Ngjaj si Orlando Bloom

Qetësori ngacmon vajzat
Vajzat janë duke biseduar mes tyre ndërkohë që Qetësori frymëzon Arjonin që të ngacmojë gocat edhe pse ato duket se nuk e kanë shumë mendjen tek bisedat e tyre. Arjoni në fillim nuk e kap sugjerimin e Qetësorit, pasi është i fokusuar në bisedën e Bjordit dhe Dritanit. Djali vlonjat i thotë se u kanë prishur krevatët, por në fakt ato as që ia vënë veshin bisedave të tij. Vajzat janë komentuar veshjet që kanë marrë me vete, ndërsa Agon pohon se nuk ka marrë mjaftueshëm rroba. Aida e kalon temën e bisedës... Vazhdo
Arjoni: Kam punuar baywatch
Gjatë bisedës me Dritanin dhe Qetsorin, Arjoni tregon se që në moshën 16-vjeçare, ka punuar si Baywatch, duke e cilësuar këtë eksperiencë, si një nga më interesantet. Për të qenë baywatch, ai kishte bërë një shkollë 6 mujore gjatë së cilës kishte mësuar llojet e notit dhe përdorimin e motoskafit të ujit, dhënien e ndihmës së shpejtë, etj. –E vetmja e keqe,- cilëson ai,- ishte nxirja në formën e kanatjeres, të cilën nuk e hiqje dot, sepse ishte uniformë e punës, por edhe asaj ja gjeta zgjidhjen! E zgjeroja... Vazhdo
Banorët drekojnë në kopsht
Pasi dreka është bërë gati, banorët kanë vendosur ta hanë atë jashtë. Por pasi kishin shtruar e rregulluar gjithcka, Arjoni që ka patur shumë ftohtë, ka kërkuar të hyjnë brenda. Megjithatë banorët e tjerë nuk kanë lëvizur, kështu që ai, duke mos dashur të ndahet nga grupi, është dorëzuar. Menuja me supë, qofte, pure, etj, u ka shijuar të gjithëve dhe komplimentat për “shefat” nuk kanë munguar.  Vazhdo
Ngjaj si Orlando Bloom
Duke u përpjekur të tërhqë vëmendjen e vajzave e sidomos të Adelajdes, me të cilën shkëmben pambarimisht batuta, Bjordi ka deklaruar se i ngjan Orlando Bloom. Ndërsa kur ishte i vogël, të gjithë i thonin se i ngjante Leonardo di Caprios. Top Channel  Vazhdo