Kuvendi i komunës urbane të Tuzit pritet të mbajë mbledhjen e radhës
October 20, 2008 by Ulqini
Filed under Rajoni / Region
Pesë pika në rend të ditës
Tuz- Seanca e 16-të e Kuvendit të KU të Tuzit pritet të mbahet të hënën më 20 tetor në ora 13. Këtë e ka bërë të ditur për media, kryetari i Kuvendit të kësaj komune, Nikollë Camaj.
Në këtë mbledhje, këshilltarët e Kuvendit të KU të Tuzit do të shqyrtojnë Iniciativën për besimin e punëve nga kompetenca e Kryeqytetit, që Kuvendi i KU të Tuzit të emrojë dhe shkarkojë një anëtar në organet drejtuese të shërbimeve publike, themelues i të cilave është Kryeqyteti, pastaj do të flitet edhe për besimin e punëve nga kompetenca e Kryeqytetit që KU e Tuzit të mbajë evidencën e banorëve, regjistrat e zgjedhësve dhe evidenca të tjera në përputhje me ligjin.
Gjithashtu këshilltarët pritet të diskutojnë edhe për besimin e punëve nga kompetenca e Kryeqytetit që KU e Tuzit të kryejë punët lidhur me përcaktimin, arkëtimin dhe kontrollin e të ardhurave publike lokale.
Po ashtu do të diskutohet edhe për besimin e punëve nga kompetenca e Kryeqytetit që KU e Tuzit të caktojë këshilltarin e Kuvendit të KU të Tuzit për të marrë pjesë gjatë lidhjes së martesave.
Në fund do të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit për përcjelljen e aktiviteteve për grumbullimin dhe plasmanin e organizuar të produkteve bujqësore nga territori i KU të Tuzit për vitin 2008.
Burimi / Kohapress
Meritat, privilegjet dhe anomalitë si pasoja të një veprimtarie nuk ndahen
October 9, 2008 by Ulqini
Filed under Intervista / Intervju, Politika, Shtypi / Mediji
Reagim
Nuk dua të polemizoj me qëndrimet dhe pikëpamjet e z. Dinosha lidhur me veprimtarinë, qëndrimet dhe angazhimet e Lidhjes Demokratike, pasi që ai ka kohë që është i rreshtuar në një strukturë tjetër politike dhe, ndonëse e ka të njohur se angazhimet e LD në zgjidhjen e çështjes shqiptare në Mal të Zi kanë qenë të drejta, zor se mund të pritet qëndrim tjetër i tij në rapor me subjektin e parë, përpos atë që lexojmë në faqet e të përjavshmes sonë. Pra, qëndrimet e z. Dinosha nuk çudisin, edhe pse abecedën politike e mësoi në Lidhjen Demokratike.
Kohëve të fundit në faqet e “Kohës javore” kemi kënaqësinë që të lexojmë analiza, opinione dhe vështrime të ndryshme madje edhe nga një veprimtar publik, i cili të gjitha këto ka mundësi ti thotë në raste të shumta, si takime, mbledhje, tryeza, debate, në parlament etj. Por ani! Është mirë edhe kështu, që gjërat të mbeten të shkruara për ti lexuar një ditë edhe vetë autori. Personalisht nuk jam i prekur nga këto shkrime, aq më pak pasi që ato vijnë nga bashkëveprimtari politik në fillet e pluralizmit politik në Mal të Zi të viteve të 90-ta, z. Ferhat Dinosha. 
Nuk dua të polemizoj me qëndrimet dhe pikëpamjet e z. Dinosha lidhur me veprimtarinë, qëndrimet dhe angazhimet e Lidhjes Demokratike, pasi që ai ka kohë që është i rreshtuar në një strukturë tjetër politike dhe, ndonëse e ka të njohur se angazhimet e LD në zgjidhjen e çështjes shqiptare në Mal të Zi kanë qenë të drejta, zor se mund të pritet qëndrim tjetër i tij në rapor me subjektin e parë, përpos atë që lexojmë në faqet e të përjavshmes sonë. Pra, qëndrimet e z. Dinosha nuk çudisin, edhe pse abecedën politike e mësoi në Lidhjen Demokratike. Ka edhe asi, i kisha quajtur me fjalorin e z. Dinosha, gojëkëqinjsh, që pohojnë ndryshe! Por unë nuk dua të replikoj duke sjellur tryezën në atë mënyrë që të flas për mangësitë e UDSH-së, as për “aktivistetët e denjë” të këtij subjekti, të cilët në vitet e 90-ta ishin kundër themelimit të subjektit politik shqiptar, e që sot rrahin gjoksin dhe në emër të UDSH-së mbajnë poste e kanë privilegje të shumta nga
Qeveria e Malit të Zi. Por po, dua të komentoj disa qëndrime që lidhen me anomalitë në politikën tonë, për të cilat flet z. Dinosha, e të cilat janë më se të sakta por, si zakonisht, ai fajësinë për to do tia hedhë dikujt tjetër. Thonë se faji është jetim, andaj nuk çudit as tentativa e z. Dinosha që përgjegjësinë për anomalitë ta ndajë nga meritat që i do vetëm për vete. Por ato nuk mund të ndahen.
Fillimisht do të thoja se politikani i profilit të Dinoshës nuk do të duhej të ketë nevojë që të jetë kaq i “zhurmshëm” në arsyetimin e hapave të vet. Veprat le ta tregojnë atë. E në vepra të tij e të subjektit të tij janë rreshtuar bukur mirë aktivitete, por ato duhet pranuar me gjithë anomalitë që i përcjellin. I numëroj vetëm disa: komuna urbane e Tuzit, studimet e mësuesisë, Ligji mbi pakicat, Këshillat nacionale, që janë produkte të kompromiseve politke të UDSH-së. Për këto askush nuk u kërkon pjesë në meritat që u takojnë, por natyrisht as në anomalitë që dalin si pasojë e tyre. Ia fillojmë nga e para.
