Presidenti Sejdiu priti kryetarin e Komunës së Ulqinit, z.Gëzim Hajdinagën
May 8, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Prishtinë, 8 maj 2008- Presidenti i Repuiblikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga, me të cilin bisedoi për rrjedhat e procesit pas pavarësimit të Kosovës në të gjitha sferat e zhvillimit të saj.
Duke iu referuar pavarësisë së Kosovës si çelës themelor për hapjen e perspektivës së mëtejme, Presidenti Sejdiu theksoi përkushtimin e institucioneve të vendit për vazhdimin e një qasjeje edhe më të avancuar për jetësimin e vlerave dhe parimeve që janë përfshirë në Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij, në fokus të veçantë do të vazhdojë të jetë qasja integruese ndaj komuniteteve pakicë për të dëshmuar Kosovën si shtet të barabartë për gjithë qytetarët e saj.
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga, në emër të Komunës dhe qytetarëve të Ulqinit i uroi Presidentit të Kosovës pavarësimin e vendit.
Lajme nga Ulqini
Shtëpitë dhe trualli me çmime ekstravagante në Mal të Zi
April 30, 2008 by Ulqini
Filed under Ekonomia / Ekonomija, Shtypi / Mediji
Në krahasim me zonën e Budvës, pjesët e tjera bregdetare kanë çmime më të ulëta. Kuptohet, çmime më të ulëta gjejmë në zonat jourbane, në fshatra… Kryeqendra është po ashtu atraktive, sidomos qendra dhe disa lokacione atraktive. Podgorica me 1/3 e popullsisë së vendit, ofron çmime të larta, varësisht nga atraktiviteti i lokacionit. Çmime të shpeshta janë ato nga 1200-2000 euro apo çmim i njëjtë me të truallit në qendër apo në vende atraktive. Takojmë çmime që sillen 3000-4000 euro, ndoshta edhe më të larta.
I.1. Çmimet e shtëpive “stagnojnë, bien dhe rriten”
Duke filluar nga shtetërimi i MZ, të merresh me tregjet e pasurive të patundsme, sidomos në ambiente atraktive, bregdet, kryeqendër dhe në disa vende atraktive në veri për turizëm dimëror-veror, jo se nuk është e vështirë por nuk mund të ekzaminosh sjelljet e forcave të tregut, respektivisht ndërvarësinë në mes tyre, në rend të parë për shkak se i takojmë edhe te kërkesa “individuale” e dukurive në fjallë, ku pasuria “dëshira për të paguar” nuk është ajo që ekzaminohet sipas parimeve mikroekonomike, pra sasia minimale që një blerës don të paguajë për një mallë. Përkundër asaj se në këto tregje ka plot blerës dhe shitës, “tregje konkurrente”, sasia e parasë për të paguar apo çmimi, fare pak luan rol në zhvendosjen e kurbes së kërkesës. Ndonëse kemi të bëjmë me vlera të mëdha pasurie, forcat në fjalë ndikojnë apo përcaktojnë faktorë relativisht të pavarur ndaj çmimeve, të llojit pjesërisht të njëjtë: 1.Ofertën, parashikimet dhe çmimet; 2. Kërkesën, preferencat dhe konkurrencën në mes blerësve, për shkak të sjelljeve në tregjet duopoliste. Mallra me vlerë të posaçme të “rrallë”, ose transaksione të përziera të shitjeve, ofertave, siç takojmë në të përditshmen apo javoren, te dyja më të pavarurat (”Lufta për Bularice”,16.dhjetor `07. Titujt: “Invazioni në Pashtroviq”, Monitor 26 tetor `07 dhe “Hetimet për rishitjen e territorit”, Monitor, 23 nëntor `07).
