38 Medalje dhe 8 kupa për KK”Ulqini”
November 11, 2009 by ulqini
Kategoria : Sporti / Sport
Përkrahja që u bë Klubit të karatesë “Ulqini” shënon rezultatin e rradhës
Më 31 tetor 2009 në Gjilan, Kosovë, në organizimin e klubit vendas të karatesë “Dardania” u mbajt Turneu i IV ndërkombëtar i karatesë “Katana open 2009”, në të cilin morën pjesë 33 klube nga mbarë Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosna, Lugina e Preshevës, si dhe nga Ulqini me mbi 400 garues. Organizimi i turneut ishte në nivel dhe konkurrenca mjaft e fortë.
- Duke u falënderuar donatorëve, prindërve të garuesve dhe organizatorëve të turneut, Klubi i karatesë “Ulqini” kësaj radhe pati mundësinë që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të karatesë “Katana open 2009”, në Gjilan të Kosovës. Pas një apeli që ne kemi bërë për ndihmë financiare, dashamirët e sportit u përgjigjën pozitivisht, për çka ne i falënderojmë dhe i sigurojmë që edhe në të ardhmen nuk do t’i zhgënjejmë, por me përkrahjen e tyre, do të vazhdojmë të jemi më të mirët, siç kemi qenë edhe deri tash në çdo garë që morëm pjesë, në vend dhe jashtë
Synimi ynë është që të vazhdojmë me rezultate të mira, me qëllim që të jemi në mesin e më të mirëve si gjithmonë. Vetë rezultatet e njëpasnjëshme flasin se kush jemi. Dëshmi për këtë është suksesi ynë në gara, ku përballemi me klubet më të mira dhe arrijmë të jemi pjesë e më të mirëve – thonë drejtuesit e këtij klubi.
Në këtë turne Klubi i karatesë “Ulqini”, mori pjesë me 18 garues, të cilit triumfuan në të gjitha disiplinat ku morën pjesë. Ata u kurorëzuan me gjithsej 38 medalje, prej tyre 11 të arta, 12 të argjendta, 15 të bronzta dhe 8 kupa. Në bazë të zgjedhjes, klubit të karatesë “Ulqini” i takoi edhe kupa për klubin më masiv mysafir.
Të gjithë garuesit e këtij klubi që morën pjesë në këtë turne u kurorëzuan me medalje, çka dëshmon qartë për përgatitjen dhe nivelin e lartë të tyre.
Vlen të veçohet ekipi i grupmoshës 1992/91/90 në luftëra, i cili në një konkurencë mjaft të fortë arriti të shpallet kampion. Po ashtu, organizatori na nderoi edhe duke paraqitur ekipin tonë me një demonstrim të katës Gojushiho-Sho me bunkai (aplikim të katës), me ç’rast ekipi u dekorua me nga një medalje të artë dhe një kupë. Ky demonstrim mjeshtror i ekipit tonë në përbërje nga garuesit tonë tashmë të njohur Liridon Elezi, Dardan Ceka dhe Viktor Curoviq
u duartrokit fort nga publiku dhe u lavdërua nga profesionistët mjeshtër të karatesë që ishin prezent në këtë garë. Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e frytshëm shumëvjeçar në mes të dy klubeve, nga klubi i karatesë “Ulqini” iu dorëzua organizatorit, klubit të karatesë “Dardania”, një plaketë mirënjohjeje.
Nga Klubi i karatesë “Ulqini” në këtë turne me medalje u shpërblyen shumë garues, si në disiplinat individuale, ashtu edhe në ato ekipore. Për shkak të numrit të madh të medaljeve, siç kemi vepruar edhe herave tjera, emrin e garuesit do ta përmendim vetëm një herë, duke i ikur asaj që një garues të përmendet 3 apo 4 herë në të gjitha disiplinat ku ka marrë pjesë.
