Mimoza Krasniqi

Anjeza : Adela ka vetëm fjalë
03/05/09 20:41 Anjeza ka diskutuar me Qetsorin për Adelajdën dhe Mimozën. Ajo thotë që në fillim ka dashur që të dilte Mimoza nga shtëpia, pasi i dukej shumë pasive, por ka ndryshuar mendim dhe tani e vlerëson. Ajo dëshiron që të dalë Adelajda pasi në disa situata i duket si një person i shtirur pavarsisht se ka qënë banorja që ka patur komunikim që në fillim. Sipas saj me kalimin e kohës ndryshojnë situatat dhe e njeh ndryshe një person që e ke parë nga jashtë, dhe shton:-“Po nuk i jetove, nuk nxjerr dot... Vazhdo
Adelajda dhe Mimoza : Njëra nga ne do dalë
03/05/09 18:59 Adelajda dhe Mimoza diskutojnë për nominimet. Mimoza i thotë Adelajdës që nuk vjen mirë që kanë dalë të dyja në nominim, pasi do dëshironte që të ishin të dyja në finale. Adelajda mendon që njëra nga ato do dalë, pasi sipas mendimit të saj Qetsori nuk del. Mimoza thotë:-“Gjërat këtu janë të paparashikueshme!” Ajo vazhdon duke thënë që dhe për Aidën kishte përshtypjen që do shkonte deri në finale , por në realitet ndodhi ndryshe. Ajo shton:-“Unë do dal!” Ato shprehen që do dëshironin... Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda dhe Mimoza : Njëra nga ne do dalë
Tags: , , , , ,

Mimoza : Nuk do dorëzohem
  03/05/09 02:06 “Nuk e mendoja që do rrija kaq gjatë këtu”- thotë moza për veten. Ajo thotë se mendonte që do dilte herët nga loja, ashtu sikurse dhe i kishn thënë shumë persona të tjerë. Anjeza i kujton se ajo do festojë ditëlindjen me ta, gjë që e priste me shumë dëshirë. Moza shpreh dëshirën për të shkuar deri në finale dhe se për këtë do përpiqet me të gjitha forcat e saja. Anjeza i jep kurajo dhe i jep mendimin se duke lexuar letrën e Polit, ajo mund të marrë zemër për të vazhduar, ashtu sic... Vazhdo
Adelajda : Ngacmime mbi lidhjet
03/05/09 13:00 Ashtu të mbledhur në sallon fillojnë ngacmimet mbi lidhjet. Adela tregon në një farë mënyre xhelozinë e saj ndaj Bjordit. Ajo thotë se nuk do ti vinte aspak mirë nëse do te merrte vesh ndonjë lidhje të Bjordit jashtë. Anjeza, Moza dhe Adi e ngacmojnë duke i thenë se tashmë fotografia e Bjordit mund të jetë nëpër muret e gjimnazisteve. Për Adin Adela me Bjordin e kanë treguar që duhen. Adela thotë që për ta humbur një njeri është kollaj, por për ta mbajtur gjithmonë me vehte është e vështirë,... Vazhdo
Adelajda : Ndjehem e lodhur nga nominimet
03/05/09 02:02 Adela shprehet se ndjehet e lodhur që është cdo javë në nominim. “Cdo të shutnë kaloj shumë siklet”- thotë ajo. Adela mendon se edhe javën tjetër do jetë në dyshen e fundit para se të jepet vendimi sepse cdo javë kështu i ka ndodhur. “Do të përgatitem paraprakisht sepse e di që do ndodhë përsëri”- thotë ajo. Bjordi shprehet se nuk dëshironte që ajo të ishte e nominuar këtë javë. Edhe Adela nuk e dëshironte këtë gjë. “Ja që ndodhi”- përfundon ajo bisedën e mërzitur.  Vazhdo
Moza: Nuk e kuptoj përse
03/05/09 02:00 Moza, gjatë gjithë mbrëmjes, ka qëndruar e mërzitur për atë që i tha Arbana në lidhje me Polin. Arabana i tha se sic kishte ardhur Arjoni për Anjezën, ashtu kishin ftuar edhe atë të vinte nëse ajo do të dilte nga shtëpia këtë mbrëmje, por Poli nuk kishte ardhur. Moza, konfuze mbi ato që i tha Arbana shprehet se nuk e kupton këtë gjë. “Ai e di përse nuk erdhi”- përsërit ajo fjalët.  Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Moza: Nuk e kuptoj përse
Tags: , , , , ,

Adelajda : Mendova se do dilja
03/05/09 01:50 Adi është i mërzitur që Moza ka dalë në nominim. Ai mendon se gabimi i tij qëndronte në nominimin e Mozës prej tij një javë më parë, kur në fakt duhej të nominonte Anjezën. Ai gjithashtu mendon se fakti që Anjeza ka imunitet këtë javë, ndikoi që ai sërish ta nominonte Mozën. Sipas tij, nëse nuk do të ishte kjo situatë, dy emrat e tij për nominim ishin Sori dhe Anjeza. Edhe Adela mendon se imuniteti i Anjezës, u prishi planet. Ajo shprehet se ndjehet e lodhur që cdo të shtunë është e nominuar.... Vazhdo
Mbrëmje me emocione
03/05/09 01:55 Një pjesë e banorëve, të mbledhur në kuzhinë, bisedojnë për surprizat e kësaj nate. Anjeza thotë se u emocionua për ardhjen e Arjonit dhe u tregon atyre fjalët që shkëmbyen për pak caste. Ajo thotë edhe batutën e Arjonit që u shpreh se Anjeza nuk del këtë mbrëmje dhe lulet do t’ia jepte Bjordit nëse dilte Adela. Adela me të qeshur shprehet se do ta sqarojë këtë gjë me Arionin kur të dalë. Adi pyet se dhe sa banorë mund të eleminohen nga loja, para finales. Bjordi mendon se do të ketë dhe... Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Mbrëmje me emocione
Tags: , , , , , ,

Moza: Adela mos u bëj si fëmijët
02/05/09 14:35 Mimoza dhe Adelajda duke qëndruar në kopësht diskutojnë se cfarë të veshin për natën e spetaklit. Adelajda i tregon Mimozës që ka një komplet bizhuterish që i ka vënë vetëm natën e parë kur hyri në “Big Brother”, dhe i merr mendim për t`i vënë dhe natën e sotme të spetaklit. Mimoza e aprovon, por Adelajda është supersticioze, dhe i thotë:-“Mos më sjellin ters, dhe po dal sonte, meqë i kam vënë natën kur hyra!” Mimoza i thotë që nuk duhet ta mendojë kështu, pasi nuk është në dorën... Vazhdo
Adelajda dhe Mimoza : Shpresoj të festoj ditëlindjen në BB
  02/05/09 17:50  Adelajda dhe Mimoza duke u marrë me sistemimin e rrobave, diskutojnë sërisht për daljen nga shtëpia. Mimoza thotë se shpreson që mos të dalë asnjëra prej tyre. Adelajda e aprovon duke shtuar :-“Shpresojmë të festojmë ditëlindjen tënde këtu!” Mimoza i thotë që dhe katër ditë e ndajnë nga ditëlindja e saj. Mimoza i thotë që do dëshironte shumë që ta festonte me banorët pasi do ia kalonin shumë bukur.  Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda dhe Mimoza : Shpresoj të festoj ditëlindjen në BB
Tags: , , , , ,