Sot në marrëdhënie relative kapital profit “min-max” të investosh sa më pak me motiv fitese sa më të madhe në tregun në fjalë, shtëpi dhe truall, sidomos në bregdet apo qendër nuk mund t`i dini sjelljet e çmimeve sipas përcaktuesve të tregut dhe parimeve ekonomike. Pothuaj përditë takojmë çmime luhatëse: rritje, ndonjëherë edhe zbritje dhe stagnim, përsëri rritje astronomike. Prandaj është atraktive të merresh me shitblerjen e pasurive: shtëpive, apartamente, ndërtesave, objekteve të tjera banuese dhe të truallit, tokës. Valët e sezonit tregtar janë nga fillimi apo mesi i dy stinave, pranverës dhe vjeshtës.
Varësisht nga zonat, atraktiviteti, modaliteti dhe pajisjet, takojmë turbulencë çmimesh
për metër të një ndërtese. Në pjesët më pak të zhvilluara, bie fjala në qytetin Shavnik, në zonë urbane mund të blesh banesë për 10-15 mijë euro, apo 300-400 euro për 1 m2, (18 janar 2008), ndoshta çmime më të lira për 1 m2 se në zonat jo aq atraktive .
Ndërsa në pjesët më atraktive të MZ, tre kilometra largësi nga qendra e metropolës së turizmit, në Rafailloviq, por afër plazhit, një metër shtëpie mund të ketë çmimin përafërsisht sa banesa në fjalë dy ditë më parë. Gjatë tetorit-dhjetorit në Budva, varësisht nga lokaliteti dhe objekti shënojmë këto lloje kategorizimesh:
1-2 km larg qendrës 1m2 kushton 2900euro. Në Qytetin e Vjetër 1m2 kushton 5000 euro. Në vendet atraktive 1 m2 kushton 4000-6000 euro. Lokacioni më atraktiv, çmimi për m2 ishte 7200 euro.
Në Podgoricë më 24 janar 2008, disa çmime nga oferta e Agjencisë “Centar”:
Apart.. 20 m2 = 56 000euro,
-II- 33 m2 = 60 000euro,
-II- 45 m2 = 93 000euro,
-II- 70 m2 = 140 000euro.
Siç kemi thënë më parë, në mes të janarit shënohet çmimi 10.000 euro për 1 m2, por nuk
është për t`u habitur në këto ditë inflacioni që në shkurt të arrijë rritje prej 20%, në 12.000 dhe rritje të tjera. Në krahasim me zonën e Budvës, pjesët e tjera bregdetare kanë çmime më të ulëta. Kuptohet, çmime më të ulëta gjejmë në zonat jourbane, në fshatra, respektivisht atje kërkohet trualli. Kryeqendra është po ashtu atraktive, sidomos qendra dhe disa lokacione atraktive. Podgorica me 1/3 e popullsisë së vendit, ofron çmime të larta, varësisht nga atraktiviteti i lokacionit. Çmime të shpeshta janë ato nga 1200-2000 euro apo çmim i njëjtë me të truallit në qendër apo në atraktivitete. Takojmë çmime që sillen 3000-4000 euro, ndoshta edhe më të larta.
2. Të huajt dëshirojnë truallin
Në krahasim me periudhën një vjet më parë, interesimi për blerjen e shtëpive shënon rënie, apo nuk ka më klientë të rinj, ose nuk ka rus. Praktikisht, valët e fundit të shitjeve të mëdha “të shtëpive” janë në muajin prill të vitit të kaluar. Deri me këtë kohë në tregun konkurrent, me mjaft blerës dhe shitës, nuk mbetej asnjë pa u shitur. Tani blerësit veprojnë në dy drejtime: çmimet kanë arritur maksimumin së paku ndaj disave në rajon, edhe Shqipëri. Sot (janar-shkurt) blerësve të huaj u interesojnë tregjet e tjera, ndoshta më të lira, ose ndonjë opcion tjetër. Për investuesit, sidomos për të mëdhenjtë, tani është interesant trualli, që mundëson zgjerime, investime të mëdha apo kapital investime. Spekulohet (bisedohet) se tani për miliarderët rus MZ është i shtrenjtë ose nuk është më atraktiv, “punët e tyre shpërngulen në Shqipëri” (Monitor, 19 tetor 2007, f. 8-10).