Me nga dy medalje të arta u kurorëzuan Viktor Curoviq, Dardan Ceka dhe Liridon Elezi, ndërsa nga një të artë fituan Antigona Rama, Nermin Suma, Diellëza Rama, Petar Barlloviq dhe Albion Duraku, i cili vazhdon të jetë i pamposhtur si në çdo garë tjetër.
Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.
Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen edhe këta garues: Blerta Tahiri, Blendar Kabashi, Edmond Aliq, Sandro Pecoviq, Petar Maroviq, Teufik Shurdha, Xhemale Elezi, Gentiana Kuqi, Xhenis Rexhepi dhe Lulzim Suma.
Udhëheqësia e klubit të karatesë “Ulqini” falënderon sponzorët restaurant “Corona”, ndërmarrja “Euro Uni Trade”, burektorja “Pelivan”, restaurant “Alfa”, furra e bukës “Arkanzas”, si dhe prindërit e garuesve. Një falënderim i veçantë i takon organizatorit z. Maliq Maliqit për mikpritjen e veçantë që i bëri ekipit tonë në Gjilan.
SHËRBIMI PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN I KK “ULQINI”
Popularity: 1% [?]
Dritan Maraj fiton Çmimin Special “Inva Mula”
June 15, 2009 by ulqini
Kategoria : Intervista / Intervju
“Ky çmim ka qenë objektivi im pasi që është çmimi më i lartë në mbarë trevat shqiptare për aftësitë vokale”, thotë Dritani.
Se Ulqini ka talentë për muzikë e ka dëshmuar edhe një herë Dritan Maraj. Ai ka fituar Çmimin Special për interpretim “Inva Mula” si dhe Çmimin e Dytë për kompozim si kënga më e mirë në Festivalin e 47-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë – Shkodër 2009, të mbajtur nga data 4-6 qershor.
Ai është prezantuar në këtë festival me këngën “Ditari”, me autor Suela Tukaj, ndërsa të komponuar dhe orkestruar nga Jetmir Mehmeti.
Vetë Dritani sqaron se kemi të bëjmë me një këngë të zhanrit të lehtë, “por shumë të vështirë për t’u interpretuar sepse është dashur të interpretohet me ndjenja pasi që flet për dashurinë ndaj gjyshes”.
Ndërsa sa i përket çmimit, ai thotë:
“Ky çmim ka qenë objektivi im pasi që është çmimi më i lartë në mbarë trevat shqiptare për aftësitë vokale”.
Dritani është nxënës i klasës së pestë në Shkollën e Ulët të Muzikës dhe nxënës i klasës së gjashtë në Shkollën fillore “Mareshali Tito” në Ulqin.
Ai është fitues i shumë çmimeve në fushën e muzikës. Kështu vitin e kaluar ka fituar Çmimin e Parë për interpretim në Festivalin e Tretë të Këngës për Fëmijë në Ulqin, kurse në Festivalin e 46-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër ka fituar Çmimin e Tretë për interpretim.
Përveç këngës ai luan në kitarë ku ka fituar disa çmime deri tani, në mesin e të cilëve lira të bronzta në Festivalin Muzikor të të Rinjve të Malit të Zi, të mbajtur në Kotorr dhe Herceg Novi.
Sukseset e tij i dedikohen kompozitorit tashmë të ndjerë Fiqiri Hasanaga i cili ka meritën dhe kontributin më të madh për formimin e tij.
Vendi i parë në Festivalin e 47-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë i ka takuar këngëtares dhjetëvjeçare nga Durrësi, Aurora Kapo. Në Festival kanë marrë pjesë 24 këngëtarë të rinj nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, ndërsa Dritani ka qenë i vetmi që ka përfaqësuar shqiptarët në Mal të Zi në këtë festival.
I.Kallaba
Koha Javore
Popularity: 1% [?]