Komuna urbane e Tuzit iu “shit” opinionit duke e krahasuar atë me komunën e Sarajit në Shkup. Kungull për shalqi, na u shit! Ajo ka emblemë, ne nuk kemi; ajo ka kufi, ne nuk i kemi; ajo ka ditën e vet, ne nuk e kemi, ajo ka buxhet e ne nuk kemi…. E Saraji nuk ishte kurrë qytet, por pjesë e tij, e Tuzi ishte çdoherë qytezë në vete, e kurrë pjesë e Podgoricës. Ditë më parë mora pjesë në një tryezë të rrumbullakët në Shkup, organizuar nga PER, Princeton, në lidhje me menaxhimin e komunave multietnike, ku ishte prezent edhe Ministri i pakicave, nga radhët e UDSH-së, bashkë me ndihmësin e tij, të cilët, pa kurrëfarë informatash relevante sulmuan ashpër, drua më ashpër se do ta bënte cilido malazias, qëndrimet e mia lidhur me bazueshmërinë që Tuzi të ketë komunë të plotë. Nuk dua të publikoj këtu detajet e kësaj tryeze sepse nuk është objekt i kësaj teme, por nuk mund të heshti faktin se Minsitri i (dez)informon të pranishmit se Komunës urbane të Tuzit i takojnë 8% të buxhetit të Podgoricës dhe se Tuzi (Malësia) do të fitojë komunën kur të dëshmohet se mund ta këtë buxhet edhe si komunë e ndarë.
Z. Nimani theksoi se Ulqini, kur ai ishte kryetar komune, kishte më pak se 3 milionë euro buxhet dhe se realizohej diku vetëm rreth 60%, por nuk i përmendi arsyet e mosrealizimit.
Ai nuk e sheh, apo më mirë të them nuk do ta shohë anomalinë kryesore se problem kyç në Mal të Zi paraqet mu çështja e decentralizimit, për të cilën do të duhej pritur përkrahja e Ministrit nga radhat e popujve pakicë. Por edhe nga z. Dinosha. Aty do të duhej të ishte rezuzltanta e bashkëveprimit që çon drejt decentralizimit e jo, për interesa të disa stolave, të përkrahen tentativat centralizuese të pushetit qendror që Ulqinin e lë pa plazhe, pa hotele, pa ullishta, pa truall ndërtimor, pra pa buxhet e Tuzin pa komunë të plotë.
E për cilat privilegje të heshten këto!? Të tilla privilegje nuk besoj të ketë!
Po studimet e mësuesisë, çfarë prodhuan? A nuk do të ishte më mirë të kishim një qendër studimesh në Ulqin apo Tuz, apo në fund të fundit, të siguronim bursa për aq mësues të rinj sa na duhen e tzi shkollonim në Tiranë, Shkodër, Prishtinë apo Tetovë. Hiperproduksioni i mësuesëve, që më tepër promovon Qeverinë malazeze si demokratike sesa ndihmon nevojën tonë, po ashtu është një anomali që i takon atij që bëri këtë kompromis, jashtë asaj që ishte konsensusi ndërshqiptar.
Poashtu Këshilli nacional së bashku me përbërjen e tij, paraqet anomali të llojit të vet, por gjithnjë, me mundësitë që i ka dhënë ligji, dikur, sipas UDSH-së, aq i mirë, e sot i anatemuar.
Dihet pse; UDSH nuk arriti ta marrë nën kontroll. Lexuesve besoj se u kujtohet qëndrimi ynë lidhur me këtë ligj, i prodhuar enkas për të inkurajuar popujt pakicë në prag të referendumit. Sikur edhe shumë projekte tjera që paraqiteshin si arritje shpëtimtare, e që në fund dilnin të mangëta. Këtë tashmë e ka të qartë edhe Dinosha, por ai nuk do ta shohë se situta nuk ndërron me shërim parcial. Shërimi mund të arrihet vetëm nëse ne kemi një front të përbashkët shqiptar, e jo të bashkuar me pushtetin, të mundim partitë e tjera shqiptare. Kjo nuk jep zgjidhje, por jep vetëm privilegje për individë, e që në raport me çështjen tonë të përbashkët edhe tutje krijon anomali. Angazhimet e tilla lënë vend që edhe ata pak bar që, falë akcesit të UDSH-së te fondet shtetërore, ka “shpërthyer anës mullarit”, të thahet, se përderisa mjetet nuk sigurohen në formë institucinale por me lidhje personale, ato mund të shuhen në çdo moment. Nuk besoj se duke i anatemuar të gjithë të tjerët dhe duke mbajtur UDSH-në si meritore të vetme për të mirat, mund të largohet terri i shkaktuar nga “sana e dendur rreth mullarit”, thënë me fjalorin poetik të z. Dinoshës.
Sa i pëkret Verës Kulturore në Ulqin dhe mospjesëmarrjes së një pjese të politkës shqiptare, do të shtoja se në disa ishim, por vendi që na u dha, tregoi se as ne nuk e kishim vendin aty, e jo më të vinin edhe të tjerët. Si duket ata e kishin të njohur këtë, pra se si shtëpiaku sillet ndaj nesh të vegjëlve, kur është i zënë me të mëdhenjtë, prandaj nuk erdhën.
Dhe krejt në fund, a është anomali të kesh një Ministri të pakicave dhe nga zyrat e saj të mos dalë asnjë pakënaqësi apo reagim lidhur me mënyrën e realizimit të aksionit famëkeq policor “Fluturimi i shqiponjës”. Janë torturuar pjesëtarët e pakicës, pleq e fëmijë, nga e cila vinin dy ministra që u ndërruan ndërkohë, e që janë nga radhët e UDSH-së dhe asnjë fjalë keqardhje, së paku familjarëve, nuk u drejtuan. Të lihen anash procesi dhe (pa)fajësia, por nuk ishte logjike që tortura ndaj të pafajshmëve, të heshtej. Paramendoni reagimet, sikur në atë post të ishte një kroat dhe të torturuarit të ishin nga pakica kroate!
Për këto e të tjera anomali a thua mund të jetë tjetërkush më meritor se ata që janë në pushtet! Derisa ata të gëzojnë privilegjet që si pasojë kanë këto lloj anomalish, neve na mbetet, së paku, që të vazhdojmë të mos i pëlqejmë ato.
Nikollë Camaj
Koha Javore

Lidhja Demokratike në MZ, shënoi 18 vjetorin e themelimit te vet
September 14, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Mbledhja solemne u mbajt në Ostros të Krajës.Në këtë tubim ishin të pranishëm udhëheqësia më e lartë e kësaj partie, udhëheqësit e degëve të saj, këshilltarë dhe simpatizuas të shumtë partiak.