Thuhet se një pjesë e kapitalit rus në MZ ka arritur nëpërmjet kanaleve indirekte, nëpërmjet vendeve të treta, Britanisë së Madhe, Qipros, Zvicrës, of-shor destinacioneve, kompanive lokale dhe një pjesë indirekt, kesh. Ndonëse rusët kanë rolin kryesor investues, ata nuk do të ikin. Nëse u kthehemi marrëdhënieve shtetërore, MZ nga viti 2004 ka kontratën në nivelin më të lartë, që atëherë “u është hapur rruga investimeve ruse”, por ato ekzistonin edhe më parë, përndryshe janë tradicionale qysh nga lashtesia…
Nga takimi para një viti (2006) i presidentit rus Putin me kryeministrin Gjukanoviq, është kuptuar se investimet ruse jane mbi 2 miliarda euro dhe i tejkalojnë të gjitha vendet e rajonit të EJL në hyrjen e kapitalit rus. Gjithashtu, gjejmë të dhëna se kapitali rus, ose nëpërmjet Tij, ka rolin udhëheqës investues ndër degët kryesore ekonomike, pra, si do të shohim në vazhdim, edhe në turizëm. Pjesa më e madhe e objekteve turistike, hoteleve, prej Ulqinit deri në skajin tjetër H. Novi, gjithashtu edhe pronësia e truallit te Tivari (Maljevik), qendrat kryesore turistike në veri dhe pronësitë e tjera janë në pronësinë apo kujdesin e strukturave të larta, miliarderëve, politikanëve apo kompanive ruse. Në Ulqin Grand Lido, “Splendid” afër Budvës, dhe njëri prej investimeve më të mëdha hoteliere moderne në rajon, “Splendid”, pronësi e ish shefit të Shërbimit Informativ (Ofensiva ruse në MZ, Monitor 04 janar 2008).
Në Nikshiq regjionin më të zhvilluar industrial, trualli jo aq atraktiv për të huajt, në zonën e parë çmimet janë 180 euro për 1 m2, e pak më larg janë 130 dhe në të njëjtën zonë C edhe më të ulëta,70 euro. Përkundër çmimeve të bregdetit që pothuaj çdo javë dhe ditë kanë pasur ndryshime në rritje, këto ishin të pandryshuara për 7 vjet, nga viti 2000 deri në dhjetor 2007. Kjo rritje është normale, ndoshta edhe e tepërt, bëhet pyetje pse nuk ishin më graduale nga pronari, nga administrata lokale, që u rritën për 4-5 herë (”Qeverisja lokale formoi çmimet e reja…, Dan, 18 dhjetor 2007)
Shitja e truallit në kohë transicioni nxit dy lloje emocionesh: nacionale-patriotike dhe
komuniste, prandaj për grupet e tilla mund të quhet edhe tradhëti, sepse “të parën herë në histori të MZ, pronat e mëdha tokësore, posaçërisht në zonat atraktive pranë plazhit kalojnë në duart e të huajve“ (Pse bie çmimi i banesave dhe shtëpive në bregdet, Monitor 19 tetor 2007, f.8-10). Me fjalë të tjera toka konvertohet nga paraja në luks, kryesisht zhvendoset në Serbi - më së shumti në qendër të Beogradit dhe investohet në shtëpia dhe banesa me çmime shumë më të përshtatshme se në Budva. Një pjesë investohet në vetura luksoze, në jahta, stoli dhe metale me vlerë, diamant, ar, e sidomos orë të shtrenjta.