Video – Karate Team “Ulqini” i pathyeshëm në Podgoricë
June 3, 2009 by ulqini
Kategoria : Sporti / Sport
KARATE TEAM “ULQINI” MORI PJESË NË DY TURNE NDËRKOMBËTARE TË KARATESË: KUPËN “OMLADINAC 2009″ NË PODGORICË DHE TURNEUN “ZAHIR PAJAZITI “ NË KOSOVË
Karate Team “Ulqini” i përbërë nga karateistët e klubeve “Ulqini” dhe “Albulena”, mori pjesë më 30 maj 2009 në dy turne ndërkombëtare të karatesë: në Turneun e I ndërkombëtar të karatesë “Omlladinac 2009″ në Podgoricë dhe në Turneun e IV përkujtimor të karatesë “Zahir Pajaziti” në Orllan të Kosovës.
Karate Team “Ulqini” u shpall më i miri i turneut në renditjen e përgjithshme në Podgoricë, duke fituar 104 medalje në disciplinat individuale dhe në ato ekipore: 30 të arta, 31 të argjendta, 43 të bronzta dhe 4 kupa. Vendi i dytë i takoi Klubit të Karatesë “Buduqnost” të Podgoricës, ndërsa vendi i tretë Klubit të Karatesë “Onogosht” të Nikshiqit.
Edhe garuesi dhe garuesja më e mirë e turneut, si dhe garuesi më i mirë në kategorinë open u shpallën garuesit nga Karate Team “Ulqini”. Titullin garuesi më i mirë e mori Petar Barlloviq, i cili u kurorëzua me 2 medalje të arta dhe 2 të argjendta, garuesja më e mirë u shpall Antigona Rama, e cila fitoi 3 medalje të arta dhe një të bronztë, ndërsa Besnik Adoviqit i takoi titulli i garuesit më të mirë në kategorinë open për juniorë dhe seniorë, pasi që u kurorëzua me 2 medalje të arta dhe një të argjendtë. Të tre këta garues u shpërblyen me nga një kupë, ndërsa kupa kryesore për vend të parë në renditjen e përgjithshme i takoi Karate Team “Ulqini”-t, duke u shpallur kështu klubi më i mirë i turneut.Në këtë garë morën pjesë 19 klube me 500 garues nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.
- Duke pasur parasysh faktin se në këtë turne morën pjesë klubet më të njohura nga Mali i Zi dhe në këtë konkurrencë ne arritëm të jemi më të mirët, natyrisht që jemi shumë të kënaqur – shprehen trajnerët e Karate Team “Ulqini” Naim Duraku, Anell Beganoviq, Mirsad Nasradini, Jasmin Hot, Kujtim Sukaliqi, kryetrajnerët e klubeve “Albulena” dhe “Ulqini” Agron Ujkashi dhe Ruzhdi Rama, si dhe udhëheqësi i këtij ekipi profesional të trajnerëve Gjorgje Daboviq.
Nga Karate Team “Ulqini” në këtë garë me medalje të arta u shpërblyen këta garues:
Antigona Rama – tri medalje të arta, nga dy medalje të arta fituan Petar Barlloviq, Besnik Adoviq, Jehona Musliq, Radica Dashiq dhe Lindita Hoxhiq, ndërsa nga një të artë fituan Dorian Veliq, Gentian Kaleziq, Nermin Suma, Blendar Kabashi, Shpetim Gjeka, Xhivat Hoxhiq, Gentiana Kuqi, Xhemale Elezi, Angjella Marnikoviq, Sretena Gjuriq, Lulzim Suma, Ardit Astafoviq, Emir Mustafiq, Diamant Rexha, Xheneta Vuçiq, Dardan Ceka dhe Blerim Sukaliq. Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.
Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen edhe këta garues: Ronald Jacoviq, Edisa Shaba, Albulena Ujkashi, Diellëza Rama, Gabriella Junkoviq, Ensar Marshiq, Gabriell Bytyçi, Mark Daboviq, Rexhep Shaba, Edon Ceka, Katarina Kujunxhiq, Xheneta Gjekaj, Leila Lihari, Jeton Luka, Teufik Shurdha, Admir Luka, Blerim Veliq, Edin Kraja, Hana Subrahimoviq, Venesa Nuhi, Ilir Muja, Edmond Aliq, Arta Llazoriq, Adnan Kuqi dhe Enis Shaba.
