procedurom i da nikome na čelu ne piše iz koje partije dolazi.
Ministarstvo ne može da ima uvid ko za koga glasa i ko je čiji član, niti nas to zanima.
Ali neko ako ima, ako želi da se osporava bilo šta, nije ni to problem, samo neka ukaže što je propust i koji član zakona nije ispoštovan, naglasio je Delić.
S.A.-Nđ.R.
VIJESTI
Të shtunën në Ulqin u mbajt kuvendi i elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit nacional të shqiptarëve
April 28, 2008 by Ulqini
Filed under Politika, Shtypi / Mediji
U zgjodhën 15 anëtarë
Ulqin - Kuvendi i elektorëve zgjodhi të shtunën 15 anëtarët që do t`i përfaqësojnë në të ardhmen shqiptarët në Këshillin e tyre nacional.
Anëtarë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve u zgjodhën Agron Mehmedi, Ali Gjeçbritaj, Daut Ceka, Fadil Kovaçi, Gani Kukaj, Hajrudin Kovaçi, Husein Daciq, Ismail Doda, Mehmet Tafica, Musa Gjokaj, Naser Perasheviq, Palo Dreshaj, Tahir Gjonbalaj, Tahir Tahiri dhe Taip Kurti.
Në Kuvend morën pjesë 48 elektorë nga 49 sa ishin ftuar.
Përveç 15 anëtarëve të zgjedhur në Kuvend, anëtarë të Këshilli Nacional të Shqiptarëve në bazë të funksionit do të jenë edhe Fuad Nimani, ministër për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Gëzim Hajdinaga, kryetar i Komunës së Ulqinit, Smail Maliq Çunmulaj, kryetar i Komunës Urbane të Tuzit, Mehmet Bardhi, kryetar dhe deputet i LD në MZ, Ferhat Dinosha, kryetar dhe deputet i UDSH-së, Amir Hollaj, kryetar i PPD-së, Nazif Cungu, kryetar i Forcës së Re Demokratike - Forca, Ali Doda, kryetar i BDSH-së, deputetët e PDS-së Omer Axhoviq dhe Luigj Shkreli, deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj.
Anëtarë të Këshillit Nacional Shqiptar do të jenë edhe kryetarët e klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, Hatixha Gjonoviq (UDSH), Kadri Sinani (LD në MZ), Kapllan Muçaj (PPD) dhe Genci Nimanbegu (Forca), në Kuvendin e Komunës së Plavës, Ramo Sinanaj (UDSH) dhe Miftar Balidemaj (LD në MZ), dhe në Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj (UDSH), Lindon Gjelaj (ASH) dhe Marash Dedvukaj (LD në MZ).
Në bazë të Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave, këshillat nacionale do të kenë rol shumë të rëndësishëm në jetën e ardhshme politike në fushën e përmirësimit të pozitës së pakicave në shoqërinë e Malit të Zi.
Ismet Kallaba
KOHA JAVORE
Bisedë me Muhamed Gjokaj, përfaqësues i zyrës së shoqatës “Atdheu na Bashkon” në Tuz
April 25, 2008 by Ulqini
Filed under Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji
Për promovimin e lirisë dhe demokracisë
Koha javore: Në fillim të këtij muaji lëvizja “Atdheu na Bashkon” hapi zyrën në Tuz, cili do të jetë misioni i saj?
M. Gjokaj: Disa nga pyetjet më me rendësi për popullin tonë janë zgjidhur, siç është çështja e Kosovën, për të cilën është shpenzuar një energji padyshim e madhe nga ana e diasporës sonë. Pra, mërgata shqiptare në momentet më delikate ka luajtur rol të rëndësishëm, pothuajse edhe vendimtar, për internacionalizimin e çështjes së Kosovës bile edhe të pozitës së gjithëmbarshme të popullit shqiptar - në tërësi.![]()
Shqiptarët, si komb, kurrë nuk kanë gëzuar pozitë më të mirë se sot, por në nivelin lokal si shqiptarë në Mal të Zi jemi në një situatë shumë më të keqe se më parë. Prandaj, si përgjigje e kësaj del se mërgata jonë duhet të angazhohet më intensivisht në internacionalizimin e pozitës së popullit shqiptar në Mal të Zi, pse jo edhe të ndikojnë dukshëm në demokratizimin e shoqërisë në tërësi.
Besoj se është edhe e drejtë e mërgatës, e cila e ka prejardhjen nga këto treva, që të ndikojë dukshëm në përmirësimin e pozitës sonë, duke ditur se më se gjysma e popullatës gjendet jashtë vendlindjes dhe se inkuadrimi i tyre në procese dhe rrjedha shoqërore është një e drejtë që u takon.
Koha javore: Zyra me emrin “Komisioni për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare” do të merret edhe me të drejtat e pakicave të tjera, apo thjesht vetëm me shqiptarët?
M. Gjokaj: Në një shtet ku pushtetarët mund të shpallin çdokënd kriminel apo terrorist pa u gjykuar, ose në një shtet ku kryeprokurorja deklaron se nuk u beson gjyqeve, atëherë vërtet se kemi nevojë për këso lloj komisionesh për të mbrojtur të drejtat e njerëzve që janë viktima të rasteve të tilla. Ne si komision, në parim, nuk do të bëjmë dallime kur është fjala për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare. Por këtu duhet vendosur një paralele, sepse të gjithë nuk janë të diskriminuar në të njëjtën masë. P.sh. si parametër të kësaj paraleleje, kemi aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”. Pra, neve na kanë ndodhur ngjarje që fluturuan mu nga e kaluara e afert e Ballkanit dhe rënduan mbi popullin tonë, i cili në asnjë mënyrë nuk e meritonte këtë.![]()
Imagjinonie shoqërinë që jep më se shtatëdhjetëmijë vullnetarë dhe merr pjesë në luftrat përreth, që kanë shkaktuar qindra e mijëra të vrarë dhe të masakruar. Nuk arrin të burgosë apo të akuzojë asnjë person të vetëm për krime lufte apo terrorizëm, kurse në anën tjetër pa ndodhur asgjë, burgos, torturon dhe shpall terroristë 15 vetë. E gjatë tërë kësaj drame, pushteti ende mbetet i njëjti, me të njëjtit protagonistë.