Mark Gjokaj
KOHA JAVORE
Radha e Plazhit të Madh të Ulqinit
April 28, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam
Plazhit të Madh të Ulqinit do t’i ndryshojë shumë shpejt pamja.Qeveria malazeze ka ftuar për të investuar në këtë pjesë investitorët e fuqishëm botërorë.Pas investimeve të mëdha në pjesët e tjera të bregdetit, qeveria malazeze i ka hedhur sytë nga Ulqini. Ajo është në kërkim të investitorëve që
do ta shndërronin Plazhin e Madh në pushimore të klasit botëror. “Zhvillimi i Plazhit të Madh dhe lokacioneve të tjera në bregdetin e Malit të Zi… mund të ndryshojnë komplet të ardhmen ekonomike për vendin tonë”, ka konstatuar Ministria e Turizmit e Malit të Zi, për agjencinë franceze të lajmeve, AFP. “Investimet në këtë sektor mund të jenë butoni i bumit ekonomik që ne po presim”, ka vlerësuar kjo ministri në përgjigjet dërguar AFP-së. Mali i Zi, që nga
ndarja prej Serbisë, përmes referendumit historik para dy vjetësh, ka qenë ekonomia më dinamike e Ballkanit, me një rritje të brutoproduktit vendor prej më tepër se 7 për qind vetëm gjatë vitit të fundit.Dhe kjo rritje është mundësuar pikërisht nga turizmi, duke tërhequr më tepër se 1 miliard euro investime
të jashtme direkte vetëm gjatë vitit 2007. Kjo ka bërë që papunësia të bjerë në 11.6 për qind nga 14.6 për qind, sa ishte një vit më herët. Kjo ka tejkaluar
edhe parashikimet qeveritare.Malin e Zi e vizituan 1.13 milion turistë gjatë vitit të kaluar, 19 për qind më tepër se një vit më herët. Sipas Ministrisë së Turizmit të këtij vendi, trageti pas pavarësisë ishte në 900 mijë turistë.Interesi i kompanive të huaja në projektet si Plazh i Madh, të cilin Ministria e vlerëson në disa miliardë euro,nuk po zbehet pavarësisht tensionet rreth fqinjit të saj, Kosovës.”Ekonomia në mënyrë
drastike është ngritur pas pavarësisë,efektet kanë qenë të pabesueshme”, ka thënë për AFP Vaso Radoviç, sekretar i Ulqinit për Ekonomi dhe zhvillim.Plazhi i Madh, sipas tij, ka qenë një potencial enorm për Ulqinin, që krahasuar me pjesët e tjera të bregdetit është një rajon i shkretuar,ku shqiptarët etnikë përbëjnë 80 për qind të 22 mijë banorëve. Por, projektit të Plazhit të Madh i kanë dalë edhe probleme, për shkak se ndërtimet e mëdha mund të kenë impakt në ambient. Në një ftesë, Mali i Zi ka kërkuar investitorë me eksperiencë ndërkombëtare dhe me resurse të mëdha financiare…për t’u siguruar se zhvillimi i kësaj pjese të veçantë do të bëhet në mënyrë të qëndrueshme ekonomike dhe ambientale. Por, organizatat joqeveritare frikësohen se ndërtimet do të dalin jashtë kontrollit si në Budvë,qyteti bregdetar malazez, i njohur për kafe baret e zhurmshme, të ngjitura me njëra-tjetrën.Plazhi i Madh është shtëpi e shumë specieve të rralla të botës së egër dhe bimëve. Por,ato rrezikohet të zhduken për shkak të punëve ilegale. (AFP)
Gazeta Expressë
Postpavarësia, Mali i Zi zbulon turizmin luksoz
April 27, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam
ULQIN- Dy vjet pas shkëputjes nga Serbia, Mali i Zi vendos të shndërrojë plazhet e tij në qendra të rëndësishme turistike për t’i dhënë një zhvillim të mëtejshëm aktivitetit turistik, si një ndër treguesit kryesorë të zhvillimit të tij ekonomik. Të paktën gjashtë qendra të tilla do të ndërtohen nga investitorët e huaj, kryesisht në pjesën jugore. Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit, u bëri thirrje investitorëve të huaj për investime në plazhin e madhë”Velika Plaza” pranë qytetit të Ulqinit. “Zhvillimi në “Velika Plaza” dhe i qendrave të tjera turistike në brigjet e Malit të Zi, do të ketë rol kryesor në zhvillimin ekonomik afatgjatë të tij dhe mund të sjellë ndryshime të mëdha në të ardhmen ekonomike të vendit”, - thekson ministri Branimir Gvozdenoviç. Ministri shpreson se ky projekt do të përmirësonte infrastrukturën në Mal të Zi; rrugë, energji, furnizim me ujë të pijshëm, meqë ende nuk janë në nivelin e duhur për t’iu përgjigjur kërkesave të turistëve. Falë turizmit, ekonomia malazeze u rrit afro shtatë për qind vitin e kaluar. “Ekonomia ka njohur një rritje të konsiderueshme pas shkëputjes nga Serbia, rezultatet janë të pabesueshme”, - thotë Vaso Radoviç, përfaqësuesi i Bashkisë së Ulqinit, ku shqiptarët përbëjnë 80 për qind të popullsisë. Megjithëse banorët e Ulqinit mendojnë se ndërtimi i hoteleve luksoze në qytetin e tyre sjell
përfitime, ata dyshojnë se disa investitorë nuk do të respektojnë planet rregulluese. “Qeveria duhet të luajë rolin e ndërmjetësit mes investitorëve dhe administratës lokale, në mënyrë që kjo pjesë e bregdetit të mos dëmtohet nga ndërtimet pa leje”, - tha Radoviç. Vendi fqinj bregdetar, Mali i Zi, është një prej zonave më të preferuara për turizmin veror në rajonin e Ballkanit. Autoritetet kanë vendosur të rrisin investimet për të tërhequr sa më shumë turistë dhe pushues gjatë kësaj vere, dukle rivalizuar kështu vendet fqinje që gjithashtu përpiqen të tërheqin vizitorët gjatë stinës së pushimeve.
(Balkanweb)
http://www.vimeo.com/603706Katër medalje të arta për klubin e karates “Champion”
April 25, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Sporti / Sport
Ekipi i katave i datëlindjes z97/z98, i përbërë nga Adonis Markashi, Edmond Mehmedi dhe Genc Murati u kurorezua me medalje të artë. Me medalje të artë në luftra individuale për femra, datëlindja z92, në kategorinë -53kg, u kurorëzua garuesja Selma Gurzakoviq.
Të shtunën në Gostivar të Maqedonisë u mbajt “Kupa e Gostivarit 2008″, në të cilën morën pjesë klube të karatesë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, në mesin e të cilëve edhe KK “Champion”. “Champion” u prezantua me në këtë garë me shtatë garues, të cilët fituan katër medalje të arta, tri të argjendta, tri të bronzta dhe dy kupa.
Ekipi i katave i datëlindjes z97/z98, i përbërë nga Adonis Markashi, Edmond Mehmedi dhe Genc Murati u kurorëzua me medalje të artë. Me medalje të artë në luftra individuale për femra, datëlindja z92, në kategorinë -53kg u kurorëzua edhe garuesja Selma Gurzakoviq.
Ndërkaq garuesja tjetër Xheneta Vuçiq, po në luftra individuale, datëlindja z92, në kategorinë +53kg, u kurorëzua me medalje të argjendtë.
Medalje të argjendta në luftra individuale fituan edhe Adonis Markashi dhe Edmond Mehmedi, të dy të datëlindjes z97, i pari në kategorinë +35kg, kurse i dyti në kategorinë
-35kg.
Në luftra individuale, datëlindja z91, pesha +65kg, mori pjesë garuesi Gjovan Shkreli, i cili u kurorëzua me medalje të bronztë. Me medalje të bronztë u kurërozua edhe ekipi i femrave, grupmosha z91/z92/z93.