Në Turneun e IV përkujtimor të karatesë “Zahir Pajaziti” në Orllan të Kosovës Karate Team “Ulqini” mori pjesë me tre garuesë, të cilët arritën të kurorëzohen më 8 medalje -1 të artë, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta dhe 2 kupa. Kreshnik Tahiri u kurorëzua me 1 medalje të artë dhe 1 të argjendtë, ndërsa Viktor Curoviq dhe Liridon Elezi u kurorëzuan me nga 1 medalje të argjendtë dhe nga dy të bronzta. Në këtë turne moren pjesë karateistë nga Amerika, Belgjika, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, lugina e Preshevës dhe ne nga Ulqini. Skender Tahiri, i cili ishte udhëheqës i ketij ekipi ne ketë garë, shprehu kënaqësinë e tij për rezultatin e arritur dhe falënderon organizatorin e garës Safet Ramadanin, sekretar i Federatës së karatesë së Kosovës, për ftesën dhe mikpritjen.
SHËRBIMI PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN I KARATE TEAM “ULQINI”
INTENATIONAL TOURNAMENT”OMLADINAC OPEN 2009″
Popularity: 1% [?]
Hajdinaga: Së shpejti rruga Shasit me dy traka
May 21, 2009 by ulqini
Kategoria : Lajmet / Vijesti
Në muajin shkurt autoritetet lokale të Ulqini kanë intervenuar për sanimin e gjendjes së rrugës Katërkoll – Shas, e cila është në ndërtim e sipër. Me tamponimin që është bërë dhe me shtrirjen e asfaltit me gjansi 5 metrash ose dy traka për ecjen e automjeteve, kjo rrugë tani mundëson qarkullim pa probleme të automjeteve. Banorët e kësaj ane tanimë janë të kënaqur me gjendjen e rrugës, ndërsa nga komuna njoftojnë se është kjo një zgjidhje e financimit të kësaj rruge pasi rruga për Lima në Ulqin dështoj.Por sido si qoft deri në ndërtimin e rrugës Katërkoll – Shas do bëhet me standardet e duhura europiane.
“Deri në rregullimin e plotë të rrugës Katërkoll – Shas , një ekip mobil i Komunës së Ulqinit gjatë stinës së dimrit në vazhdimësi do të kujdeset për mirëmbajtjen e kësaj rruge, do të mbushen dhe do të rrafshohen të gjitha gropat eventuale, me qëllim që kjo rrugë të jetë funksionale”, njoftojnë nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit. Nga ky kabinet, ftojnë banorët e Shasit që të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve në këtë rrugë.
Sipas planit, kjo rrugë do të jetë me gjatësi prej 5,5 kilometra,kurse e gjerë 6,5 metra, me trotuare,por parashihet edhe ndriçim publik dhe sinjalizim.
Ky projekt madhështor do të kushtoj afër 700 mijë euro,kurse mbarimi i punës të këtij projekti Katërkoll – Shas parapahet deri në fillim të sezonit turistik lajmron Tehno Put nga Podgorica.
Lajme nga Ulqini
Popularity: 2% [?]
Shoqata ORA ben thirrje për të kontribuar
May 21, 2009 by ulqini
Kategoria : Lajmet / Vijesti
Për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara, në kuadrin e të cilëve është edhe manifestimi tradicional “Pranvera në Anë të Malit 2009″, shoqata ORA ka nevojë edhe për kontributin tuaj.
