Shpat Kasapi

Shpati këndon, Blero nuk lë të dashurën e tij të mërzitet
Pasi ka korrur suksesin ne Michigan të Amerikës si modele, Aferdita Dreshaj është kthyer kohëve të fundit në personazhin më të klikuar dhe të ‘përgojuar’, kjo për faktin se të dhënat rreth jetës së saj private zgjojnë interesin e publikut. Prej kohësh është e lidhur me këngëtarin Shpat Kasapi me të cilin po përjeton një histori të vërtetë dashurie. Janë shumë të dhënë pas njëri-tjetrit, madje në media disa ditë më parë do të mbërrinte dhe lajmi i mirë për ta i deklaruar nga Afërdita... Vazhdo

February 1, 2009  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (5)
Tags: ,

Afërdita Dreshaj dëshiron të bëhet këngëtare
Duke ndjekur hapat e të dashurit, modelistja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj, ka vendosur të hyjë në botën e muzikës. Duket se Afërdita nuk po kënaqet me karrierën si modele dhe nuk i pëlqen më të qëndrojë me orë të tëra para aparateve fotografike, por kërkon më shumë nga vetja. Kush e di, mbase edhe është ndikuar nga i dashuri Shpat Kasapi, i cili tashmë ka një karrierë të suksesshme në muzikë. Pa zbuluar shumë se për çfarë zhanri bëhet fjalë Afërdita ka bërë me dije se është... Vazhdo

January 26, 2009  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (9)
Tags: ,

“Vetes nuk ia fali”, videoklipi i ri i Shpat Kasapit
Me të reja muzikore së fundi është prezantuar edhe këngëtari nga Shkupi, Shpat Kasapi. Për audiencën televizive Shpati ka vizuelizuar këngën “Vetes nuk ia fali”. Me tekst të Bujar Idrizit dhe muzikë e orkestrim të Samir Durgutit, balada “Vetes nuk ia fali” është pjesë e albumit të fundit të këngëtarit i publikuar gjatë këtij sezoni veror. Përveç këtij projekti, Shpati do të marrë pjesë në festivalet “Mikrofoni i Artë” dhe atë të Radiotelevizonit Shqiptar. Lidhur me këtë të fundit, këngëtari... Vazhdo

December 4, 2008  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (18)
Tags: ,

Ulqini me mega-spektakël pret ndërrimin e moteve
Pritja e Vitit të Ri në Ulqin Pritja e Vitit të Ri në sheshet e qyteteve tashmë është bërë tradicionale për metropolet evropiane, por këtë vit, nën patronatin e Komunës së Ulqinit, një pritje e tillë do të organizohet edhe në Ulqin. Me një mega-koncert edhe ulqinakët kanë vendosur që të përshëndeten me të vjetrin dhe të presin Vitin e Ri në ambient të hapur.Kryetari i Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, ka deklaruar se, “po ndërtojmë Ulqinin evropian ashtu siç edhe kemi Vazhdo  Vazhdo