thashetheme big brother albania 2

Shembull i mirë dhe i keq
14/05/09 00:14 Dy të mëdhenjtë e shtëpisë, Adi dhe Sori qëndrojnë në kopësht duke shijuar verë e dëgjuar muzikë. Të dy ndjehen shumë mirë në këto kushte. Bjordi vjen dhe i ngacmon dhe u thotë se kështu sic e kanë nisur, do ta mbarojnë verën që sonte e nuk do kenë më për ditët në vazhdim, por ata i përgjigjen se kanë menduar që të sajojnë një festë, fejesën e Bjordit dhe Adelës dhe kështu do mund të festojnë sërish e të pinë verë. Bjordi me të qeshur i thotë se është dakord, madje një ditë... Vazhdo
Për spektaklin
13/05/09 16:39 Finalistët diskutojnë për spetaklin dhe duartrokitjet e publikut për to. Adi thotë që Bjordi pati duartrokitje, por ai e kundërshton duke i thënë që do donte të kishte patur duartrokitjet si të Qetsorit. Qetsori i thotë me shaka:-“Ato ishin të tuat , por u ngatërruan zërat!” Adelajda vazhdon duke bërë batuta për Qetsorin duke i thënë:-“U bë surrati jot për të patur ashtu duartrokitjesh” Bjordi i thotë që i kishte ardhur Dukati në studjo.  Vazhdo
Bjordi dhe Adelajda : Cfarë u bën grave?
13/05/09 17:59 Bjordi dhe Adelajda duke qëndruar në kopësht diskutojnë për jetën në “Big Brother”. Ato diskutojnë për ditët që kanë kaluar brenda shtëpisë dhe Adelajda thotë:-“Më duket sikur kam luajtur film!” Bjordi shprehet se kur të dalin do jetë aq “rrëmujë” sa që ai ka frikë se nuk do di se si do kontaktojë më pas me banorët e tjerë. Adelajda i thotë që ajo dëshiron që të jetë “rrëmujë” për mos të pasur kohë dhe shton:-“Kam frikë të kem kohë, të jem bosh!” Bjordi i thotë... Vazhdo

May 15, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bjordi dhe Adelajda : Cfarë u bën grave?
Tags: , , ,

Bjordi : Kam frikë se mos më ngacmojnë
13/05/09 15:59 Bjordi, Adi dhe Qetsori kanë diskutuar për banorët e tjerë të larguar. Bjordi shprehet që e ka marrë shumë malli për Liritën. Qetsori kujton Mimozën dhe nga kjo merr shkas Bjordi për të treguar për natën kur ajo u largua. Ai thotë që në momentin që po dilte i kishte thënë që mos “të nxehej” me të. Ai fillon bën shaka duke thënë që kur të dali do e kapi Poli për fjalët që ka folur për Mimozën. Adi ia kthen duke i thënë që ai do kapet më shumë me Arjanin. Bjordi pyet Adin dhe Qetsorin... Vazhdo
Adelajda : Mami as që e imagjinonte
13/05/09 12:00 Adela kujton me mall mamatë e tyre që vetëm një ditë më parë ishin ulur me ta në kopësht. Ajo flet për të ëmën dhe thotë se ajo duhet të jetë kënaqur me qëndrimin e saj në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ndjehej pak në siklet. Adela shprehet se mamaja e saj nuk mund ta kishte imagjinuar kurrë që të ishte në një ambient të tillë, të dilte në televizor e të bëhej e njohur. Ajo thotë se edhe vetë ajo nuk e kishte menduar që do bëhej pjesë e këtij spektakli.  Vazhdo
Sori luftarak, Adi humanist
13/05/09 00:52 Me ta bashkohet edhe Bjordi dhe biseda vazhdon tek eleminimi i Arit dhe dyshja e fundit që mbeti. Adi e shpreh sërish se nuk donte të ishte me të në dyshe, por Bjordi thotë përsëri se as Adi dhe as Sori nuk mund të dilnin katër ditë para finales. Ai, duke u nisur nga një shaka që mamatë e tyre u kanë thënë, mendon se të premten mund të ketë një tjetër eleminim. Adi ia kthen se Arbana e tha me zë të lartë që ishin finalistë dhe ndaj nuk mund të ketë tjetër eleminim. Ai shprehet se për të, një... Vazhdo
Adi : E sulmonin, por nuk argumentonin
13/05/09 00:43 Adi shprehet se i bëri përshtypje tek Adela se publiku i dhuroi edhe duartrokitje, edhe thirrje që nuk tregonin përkrahje. Edhe Sori shprehet se e vuri re ketë gjë, por shton se ajo ka vuajtur shumë. Ata vazhdojnë të flasin për Adelën dhe Adi thotë se i erdhi keq për të dhe nënën e saj, sidomos kur e shikonte që rrinte në dhomë dhe nuk dilte e fliste si nënat e tjera. Për Adelën, Sori mendon se ajo ka vuajtur vërtetë: në disa raste për faj të mendjes së vet e në disa të tjera për faj të grupit.... Vazhdo

May 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adi : E sulmonin, por nuk argumentonin
Tags: , , , ,

Adi me Sorin : I vunë në vështirësi mamatë
13/05/09 00:38 Adi diskuton edhe me Sorin për këtë mbrëmje surprizë. Adi shprehet se duke mos ditur se cfarë e priste, në një moment mendoi të mos e vriste më mendjen dhe le të shkonte si të shkonte votimi i fundit. Për Sorin, nuk ka më asgjë për të vrarë mendjen tashmë sepse ato që kishin për të ndodhur, ndodhën. Ai mendon se të paktën këtë radhë e kishin më të thjeshtë sepse nuk patën stresin se cilin të nominonin, por ishin thuajse të gjithë të nominuar. Adi shprehet se do preferonte që të ishin... Vazhdo

May 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adi me Sorin : I vunë në vështirësi mamatë
Tags: , , ,

Bjordi : Doja të përballesha me Sorin
13/05/09 00:12 Pas spektaklit, për banorët ishte përgatitur një tjetër surprizë: një darkë me produkte nga Big Bite. Banorët shijojnë darkën dhe diskutojnë mbi spektaklin surprizë dhe daljen e papritur të Arit. Adi i thotë Bjordit se i erdhi inat që në dyshe u përball me Arin sepse dëshironte që të ishte me Sorin. Bjordi mendon se asnjë nga ata të dy nuk do dilte, as ai e as Sori dhe normalisht që Ari mbetej të ishte në dyshe. Sipas tij, këto dyshe nuk zgjidhen rastësisht sepse duke qënë miq ose kundërshtarë... Vazhdo
Këshillat e Antonetës
12/05/09 17:06 Antoneta përfiton nga rasti që është vetëm me Bjordin për të diskutuar për Adelajdën. Ajo i thotë që e ka mbështetur Adelajdën dhe i ka dhënë një shans për ta njohur më mirë. Sipas saj fakti që tregohet pak “e fortë” me të është se do që ta njohë më mirë Adelajdën dhe qëllimet e saj. Ajo i thotë që nuk do ndërhyjë asnjëherë në lidhjen e tyre dhe shton që ka dëshirë që fjala e saj të dëgjohet. Me to bashkohet dhe Adelajda dhe diskutojnë për spetaklin e një nate më parë.... Vazhdo