Kontributet tuaja brenda Malit te Zi mund te derdhën në xhirollogarinë e shoqatës ORA e cila është:
BANKA KOMERCIALE MALAZEZE – Filiali Ulqin, nr i xhirollogarisë: 510 – 10123 – 32
Gjithashtu për bashkëatdhetaret tonë që jetojnë jashtë vendlindjes instruksionet për pagesë mund ti gjejnë këtu:
Për Europë – shkarkoje këtu
Për Amerikë – shkarkoje këtu
Shoqata “Ora” inicon konservimin e eksponateve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas
Shoqata “Ora” i është drejtuar Qendrës së Kulturës Ulqin me kërkesën për inicimin e realizimit të konservimit të eksponateve arkeologjike të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas.
Në kërkesën-iniciativën drejtuar drejtorit të Qendrës së Kulturës Ulqin, z. Shaban Gjeka, Shoqata “Ora” rikujton se kjo organizatë më 16-17 maj 2008 ka organizuar Sesionin Shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”. Nga ky sesion janë nxjerrë përfundimet, njëri prej të cilëve është që të bëhet konservimi i eksponateve arkeologjike të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në vitin 1985 në Shas.
Kërkesës i ka paraprirë një vizitë e përfaqësuesve të Shoqatës “Ora” në Muzeun e Ulqinit, më 3 tetor 2008, me qëllim të njohjes me gjendjen e eksponateve arkeologjike. Përfaqësuesit e Shoqatës “Ora” janë njoftuar nga udhëheqësja e këtij muzeu, znj. Mileva Nikolaidis, se në depon e tij ndodhen rreth 190 eksponate të ndryshme të pakonservuara, të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas.
Në kërkesë thuhet se Organizata joqeveritare “Ora” do të mundohet që brenda një afati sa më të shkurtër kohor të grumbullojë mjetet e nevojshme financiare për realizimin e konservimit të eksponatave në fjalë.
“Ora” kërkon nga Qendra e Kulturës ndërmarrjen e të gjitha procedurave të nevojshme paraprake për realizimin e projektit të konservimit të eksponateve të lartpërmendura.
Kjo video eshte nje pjese nga dokumentari Exclusive te autores Monika Stafa, shfaqur per here te pare me dt. 10.05.2009, ne kanalin prestigjoz Top Channel.
Iniciativen per realizimin e ketij dokumentari e ka dhene shoqata ORA, Ana e Malit – Ulqin, iniciative qe u perkrah menjehere nga autorja ne fjale.
Faleminderit!
Shasi emision realizuar nga Top Channel dhe ju dëshirojm shikim të kanshëm .Video I-II-III-IV
http://shqiphost2.top-channel.tv/18754796/procesisportiv/exclusive10maj.flv
Popularity: 2% [?]
Programi i manifestimit tradicional “PRANVERA NË ANË TË MALIT 2009″
May 20, 2009 by ulqini
Kategoria : Kulturë / Kultura
Manifestimi tradicional “PRANVERA NË ANË TË MALIT 2009″
Programi:
E premte, 22 maj 2009
- Prezantimi i eksponateve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas
- (Muzeu në Kala, ora 18.00)
- Promovimi i librit “Shasi i lashtë, monument i kulturës”
- (Hoteli “Mediteran”, ora 19.30)
- Shfaqja e filmit dokumentar mbi Shasin i autores Monika Stafa
(Hoteli “Mediteran, ora 20.30)
- Koktej
E shtunë, 23 maj 2009 – Dita e sportit
- Gara në vrapim (nisja te Shkolla e Krythës, ora 09.30)
- Turne në volejboll (te Restorant “Shasi”, ora 11.00)
- Turne në shah (te Restorant “Shasi”, ora 12.00)
E diel, 24 maj 2009 – Dita qendrore e manifestimit (Stadiumi i Shasit, ora 16.00)
- - program kulturo – artistik
- - muzikë dhe këngë
- - lojra popullore tradicionale
- - humor
- - ushqim tradicional, etj.
Bëju edhe ti pjesë e manifestimit!