Trajnerët e KK “Champion”, Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi, shprehën të kënaqur me rezultatin e arritur dhe falënderojnë sponsorët, Autoservisin “Kodra”dhe sponsorin e përgjithshëm”Prva Banka”, të cilët mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë.
(Kohapress)
Turizmi i Ulqinit kërkon jë vizion të ri strategjik
April 24, 2008 by Ulqini
Filed under Turizmi / Turizam
Fillimi nga puna e disa (personave) nga lamija e turizmit të Malit të Zi nuk përputhet me piken e përgatitjeve për ciklin e ri të veprimtarive promovuese të turizmit në komun të Ulqinit për sezonin e ardhshëm veror 2008. Për këtë arsye, gabimet e mëparshme dhe gjetjet e realizuara nga analiza sektoriale – nëse një e tillë është bërë deri tani- është mirë të mbahen parasysh se promovimet turistike jan duke u ber vetëm për rivierën e Budvës në mynyr selektive. Në përgjithësi (personat) malazias të turizmit e kanë parë veprimtarinë promocionale të sektorit të Budvës më shume brenda optikës politike, sesa asaj tregëtare. Në panairet promocionalë të rajonit operatorët turistikë janë zhgënjyer shumë nga mbështetja e marrë prej titullarëve, ndërsa kamerat e televizioneve fokusonin deklaratat dhe takimet politike të (personave) turistik, duke anashkaluar stendat e ofertave të tyre. Në aktivitetet shtetërore, edhe qasja e komunikimit mes bizneseve ka funksionuar dobët pikërisht prej dominimit të optikës politike të punës në lemin turistike të Ulqinit.
Në vitin e shkuar Mali i Zi – konkurenti kryesor i Shqipërisë dhe Kroacis sipas strategjisë së zhvillimit të turizmit – ishte me reklama në Euronews dhe CNN, duke promovuar edhe një faqe interneti shumë tërheqëse,mirpo bregdeti i Ulqinit mbetet ende larg kësaj gare të natyrshme, të mbështetur mbi interesa ekonomike,sepse bregdeti i ulqinit nuk shifet fare vetën1 sekond.![]()
Nuk dua të them se jam pesimist mbi shanset e vendit tim Ulqinit në fushën turistike. Thjesht mendoj se ne nuk kemi arritur, të paktën ende - të kemi një ofertë turistike ndjellëse dhe elitare.
Kemi një sektor turistik kryesisht informal, me një numër mikroskopik qendrash të licensuara, me një cilësi shërbimi që lë shumë për të dëshiruar dhe me çmime shumë të larta për vlerën e shërbimeve që realizohen.Mungesa e barazisë në trajtimin fiskal dhe oferta alternative familjare – e toleruar dikur për të zbutur varfërinë- ka zbehur interesin për pasurim të ofertës nga ana e operatorëve që respektojnë ligjin dhe pretendojnë një prani afatgjatë në treg.
Zonat tona turistike vuajnë ende nga një koncept shumë i prapambetur për investimet. Harta e restoranteve dhe hoteleve është shtuar pa kriter ndërsa mungojnë qendrat apo format e tjera të tërheqjes turistike.
Vitin e kaluar Kroacia u favorizua pasivisht nga një rritje e lehtë e çmimeve në Malin e Zi, ku pritshmëria për thithjen e turistëve u forcua falë marketingut ndërkombëtar të qeverisë së atij vendi.
Kroacia ndërkaq i ka konsoliduar pozitat e saj në nivel europian si atraksioni kryesor i Adriatikut dhe Mali i Zi pritet edhe sivjet të përfitojë nga afërsia gjeografike me këtë vend si dhe nga diferenca e ndjeshme me të në ofertën turistike. Por Ulqini në këtë rast nuk është aspak e favorizuar.