Po ashtu ishin të pranishëm edhe disa anëtarë të këshillit nacioanal dhe kryetari i këshillit Tahir Tahiri.
Kryetari i LD në MZ Mehmet Bardhi, duke i përshendetur të pranishmit, foli lidhur me veprimtarinë e deritashme të këti subjektit të parë nacional të shqiptarëve në Mal të Zi që u formua më 09.09.1990 në Tuz dhe gjatë gjithë kësaj kohë, ajo u mbeti besnike orientimeve dhe postulateve programore të sajë, të miratuara me dokumentat programore.
Ai po ashtu i lexoi edhe konkluzionet nga kjo mbledhje: Kërkohet lirimi i të burgosurve në akcionin policor “Fluturimi i shqiponjes”, të heqet kisha e metalit nga maja e Malit të Rumisë dhe pika e tretë: të kërkohet nga partitë më të mëdha në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni vendosja e bashkimit intensiv për të diskutuar çështjet jetike për shqiptarët në rajon.Më pas folën përfaqësuesit e degëve nga të gjitha trevavet shqiptare në Mal të Zi.
Delegacionin e degës së Malësisë e kryesoi kryetari i kësaj degë Nikollë Camaj, i cili duke i përshendetur të pranishmit edhe me këtë rast e theksoi çështjen e administratës lokale në të ashtuquajturën KU e Tuzit, i cili edhe kësaj herë e përsëriti domosdoshmërinë e ralizimit të Komunës së plotë të Tuzit, pasiqë zgjidhja aktuale as përsëafërmi nuk i plotëson nevojat dhe kërkesat e banorëve të Malësisë.
Ai po ashtu theksoi se roli i LD në MZ në këtë drejtim është i pazavënsdësueshëm, pasiqë ajo gjithnjë, mes tjerash, ka kërkuar jetësimin e samëparshëm të kësaj kërkese.
Edhe në këtë tubim u shpreh gatishmëria e parezervë të vazhdohet me veprimtarinë politike të kësaj partie duke avancuar kërkesat dhe interesat e popullatës shqiptare në Mal të Zi.
Albert Camaj
Burimi /Malsia.org
BURIMI I FOTOGRAFIJAVE ASHT ESKLUZIVE NGA MALSIA.ORG
|
1 2 fotografuar nga: Albert C.
|
MALESIA.ORG - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara.
© Copyright 2000 - 2008
Kumtesë e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi përkitazi me riarrestimin e shqiptarëve nga Malësia
August 28, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Politika, Shtypi / Mediji
Paraburgimi pa epilogun e ankesave
Shpresimet tona që autoritetet e këtushme do ta pranojnë gabimin e përsëritur në rastin e “Fluturimit të Shqiponjës” dhe t’i lirojnë së shpejti “zogjtë e shqiponjës” të arrestuar përsëri, për fat të keq nuk u realizuan, dhe prandaj përmes këtij reagimi edhe një herë ia tërheqim vëmendjen opinionit të gjithëmbarshëm për veprimet e regjimit aktual ndaj bashkëkombësve tanë.
Pohimet e LD në MZ se është fjala për procesin e montuar politik, mjerisht u dëshmuan përsëri. Arrestimi i sërishëm i të pandehurve në aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”, dëshmon se tezat tashmë të shfaqura se Mali i Zi dëshiron që “kapacitetin e vet juridik” ta provojë pikërisht me aksionin policor “Fluturimi i shiponjës”, siç duket, janë duke u bërë në vazhdime. Çdo gjë që nuk i shkon përshtat autoriteteve aktuale, qoftë edhe nëse vjen nga Gjykata e lartë, duhet të rishqyrtohet. Për fat të keq, edhe me këtë rast u dëshmua “pavarësia” e sistemit gjyqësor.
Mirëpo, sipas të gjitha gjasave edhe këtij sistemi të tillë po i afrohet fundi, gjë që paralajmërohet edhe nga deklaratat e përfaqësuesve diplomatikë të vendeve më të fuqishme të botës se më në fund duhet t’i vihet pikë proceseve të këtilla dhe të ngjashme, të cilët jo vetëm se nuk i shkojnë në favor pushtetit të këtushëm, por edhe dëmtojnë imazhin e këtij shteti i cili synon drejt integrimeve, por për këtë nuk janë as nuk duan të jenë të vetëdijshme vetëm strukturat e këtushme të pushtetit aktual.
Të pandehurve iu vazhdu paraburgimi, duke mos pritur as epilogun e ankesave para Gjykatës së Apelit. Përse tërë ky nxitim? Mos droja e pushtetit aktual mbi epilogun e ankesave, apo tentativa e mbajtjes së tensioneve, sepse definitivisht edhe përkundër paralajmërimeve mbi arratisjen e mundshme, nuk kishte mundësi për një gjë të tillë, shkaktoi aksionin kaq urgjent të arrestimit të atyre që u mbajtën në burg, pothuajse dy vite të plota, pa bazueshmërinë e dokumentuar të aktakuzës. Siç duket, pushteti përsëri ka rënë në grackën e paralajmërimit “të saktë” se të pandehurit do të ikin në drejtim të paditur. Përsëri, por kësaj radhe jo në agun e dritës, por me shfaqjen e muzgut të parë, ata i morën tashmë të arresturit, për fat të keq të autoriteteve të këtushme pa bërë rezistencë, që si duket fshehurazi e dëshironin.
Pohimet se të pandehurit do të bëjnë rezistencë dëshmojnë për kushedi të satën herë pabazueshmërinë e dyshimeve të regjimit se vërtetë është fjala për terroristët, siç tentoi t’i paraqesë pushteti i këtushëm. Prezantimi mediatik i tyre si të tillë, për fat të keq të regjimit të këtushëm, edhe një herë dështoi. Këtë më së miri dëshmon edhe mënyra e burgosjes së sërishme të të pandehurve në aksionin “Fluturimi i shqiponjës 2″.