Kjo tregon se kjo shoqëri ka nevojë për komisione dhe organizata që promovojnë demokracinë dhe mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut. Ky është treguesi më i mirë se gjendemi në vendin dhe kohën e duhur.
Koha javore: Si do të funksionojë kjo zyrë?
M. Gjokaj: Lëvizja është një asosciacion shoqatash që veprojnë në SHBA, të cilat u bashkuan në një organizatë që është e regjistruar në shtetin e Nju Jorkut. Kjo organizatë ka kryesinë e vet, ka Statutin e vet dhe agjendën e veprimtarive të veta. Në kuadër të programit që është përqendruar në përmirësimin e pozitës së popullit shqiptar në Mal të Zi, është edhe hapja e zyrës në vendlindje. Kjo e drejtë bazohet në statut dhe si e tillë trajtohet si vendim statutor. Gjithashtu, si zyre jemi të paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë së Mali të Zi, ku jemi të regjistruar dhe trajtohemi si organizatë e huaj. Kaq nga aspekti formal.
Kurse nga ana e aspektit të veprimit (funksional) ne jemi një grup homogjen, që në hierarkinë e organizimit tonë nuk e kultivojmë kultin e individit apo liderizmit, por atë të hierarkisë horizontale dhe atë të punimit në grup, ku kryetari është - primus inter pares (pra, i pari në mes të barabartëve).
Pra asnjë veprim apo deklaratë nuk del në opinion pa u konsultuar bordi drejtues dhe ekpertët e lëmisë përkatëse dhe në fund të nënshkruhet nga kryetari.
Koha javore: Si e shikoni integrimin e pakicës shqiptare?
M. Gjokaj: Sigurisht se përvoja e anëtarëve tanë dhe e bordit drejtues, për tzu integruar në një shoqëri siç është shoqëria amerikane, do të kontribuojë dukshëm që këtë standard ta implementojmë edhe në shoqërinë tonë. Gjithsesi, integrimi i popullit tonë në shoqëri duhet të ndodhë. Kjo duhet të bëhet vetëm e vetëm me kusht që të ruhet identiteti ynë, që do të thotë duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe specifikat që neve na dallojnë nga të tjerët. Pra, këto diversitete duhet të trajtohen si pasuri dhe një arsye më shumë për tzu respektuar ashtu që të gjithë së bashku të plotësojmë mozaikun multietnik të shoqërisë sonë.![]()
Koha javore: Si do të jetë bashkëpunimi i kësaj zyre me OJQ-të e tjera në MZ?
M. Gjokaj: Bashkëpunimi ynë me OJQ-të e ndryshme nuk do varet vetëm nga vullneti ynë, por më shumë nga natyra e veprimtarive që ne do të zhvillojmë. Por gjithsesi kam shpresë se do të hasim në përkrahje të fuqishme tek OJQ-të vendore dhe se bashkëpunimi me to do të jetë esencial në aktivitetet tona këtu.
Koha javore: Sa do të jetë në gjendje kjo zyre që të kontribuojë në demokratizimin e shoqërisë në tërësi?
M. Gjokaj: Shoqëria Malazeze është një term mjaft i gjerë dhe jemi të vetëdijshëm se në një shoqëri që ende nuk është liruar nga e kaluara, ende janë prezente kultet e bisedave pas darkës apo favorizimet në bazë të përkatësive fisnore, nacionale etj. Kemi një shoqëri ku një pjesë e madhe nuk e don apo nuk e pranon shtetin ku jeton, dhe se nuk ekziston një koncensus minimal për pyetjet më vitale që çojnë drejt zhvillimit dhe demokratizimit të vendit etj.etj.Pra është më se normale se normat dhe standardet që aplikohen në
demokracitë perëndimore, në SHBA e gjetiu, nuk mund të implementohen apo të japin rezultatë në shoqërinë tonë.Që do të thotë se si organizatë jemi më se të vetëdijshëm se nuk mund të ndikojmë shumë në këtë drejtim. Por pa dyshim do të tentojmë të sensibilizojmë shumë probleme me të cilat përballemi si shoqëri. Kurse preokupimi ynë kryesor është ai i popullit shqiptar në Mal të Zi dhe gjetja e moduseve që do të çojnë deri tek përmirësimi real dhe kualitativ i pozitës sonë. Sepse me integrimin e plotë të pakicave përmbushet standardi dhe kushti më kryesor për tzu antarësuar në integrimet euroatlantike.
Koha javore: Lëvizja “Atdheu na Bashkon” ka ndërmend të hapë edhe edhe një zyre tjetër në MZ - (ose ajo ka paralajmëruar zyrën tjetër), për çka është fjala?
M. Gjokaj: Sigurisht se një përgjigje më kompetente do ta merrni tek bordi drejtues, por gjithsesi ne jemi një organizatë ambicioze dhe besoj se në të ardhmen do të kemi edhe shumë e shumë individë e organizata që do të kyçen për ta ndihmuar vendlindjen.![]()
Ky është vetëm fillimi i veprimtarisë sonë dhe besoj se shqiptarët në Mal të Zi me angazhimin tonë dhe të subjekteve politike që duan bashkëpunim shumë shpejt do të krijojnë një koncensus kombëtar për hartimin e një platforme të përbashkët politike dhe Tuzi do ta fitojë komunën e plotë, sikur komunat e tjera, si e drejtë e garantuar.
Gjithsesi, aktivitetet e një organizate shqiptaro-amerikanë këtu do të gjejnë hapësirë të mjaftueshme për të promovuar liri dhe demokraci si vlera që janë simbol dhe pasqyrë e shoqërisë amerikane ku e ka bazën kjo organizatë.
Bisedoi: Rrok Dushaj
(Koha Javore)
Situata zgjedhore presidenciale 2008 nga Muhamet Nika
April 23, 2008 by Ulqini
Filed under Intervista / Intervju, Shtypi / Mediji
Terri nuk hiqet duke përmendur llambën
Për situatën e krijuar tani në prag të zgjedhjeve presidenciale më duhet të them që kjo në masë të bukur e arsyeton daljen tonë nga ish koalicioni shqiptar. Pra ne e kemi vlerësuar me kohë se ku do të përfundojnë dhe nëse jo atëherë, tashti koalicioni medoemos do të duhej të prishet.
