Prof. Dr Simë Gjon Dobreci

Libër ‘Dermatologjia’ nga prof.dr.Simë Dobreci
Libër i sëmundjeve të lëkurës Në Prishtinë, në fillim të shtatorit më 2009, doli nga shtypi teksti universitar për sëmundjet e lëkurës i prof. Dr Simë Gjon Dobrecit, DERMATOLOGJIA, botim i katërt i përmirësuar dhe i plotësuar. Në ditët e sotme, ku pavarësisht se informacioni është i shumtë, por duke qenë kaotik, botimi i librave të këtillë në fushën e mjekësisë me një përzgjedhje dhe cilësi të lartë të informacionit, është një ndihmesë e madhe për përgatitjen teorike dhe profesionale të studentëve... Vazhdo
Mjekimi i sëmundjeve kronike me faktorë natyrorë në rrethin e Ulqinit
Në punimin e vet, prim. Dr Gani Karamanaga merret me 7 faktorë natyrorë në rrethin e Ulqinit, të cilët mund të përmirësojnë shëndetin, ose edhe të shërojnë shumë sëmundje kronike. Këta janë uji i detit me ngrohtësinë e përshtatshme në kohën e verës, uji mineral sulfurik me temperaturë 140C, kripa e detit me përqen-drime të ndryshme, rëra e nxehtë me një radioaktivitet të lehtë, balta mjekuese me ndikim termik dhe kimik, kripa e butë e lëngshme prej kripores së Ulqinit, si dhe klima e butë bregdetare... Vazhdo