Zenun Pajaziti:Presim njohjen nga Mali i Zi

Categories: Lajmet / Vijesti, Politika, Shtypi / Mediji

zenun pajaziti

Prishtina pret që Mali i Zi së shpejti të njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti në një intervistë për gazetën malazeze "Vijesti". Madje, Pajaziti ka thënë se kryeministrat e Malit të Zi dhe Kosovës janë në kontakt. "Mëzi presim që Mali i Zi dhe Maqedonia të na njohin dhe pranojnë zyrtarisht. Ky është interes direkt i popullit të Kosovës dhe shtetit tonë. Synimi ynë është t’i vëmë sa më parë marrëdhëniet bilaterale më të ... [Lexo më shumë]

Interesimi për librin shqip jo aq i madh në Podgoricë

Categories: Anketë / Anketa, Kulturë / Kultura

sajam knjiga podgorica

Në podgoricë u mbyll panairi i tretë ndërkombëtar i librit Panairi i tretë me radhë ndërkombëtar i librit në Podgoricë që filloi nga data 13 e këtij muaji u mbyll mbrëmë në Qendrën Distributive që gjendet pranë rrugës që çon drejt qytezës së Tuzit. Në panairin e sivjetshëm në Podgoricë u prezantua një numër i madh i shtëpive botuese nga vendi, rajoni dhe bota. Ndër to ishte edhe Botimi "Camaj-Pipa", nga Shkodra, që këtë vit kishte sjellur përkthimin e "Galerisë Private" në gjuhën ... [Lexo më shumë]

Alternativa shqiptare kërkon mandate të garantuara për pakica në parlamentin e Malit të Zi

Categories: Politika, Shtypi / Mediji

Vasel Sinishtaj_tuz

Të ruhen të drejtat e arritura Podgoricë - Alternativa Shqiptare (ASH) kërkon që përfaqësimi i pakicave në Parlamentin e Malit të Zi të zgjidhet përmes garantimit të një numri të caktuar të mandateve. Sipas saj, për këto mandate mund të konkurrojnë edhe partitë qytetare. "Edhe partitë qytetare mund të konkurrojnë për këto mandate, por me kusht që në listat e tyre të jenë përfaqësues nga radhët e pakicave.” Nëse ata fitojnë numrin më të madh të votave, atëherë ata mund të thonë se janë përfaqësues ... [Lexo më shumë]

Protesta paqësore në Podgoricë: “Koha është për drejtësi”

Categories: Politika, Shtypi / Mediji

FERHAT DINOSHA_001

Organizatorë:Subjektet politike shqiptare që veprojnë në Malësi Për LD në MZ Nikollë Camaj, Për UDSH-në Ferhat Dinosha, Për ASH-re Vasel Sinishtaj Podgoricë:Në protesten o sotme para ndërteses së gjyqit të lart në Podgoricë, përfaqësuesit e partive politke shqiptare që veprojnë në Malësi (LD, UDSH, ASH) dhe familjarët e të arrestuarve në akcionin "Fluturimi i Shqiponjës" deklaruan se do të vazhdojnë me protesta në rast se nuk do të fitojnë përgjigje në kërkesat e tyre. Një ndër kërkesat është që të ndalin procesi gjyqësor dhe ... [Lexo më shumë]

Sot në Trieste fillon kampionati europian në karate për kadetë dhe juniorë

Categories: Sporti / Sport

kreshnik tahiri_KK”uLQINI”

Tahiri dhe Beganoviq përfaqësojnë Malin e Zi në Triest Podgoricë - Përfaqësuesja e Malit të Zi do të marrë pjesë në Kampionatin Europian në Karate për kadetë dhe juniorë, i cili mbahet në Trieste. Kampionati fillon sot dhe do të zgjasë deri të dielen. Në mesin e karateistëve që do të mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses së Malit të Zi në këtë kampionat janë edhe Kreshnik Tahiri nga KK "Ulqini" dhe Anel Beganoviq nga KK "Buduqnost", i cili për shumë vjet ka mbrojtur ngjyrat e ... [Lexo më shumë]

Piktorët ulqinakë Rudi Goga, Bilal Nikeziqi dhe Naser Hasa hapen të martën ekspozitën kolektive në galerinë “most” në podgoricë

