Ndahen Politikisht Shqiptarët në Mal të Zi
March 31, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo
Duket se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Malit të Zi dy parti shqiptare nuk do ta përkrahin Filip Vujanovic’in,por kundër-kandidatin e tij, Nebojsha Medojevic.Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale,që mbahen më 6 prill,duket se një pjesë e shqiptarëve dhe boshnjakëve - votat e të cilëve në të gjitha zgjedhjet e deritanishme parlamentare dhe presidenciale,e sidomos në referendumin për pavarësimin e Malit të Zi, gjithnjë ia sollën fitoret koalicionit qeveritar - nuk do të votojnë për kandidatin presidencial të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Filip Vujanovic, por votën do t’ia japin kandidatit presidencial të Lëvizjes për Ndryshime (PP), Nebojsa Medojevic.Opinioni politik malazez u befasua mjaft shumë me deklaratat e Forcës së Re Demokratike (FORCA) dhe të Alternativës Shqiptare, të cilat publikisht i ftuan votuesit e tyre që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të përkrahin kandidatin e Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsa Medojevic.Liderët e këtyre dy partive, Nazif Cungu dhe Vesel Sinishtaj, theksuan se janë të pakënaqur “me nivelin e demokratizimit të skenës politike në Mal të Zi gjatë periudhës së qeverisjes së DPS me partnerët e saj të koalicionit, por edhe me nivelin e decentralizimit dhe të implementimin të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.“Rrjedhimisht, jemi të bindur se ka ardhur koha për ndryshime në skenën politike malazeze.Pjesëmarrja aktive e shqiptarëve në ngjarjet politike në Mal të Zi, e sidomos pas krijimit të shtetit të ri,është një bazë e mirë mbi të cilën duhet të vazhdohet kontributi ynë drejt demokratizimit dhe decentralizimit të mëtutjeshëm”, deklaroi Cungu gjatë një konference për gazetarë.Sinishtaj ndërkaq u tha gazetarëve se “gjatë kësaj kohe forca policore po hyjnë në Malësi, po i arrestojnë e keqtrajtojnë, por edhe po i ofendojnë malësorët në baza kombëtare, ndërkohë që nga po i njëjti shtet, nga e njëjta prokurori dhe gjykatë, ende po mbahen në burg 11 banorë të Malësisë pas asnjë fajësi të dëshmuar”.
“Fitorja e Medojevic’it do ta kishte ndryshuar pushtetin ngase shumë shpejt do të shpalleshin edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, në të cilat do të fitonte opsioni demokratik. Pas kësaj do të kryhej auditimi i privatizimeve të dyshimta, do të bëhej kthimi i tokave dhe do të kishim një komunë të plotfuqishme për Malësi,Guci dhe Petnjicë, por edhe s’do të kishim më të burgosur politikë”,konstatoi Sinishtaj.
Duke reaguar ndaj qëndrimeve të këtyre dy partive shqiptare, nga DPS u lëshua njoftimi, brenda të cilit shprehet dyshimi se lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojevic, “sipas të gjitha gjasave u ka premtuar liderëve të Forcës dhe Alternativës Shqiptare se, po qe se e përkrahin në zgjedhjet presidenciale,ai do t’i lirojë të arrestuarit gjatë aksionit ‘Fluturimi i
Shqiponjës”, duke anashkaluar procesin gjyqësor që është në vijim,dhe se do të bëjë abolimin e të arrestuarve në këtë aksion, me të cilën gjë ai do ta shkatërronte sistemin gjyqësor, pra njërin nga themelet e secilës demokraci”.Zëdhënësi i DPS, Rajko Kovacevic,pohoi se thirrja e liderëve të Forcës dhe Alternatives Shqiptare qartëson se shkaqet për një veprim të tillë mund të kërkohen në atë se çfarë flasin aktivistët e tyre në terren. Megjithatë, Kovacevic mendon se liderët e Forcës dhe Alternatives Shqiptare në arsyetimin e vendimit për përkrahjen e Medojevicit votuesve nuk ua kanë sqaruan një “cikërrimë” shumë të rëndësishme, atë se si është e mundur që në raundin e dytë eventual ata ta përkrahin Medojevicin së bashku me ithtarët e Listës Serbe, në çka kandidati i Lëvizjes për Ndryshime gjithsesi që llogaritë.