Pikënisja A - situata - A
Kandidati për kryetar të Malit të Zi në zgjedhjet presidenciale i Lëvizjes për Ndryshime z. Nebojsha Medojeviq pasi që kishte siguruar koalicion parazgjedhor me disa parti shqiptare në prag të zgjedhjeve për televizionin lokal Teuta në Ulqin deklaroi: (parafrazoj…), në Ulqin është instaluar një shumicë parlamentare e cila s`guxon të kundërshtojë shefin e madh… Ne kemi gjetur një partner ideal që është Forca e Re Demokratike, “Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme edhe me Mehmet Bardhin të cilin e kuptojmë”, por që edhe ai në një fazë tjetër do të jetë me ne… “Na vjen mirë që më në fund u kuptua që identitetin (gjuhën, adetet…) mund ta ruajmë te shtëpia, pra brenda shtëpisë, kurse në rrugë dhe në jetë shoqëritë duhet të flasin për biznes dhe ekonomi!![]()
Pikënisja - A, situata - B
Kryetari i KK Ulqinit, Muhamet Nika, gjithashtu në Tv Teuta një natë pas Medojeviqit thotë: (parafrazoj…) - sipas Medojeviqit të cilin e përkrahin disa parti nacionale ne duhet të pajtohemi që identitetin, shqipen, mund ta kultivojnë dhe ta përdorin lirisht vetëm në shtëpi, pra “në krevat” (shtrat), kurse në rrugë dhe shoqëri të flasim për ekonomi!!!
Pikënisja - A, situata - C
Në një vizitë pune pas zgjedhjeve presidenciale ambasadori amerikan Mur në Ulqin takohet me pozitën komunale dhe me opozitën shqiptare, ku pas takimit të përbashkët me z. Mur liderët shqiptarë deklarohen për Tv Teuta si vijon: Mehmet
Bardhi, kryetar i LD në MZ ambasadorin Mur e njoftoi që situata e shqiptarëve në Mal të Zi është vështirësuar edhe më shumë, mirëpo nuk biseduam për zgjedhjet presidenciale”. Amir Hollaj, kryetar i PPD - së: Nuk dua të përsëris parafolësin, por me ambasadorin Mur biseduam për zgjedhjet presidenciale dhe për disa tema të tjera.
Ali Doda, kryetar i BDSH - së, duke folur për mbresat e takimit ceku: Në Ulqin kemi një shumicë të instaluar parlamentare të tre këshilltarëve të PPD-së që po bëjnë prostitucion politik me koalicionin”Për Ulqinin europian”. Sipas meje shqiptarët ndahen në ata që e përkrahin shtetin, UDSH dhe tre këshilltarët e PPD-së dhe në të tjerët që përkrahin identitetin…
Pikënisja - A, situata - D
Ditën e zgjedhjeve kryetari i BDSH-së, Ali Doda, thonë harron dhe hedh në kutinë e votimit fletën votuese bashkë me fletën kontrolluese, ky veprim u hetua nga komisioni. Pas procesit të numërimit të votave rezulton se fletëvotimi i vetëm me fletë kontrollin ishte pro Medojeviqit, i cili ceku që shqiptarët identitetin mund ta ruajnë në shtëpi.
Pikënisja - A, situata - E![]()
I zhgënjyer, ashtu si Vasel Sinishtaj nga Tuzi për zgjedhjet presidenciale ortak parazgjedhor i Medojeviqit, Nazif Cungu në Ulqin për ulqinakët thotë: “Zgjedhësit tanë e dhanë votën për ndryshime, kurse (rezultatet e zgjedhjeve janë temë me të cilën duhet të merren psikologët)”.
Pikënisja - A, situata - Ë
Sa për ndryshimet e z. Medojeviq Muhamet Nika, në emisionin e përmendur televiziv u shpreh: “Një fjalë e urtë popullore, e psikologjisë popullore thotë. Terri nuk hiqet duke përmendur llampën, siç mendojnë disa. ”
Për situatën e krijuar tani në prag të zgjedhjeve presidenciale më duhet të them që kjo në masë të bukur e arsyeton daljen tonë nga ish koalicioni shqiptar. Pra ne e kemi vlerësuar me kohë se ku do të përfundojnë dhe nëse jo atëherë, tashti koalicioni medoemos do të duhej të prishet. Pra, kjo ia përngjet asaj anekdotës së Nasradin Hoxhës i cili ishte polic këtu në kohë shtetrrethimi e cila fillonte, ta zëmë në orën 8 të mbrëmjes dhe ky e vret një person një orë para se të fillojë ora e shtetrrethimit. I pyetur se për ç`arsye e bëri këtë dhe nuk respektoi rregullat e shtetrrethimit, ai u shpreh: E njoh unë këtë, e di ku e ka shtëpinë, dy orë rrugë nga këtu, pra diku në Krajë, e nuk mund të arrij, andaj e vrava, e kështu na ndodhi edhe ne!
Pikënisja aktualitet, situata retrospektivë zgjedhore, presidenciale 1997
Momir Bullatoviq në librin e tij “Rregullat e heshtjes” thotë: (parafrazoj…). Dua të veçoj këtu takimin që pata me z. Bardhi i cili më tha se unë juve ju kam në zemër, por që kësaj here më duhet të votoj Gjukanoviqin, sepse përndryshe nuk do të më kuptojnë shqiptarët. Dhe se më çmon mua për bashkëpunim korrekt, ndërsa unë si kryetar shteti gjithnjë shqiptarëve u kam treguar se deri ku janë kufijtë edhe çfarë u lejohet të kërkojnë.
Pikënisja aktualitet, situata perspektivë
Xhoana Perkaj për Kohën javore në një vështrim: “Shqiptarët në Mal të Zi dhe lufta për liderizëm - Kush është lideri im?”, shprehet: “Ballafaqohemi me një problem ndryshe nga ai i përmenduri. Ky është problemi i faktit se që 17 vjet nga rënia e komunizmit është krijuar një establishment politik i etnosit shqiptar në Mal të Zi, që funksionon si një rreth i mbyllur siç janë masonët.”