Categories: Kulturë / Kultura

Naser Hasa-Bilal Nikeziqi

Arti krijohet edhe në provincë Ekspozitën e hapi piktori akademik Mihaillo Millo Pavlloviq, i cili theksoi se ndonëse në Ulqin të krijosh art është vështirë, këta artistë tregojnë se edhe larg qendrave të mëdha, pa kushte të mira mund të krijohet art cilësor. Piktorët akademikë ulqinakë Rudi Goga, Bilal Nikeziqi dhe Naser Hasa hapën të martën në Galerinë "Most" në Podgoricë ekspozitën e tyre. Në ekspozitë ata prezantohen me nga dhjetë punime të punuara gjatë dy viteve të fundit. Ekspozitën e hapi piktori akademik Mihaillo ... [Lexo më shumë]

Gëzim i mbytur në Malin e Zi

Categories: Politika

Shqiptarët fshehin flamujt kombëtarë. Festa, vetëm në ambiente të mbyllura Shqiptarët në Mal të Zi e kanë festuar të mbyllur në lokale e diskoteka festën e pavarësisë së Kosovës. Kjo, sipas liderëve politikë shqiptarë të Malit të Zi, është kërkuar nga Ministria e Brendshme, diplomacia ndërkombëtare dhe në veçanti nga Ambasada Amerikane në Podgoricë, për të mos provokuar dhe shmangur incidentet me serbët që përbëjnë 32 për qind të popullsisë së shtetit të vogël. Ndërkohë, në zonën në kufi me Shqipërinë, ku popullsia ... [Lexo më shumë]

Intervistë me Osman Subashiqin, ndihmësministër i punve të brendshme dhe i administratës publike

Categories: Politika

Osman Subashiq

MPB-ja ka pësuar transformim pozitiv Koha javore: Z. Subashiq, Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar para do kohe Ligjin mbi letërnjoftimin, ndërkohë që në hartim e sipër janë edhe disa projektligje të tjera që rregullojnë lëndën që ka të bëjë me dokumentet personale. Si e vlerësoni Ju Ligjin mbi letërnjoftimin dhe cilat janë risitë e tij? O. Subashiq: Brenda këtij viti dhe deri në pjesën e parë të vitit të ardhshëm do të hartohen të gjitha ligjet në mënyrë që të harmonizohen me ... [Lexo më shumë]

Kthimi i Gjukanoviç parë si kyç për unitetin e partisë në Malin e Zi

Categories: Politika

Milo Gjukanoviç, udhëheqësi karizmatik malazes që drejtoi lëvizjen e vendit për pavarësi, është gati të marrë përsëri frenat. Me kryeministrin Zheljko Sturanoviç tërhequr për probleme shëndetësore, Gjukanoviç është caktuar ta pasojë atë. Ai thuhet se do që të kthehet me qëllim që të përshpejtojë zhvillimin e sektorit energjitik nëpërmjet tërheqjes së investitorëve të huaj dhe të nisë ndërtimin e një udhëshpejte veri-jugë. Disa gjithashtu thonë se kthimi i tij është i nevojshëm për të parandaluar grindjet brenda Partisë së tij Demokratike të Socialistëve ... [Lexo më shumë]

Intervistë me kryetarin e UDSH-së Ferhat Dinoshën

Categories: Lajmet / Vijesti

Ferhat Dinoša

Dinosha rizgjedhet kryetar Ulqin - Lideri aktual i UDSH-së, Ferhat Dinosha, është rizgjedhur për kryetar të ardhshëm të partisë në Kuvendin e Pestë Zgjedhor, i cili u mbajt të shtunën në Qendrën e Kulturës në Ulqin. Kuvendi Zgjedhor, përveç kryetarit, zgjodhi edhe 25 anëtarë të rinj të Këshillit Qendror, miratoi Raportin e punës në mes dy kuvendeve, Statutin partiak, Programin politik të partisë, Rezolutën për Kosovën, Rezolutën për grupin e shqiptarëve të paraburgosur në aksionin policor "Fluturimi i shqiponjës", si dhe Apelin drejtuar partive ... [Lexo më shumë]

Sponsors

Add to Technorati Favorites Albanian TopSites Web Directory Mitrovica-Top un compteur pour votre site Free counter and web stats