Mirëpo, sikurse çdo gjëje tjetër në jetë, edhe kësaj do t’i vijë fundi, mirëpo, një qëndrim i këtillë natyrisht se nuk do t’i lirojë nga përgjegjësia ata që vendosin për rastet e këtilla dhe të ngjashme, por është plotësisht e mjaftueshme që ndërgjegjen (nëse e kanë), të mos e kenë të qetë. Sikurse edhe atyre që me “përkujdesjen e vet” mbi “mbrojtjen e shtetit” dhanë “informacione” për arratisjen e mundshme, për rezistencën me rastin e arrestimit etj., sikurse para pothuajse dy viteve, mbi përgatitjen e aksioneve terroriste në këto hapësira.
Duket se pushteti përsëri “ra në grackën” e informacioneve të tilla “të sakta”. Deri kur?
Për LD në MZ
Nikollë Camaj
Burimi / Malsia.org
http://www.vimeo.com/603706
Kumtesë për opinion e LD në MZ
August 18, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Me gabime nuk mund të ndreqen gabimet
Aktgjykimet e shqiptuara në Gjykatën e Lartë në Podgoricë kundër të pandehurve në aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, vetëm vërteton dyshimet tona të shprehura në vazhdimësi mbi pavarësinë e gjyqësisë dhe mbi procesin e montuar politikisht. Ndonëse duke ndjekur ecurinë e gjykimit përmes mediave, ka pasur raste kur kemi shpresuar se duke parë që nuk ka prova, drejtësia do të triumfojë, pakkush ka mundur tzi besojë kësaj, duke vërejtur se kemi të bëjmë me aktakuzën e motivuar politikisht, gjë që u dëshmua edhe me rastin e shqiptimit të aktgjykimit të shkallës së parë. Kjo dëshmoi atë për çka kemi qenë të bindur, se ky pushtet nuk është i gatshëm të përballet me gabimet e veta. Me gabim nuk mund të ndreqen gabimet, prandaj as me një aktgjykim të këtillë nuk mund të arsyetohet brutaliteti i vetë aksionit dhe mosbazueshmëria e aktakuzës dhe e aktgjykimit të këtillë. Mirëpo, ky proces vetëm më pastaj duhet të marrë “dimensionin e mirëfilltë juridik”, sepse rasti “Fluturimi i Shqiponjës” përfundimisht vazhdon më tutje dhe do të jetë interesante të shihet se si do ta interpretojnë njerëzit e këtij profesioni arsyetimin e aktgjykimeve të dhëna, në bazë të gjithë asaj që është “dëshmuar”. Të shohim se si njerëzit e zanatit dhe të profesionit do tzi arsyetojnë dhe nëse do tzi arsyetojnë “provat nga ditari gjatë zhvillimit të procesit”, që ka qenë “provë” kryesore e këtij kolegji gjyqësor, të cilit për fat të keq në shkallën e parë i mungoi guximi profesional, por dëshirojmë të theksojmë se megjithatë, shikuar në global, e ka zhvilluar mirë këtë proces politik. Por, mosveprimi sipas “të drejtës hyjnore dhe të drejtës tokësore” nuk i bën shërbim të mirë as pushtetit gjyqësor, as shtetit të Malit të Zi.
Procesi i mëtutjeshëm, padyshim do të tregojë fatin e këtyre aktgjykimeve, të dhëna vetëm për të dëshmuar bazueshmërinë e veprimit të pushtetit mbi qytetarët e vet të pafajshëm, në çzdrejtim vërtetë nuk patën sukses. Synimi i regjimit të këtushëm që shtetin juridik, drejtësinë dhe përcaktimin për ndërtimin e shoqërisë së drejtë, kur kemi të bëjmë me shqiptarët dhe me disa çështje të tjera më të parëndësishme, u dëshmua si i pasuksesshëm. Për fat të keq, gjyqësia nuk dëshmohet me faktin se “tejkalohet afati” të cilin e ka caktuar kryeministri si datë të përfundimit të procesit, por me faktin që të jepen aktgjykime të drejta dhe të pavarura, të bazuara në drejtësi. Sikurse edhe në të kaluarën, rastet e ngjashme, sikur ky i tanishmi, vetëm nxjerrin në sipërfaqe varësinë e sistemit të jurisprudencës nga sistemi politik i Malit të Zi, për çka flitet haptas në strukturat serioze relevante të brendshme dhe ndërkombëtare.
Opinioni publik i Malit të Zi, si dhe opinioni i gjerë profesional dhe politik ndërkombëtar, kryesisht ka dhënë edhe gjykimin e vet dhe padyshim se do ta japë edhe tutje, përderisa të mos konstatohet e vërteta e mirëfilltë mbi këtë aksion të ngjyrosur politikisht mbi motivet dhe urdhërdhënësit e tij.
LD në MZ do të ndjekë edhe tutje me vëmendje të gjitha ndodhitë rreth këtij procesi, i cili do të marrë epilogun e vet në instancat më të larta gjyqësore të vendit, e ndoshta edhe të huaja, me dëshirë që ky të jetë procesi i fundit gjyqësor politiko-policor i montuar në Mal të Zi, në drejtim të demokratizimit përfundimtar të shoqërisë të cilës i takojmë.
Autor / Nikollë Camaj
Burimi / Koha Javore
Delegacioni i LDMZ takon ambasadorin e Shqipërisë në Mal të Zi
August 7, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Pritje e ngrohtë e vëllazënore në ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë
Ambasadori fuqiplotë i Shqipërisë në Malin e Zi, ekselenca e tij zotëri Tonin Beci, në Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë, me ftesë të tij, priti delegacionin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi: Mehmet Bardhi, Nikollë Camaj dhe Tahir Gjonbalaj. Në pritjen e takimin e përzemërt e vëllazëror, udhëheqësit e LD në MZ e falënderuan për takimin dhe i uruan punë të mbarë Ambasadorit të posaemëruar shqiptar në Malin e Zi. Në të njëjtën kohë, ishte ky rasti për të njoftuar Ambasadorin e ri me situatën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe aktivitetin e Lidhjes Demokratike, duke u përqëndruar edhe në momentin aktual të marrëdhënieve ndërshtetërore si dhe lidhur me situatën në rajon, me theks të veçant në dritën e realitetit të ri pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në këtë takim poashtu u theksua edhe rëndësia e marrëdhënjeve të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, në veçanti edhe për faktin se këtu në në trojet e veta shekullore jeton numër i konsiderueshëm i qytetarëve shqiptarë të cilët mirëpresin përkrahjen nga shteti amë në fushat e ndryshme jetësore ku kemi nevojë.