Pikënisja - A, situata - ZH![]()
E veçanta e të gjitha zgjedhjeve në të cilat dolën shqiptarët për nivele të ndryshme këndej dhe andej kufijve ishte pjesëmarrja shumë e ulët e tyre në zgjedhje. Kështu ndodhi edhe në Ulqin, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe me praktikën zgjedhore perëndimore. Mirëpo kjo nuk i zbehu rezultatet e përgjithshme që i fituan shqiptarët gjatë vitit 2008. Veçojmë këtu pavarësinë e Kosovës, pavarësinë e Malit të Zi, ftesën e Shqipërisë në NATO. Përligjja e luftës së shqiptarëve me pafajësinë e z. Ramush Haradinaj e tjerë.
Muhamet Nika
(Autori është kryetar i KK të Ulqinit)
KOHA JAVORE
Luigj Shkreli anëtar i këshillit gjyqësor me vendim të parlamentit të Malit të Zi
April 21, 2008 by Ulqini
Filed under Politika, Shtypi / Mediji
Podgoricë - Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi në seancën e së mërkurës së kaluar deputetin e PDS-së, Luigj Shkreli, anëtar të Këshillit Gjyqësor. Deputeti tjetër Dragan Shoq nga Partia Popullore, i propozuar nga Këshilli administrativ, e tërhoqi kandidaturën sepse Lëvizja për Ndryshime dhe Lista Serbe vlerësuan që ky vend u takon atyre.
Shkreli ka thënë se zgjedhjen e tij në Këshillin Gjyqësor e vlerëson si shumë afirmative duke marrë parasysh edhe faktin se vendimi është marrë me votat e konsiderueshme të të gjithë deputetëve.
Ai megjithatë shpreh keqardhje për shkak të mospjesëmarrjes në votim të deputetëve shqiptarë Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj, siç thotë ai, “me siguri për shkaqe të arsyeshme”.
“Unë do të mundohem që me kapacitetin tim të plotë intelektual dhe njerëzor të përballoj këtë detyrë”, thotë Shkreli.
Këshilli Gjyqësor përbëhet nga dhjetë anëtarë dhe mandati i tij zgjat katër vjet. Kryetar i Këshillit Gjyqësor është kryetari i Gjykatës së Lartë, kurse anëtarë të tij janë katër gjykatës të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Konferenca e gjykatësve, dy deputetë të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Parlamenti nga radhët e shumicës parlamentare dhe opozitës, dy juristë të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Presidenti i Malit të Zi dhe ministri i Drejtësisë.
Mbledhja konstitutive e Këshillit Gjyqësor pritet të mbahet më së voni deri më 20 prill.
i.k.
KOHA JAVORE
Mehmet Bardhi:Ankimet e shqiptarëve në Mal të Zi
April 18, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
PODGORICË, 14 PRILL- Pushteti aktual malazias bën diskriminimin e pakicave mbi baza nacionale dhe partiake në fushën e punësimit, thanë të hënën Mehmet Bardhi, kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LDMZ) dhe Sulo Mustafic, zëdhënës i Partisë Boshnjake. Sipas Bardhit,të kërkosh punë, paraprakisht duhet të jesh apo të bëhesh anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet. “Në shkallë republike, shqiptarët marrin marrin pjesë me 7 për qind. Por, ky nivel i përfaqësimit mungon në
shërbimet publike, polici, gjykatë.Pushteti malazias, shqiptarët i ka larguar nga integrimet evropiane.
Në qeveri është vetëm një shqiptar,anëtar i partisë në pushtet.Mirëpo, sa është ai përfaqësues autentik i shqiptarëve”, tha Mehmet Bardhi. Të njëjtën ankesë kanë edhe përfaqësuesit e pakicës boshnjake në Mal të Zi. Mbi bazat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2003, në Mal të Zi komuniteti boshnjak merr pjesë me 9.4 për qind. Zëdhënësi i Partisë Boshnjake, Sulo Mustafic, thotë se është shumë vështirë të gjesh punë në Mal të Zi nëse je pjesëtar i një pakice. Megjithatë, ai shpreson se strategjia e politikës së zhvillimit të pakicave në Mal të Zi, të cilën po e përgatit Ministria mbi të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, do ta zgjidhë këtë proble.
Gazeta Express
Në Ulqin u mbajt tryeza e rrumbullakët ” E ardhmja e shqiptarëve në Mal të Zi”
April 17, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Politika, Shoqëria / Društvo
Shqiptarët nuk kanë trajtim të barabartë
Në organizim të Lëvizjes ” Atdheu na Bashkon”, që përfaqëson shumicën e organizatave dhe shoqatave të shqiptarëve nga Mali i Zi në Shtete të Bashkuara të Amerikës organizoi në Ulqin, më 4 priill 2008, tryezën e rrumbullakët ” E ardhmja e shqiptarëve në Mal të Zi”. Në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësues të jetës politike, të sektorit civil dhe intelektual të pavarurë nga trevat etnike shqiptare në Malin e Zi, u trajtua e ardhmja politiko-juridike, ekonomike, edukativo-arsimore dhe kulturore e shqiptarëve në këtë republikë.![]()
Kryetari i Lëvizjes ” Atdheu na Bashkon” , Gjon Lulgjuraj , në fjalën e tij të hapjes së kësaj tryeze në të cilën nuk ishte i pranishëm kreu i UDSH-së z. Ferhat Dinosha, edhe pse sipas organizatorit ka qenë i ftuar, shpalosi shqetësimin e shoqatës për të drejtat e minoriteve, veçmas të shqiptarëve në shtetin e pavarur të Malit të Zi, me procesin e privatizimit dhe me ligjet që rregullojnë këtë fushë, me decentralizimin, me shitjet dhe zhvillimin ekonomik në Ulqin, me mungesën e komunës së mëvetësishme të Malësisë, me mungesën e perspektivës për punësim të shqiptarëve në sektorin qeveritar si dhe me trajtimin e të burgosurve shqiptarë nga Malësia në aksionin policor malazez ” Fluturimi i shqiponjës” , me torturën që ndaj tyre ka ushtruar policia malazeze si dhe me zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj 18 malësorëve të akuzuar për ” terrorizëm dhe prishje të rendit kushtetues në Mal tzë Zi”.
