Prof. Dr. Bamir Topi
Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe delegacioni që e shoqëron, u prit nga Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Bashkëbiseduesit në takim vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe shprehën dëshirën dhe angazhimin e plotë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre, bazuar në parime e standarde të fqinjësisë së mirë e të integrimit evropian, si dhe për të çuar në nivel akoma edhe... Vazhdo
September 18, 2009 :: Rajoni / Region :: Comments Off on Presidenti Topi takon Kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, zhvilloi sot bisedime me përfaqësues të komunitetit shqiptar në shtetin fqinj: politikë, paralamentarë dhe të pushtetit lokal. Kryetari i Shtetit pati takime të veçanta me z. Mehmet Bardhi, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, me z. Ferhat Dinosha, Kryetar i Partisë Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Ministër për Minoritetet në Qeverinë e Malit të Zi, me z. Nazif Cungu, Kryetar i Forcës së Re Demokratike... Vazhdo
September 18, 2009 :: Politika :: Komente (1)
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Malit të Zi, me ftesë të Presidentit malazez, Filip Vujanoviç.
Gjatë qëndrimit të tij në shtetin fqinj, Presidenti Topi do të zhvillojë takime me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Kryeministrin malazez, Milo Djukanoviç, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë parlamentarë, politikë dhe të pushtetit lokal.
Temë qëndrore e bisedimeve do të jetë thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve... Vazhdo
September 17, 2009 :: Rajoni / Region :: Comments Off on Presidenti Topi në vizitë zyrtare në Republikën e Malit të Zi
Cetinjë, Mal i Zi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në krye të një delegacioni zyrtar, mori pjesë sot në Forumin Rajonal për Korridorët Kulturorë në Evropën Juglindore “Administrimi i Shumëllojshmërisë Kulturore dhe Promovimi për qëllime turistike”, që po zhvillohet në Cetinjë të Malit të Zi.
Kreu i shtetit shqiptar, pasi u takua dhe u përshëndet me homologë nga Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Serbia, etj, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Terri... Vazhdo
June 4, 2009 :: Politika :: Comments Off on Presidenti Topi në Samitin e shtatë të Krerëve të shteteve të Evropës Juglindore – Cetinjë, Mal i Zi.
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në krye të një delegacioni zyrtar, u nis sot drejt Malit të Zi për të marrë pjesë në Forumin Rajonal për Korridorët Kulturorë në Evropën Juglindore “Administrimi i Shumëllojshmërisë Kulturore dhe Promovimi për qëllime turistike”, i cili do të zhvillohet në datat 3-4 qershor 2009, në qytetin e vjetër turistik Cetinjë.
Në këtë forum të shtatë të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, do të marrin pjesë Krerë shtetesh të Kroacisë, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës,... Vazhdo
June 4, 2009 :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Presidenti Topi në Mal të Zi për të marrë pjesë në Forumin rajonal të Krerëve të shteteve të Evropës Juglindore