Kryetari Mehmet Bardhi, e njoftoi nikoqirin me angazhimet e subjektit të parë politik nacional të shqiptarëve në Malin e Zi, i cili gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së vet, që nga themelimi (09.09.1990), është angazhuar pa rezervë për realizimin e të drejtave njerëzore e nacionale të shqiptarëve në MZ. Ndihma në sferën e arsimit është për t’u përshëndetur, po që nevoja është që kjo edhe të shtohet, pasi interesimi për të studiuar në Universitetet e Shqipërisë pëpr çdo ditë po shtohet. . U vlerësua edhe puna që ka bërë ky subjekt në drejtim të vënies së kontakteve të shumta me qarqe të larta politike të shtetit amë dhe të nivelit ndërkombëtar. Zoti Bardhi ceku nevojën e një mbështetjeje më efikase të përfaqësuesve diplomatik e udhëheqësve të tjerë shqiptarë në drejtim të avancimit të kërkesave tona. Bashkërisht u vlerësua se kjo do të ishte mënyra më e mirë edhe për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë në funksion të ruajtjes së stabilitetit të rajonit dhe të integrimeve euroatlantike.
Nikollë Camaj e njoftoi Asmbasadorin me statusin dhe me problemet e komunës urbane të Tuzit, të cilat nuk janë të pakëta. U tha se angazhimi për realizimin e komunës plotë të Tuzit dhe realizimi i të drejtave të shqiptarëve do të jetë edhe më tej angazhimi ynë. Ndërsa Tahir Gjonbalaj u ndal te angazhimet që ky subjekt, përveç të tjerave, ka ndërmarrë në rajonin Plavë-Guci e në bashkëpunim edhe me strukturat lokale shqiptare për të themeluar “Parkun e Paqës” që është një antipod i parkut nacional “Prokletije” të posashpallur nga Mali i Zi, si akt që pikëspari rrezikon interesat e shqiptarëve të këtij rajoni.
Në të njëjtën kohë, Nikollë Camaj e njoftoi edhe me vizitën që këtë javë do t’i bëjë Malësisë dhe Komunës urbane të Tuzit kryebashkiaku i qytetit simotër, Rochester Hills, nga SHBA dhe e ftoi Ambasadorin që t’i bashjëngjitet manifestimit të rastit dhe që të takohet me z. Barnett.
Përfaqësuesit e LD-së e njohtuan Ambasadorin Beci edhe me procesin e privatizimit, i cili në trojet tona i ka të gjitha karakteristikat e një kolonizimi e okupimi, për çka disa qarqe politike shqiptare në MZ, fatkeqësisht, po i mbajnë ison, mbase edhe po bashkëpunojnë për interesa të ngushta personale të tipit të së kaluarës.
Burimi / Malsia.org
Shqiponja fluturon vetëm e lirë
August 5, 2008 by Ulqini
Filed under Politika, Shtypi / Mediji
Një vështrim ndaj asaj që dikush pati guximin ta emëronte “Fluturim i Shqiponjës”
Nëse ndokush nga të arrestuarit do të dënohet, dënimi mund të jetë i bazuar vetëm në “deliktin verbal”, i cili nuk është më në fuqi. Në ëndrra e në biseda të kota nuk mund të bazohet vendimi ndëshkues. Ajo nuk do të guxonte të ndodhë në botën demokratike, për çka e mban veten edhe Mali i Zi, apo, së paku, ku pretendon të futet. Nuk mund të dënohet për ide mbi Shqipërinë etnike, ose për thënie se Tuzi është Shqipëri, e jo më për shpalosjen e qëndrimeve politike për të formuar një regjion mbrenda shtetit të Malit të Zi.
Qe gati dy vite, në skenën e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, në Podgoricë, po luhet tragjikomedia që dikush e quajti “Fluturimi i shqiponjës”. “Pjesa” edhe tutje mban këtë emër, edhe pse një emërtim kaq fisnik, me asnjë element të vetin nuk përkon me imazhin që la mbrapa. Falë ndryshimit të aktakuzës, njëri nga të akuzuarit, në fjalën e vet përfundimtare, tha se deri dje ishte shqiponjë që fluturon e sot është “pulë e çufuritun” dhe nga fjalët e tij nuk kuptohej qartë se a i vinte mirë apo keq për këtë “degradim”, pasi që protagonisët e kësaj tragjikomedie tashmë ishin mësuar me emërtimin shqiponjë e terrorist, siç mësohet njeriu me gradën apo me kromën. E pata thënë edhe një herë më parë se në realitet, dallimi midis heroit e terroristit varet vetëm nga këndi nga i cili vështrohet. Sepse, derisa dikush për dikë është terrorist, për të tjerët mund të jetë hero, patriot…shqiponjë.
Tragjikomedia pati 63 episode dhe në të 64-ën pritet të bien maskat, më falni, të bie perdja, desha të them. Në fund të shfaqjes, varësisht nga epilogu, zakonisht dëgjohen duartrokitje ose fëshkëllime. Në rastin konkret, kjo do të varet nga ajo se çka do të peshojë Justicia malazeze, provat e padëshmuara apo kërkesat e elitës politike,
Ja se çka “dëshmoi” procesi gjyqësor.
63 seanca nuk vërtetuan asgjë tjetër përpos autorësinë e ditarit, i cili si i tillë nuk dëshmon asnjë vepër të kryer por vetëm planifikime që gjoja dikush paska bërë me dikë në lidhje me diçka, ku çdoherë për palën tjetër dëshmon ai që nuk është prezent. Sipas këtyre “planeve” do të duhej akuzuar së paku tri qeveri, pos shërbimeve sekrete e udhëheqësve shtetërorë, nja 130 persona etj. Njëri nga avokatët mbrojtës tha se ditari ishte “produkt i diktimit të ndonjë agjenti të fshehtë”, ndërsa vetë “autori” thotë se askush nuk e dinte se mbante ditar. Megjithatë, policia kur hyri brenda kërkoi vetëm ditarin, çka e dëshmon se i gjithë aksioni ishte lojë dhe kurdisje e shërbimeve sekrete.