Qytetarë të rendit të dytë
Lideri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, z. Mehmet Bardhi, duke folur për këtë temë, pohoi se situata e shqiptarëve në Malin e Zi të pavrur është më e keqe se kurrë. ” Kushtetuta e Malit të Zi nuk siguron barazi të plotë të qytetarëve as barazi të plotë të pjesëtarëve të nacionaliteteve të ndryshme. Ajo, shqiptarëve nuk u siguron barazi të plotë, liri dhe të drejta të barabarta . Edhe pse në preambulë të këtij akti më të lartë shtetëroro-juridik përmendet emri shqiptar dhe gjuha shqipe, nuk thuhet se shteti i Malit të Zi është shtet i barabart i të gjithë qytetarëve.Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë diskriminuar. Po ashtu në kushtetutë nuk ekziston as përfaqësimi autentik i shqiptarëve. Dokumentet personale të shqiptarëve nuk janë rregulluar ashtu siç kemi kërkuar Pra, ne shqiptarët konsiderohemi si qytetarë të rendit të dytë” tha me keqardhje Bardhi dhe shtoi se LD në MZ ka paraqitur 35 vërejtje dhe 19 amandamente në kushtetutën e re malazeze, por pushteti aktual i ka refuzar të gjitha.![]()
Kryetari i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj, njëherazi edhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi, duke elaboruar të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, vlerësoi se nuk implementohen ligjet në Mal të Zi, kur janë në pyetje minoritetet, respektivisht shqiptarët. Ai përmendi shumë probleme të kësaj natyre. ” Me kushtetuten e re shqiptarëve u është garantuar që emri dhe mbiemri i tyre në dokumente personale dhe të udhëtimit të shkruhen në gjuhën dhe alfabetin shqip. Mirëpo, kjo e drejtë e jona e patjetërsueshme nuk është propozuar në ligjin që rregullon këtë çështje, i cili është në procedurë. Problem tjetër i pazgjidhur për shqiptarët është edhe përfaqësimi i shqiptarëve në parlamentin republikan dhe në parlamentet lokale ku shqiptarët nuk janë shumicë: në Podgoricë, Tivar, Plavë dhe Rozhajë. Duhet kthyer nenet 23-24 të Ligjit mbi të drejtat e pakicave. Shqetësuese për ne shqiptarët është edhe ushtrimi i dhunës, maltretimet dhe fyerjet njerëzore të policëve malazezë ndaj malësorëve të paraburgosur në burgun e Spuzhës, ku shihet qartë mosrespektimi i lirive dhe të drejtave njerëzore të garantuara me kushtetutë. Ajo që ne na pengon më së shumti është shkelja e nenit 3 të Kartës kornizë për liritë dhe të drejtat e njeriut ku parandalohet dhuna sidomos atëherë kur bëhet me qëllim të nxjerrjes së deklaratës për të pranuar fajësinë.”, theksoi Sinshtaj. Loro Markiqi, avokat, pohoi gjithashtu se pushteti aktual po vazhdon me politikën e vjetër tashmë të njohur për të gjithë ndaj shqiptarëve, duke mospërfillë ligjet ekzistuese. ” Dëshmia më e mirë për këtë është rasti i keqtrajtimit të shqiptarëve ( malësorëve) të paraburgosurë në aksionin ” Fluturimi i shqiponjës” ndaj të cilëve policia malazeze ka ushtruar dhunë dhe torturë fizike e psiqike, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe shoqatat malazeze dhe të huaja që merren me liritë dhe të drejtat e njeriut, por pushteti gjithnjë hesht , duke shkelur ligjin. Dëshmi tjetër e mospërfilljes së ligjeve nga ana e gjyqësorit është edhe fakti se dy avokatëve shqiptarë në procesin gjyqësor të përmendur, të cilin e quaj politik i drejtuar jo vetëm kundër shqiptarëve të akuzuar, por kundër të gjithë shqiptarëve, na është ndaluar përdorimi i gjuhës shqipe. Kjo tregon qartë se në Mal të Zi ende vazhdon politka e vjetër ndaj shqiptarëve, duke na trajtuar si qytetarë të rendit të dytë”, tha Markiqi.
Këshilli Nacional Shqiptar - dekor i Qeverisë
Në mënyrë kritike u diskutua edhe për krijimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Shumica e pjesëmarrësve në debat u shprehën skeptik lidhur me funksionimin e duhur të Këshillit Nacional Shqiptar. Sipas tyre këshilli në fjalë dhe Fondi i Pakicave do të jenë në shërbim të pushtetit, i cili përmes njerëzve të vetë do të realizojë qëllimet e veta. U tha se nga 33 anëtarë të Këshillit Nacional Shqiptar vetëm shtatë prej tyre ekziston mundësia të jenë jopartiakë dhe si i tillë do të jetë dekor i Qeverisë së Malit të Zi, duke theksuar nevojën që në këtë këshillë të përfshihen intelektual të mirëfilltë që s`do të ndikohen nga politikanët. Po ashtu u dëgjuan edhe shumë mangësi në llogari të Ligjit që ka të bëjë me këshillat nacionale. Xhoana Perkaj, historiane dhe analiste pohoi se ideja për themelimin e Këshillit është e mirë por sistemi i votimit në Kuvendin e elektorëve për zgjidhjen e Këshillit nuk mundëson depërtimin e intelektualëve jopartiakë. Sipas saj ekziston mundësia e dyfishimit të funksioneve politke të politikanëve të evolvuar më parë në politikë.![]()
Liderët politikë shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen
Oratorët biseduan edhe për veprimtarinë e deritashme të subjekteve politike shqiptare dhe paraqitën nevojën e hartimit të një Platforme politike të përbashkët, e cila do të përfshinte problemet thelbësore të shqiptarëve në Mal të Zi. Përfaqësuesit e sektorit civil dhe intelektualët e pavaruar ishin të një mendimi se liderët politikë shqiptarë mbajnë përgjegjësinë kryesore për problemet e pazgjidhura të shqiptarëve në këtë republikë. Sipas tyre shqiptarët nuk kanë nevojë për 6 parti politike, por kanë nevojë që ato të bashkëpunojnë ngusht njëra me tjetrën e jo të jenë të ndara e të përçara aq sa elektorati shqiptar aktualisht është pothuaj i hutuar dhe nuk di se kujt t`ia besojë votën. Dr. Zylfie Gjoni -Duraku, drejtuese e Shoqatës së gruas ” Anima” fajin për gjendjen e krijuar tek shqiptarët në Malin e Zi e kërkoi tek vetvetja.