“Pjesa dërrmuese e votuesve shqiptarë edhe kësaj here, pa asnjë dilemë, do ta përkrahë kandidatin e DPS, Filip Vujanovic, të vetëdijshëm se në këtë mënyrë ata po zgjedhin kryetarin e të gjithë qytetarëve malazezë”, i porositi Cungun dhe Sinishtajn, zëdhënësi i DPS. Jozyrtarisht, të enjten u kuptua se as Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale nuk do ta përkrahë kandidatin e DPS.Një burim brenda kësaj partie, lider i së cilës është Mehmet Bardhi, theksoi se “është e vështirë të besohet se cilido shqiptar në Mal të Zi mund ta përkrahë strukturën
aktuale qeveritare”.Partia Boshnjake, siç deklaroi para pak kohësh deputeti i saj, Kemal Purisic, në zgjedhje nuk do ta përkrahë drejtpërsëdrejti asnjërin kandidat, por do t’ua lë simpatizuesve që ata vetë të vendosin se cilin do ta përkrahin.“Disponimi është i tillë që ne të mos bëjmë thirrje që të votohet për asnjërin kandidat. Kjo aktualisht është mundësia më reale, dhe mendoj se ky do të jetë edhe vendimi përfundimtar i partisë.Me këtë propozim gjithsesi se do të shkojmë edhe në Këshillin Qendror,që do të mbahet dhjetë ditë para zgjedhjeve”, deklaroi Purisic.Ambasadori serb, pjesë e fushatës zgjedhore Befasi të madhe nxiti shfaqja e ambasadorit të Serbisë në Mal të Zi, , gjatë konferencës për gazetarë të kandidatit presidencial,Nebojsha
Medojevic.
Prezencën e tij në fushatën zgjedhore,Lëvizja për Ndryshime e shfrytëzoi në masë të madhe në të gjitha tubimet parazgjedhore në të gjitha qytetet e Malit të Zi.Tubimet fillonin dhe mbaronin me xhirimin e po asaj press-konference dhe me rrëfimin për takimin e Medojevicit me ambasadorin Lutovac, ndërkohë që xhirimi nga konferenca po emitohet edhe në kuadër të programit politik në kanalet e shumta televizive.Ambasadori Lutovac me atë rast deklaroi se qëllim i tij primar është vendosja e raporteve sa më të mira mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe paralajmëroi se do të takohej “me të gjithë ata në Mal të Zi që mund të kontribuojnë përmirësimit të tyre”. Aktualisht opinioni është i informuar se Lutovac është takuar me kryetarin e DPS dhe të Qeverisë malazeze, Milo Djukanovic,por edhe me kandidatin presidencial të kësaj partie, me kryetarin aktual të vendit, Filip Vujanovic.Ajo që ende nuk dihet është nëse prapa të opinionit ambasadori i Serbisë ka pasur takime edhe kandidatët tjerë presidencial - Andrija Mandic dhe Srdja Milic, ngase për këtë sqarim ai nuk u shfaq në asnjë konferencë për gazetarë.Kush do të përkrahet nga pakicat .Ajo që dihet deri tani është e për Vujanovicin, përveç anëtarëve të partisë së tij, do të votojnë edhe ithtarët e partnerit të koalicionit,Partisë Socialdemokrate, megjithëse jo në masën si më përpara, sepse vlerësohet që një numër i madh i anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë së Krivokapicit e preferojnë ish-anëtarin Medojevic.Për Vujanovic pritet të votojnë edhe ithtarët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Ferhat Dinoshës, ata të Iniciativës Qytetare Kroate dhe të partive myslimano-boshnjake.Medojevic ndërkaq llogarit në përkrahjen e pjesës së votuesve të rinj të DPS, të shumicës shqiptare dhe boshnjake, megjithëse kohë më parë paralajmëroi se pret edhe një përkrahje të madhe nga Partia Socialdemokrate e Ranko Krivokapic. Vetëm kandidati i Partisë Popullore Serbe, Andrija Mandic,nuk llogarit në votuesit që vijnë nga pakicat kombëtare, gjë që s’mund të thuhet edhe për kandidatin presidencial të Partisë Socialiste Popullore, Srdjan Milic.