Ju mirëpresim! Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” 22-24 maj 2009

Per te gjashtin vite me radhe ne qytetin antik te Shasit mbahet manifestimi gjithepopullor “Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” 22-24 maj 2009. Shasi edhe kete vite o ti pres mysafiret te shumte nga qytetet tjera shqiptare si Ulqini, Tivari, Shkodra, Tuzi, Plava, Lezha, Tirana, Prishtina,Shkupi,Presheva etj. Anamalasit ne qytetin e tyre te lashte do te presin mysafiret me ushqime tradicionale:buke kallamoqi, laknur, dollme, embelsira nga me te ndryeshme. Lojrat popullore do te jen atraksion i veçante per mysafiret e shumte qe do ta mbushin fushen buze liqenit te Shasit. Humoriste dhe kengetare te ftuar nga te gjitha viset shqiptare do ta shtojn bukurine e ketij manifestimi.
Thirrje për të kontribuar
Për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara, në kuadrin e të cilëve është edhe manifestimi tradicional “Pranvera në Anë të Malit 2009″, shoqata ORA ka nevojë edhe për kontributin tuaj.
Kontributet tuaja brenda Malit te Zi mund te derdhën në xhirollogarinë e shoqatës ORA e cila është:
BANKA KOMERCIALE MALAZEZE – Filiali Ulqin, nr i xhirollogarisë: 510 – 10123 – 32
Gjithashtu për bashkëatdhetaret tonë që jetojnë jashtë vendlindjes instruksionet për pagesë mund ti gjejnë këtu:
Për Europë – shkarkoje këtu
Për Amerikë – shkarkoje këtu
Kjo video eshte nje pjese nga dokumentari Exclusive te autores Monika Stafa, shfaqur per here te pare me dt. 10.05.2009, ne kanalin prestigjoz Top Channel.
Iniciativen per realizimin e ketij dokumentari e ka dhene shoqata ORA, Ana e Malit – Ulqin, iniciative qe u perkrah menjehere nga autorja ne fjale.
Faleminderit!
Shasi emision realizuar nga Top Channel dhe ju dëshirojm shikim të kanshëm prej 30 minutash.
Popularity: 1% [?]
Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” do të mbahet nga data 22-24 maj 2009
May 20, 2009 by ulqini
Kategoria : Ngjarjet - Events
Manifestimi tradicional “PRANVERA NË ANË TË MALIT 2009″
Programi:
E premte, 22 maj 2009
- Prezantimi i eksponateve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas
- (Muzeu në Kala, ora 18.00)
- Promovimi i librit “Shasi i lashtë, monument i kulturës”
- (Hoteli “Mediteran”, ora 19.30)
- Shfaqja e filmit dokumentar mbi Shasin i autores Monika Stafa
(Hoteli “Mediteran, ora 20.30)
- Koktej
E shtunë, 23 maj 2009 – Dita e sportit
- Gara në vrapim (nisja te Shkolla e Krythës, ora 09.30)
- Turne në volejboll (te Restorant “Shasi”, ora 11.00)
- Turne në shah (te Restorant “Shasi”, ora 12.00)
E diel, 24 maj 2009 – Dita qendrore e manifestimit (Stadiumi i Shasit, ora 16.00)
- - program kulturo – artistik
- - muzikë dhe këngë
- - lojra popullore tradicionale
- - humor
- - ushqim tradicional, etj.
Bëju edhe ti pjesë e manifestimit!
Ju mirëpresim! Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” 22-24 maj 2009
Per te gjashtin vite me radhe ne qytetin antik te Shasit mbahet manifestimi gjithepopullor “Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” 22-24 maj 2009. Shasi edhe kete vite o ti pres mysafiret te shumte nga qytetet tjera shqiptare si Ulqini, Tivari, Shkodra, Tuzi, Plava, Lezha, Tirana, Prishtina,Shkupi,Presheva etj. Anamalasit ne qytetin e tyre te lashte do te presin mysafiret me ushqime tradicionale:buke kallamoqi, laknur, dollme, embelsira nga me te ndryeshme. Lojrat popullore do te jen atraksion i veçante per mysafiret e shumte qe do ta mbushin fushen buze liqenit te Shasit. Humoriste dhe kengetare te ftuar nga te gjitha viset shqiptare do ta shtojn bukurine e ketij manifestimi.