Tokat e shqiptarëve plaçkiten nga strukturat e shtetit
Në diskutimet e pasditës mbi të ardhmen ekonomike, edukativo - arsimore dhe kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi u dëgjuan shumë vërjetje dhe mospajtime për mënyrën e privatizimit , kthimin e pronës dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore. Lidhur me privatizimin u tha se ai nuk ka kurrfarë qëllimi tjetër përveç asimilimit dhe se asnjë ekspert i ekonomisë ose i politikës nuk mund ta arsyetojë këtë lloj privatizimi pa kontroll se shkon në të mirën e mirëqenjes së qytetarëve të kësaj komunë. Përkundrazi. Ramë Sinanaj nga fshati Hot, komuna e Plavës, kritikoi pushtetin malazez se nuk po ua kthen pronat shqiptarëve të kësaj
komunë të cilët pesedojnë tapitë edhe përkundër ligjit ekzistues për restituim dhe shtoi se me miratimin e Planit Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020, sipas të cilit Bjeshkët e Nëmuna shpallen Park Nacional, shqiptarëve të Plavës e Gucisë do tu plaçkiten nga ana e shtetit mijëra hektarë tokë të tjera. Me të njëjtat probleme e shqetësime , u tha në tryezë, ballafaqohen edhe qytearët e komunës së Ulqinit dhe të Malësisë të cilëve nuk po u kthehet prona e tyre e konfiskuar nga shteti në kripore, Valdanos, Shtoj, Shas, Tuz e gjetkë.
Nënkryteari i Lëvizjes ” Atdheu na Bashkon”, Naser Çobaj për këtë veçmas fajësoi Qeverinë malazeze, Unionoin Demokratik të Shqiptarëve dhe kryetarin e komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga ” Sa herë Qeveria e Malit të Zi e ka ndërruar ligjin mbi pronësinë është zvogëluar mundësia e qytetarëve të komunës së Ulqinit dhe të Malësisë për të kthyer pronat e veta.
S`kemi strategji unike të kulturës
Shumë probleme u debatuan edhe në fushën e arsimit dhe kulturës. U konstaua se shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë kulturë të mirëfilltë dhe u shtrua nevoja e krijimit të një strategjie unike të kulturës si dhe integrimi në Evropë si parakusht për ruajtjen e identitetit kulturor. Po ashtu është rënë dakord edhe për nevojën e ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar Dr. Nail Draga, duke prezentuar çështjen e arsimit shqip tha se situata në këtë segment është tepër e palakmueshme, duke e ilustruar me faktin se në institucionet përkatëse republikane nuk ka asnjë shqiptar të punësuar, pastaj me planprogramet e imponuara mësimore,
tekstet e përkthyera shkollore e të tjera.
Inicohet themelimi i Këshillit Kombëtar
Në këtë tryezë të pranishmit miratuan propozimin e z. Ramiz Sinanaj për themelimin e një grupi ( komisioni) inicues i cili do të shqyrtojë të gjitha rrethanat , mundësitë dhe nevojshmërinë e themelimit të Këshillit Kombëtar. Ky Këshill u cilësua se do të ndihmojë në ruajtjen e identittetit të shqiptarëve në Malin e Zi. Në debatë morën pjesë edhe Vasel Camaj, Xhaudet Cakuli, Ismet Karamanga, Nazif Veliqi , Noc Camaj e tjerë.
Gjekë Gjonaj
KOHA JAVORE
Američki ambasador Roderik Mur u Ulcinju najavio otvaranje kancelarije za izdavanje viza
April 12, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Uskoro američke vize u Podgorici
ULCINJ - Izdavanje viza u Američkoj ambasadi u Crnoj Gori pitanje je dana. Vi kucate na otvorena vrata što se mene tiče - kazao je američki ambasador u Crnoj Gori Roderik W. Mur, prilikom prve zvanične posjete opštini Ulcinj.
Ono što je najbitnije, istakao je on, je da ne postoji apsolutno nikakva politička prepreka za početak izdavanja viza.
- Uporno radimo na tome da uspostavimoo odjeljenje za izdavanje viza. Čak sam dobio skice iz Vašingtona, trudimo se da identifikujemo sredstva za izgradnju prostora za izdavanje viza i samo to čekamo. Ne mogu da preciziram kada će taj projekat biti završen, samo mogu da vas uvjerim da radimo baš uporno svi zajedno na tome - i mi u Ambasadi, ali i kolege u Vašingtonu - istakao je Mur.
Američkog ambasadora primio je gradonačelnik Gzim Hajdinaga, nakon čega su obišli ulcinjsku obalu plovilom granične pomorske policije.
- Veoma mi je važno što sam s gradonačelnikom vidio vašu obalu i Veliku plažu, jer je jedan od mojih prioriteta da privučem američke investitore u Crnu Goru. S toga cijenim značajnim što sam vidio sva ta mjesta gdje će biti krupnih investicija u budućnosti - kazao je Mur.
On je napomenuo da će ministar Branimir Gvozdenović i gradonačelnik Hajdinaga idućeg mjeseca imati „misiju“ u Americi, koja ima za cilj da privuče američke investitore.
- Nadam se da će posjeta uroditi plodom, te da će se američki kapital u većoj količini investirati u Crnoj Gori, što će biti u interesu Amerike i Crne Gore - kazao je ambasador, dodavši da su ovakve misije veoma korisne, jer Amerikanci ne znaju još mnogo toga o svim potencijalima na našem podneblju.