Armatimet, që gjoja u gjetën në shpella e që, gjoja, u paskan takuar “shqiponjave”, krejt rastësisht “mbetën” pa ekspertizë. Si duket, autori i tragjikomedisë e ka pasur të njohur pronësinë e tyre, çka do të dëshmonte vetëm ekspertiza. Kjo e vërteton thënien tonë që nga dita e parë e arrestimit se shpellat janë më tepër të tyre sesa tonat, duke aluduar në policinë malazeze.
Bisedat telefonike, të përgjuara nga shërbimet sekrete, nga të cilat priteshin prova më bindëse, të paralajmëruara nga prokurori, i vërtetuan bindjet tona për pafajësinë e të arrestuarve. Aty u dëgjuan biseda familjare, madje edhe sekrete të raporteve bashkëshortore, për publikimin e të cilave do të duhej të jepej llogari, pasi që çdo njeri ka të drejtë në jetë private. Bisedat dëshmuan se ndër të arrestuarit ka njerëz që nuk njihen fare me njëri-tjetrin. Ndër ta ka njerëz që, edhe po të kishte pasur farë planesh a bisedash, qofshin edhe ato biseda të nivelit të deliktit verbal, kanë kundërshtuar çdo tentativë të destabilizimit të Malësisë.
Nga e gjithë kjo del se, edhe nëse ndokush nga të arrestuarit do të dënohet, dënimi mund të jetë i bazuar vetëm në “deliktin verbal”, i cili nuk është më në fuqi. Në ëndrra e në biseda të kota nuk mund të bazohet vendimi ndëshkues. Ajo nuk do të guxonte të ndodhë në botën demokratike, për çka e mban veten edhe Mali i Zi, apo, së paku, ku pretendon të futet. Nuk mund të dënohet për ide mbi Shqipërinë etnike, ose për thënie se Tuzi është Shqipëri, e jo më për shpalosjen e qëndrimeve politike për të formuar një regjion mbrenda shtetit të Malit të Zi. Mali i Zi do të duhej tashmë të mësohet me fjalë që nuk i pëlqejnë dhe, përderisa dikush nuk u është qasur mjeteve jodemokratike për t`i realizuar ato, të mos marrë masa kaq drakonike, siç ishin ato që e përcollën aksionin në fjalë. Dhe sidomos jo me standarde të dyfishta. Nuk di nëse ndokush u muar në pyetje pse klithi: “Këtu është Serbi”! Apo kur në Parlamentin e Malit të Zi, para opinionit të gjerë dikush grisi tekstin e Kushtetutës, duke prezantuar kështu qëndrimin e vet ndaj këtij shteti, apo kur dogjën flamurit shtetëror… Malazezët definitivisht duhet të mësohen me faktin se dikush që vepron për të rrezikuar pushtetin, gjë që është legjitime, nuk rrezikon shtetin. Identifikimi pushtet-shtet, si recidiv komunist, është i rrezikshëm për forcimin e demokracisë, megjithatë shqiptarët po e paguajnë çmimin. Si duket, krimbi komunist, pushtetarët malazez nuk i lejon të dalin nga korniza komuniste e të logjikuarit dhe në çdo shqiptar që mendon apo flet ndryshe, shohin armikun e pushtetit, gjegjësisht shtetit…
Në fund të këtij procesi maratonik e të kurdisur politik, njëlloj sikur edhe në rastin me boshnjakët, në vitin 1994, pothuaj njëlloj sikur në rastin e Nikë Camat, Gjon Gjolajt, shqiptaro-amerikanit Pjetër Ivezajt, Prekë Gjon Nik Markut me dy djemtë, Mehmet Bardhit e sa e sa raste të tjera të kosovarëve, kur viktimat vërtet e paguan shtrenjtë, por as pushtetarët nuk kaluan lehtë, ose së paku, nuk u lavdëruan me to, është më se e qartë se dëshmitë dhe provat e administruara nuk mund t`i qëndrojnë asnjë verifikimi neutral. Andaj, përsa i përket akuzës morbide për terrorizëm unë pres liri për të gjithë, çka do të zbuste sadopak këtë “gabim të madh të pushtetit malazias”, siç e quajti M. Bardhi aksionin “Fluturimi i shqiponjës”, e çka e dëshmoi koha. Po ashtu pres dëmshpërblim dhe kërkim ndjese për shkelje të lirive dhe të të drejtave të njeriut, por edhe përgjegjësi për ata që me shpifje e kurdisje e implikuan shtetin, pushtetin e Malësinë, në këtë punë të ndytë. I pres këto, në emër të drejtësisë, lirisë, demokracisë, dhe në emër të ardhmërisë! Po nuk ndodhi kjo, Mali i Zi definitivisht dëshmon tendencën për t`u shndërruar në skëterrë për të gjithë ata që mendojnë e flasin ndryshe. Sidomos kur ata që mendojnë ndryshe janë shqiptarë! Mos vallë Mali i Zi ka nevojë për këtë?!
Dihet fare mirë se shqiptarët e këtij rajoni, në 30 vitet e fundit, e kanë dëshmuar përkushtimin e vet që realizimin e interesave kombëtare ta arrijnë përmes mjeteve demokratike, e që ka rezultuar me lindjen e realitetit të ri, me pavarësinë e Kosovës. Me njohjen e këtij realiteti, që duhet të ndodhë edhe nga pala malazeze, bie në ujë shpifja se gjoja shqiptarët, kudo qofshin, tentojnë përmbysjen e rendit kushtetues të ndonjë vendi, aq më pak të Malit të Zi, fati i të cilit, pothuajse, u vulos me kontributin e shqiptarëve të këtushëm. Prandaj, aspiratat europiane të Malit të Zi, nëse janë të sinqerta, nuk mund të arrihen duke dëmtuar, qoftë edhe 18 shqiptarë nga Malësia. Serioziteti dhe pjekuria e gjyqësorit dhe prokurorisë shtetërore do të duhej dëshmuar në shumë lëmenj të tjerë, që i kërkon edhe Europa, e jo përmes proceseve të këtilla, të montuara. Drejtësia malazeze do të duhej ta djë se proceset nuk kanë të ndalur, andaj as proceset e integrimeve europiane. Në një Europë të bashkuar e të madhe, të gjithë do jemi të bashkuar e do t`i kemi shtetet tona nacionale, të mëdha apo të vogla, apo më mirë të them, aq sa janë kufijtë e tyre etnië. Mos vallë Mali i Zi mendon që me këso kurdisjesh të bëhet pjesë e Europës, apo vetëm vazhdon të improvizojë integrimet, pasi që ato nuk do t`i lejonin të luajë vetëm sipas rregullave të veta! Europa ka edhe rregulla të tjera, zbatimin e të cilave e pret edhe nga Mali i ZI!