Thirrje për të kontribuar
Për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara, në kuadrin e të cilëve është edhe manifestimi tradicional “Pranvera në Anë të Malit 2009″, shoqata ORA ka nevojë edhe për kontributin tuaj.
Kontributet tuaja brenda Malit te Zi mund te derdhën në xhirollogarinë e shoqatës ORA e cila është:
BANKA KOMERCIALE MALAZEZE – Filiali Ulqin, nr i xhirollogarisë: 510 – 10123 – 32
Gjithashtu për bashkëatdhetaret tonë që jetojnë jashtë vendlindjes instruksionet për pagesë mund ti gjejnë këtu:
Për Europë – shkarkoje këtu
Për Amerikë – shkarkoje këtu
Kjo video eshte nje pjese nga dokumentari Exclusive te autores Monika Stafa, shfaqur per here te pare me dt. 10.05.2009, ne kanalin prestigjoz Top Channel.
Iniciativen per realizimin e ketij dokumentari e ka dhene shoqata ORA, Ana e Malit – Ulqin, iniciative qe u perkrah menjehere nga autorja ne fjale.
Faleminderit!
Shasi emision realizuar nga Top Channel dhe ju dëshirojm shikim të kanshëm prej 30 minutash.
Popularity: 1% [?]
Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” do të mbahet më 22-24 maj 2009
May 15, 2009 by ulqini
Kategoria : Kulturë / Kultura
Edicioni i gjashtë i Manifestimit “Pranvera në Anë të Malit” do të mbahet nga data 22-24 maj 2009.
Në programin e sivjetshëm është promovimi i librit me kumtesat nga Sesioni Shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”, që u mbajt më 16-17 maj 2008. Po ashtu do të bëhet prezantimi i një pjese të eksponateve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas në vitin 1985.
Ditën e dytë të manifestimit do të mbahen gara në disa sporte, kurse ditën e tretë qendrore të manifestimit do të jetë programi kulturo-zbavitës me muzikë popullore, humor, lojëra popullore, ushqim tradicional, etj.
“Pranvera në Anë të Malit” është manifestimi i vetëm i këtij lloji që mbahet në zonën e Anës së Malit.
Edicioni i parë i manifestimit është mbajtur në vitin 2004 dhe që prej atëherë ky manifestim mbahet për çdo vit në muajin maj.
Popularity: 1% [?]
Doli nga shtypi libri “Shasi i lashtë, monument i kulturës”
May 15, 2009 by ulqini
Kategoria : Kulturë / Kultura
Doli nga shtypi libri “Shasi i lashtë, monument i kulturës”
Këto ditë doli nga shtypi libri “Shasi i lashtë, monument i kulturës”. Libri është përmbledhje e kumtesave të mbajtura në Sesionin shkencor me të njëjtin emër i cili u organizua nga Shoqata “Ora” më 16-17 maj 2008 në Ulqin. Në libër përfshihen kumtesat e 13 studiuesve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova që morën pjesë në Sesion.
Kumtesat trajtojnë në mënyrë kronologjike dhe multidisiplinare Shasin, që nga periudha e lindjes së tij deri në ditët e sotme.
Libri fillon me parathënien e shkruar nga Këshilli redaktues, vazhdon me fjalën e hapjes së kryetarit të Shoqatës “Ora”, z. Ismet Kallaba, dhe fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga. Më pas vijojnë 13 kumtesat sipas rendit të lexuar në Sesion. Libri vazhdon me Përfundimet e Sesionit të hartuara nga prof. Dr. Shaban Sinani dhe prof. Dr. Jahja Drançolli, si dhe Fjalën e mbylljes së mr. Riza Rexhës. Në fund të librit është dhënë Fotoalbumi me fotografi të realizuara gjatë Sesionit shkencor.
