Muriqan

Podgorica pret Tiranën që kufiri të kalohet vetëm me letërnjoftime
Podgoricë, 29 tetor – Çështjen e kalimit të kufirit vetëm me letërnjoftim, shqiptarët në Mal të Zi e kanë shprehur tash disa vite, por në fillim të këtij viti kjo kërkesë iu shtrua ish-ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta me rastin e vizitës Malit të Zi. Siç raporton KosovaLive, edhe Partia Socialdemokratike e Malit të Zi, partnere e koalicionit qeveritar, që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 majit në Ulqin, me një pompozitet të theksuar, premtoi angazhimin për realizimin e iniciativës... Vazhdo

October 31, 2010  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (1)
Tags: , , , , , ,

Autostrada e afroi Kosovën edhe me Ulqinin
Ulqin, 14 shtator – Falë Autostradës Durrës-Kukës, sivjet Shqipëria dhe Kosova janë më pranë Ulqinit dhe sipas autoriteteve të kësaj komune, stina e sivjetme turistike është më e suksesshmja e njëzet vjetëve të fundit, raporton KosovaLive. Rivierën e këtij qyteti bregdetar sivjet e kanë zgjedhur për pushime verore 100.512 turistë të regjistruar, të cilët kanë realizuar 684.412 bujtje. Ndonëse tash shumë të rrallë, autobusët dhe makinat nga Republika e Kosovës, të cilat kanë hyrë nëpërmjet pikës... Vazhdo
Mali i Zi dhe Shqipëria, edhe një hap më pranë
Berisha-Gjukanoviq VideoNdërtimi i godinës së përbashkët realizohet me ndihmën e një donacioni prej 1.1 milion eurosh të akorduara nga Bashkimi Europian në kuadër të programit CARDS dhe është pika e parë e përbashkët e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor. Me vendosjen e dy tullave me flamujt e shteteve të tyre, kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, përuruan të hënën fillimin e punimeve për ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare Sukubinë – Muriqan. Ndërtimi... Vazhdo

April 28, 2008  :: Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Mali i Zi dhe Shqipëria, edhe një hap më pranë
Tags: , , , , , , ,