Të kthehemi tashti te titulli i këtij shkrimi. Këtu nuk bëhet fjalë për fluturim shqiponje. Do të ishte më mirë sikur ta quanin me emër të një zogu që nuk ka fole të vetën, sepse aksioni vërtet i ngjau një tentative që dikujt, në mëngjesin e 9 shtatorit 2006, t`i lihen vezët në folenë e tij, që ndryshe quhet “foleja e qyqes”. Dihet se shqiponjat fluturojnë vetëm të lira dhe kur marrin krahë, nuk ka kush që i ndalë!
Tekstin e parë, kushtuar kësaj kurdisjeje, e shkrova të njëjtën ditë kur ndodhi aksioni. Sot, pothuaj në fund të tij, as nga qëndrimi i shprehur atëherë, apo edhe në rastet e tjera gjatë 20 muajve sa zgjati procesi, nuk do të ndërroja asgjë.
Nikollë Camaj
Burimi / Koha Javore
Autori është kryetar i Kuvendit të KU-së së Tuzit
Zhduket Flamuri shqipëtarë nga zyra e LD-së në Tuz
April 10, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Flamuri shqipetare i cili gjendej ne shtize para zyres se Lidhjes demokratike ne Tuz, ishte larguar ne mbremje ne mes te dieles dhe te henes (te dielen u mbajten zgjedhjet presidenciale), ndersa shtiza ne te cilen ishte i vendosur u gjet e thyer.
Kryetari i Lidhjes Demokratike per degen e Tuzit, z. Nikolle Camaj deklaroj qe flamuri shqipetare eshte keqperdor per te treten here dhe eshte ne shenjester e siper nga vandali i Tuzit.Anetareve te kesaj partije ky vandal u ra i papritur aq me shume se votat ende as nuk ishin numeruar.
Sipas z. Nikolle Camaj ne rastet e meparshme keqperdorimi i flamurit nuk ishte suprize ngaqe partija ne opozite humbi votat.Ne te kunderten, kesaj rralle partite ne opozite ishin duke festuar dhe sipas z. Camaj nje akt i tille tregon nivelin e ulte te individeve dhe jocivilizim.
Shqiptaret jetojne ne kete vend ashtu qe simbolet e tyre etnike nuk duhet te jene problem per kombet tjera
ne Mal te Zi, theksoj z. Camaj. Ne fund si mund te pengoj flamuri shqiptar, kur populli shqipetare dha maksimumin ne cdo pikpamje per formimin e shtetit te Malit te Zi.
Z.Camaj theksoi se gjithashtu per shkak te zgjedhjeve LD ne menyre teper modeste kujtoj diten e 6 prillit, me gjegjesisht Kryengritjen e Malesise e cila eshte nje dite me shume domethenije ngaqe me 1911 per te paren here qe nga vdekja e Gjergj Kastrioitit - Skenderbeut valoj flamuri shqipetare ne maje te Deciqit.
Ishte kjo gjithashtu hera e pare pas Gjegj Kastriotit qe Flamuri shqipetare valoj i lire si simbol i fitores mbi okupatoret shumevjecar.
malsia.org
Reagim ndaj shkresës se UDSH-së-Degës së Malësisë,
April 2, 2008 by Ulqini
Filed under Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti
Edhepse heshtja do të ishte demanti më i mirë i shkresës në fjalë, jemi të detyruar të reagojmë vetëm për hirë se e shkruara mbetet. Duke filluar që nga titulli e deri te fjalia e fundit, teksti-pamflet i UDSH-së është tejet tedencioz, i pavlerë e madje edhe i pakuptimtë. Zotërinjtë, si duket nuk vlerësojnë se këshilltari ka peshën e vet, pa marrë parasysh nga i cili subjekt politik vjen, andaj edhe publikojnë një nonsens të tillë, se gjoja seanca e kuvendit, pa pjesëmarrjen e UD, qenka jolegjitime. Por as që mund të pritej diçka tjetër nga ata që ditën kur u mbajt seanca deklaruan se nuk do të marrin pjesë në Kuvend ku janë pjesëtarët e LD, IQ dhe PSP. Sipas tyre këshilltari i PSP-së qenka jolegjitim, apo nuk u dashka të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, apo, çka është edhe më keq, ai nuk e paska peshën e një mandati të plotë të këshilltarit, pasiqë UD e konteston shumicën! A mos zotërinjtë presin që si shumicë të instalohet UD me partenrët e vet? Droja është se do të duhej të pritet pak si gjatë! Zotërinjtë, do të duhej të pranojnë realitetin, se Kuvendi është legjitim kur në punën e tij marrin pjesë shumica e këshilltarëve dhe legjitimitetin e tij nuk e përcakton koalicioni midis subjekteve që marrin pjesë në Kuvend. Pra, kur ekziston kuorumi, Kuvendi vazhdon punën! Për këtë, zotërinjtë do të bënin mirë sikur të pyesnin njeriun e vetë, kryeadministratorin e Podgoricës, i cili është përgjegjës për ligjëshmërinë e punës në Kryeqytet dhe i cili me siguri nuk do të lejonte “parregullësitë” për të cilat flet UDSH-ja “shpëtimtare”!
E gjithë kjo ndodhë në kohën kur edhe UDSH e sheh se statusi i komunës urbane nuk është ajo që i vlen Tuzit e Malësisë, por tenton që, duke manipuluar të vërtetën, të kontestojë gjithçka që bëjmë në kuadër të mundësive që jep Ligji, i cili është vepër e tyre. Ata që kanë lidhur koalicion të çeliktë me grupacionin që na la pa komunë, që është përgjegjëse për torturën mbi të arrestuarit dhe familjarët e tyre në akcionin policor “Fluturimi i shqiponjës”, me ata që kryen privatizimin plaçkitës e okupues të pronave shiptare në Mal të Zi, ata që instaluan shumicën damsjellëse në Kuvendin e Ulqinit (shih, atje paskemi shumicë legjitime e në Tuz, sipas tyre, jo!) e sa e sa të tjera, sot marrin guximin që plot mllef të akuzojnë dikën tjetër për manipulime. E gjithë kjo i ngjanë thënies kur hajni tregon me gisht në një kalimtarë të rastit duke bërtitur “mbajeni hajnin!”. Por, është i kuptueshëm nervozizmi i UDSH-së pasiqë ata, si duket, ishte në pritje të sindromit të Ulqinit, i cili megjithatë dështoi.