Ky është libri i parë që botohet nga Shoqata “Ora”, e cila ka në plan që të në ardhmen librin në fjalë ta botojë edhe në gjuhën malazeze dhe angleze.
Botimi i librit është mundësuar nga Komuna e Ulqinit në kuadër të konkursit për organizatat joqeveritare.
Libri është botuar në 1000 kopje dhe është shtypur në shtypshkronjën “Toena” në Tiranë.
Shënim: Disa pjesë nga libri mund ti lexoni këtu
Kjo video eshte nje pjese nga dokumentari Exclusive te autores Monika Stafa, shfaqur per here te pare me dt. 10.05.2009, ne kanalin prestigjoz Top Channel.
Iniciativen per realizimin e ketij dokumentari e ka dhene shoqata ORA, Ana e Malit – Ulqin, iniciative qe u perkrah menjehere nga autorja ne fjale.
Faleminderit!
Shasi emision realizuar nga Top Channel dhe ju dëshirojm shikim të kanshëm .Video I-II-III-IV
Popularity: 1% [?]
Sori nuk është Kapedani : Një shefeje seksi, nuk do t’i rezistoja
May 2, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Ekskluzivisht për suplementin “Big Brother”, Sorit i kemi shkëputur një rrëfim nga dhoma e kuqe e shtëpisë së famshme, ku tema e pyetjeve lidhej me filmin “Kapedani”, interpretuar nga një bashkëqytetar i konkurrentit, legjendari Albert Vërria. Sori nuk harroi me këtë rast të dërgojë urimet më të mira për gruan e tij, Liljana, që dje ka pasur ditëlindjen.
Sori sot, apo Kapedani dje?
Sori sot.
Kapedani kishte vetëm gabime?
Jo, nuk i kishte të gjitha gabim.
Mes Adelës dhe Junës, cilën do të doje ta kishe shefen tënde?
Do pëlqeja Junën.
Po si kapitene anije, duke qenë se je vlonjat, do të preferoje Aidën apo Bikën?
Bikën e shoh si vendimtare, këmbëngulëse, nga ato që i shkon erës përballë, por që rrezik të mbyt. Aida më duket kapitene e zonja, pasi me mënyrat e saj e gjen një rrugë shpëtimi, pasi ka guxim, por edhe zgjuarsi. Ndryshe nga Bika, Aida vesh rroba banje dhe duket më bukur një kapitene kështu.
Do pranoje që ti të rrije në shtëpi i mbyllur, duke gatuar dhe duke rritur fëmijët dhe të ishte gruaja që të punonte?
Po, nuk e kam problem të qëndroj në shtëpi dhe të merrem me fëmijët e mi. E kam thënë që më duket “padrejtësi” që janë kryesisht femrat që janë më të lidhura me fëmijët, për vetë faktin se rrinë më shumë kohë brenda në shtëpi.
Më mirë Sori me një shefe seksi, apo Liljana (bashkëshortja) me një shef tërheqës?
Liljana është shumë më e fortë se unë në këtë aspekt. Unë jam më i dobët dhe do të tundohesha më lehtë. Më mirë gruaja ime me një shef seksi.
Cilën nga banoret do të zgjidhje si Kryeministre? Mesidën. - Cili nga meshkujt e këtij edicioni meriton të quhet Kapedan?
Tani. Tani, kapedani, ai nuk pranoi të flinte me gruan e tij këtu në “Big Brother” dhe unë e kam kritikuar për atë veprim.
Popularity: 3% [?]






























