Hajdinaga je kazao, da će ubuduće raditi na još jačem učvršćivanju partnerstva, jer je Ulcinj otvoren grad za saradnju. On je podsjetio da bez pomoći sredstava iz Amerike danas ne bi imali neke značajne projekte poput - porodilišta u Ulcinju, graničnog prelaza, Nastavničkog fakulteta na albanskom jeziku.
Američki ambasador, tokom boravka u Ulcinju, sastao se i s predstavnicima opozicije. Sastanku su prisustvovali predsjednik Demokratskog saveza Crne Gore Mehmet Bardhi, predsjednik Nove demokratske snage FORCA Nazif Cungu, predsjednik Partije demokratskog prosperiteta Amir Holaj i predsjednik Demokratske zajednice albanaca Ali Doda.
S. Ganić
Uspješna obuka graničara
Ambasador Mur i gradonačelnik Hajdinaga obišli su pripadnike crnogorske granične policije koji su u sklopu regionalnog programa američke Vlade „Kontrola izvoza i bezbjednosti granica“ učestvovali u obuci - uvježbavanje strateškog traganja. Pripadnike granične policije obučavali su američki starosjedioci iz tri različita plemena, koji rade na granici Jugozapadne Arizone u jedinici Vukovi i sjenke. Rukovodilac odsjeka za nadzor državne granice Vukoman Žarković ocijenio je veoma značajnim realizaciju projekta, posebno jer će, kako je kazao, oni koji su prošli obuku svoje znanje moći da prenesu na kolege. Treneri su kazali da je tokom obuke, na zahtjev granične policije, akcenat više dat praksi, nego teoriji, te da su zadovoljni kako su polaznici obuke usvojili vještine.
(republika)
Mali i Zi nënshkruan kontrat të shekullit me kompanin Françeze Areva të ndërtoj pesë centrale Nukleare në teritorin e saj
April 3, 2008 by Ulqini
Filed under Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti
Mediat Françeze “Le courrier des Balkans“Contrat du siècle : la France va construire cinq réacteurs nucléaires au Monténégro
Mediat Françeze “Le courrier des Balkans“Mali i Zi nënshkruan kontrat të shekullit me kompanin Françeze Framatome (Areva) të ndërtoj pesë centrale Nukleare në teritorin e saj.
Me titull “Mali i Zi nënshkruan kontrat të shekullit me kompanin Françeze Framatome (Areva) të ndërtoj pesë centrale Nukleare në teritorin e saj , për sa i përket planeve për ndërtimin e një centrali bërthamor në Mal të Zi, në mënyrë që të zgjidhet problemi energjetik.Ishte agjencia shtetërore françeze Framatome( Areva), e cila publikoi menjëherë dy javë më parë, lajmin se Mali i Zi planifikon ndërtimin e pesë centraleve nukleare në teritorin e saj në pesë lokacione, pas deklaratës së kryeministrit Gjukanoviq,“në tryezën e tij ka mbërritur një ofertë nga një shoqëri e huaj franceze, për ndërtimin e pesë centraleve bërthamore në Perast,Kotor,Njegushi,Virpazar dhe Nikshiq”.Kryeministri Gjukanovic ka treguar interes të madh, - vazhdon gazeta ”Le courrier des Balkans””, - dhe qeveria Malaziase ka përcaktuar madje edhe vendin se ku do të ndërtohet kto pesë centrale në Perast,Kotor,Njegushi,Virpazar dhe Nikshiq.Argumenti më bindës për këtë veprim të qeverisë malaziase është fakti se Mali i Zi është integruar në programin e Komisionit Botëror Bërthamor, në mënyrë që të informohet për “know-how” të ndërtimit dhe funksionimit të reaktorëve në kto pesë lokalitete.
Reagimet
“Është e vërtetë se industria bërthamore shfaq veten e saj si një shpëtimtare në udhëkryqin e ndryshimeve klimaterike, për arsye se stacionet bërthamore nuk djegin qymyr, pra nuk prodhojnë dioksid karboni. Por, na fsheh koston e madhe për ndërtim, mirëmbajtje dhe hesht për sa i përket “thembrës së Akilit” të të gjitha stacioneve të tilla, derdhjen apo groposjen e mbetjeve bërthamore”, - ka deklaruar për mediat,drejtuest e organizatës “Greenpeace”. Shqetësimin për ndërtimin e pesë stacioneve bërthamore në Mal të Zi mund të shpreh Kroacia,Bosna Hercegovina,Serbia,Kosova dhe Shqiperija.
Kompanija françeze Framatome (Areva) thotë se Mali i Zi do bëhet një superfuqi energjetike ku mundet njësoj të exportoj energjin elektrike edhe jasht kufijëve të saja »Dmth se do të duhen pesë ose më teper centrale të tillë.
Sipas “Le courrier des Balkans” “Kryetari i LDMZ Mehmet Bardhi dhe Kryetari i UDSH-së Ferhat Dinosha kan kerkuar që një central nukleare të goditet edhe në Malësi,mirpo deri tash nuk ka gjasa se do të ndërtohen fare.
Lajme nga Ulqini
Mund të reagoni dhe të jepmi mendimin e juaj reth kësaj çeshtje energjetike:
Po apo jo për Energjin Bërthamore në Mal të Zi
Parlamenti i Malit të Zi miratoi Planin Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020
April 1, 2008 by Ulqini
Filed under Anketë / Anketa, Lajmet / Vijesti
Plan që ofron zhvillim apo diskriminon trevat shqiptare?
arlamenti i Malit të Zi ka miratuar javën e kaluar Planin Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020. Për Planin e propozuar kanë votuar deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Socialdemokrate, deputeti i Partisë Boshnjake, Kemal Purishiq, dhe ai i UDSH-së, Ferhat Dinosha, ndërsa kundër këtij Plani kanë votuar deputetët e Listës Serbe, Partisë Socialiste Popullore dhe deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi. Deputetët e Lëvizjes për Ndryshime, Partisë Popullore dhe Partisë Demokratike Serbe nuk kanë marrë pjesë në votim.