Lajme nga Ulqini
Politika
Gazeta express
Në raund të parë fiton Vujanovic:
Filip Vujanovic me siguri do të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, vlerëson Qendra për Demokraci dhe për të Drejtat e Njeriut në Podgoricë. Sipas hulumtimit të fundit të kësaj qendre, kandidati i koalicionit qeveritar, Filip Vujanovic, do të duhej që qysh në raundin e parë të fitonte 52.8 për qind të votave, ndërkaq kandidatët tjerë - Andrija Mandic, Nebojsa Medojevic dhe Srdjan Milic, 19.1 respektivisht 18.3 dhe 9.8 për qind të votave.
Deputeti Mehmet Bardhi në parlamentin e malit të zi kërkoj ligjet të jenë të përkthyer në gjuhen shqipe
Deputeti MehmetBardhi në mbledhjen e Dytë të Seancës së Parë të Rregullt të Kuvendit të Malit të Zi, e cila filloi më 5 mars 2008, propozoi (edhe me shkrim) që nga rendi i ditës të hiqen pika: e 6-ta, Propozimi i Ligjit për Marrëdhënie Pronsore e Juridike dhe pika e 15-të Propozimi i Planit Hapësinor i Malit të Zi deri më 2020, me Propozimin e Vendimit për prurjen e Planit Hapësinor të Malit të Zi deri më 2020.
Bardhi tha se :Meqenëse kemi të bëjmë me dy Ligje të rëndësishme, konsideroj që ka qenë e nevojshme që, së paku, këto dy propozim ligje të jenë të përkthyer në gjuhen shqipe, në mënyrë që shqiptarët, kjo popullatë autoktone në Malin e Zi, t’i kuptojnë mirë dhe qartë për çka kemi të bëjmë.
Secilit i është e qartë se prurja e Ligjit me të cilin rregullohen mardhëniet pronësore-juridike, për secilin shtet dhe qytetarë të saj, është ndërmarrje legjislative më e madhja, madje mund të themi të një rëndësie historike. Prandaj nuk është njësoj se në çfarë formëzimi do të rregullohet kjo çështje.Ndërsa Propozimi i Planit Hapësinor i Malit të Zi deri më 2020, me Propozimin e Vendimit për prurjen e Planit Hapësinor të Malit të Zi deri më 2020, me siguri do të ndikojë qenësisht në zhvillimin e ardhshëm të hapësirës ku shqiptaret jetojnë me shekuj. Kjo do të jetë qenësore për qëndrimin e mëtejshëm në vatrat e veta kur është e njohur sa është e madhe shkuarja - ikja e qytetarëve tonë jashtë vendit, sidomos në SHBA, për arsye dhe presione të ndryshme.Për këto arsye është shumë e rëndësishme që materia, e cila rregullohet me këto ligje, të jetë e qartë për secilin qytetarë. Kjo mund të sigurohet vetëm nëse këto ligje do të jenë të përkthyer edhe në gjuhen amtare të qytetarëve shqiptarë, që janë autoktonë në trojet e veta, në mënyrë që qartë dhe drejtë t’i kuptojnë.Meqenëse kjo nuk është bërë, pra propozim-ligjet në fjalë nuk janë përkthyer në gjuhen shqipe, propozoj që të hiqen nga rendi i ditës. Pas kësaj të përkthehen dhe të organizohet të shtyhet diskutimi publik, - kërkoi deputeti Bardhi.Fatkeqësisht, Kuvendi, me shumicë votash, si edhe çdo herë tjetër, nuk e mori parasysh. Pra votoi kundër këtij propozimi.