Plani financiar, e të tjerat mangësi të Ligjit mbi kryeqytetin, të cilat po dëshmohen përditë, e që janë produkt i politikës së tyre, produkt i atyre që pohojnë se Malësia nuk ka resurse dhe se do të përkrahnin komunën e plotë vetëm kur të dëshmohet se mund të vetëfinansohet, e që sipas tyre, kjo nuk do të ndodhë kurr. Përderisa në kryet e startegëve të Komunës urabne Dinoshë-Mugoshë, qëndron mednimi se Malësia ka vetëm disa kafene e asgjë tjetër, atëherë do të jetë pothuaj e pamundur që të njëjtit të binden për resusrset që vërtetë i posedojmë dhe është, pothuaj iluzore, të pritet që ata të shprehën ndryshe, përpos si u shprehen në pamfletin në fjalë. Besojmë se çdokush tashmë e ka të qartë se a është manipulim ky i UD-së apo angazhimi i denjë që të tillëve të mos u mundësohet të jenë në pushtetin lokal në Tuz, pasiqë ata definitivishtë do të cementonin pozicionin ton inferior ndaj Podgoricës. Se kush “vazhdon të krijojë tendosje edhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore”, më së pakti mund ta flasë UD-shja! Ne UD-së i urojmë punë të mbarë në mbledhjen e votave për idolin e vet, për kryetar të Malit të Zi dhe në vetëdëshminë e patriotizmit në çështjen e Kosovës, se Malësinë, si duket, nuk e kanë preokupim. Në bazë të tezës “mendo globalisht e vepro lokalisht” është koha që patriotizmi të dëshmohet në raport me Malësinë e jo me Kosovën. Asaj i kemi ndej afër kur pati nevojë! Tash ne jemi në nevojë. Malësia pra është në nevojë. Kosova është kapitull i mbyllur dhe nuk ka nevojë që patriotizmi ynë të dëshmohet në mbrojtjen e sajë, por në mbrojtjen e interesave të Malsësië, Ulqinit, Krajës, Plavë-Gucisë e Rozhajës, çka nuk e zvogëlon aspak dashurinë ndaj Kosovës e as ndaj Shqipërisë. E interesat tona nuk mbrohen duke u hyrë në qejf atyre që, falë përkrahjes së UD, nuk i realizuan premtimet e dhëna qytetarëve të Malësisë për komunë të plotë.
Smail Çunmulaj — Nikollë Camaj
malesia.org
Jep dorëheqje këshilltari i PSP-së, Kolë Lulgjuraj, në Kuvendin e KU të Tuzit
Sinishtaj: Të shkurtohet mandati i Kuvendi
Tuz- Pas dorëheqjes së këshilltarit të PSP-së, Kolë Lulgjuraj, në Kuvendin e KU të Tuzit, javën e kaluar që së bashku me LD-në dhe IQ-në përbënin shumicën në Kuvendin e kësaj komune është për t`u pritur kriza, por ekziston edhe mundësia teorike që të mos vihet deri te zgjedhjet e parakohshme. Siç është e njohur, e gjithë kjo ndodhi pasi që Lulgjuraj i kishte uruar Nikollë Camajt pavarësinë e Kosovës, në lokalet e LD-së. Më pastaj, Lulgjuraj në seancën e fundit të Kuvendit, (ku të pranishëm ishin edhe këshilltarët e IQ-së dhe LD-së, por jo të PSD-së, PDS-së, PB-së dhe UDSH-së), i revoltuar nga e gjithë ajo që ndodhi ditë më parë, u shpreh se Propozimi i vendimit për organizimin e referendumit për komunë të pavarur, nga Vasel Sinishtaj (IQ) nuk është me ligj, duke e quajtur atë si manipulim me qytetarët e Malësisë. Lulgjuraj tha se PSP dhe ai si këshilltar e ka propozuar - iniciativën për komunë të plotë - që është me ligj. Pastaj, ai nuk e kurseu as kryetarin e Kuvendit të Komunës Urbane, duke e akuzuar atë se ka dashur të punojë në interes të partisë në pushtet dhe për shërbimin shtetëror.![]()
Kolë Lulgjuraj, duke arsyetuar dhënien e përkrahjes si dëshirë e Malësisë, tha: “Sikur të kisha dashur të punoj për interesin tim, kisha shkuar me PDS-në dhe UDSH-në, që më ofruan shumë gjëra”. Në fund të diskutimit të tij Lulgjuraj bëri të njohur: “Prej sot nuk jam më këshilltar i PSP-së në këtë kuvend”, pastaj e braktisi seancën. Duke mos e pasur shumicën e këshilltarëve në sallë, Kuvendi për herë të tretë e ndërpreu seancën.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj akuzat e Lulgjurajt i quajti të pabaza dhe se nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. “Se sa mundet që “SNP”-ja (PSP) të akuzojë LD-në për kolaboracion me pushtetin, atë ia lëmë lexuesve”, deklaroi Camaj, duke shtuar se fjalët e Kolë Lulgjurajt personalisht i ka kuptuar si një shprehje mllefi, për të ndarë përgjegjësinë për atë që shkaktoi pakënaqësi në PSP.
![]()
Duke marrë fjalën, Vasel Sinishtaj tregoi se nuk është i informuar se dikush mund të ketë ndikuar, ose bërë presion në Lulgjurajn, që ai të sillet ashtu. Ai kërkoi nga organet kompetente që të shkohet nga ajo që të shkurtohet mandati i këtij kuvendi dhe të organizohen zgjedhjet e parakohshme.
Kryetari i Klubit të këshilltarëve të IQ-së, Lindon Gjelaj njofton se qëndrimi i ASH-së është që bashkëpunim (në koalicion) me PSP-në, në të ardhmen nuk do të ketë, pa marrë parasysh se a do të vijë deri te zgjedhjet, apo jo.
rr.d.
www.kohajavore.cg.yu








