Millo Gjukanoviq

Video – Sot në Ulqin qëndroi për vizitë Millo Gjukanoviq
Në Ulqin qëndroi për vizitë Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.Ai u takua me Kryetarin e Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga.Në nj takim të hapur dhe miqësorë u prekën një sërë çështjesh të rëndësishme, veçmas ata që kanë të bëjnë me investimet që janë duke u realizuar dhe ata madhore që priten të realizohen në një të ardhme të shpejtë. Kryeministri Gjukanoviq theksoi angazhimin e Qeverisë në realizimin e këtyre projekteve dhe nënvizoi që Komuna e Ulqinit përherë mund të llogarisë në përkrahjen... Vazhdo
Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq vizitoi Ulqinin – Video
Diskutohet mbi perspektivat dhe planet zhvillimore Ulqin – Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, i shoqëruar nga ministri për Zhvillim Ekonomik Branimir Gvozdenoviq, ministri i Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor, Predrag Neneziq dhe drejtori i Drejtorisë për Punë Publike, Zharko Zhivkoviq, qëndroi dje në vizitë pune në komunën e Ulqinit. Ai u takua me kryetarin e Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga me të cilin diskutuan mbi çështjet aktuale të funksionimit dhe punës së admistratës lokale, perspektivat... Vazhdo

December 23, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq vizitoi Ulqinin – Video
Tags: , , , , ,

Dinosha: Tirana mirëpret Gjukanoviqin
Mali i Zi intensifikon marrëdhëniet me shqipërinë Autori i këtij shkrimi, si kryetar i partisë së vetme shqiptare, të cilës i kaluan dhjetë vjet në Qeverinë antimillosheviqiane të Malit të Zi, dhe si anëtar i ekipit të kryeministrit Gjukanoviq gjatë vizitës në fjalë në Shqipëri ka kuptuar se nuk duhet të dëgjojë fjalët e kundërshtarëve të tij politikë në Mal të Zi, por të dëgjojë dhe të mbajë mend fjalët e liderëve pushtetarë e opozitarë të shtetit tonë amë për hapa demokratikë të pushtetit... Vazhdo

December 9, 2008  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Dinosha: Tirana mirëpret Gjukanoviqin
Tags: , , ,

Të vendosur për integrim në BE dhe NATO
Kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq, ka qëndruar të martën për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është takuar me Kryeministrin, Sali Berisha, Kryetarin e Shqipërisë, Bamir Topin, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryebashkiakun e Tiranës, Edi Ramën. Në qendër të vëmendjes të dy kryeministrave ishte bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, dhe integrimi i dy shteteve në Bashkimin Europian. Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i ftuar nga homologu i tij shqiptar, Sali Berisha, zhvilloi të martën... Vazhdo

December 4, 2008  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Të vendosur për integrim në BE dhe NATO
Tags: ,

Kryetarja e Kuvendit pret në takim Kryeministrin e Malit të Zi
Pavarësia e Kosovës ka krijuar një realitet të ri stabiliteti në rajon dhe çdo plan për ndarje mbi baza etnike është një rrezik serioz për stabilitetin e Ballkanit. Kështu u shprehën në takimin e përbashkët, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç duke ndarë ndarë të njëjtin mendim kundër planit gjashtë pikësh dhe për shtrirjen menjëherë në të gjithë Kosovën të misionit EULEX. Njohja e Kosovës nga Mali i Zi ishte një hap shumë i rëndësishëm,... Vazhdo

November 25, 2008  :: Politika :: Komente (1)
Tags: ,

Berisha-Gjukanovic “njëzëri” kundër planit të Ban Ki Moon
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas një takimi me homologun shqiptar, te dy kryeministrat komentuan planin e Sekretarit te Përgjithshëm të OKB për implementimin e misionit EULEX në Kosovë. Gjithashtu, Berisha vlerësoi marrëdheniet e shkëlqyera me Malin e Zi dhe bëri të ditur fushat ku pritet bashkëpunim konkret mes dy vendeve. TIRANË -“Ndarja e Kosoves mbi baza entike eshte nje plan i varrosur”. Kështu e ka vlerësuar Kryeministri malazez, Millo Gjukanovic... Vazhdo

November 25, 2008  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Berisha-Gjukanovic “njëzëri” kundër planit të Ban Ki Moon
Tags: ,

Gjukanoviq:Ballkani po tensionohet
Mali i Zi i ka kërkuar vendeve anëtare të NATO-s që të shpejtojnë me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në aleancë, për shkak se sipas tij, tensionet po e kërcënojnë stabilitetin e vendosur në rajon nga trupat perëndimore pas luftërave të viteve të ‘90-ta. “Pozicioni ynë i palëkundur është se stabiliteti mbetet çështja kryesore në rajon”, tha kryeministri Millo Gjukanoviq. Ai ka thënë se zgjidhja për këtë problem është në anëtarësimin e vendeve të rajonit. Gjukanoviq... Vazhdo

November 6, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Gjukanoviq:Ballkani po tensionohet
Tags: ,

Gjukanoviq: Nuk kemi presion për ta njohur Kosovën
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka deklaruar sot se, askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën presion Malit të Zi për ta njohur pavarësinë e Kosovës. “Mali i Zi është partner serioz i bashkësisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimi ynë bazohet në parimet e respektit të ndërsjellë, dhe, jo në presione e kushtëzime”, ka thënë Gjukanoviq për mediat malaziase. Gjukanoviq ka thënë se, sa i përket kësaj çështjeje – Podgorica është orientuar që t’i ndjekë interesat e saj nacionale,... Vazhdo

May 27, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Gjukanoviq: Nuk kemi presion për ta njohur Kosovën
Tags: , , ,

Mali i Zi dhe Shqipëria, edhe një hap më pranë
Berisha-Gjukanoviq VideoNdërtimi i godinës së përbashkët realizohet me ndihmën e një donacioni prej 1.1 milion eurosh të akorduara nga Bashkimi Europian në kuadër të programit CARDS dhe është pika e parë e përbashkët e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor. Me vendosjen e dy tullave me flamujt e shteteve të tyre, kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, përuruan të hënën fillimin e punimeve për ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare Sukubinë – Muriqan. Ndërtimi... Vazhdo

April 28, 2008  :: Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Mali i Zi dhe Shqipëria, edhe një hap më pranë
Tags: , , , , , , ,