Deputeti Bardhi kërkoi që dokumentat e udhëtimit (pasaporta) të jenë (edhe) në gjuhën shqipe dhe alfabetin shqip![]()
Prandaj unë propozova 1 amandament në 2 alternativa:
Alternativa 1 qëndron që në nenin 15-të, në paragrafin 1, të parashihet që formularët-pasaportat, përpos në gjuhët e lartpërmendura të jenë të shtypura edhe në gjuhen shqipe dhe me alfabetin shqip si edhe të plotësohen, për shqiptaret, (edhe) në gjuhen shqipe me alfabetin shqip.
Alternativa 2 qëndron që formularët, vetëm për shqiptarët të shtypen, përpos në gjuhët e lartshënuara, edhe në gjuhen shqipe me alfabetin shqip si dhe të plotësohen (edhe) ne gjuhen shqipe dhe alfabetin shqip.
Ndërsa paragrafi 2 i Propozim Ligjit .. të fshihet.
| mehmet.bardhi@skupstina.mn.y |
Riza Milla
Bardhi Slavio u Prištinu
February 18, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
Lider Demokratskog saveza Mehmet Bardhi juče je sa dijelom stranačkih kolega otputovao u Prištinu da bi, kako je “figurativno” rekao, “vjekovni san dodirnuli rukama”.
“U Crnoj Gori nijesmo organizovali javna okupljanja, smatrajući da ovaj dan treba proslaviti dostojanstveno i uzimajući u obzir one koji drugačije misle. Kancelarije DS biće otvorene do 20 časova za članove stranke i građane koji pozdravljaju ovaj čin”, rekao je Bardhi u telefonskom razgovoru za “Vijesti”.
On je kazao da na stranačkim prostorijama nijesu isticali zastave ili druge nacionalne simbole, kako to neko ne bi shvatio kao provokaciju i uzimajući u ozbir sugestije diplomata i državnih organa Crne Gore.
Bardhi je ocijenio da je nezavisnost Kosova najbolje rješenje za odnos između albanskog i srpskog naroda, ali i drugih naroda na Balkanu.
“Oni koji budu željeli da se priključe demokratskoj Evropi moraće da prihvate realnost”, rekao je Bardhi.
S. A - M.C -V.Ž.
www.vijesti.cg.yu
Ljuiđ Škrelja:Klima glavom i pravi kvorume
Podgorica - U radu crnogorske Skupštine više je aktivnog učešća imao naš poslanik Vaselj Siništaj za godinu i po, nego poslanik DPS-a Ljuiđ Škrelja koji deset godina tamo pravi karijeru mirno sjedeći i praveći kvorum - saopštila je juče Albanska alternativa.
Škrelja je prekjuče optužio Siništaja i poslanika DS-a Mehmeta Bardhija da time što ih nije bilo u Skupštini kad se glasalo o formiranju Fonda za manjine pokazuju da im nije stalo do poboljšanja pozicije onih koje predstavljaju, već samo do ličnih karijera.
Iz AA su Škreljine ocjene okarakterisali kao neutemeljene i kao “nisko politikanstvo u jeku predizborne kampanje”.
- On naziva karijeristima nas koji smo u političkom životu nepune dvije godine, a on sjedi i klima glavom po nalozima kartela i ratnih profitera već deset godina. Pri tome zaboravlja da je karijerizam ono što on radi: mirno sjedjenje i pravljenje kvoruma - stoji u reagovanju AA dostavljenom “Vijestima”.
Oni navode da se osnivanje Fonda za manjine pokrenuo upravo njihov poslanik, te da on ne bi ni zaživio bez te inicijative.