Për deputetët e shumicës parlamentare dhe ata që kanë votuar për Planin e propozuar, ai përbën një bazë të mirë për zhvillimin e ardhshëm të Malit të Zi, kurse deputetët e opozitës e kanë kritikuar atë duke thënë se Plani është hartuar duke u nisur nga interesat e lobeve e jo të zhvillimit dhe interesit të përgjithshëm të vendit.
Deputetët e shumicës parlamentare nuk kanë marrë parasysh kërkesën që diskutimi për Planin Hapësinor të mbahet pas zgjedhjeve presidenciale si dhe kërkesën e arritur nga shumë subjekte, në mesin e të cilave edhe 17 organizata joqeveritare të Ulqinit që Plani të kthehet për ripërpunim.
Organizatat joqeveritare të Ulqinit u kanë bërë thirrje me këtë rast posaçërisht deputetëve nga Komuna e Ulqinit që të mos votojnë për Planin e propozuar. Por kësaj thirrjeje i është përgjigjur vetëm deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi, kurse deputeti tjetër Luigj Shkreli ka votuar për Planin e propozuar.
Për deputetin e UDSH-së, Ferhat Dinosha, i cili ka votuar për Planin Hapësinor, ai do të mundësojë zhvillim më të shpejtë të viseve shqiptare se deri më tani.
“Nuk është Plan maksimalist, por është plan optimal, kështu që meriton notë kaluese, sidomos nëse kemi parasysh faktin se opozita e sotme që ka qenë kundër Planit vështirë se kishte ofertuar Plan më të mirë”, thotë ai.
Dinosha thotë se kanë qenë dy-tri gjëra kryesore të papranueshme për të që deri diku janë zbutur, gjë që ka ndikuar që ai të votojë për Planin e propozuar Hapësinor.
“Me Propozimin e Planit Hapësinor është parashikuar që Ulqini të jetë qendër lokale. Në Planin e miratuar parashikohet që Ulqini të jetë qendër e zhvillimit rajonal së bashku me Tivarin, siç është rasti me disa qytete të tjera në bregdet dhe në veri”, shprehet ai.
Kjo sipas Dinoshës është cilësuar si zgjidhje më e avancuar edhe nga ekipi i Komunës së Ulqinit, i cili pikërisht për këtë gjë ka dhënë vërejtje.
Një çështje tjetër kontestuese sipas Dinoshës ka qenë ajo e Kripores së Ulqinit.
“Ka shumë njerëz që thonë se do të ishte më mirë që me Planin Hapësinor Kriporja të mbetej si e tillë, kurse disa të tjerë thonë se toka përreth ka pasur pasoja nga Kriporja. Kriporja është privatizuar dhe nuk është e thënë kryekëput që pronari do ta kalojë në zonë ndërtimore apo turistike”, thotë Dinosha.
Plani Hapësinor i miratuar sipas deputetit të UDSH-së ka avancuar nga ai i propozuar edhe sa i përket çështjes së Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna.
Me Planin e propozuar Hapësinor është parashikuar që Parku të zëjë një sipërfaqe prej rreth 25 mijë hektarësh, një pjesë e të cilit përfshin tokat e shqiptarëve.
“Ne e kemi kundërshtuar këtë qasje dhe në këtë pikëpamje deputetët boshnjakë nga Plava që vijnë nga më shumë subjekte politike, kanë hartuar një konkluzion që më ka pëlqyer edhe mua, thelbi i të cilit qëndron në përgjysmimin e sipërfaqes së Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna në 12 mijë hektarë, i cili nuk do tzi prekë pronat e shqiptarëve”, thotë Dinosha.
Konkluzioni është miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi dhe do të jetë pjesë përbërëse e Planit Hapësinor të miratuar.
Nga ana tjetër, Xhemal Peroviqi, koordinator i Asociacionit “MOGUL”, i cili gjatë fazës së diskutimit publik ka zhvilluar fushatën “Të planifikojmë ne, e jo lobet”, thotë se miratimi i Planit Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020 nga Parlamenti i Malit të Zi duke mos përfillur vullnetin e ekspertëve dhe qytetarëve, sidomos të Komunës së Ulqinit, paraqet imponim të interesave private, klaneve në Mal të Zi, sidomos në komunën e Ulqinit, ku kjo sipas tij, “merr përmasa edhe të një vale kolonizimi”.
Ai kritikon sidomos deputetët shqiptarë që votuan pro këtij plani.
“Deputetët shqiptarë që e kanë votuar këtë plan do të japin llogari heret a vonë”, thotë ai.
Miratimi i Planit Hapësinor sipas Peroviqit përbën një disfatë edhe të pushtetit lokal në Ulqin, i cili përkundër faktit që ka dhënë vërejtje cilësore në Planin e propozuar, ato nuk kanë gjetur vend në versionin e tij përfundimtar.
“Nëse Komuna rrin sinqerisht pas atyre vërejtjeve, pushteti lokal duhet të vazhdojë kundërshtimin e një invazioni mbi vlerat dhe pasuritë e kësaj komune nëse janë të vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset Ulqinit”, thotë ai.
Sipas Peroviqit, mundësitë ligjore për këtë ekzistojnë.
“Në të kundërt, nëse mungon vullneti i tyre do të kenë përgjegjësi të madhe historike para qytetarëve të Ulqinit”, thotë ai.
Peroviq thekson se në bazë të reagimeve joformale e vëren qartë “se pushteti lokal në Ulqin është i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset nga zbatimi në praktikë i Planit Hapësinor, por që atyre u mungon vetëbesimi dhe guximi për të marrë përgjegjësinë ashtu siç e kanë marrë votëbesimin”.
Ndërsa sa i përket sektorit joqeveritar, Peroviq thotë se ai nuk ka mundur të bëjë gjë më tepër pa përkrahjen masive të qytetarëve.
Sipas tij, Asociacioni “MOGUL” do të vazhdojë aktivitetin për sensiblizimin e qytetarëve për rrezikun nga zbatimi i Planit Hapësinor.
“Është koha për alarm dhe për unitet në mënyrë që rezistenca të jetë sa më masive”, përfundon ai.
I. Kallaba
Koha Javore