- Umjesto da se bavi pitanjima o tome hoće li njihov predsjednički kandidat nešto učiniti da skine crkvu sa Rumije, vrati nacionalizovano zemljište u Ulcinju i Malesiji, ubrza suđenje za “Orlov let” kako zakon nalaže, pokrene postupak za odgovorne za torturu nad našim sunarodnicima i još mnogo toga, poslanik Škrelja je krenuo u kampanju zbog svog predsjedničkog kandidata na neprimjeren način napadajući našeg poslanika - ocjenjuju u AA.
U reagovanju se dodaje da se “Orlovim letom” više bave evropske institucije nego Škrelja, koji “tvrdi da predstavlja Albance u Crnoj Gori, a to najbolje pokazuje njegovo podaničko ponašanje u službi režima”.
N.Rwww.vijesti.cg.yu
Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, përshëndet fitoren e boris tadiqit në zgjedhjet presidenciale në serbi
February 12, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji
Fitore kundër izolimit
Ulqin - Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, ka përshëndetur rizgjedhjen e Boris Tadiqit për kryetar të Serbisë, duke thënë se kjo për momentin mund të jetë më shumë se fitore.
“Fitorja e ngushtë e kryetarit të deritashëm Tadiq, për më tepër ndaj Tomisllav Nikoliqit, përfaqësuesit të radikalit Sheshel, në këtë kohë mund të jetë më tepër se fitore, ndoshta jo aq e fuqishme sa do të duhej të ishte përcaktimi politik proeuropian, por që sigurisht përbën fitore kundër Read more
Opozicija o deklaraciji dua kojom se traži nezavisnost Kosmeta,i izjave lidera te partije
February 5, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
Šta Milo misli,Dinoša zbori
Dio opozicionih partija kritikovao je juče stav lidera Demokratske unije Albanaca Ferhata Dinoše da će ovo biti godina nezavisnosti Kosova i Metohije. Opozicionari su osudili i Deklaraciju, usvojenu na izbornoj Read more
Delegacioni i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi u takua me delegacionin e komisionit evropian
January 28, 2008 by Ulqini
Filed under Reportazh / Reportaža
Çështja shqiptare në Mal të Zi vazhdon të jetë e hapur
Podgoricë- Kryetari i LD në MZ z.Mehmet Bardhi me bashkpunëtorët z.Tahir Gjonbalaj, nënkryetar, z.Hajrullah Hajdari e Tahir Tahiri, funksionarë të lartë të LD në MZ dhe njëheri këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, u takuan të enjten më 17. 01. 2007, Read more
Zgjedhjet për presidentin në Mal të Zi, shqiptarët në dilemë
January 24, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
Shqiptarët e Malit të Zi janë ende në dilemë për votën në zgjedhjet presidenciale në vend, që do të zhvillohen pas disa javësh. Disa nga udhëheqësit e partive politike të shqiptarëve në Mal të Zi, kanë shprehur haptas mbështetjen ndaj kandidaturës Filip Vujanoviç për presidencën e Malit të Zi, Read more
Shqiptarët nuk dinë kë ta mbështesin për president në Mal të Zi
January 22, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti
Ulqin, 21 janar —Megjithëse disa nga udhëheqësit e partive politike të shqiptarëve në Mal të Zi, shprehin haptas mbështetjen ndaj kandidaturës së kryetarit aktual Filip Vujanovic, shqiptarët ende nuk kanë një qëndrim unik dhe as përfundimtar se cilin nga kandidatët për kryetar të ri të Malit të Zi do ta mbështesin më 6 prill. Read more
Me rastin e krishtlindjes ortodokse, kryetari i LD në Mal të Zi, Mehmet Bardhi uron kryepeshkopin e kishës malazeze z. Mihaillo
January 14, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji
Ulqin - Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, me rastin e Krishtlindjes, i dërgoi një urim Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Malazeze, z. Mihaillo, ku shkruan: “Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Read more