Megjithë bukurinë natyrore dhe mjedisin e pa shkatërruar,Ulqini është një mjedis, ku dalngadalë - ashtu si në Pinjesh,Plazhin e Madhë dhe në Bunë rrezikohet të lulëzojë pylli i ndërtimeve kaotike dhe filozofia e vetë-shkatërrimit të qytetit të Ulqinit. Sot për sot, oferta turistike në këtë zonë është primitive: rërë dhe fast-food. Ulqini me Port Milenën dhe gjiri i Bunës ku lulëzojë pylli i ndërtimeve kaotike paraqesin një plazh që segmentohet hareshëm nga kanalet e ujrave të zeza të cilat derdhen në det. Edhe pse ndërtimet vazhdojnë, situata është po aq dëshpëruese.
Segmente të tëra atraktive për turizmin si turizmi malor, ai i aventurës, turizmi kulturor, etj, janë sot vetëm tekste fjalimesh politike në parlament apo tryeza donatorësh.
Po ashtu kam bindjen se kriza energjitike e këtij sezoni turistik do të ndikojë sidoqoftë mbi aftësinë përthithëse turistike të Ulqinit po aq sa kriza e furnizimit me ujë vitin e shkuar.
Ministria e Turizmit ka një nevojë imperative të ndërtojë një strukturë ndër-ministrore me disa dikastere, por sidomos me pushtetin vendor të Ulqinit, për të vlerësuar çfarë mund të bëhet për emergjencën turistike të këtij viti.
Sidomos në hapësirën bregdetare duhet të nisë me urgjencë një process i regjistrimit të operatorëve turistikë, i kualifikimit të tyre për shërbimet që ofrojnë përmes standartizimit, ri-licensimit turistik, etj.
Me qëllim riformulimin e ofertës në parametra sadopak konkurencialë, Ministria mund të nismojë një process sezonal të incentivimit fiskal, nëse ekziston vullneti politik dhe mirëkuptimi nga ana e FM.Lehtësimi i ngarkesës fiskale për hotelet për të rritur numrin e netëve turistike, duke e ballancuar këtë me shërbimet e tjera alternative (ushqimi/zbavitja, etj) do të ishin një rrugë e shpejtë e favorizimit të sektorit brenda mundësive që ai ka.![]()
Po ashtu, një ndërhyrje në sistemet e promocionit online do të ishte mëse urgjente për të zgjeruar ofertën rajonale sidomos në bregdetin e Ulqinit, duke promovuar kualitete të besueshme shërbimesh.
Gjykoj se është imperativ shfrytezimi i çdo shansi për të ndërtuar një cikël të ri të shërbimeve të transportit ujor kombëtar në përpjekje për të fuqizuar shitjen e shërbimeve turistike brenda vendit Ballkanik, kur disa qindra milionë dollarë shkojnë sot nga Ballkani drejt tregjeve turistike të huaja.
Mbi të gjitha mendoj se strategjia e zhvillimit të turizmit të Ulqinit duhet të riformulohet sidomos në drejtim të rritjes së shkallës së njohjes së Ulqinit në botë, promovimit të vendit si një i tërë - jo thjesht si bukuri natyrore, dhe përmes fillimit të procesit të ndërtimit të imazhit ndërkombëtare. Këto hapa strategjikë kërkojnë pjesmarrjen e shumë më tepër aktorëve.
Lajme nga Ulqini
Rindërtimi i xhamisë së ranës - së detarëve të Ulqinit
April 15, 2008 by Ulqini
Filed under Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam
Plotësohet një ëndërr
Përsëri pra në të njëjtin vend, në vendin që dikur ka qenë simbol jo vetëm i fesë Islame por edhe simbol i qytetit tonë do të rindërtohet xhamia me ndihmën e Perendisë, por edhe me ndihmën e të gjithë atyre të cilëve Perendia u ka dhënë mend dhe zemër që jo vetëm me pasuri materiale, por edhe me guxim të japin kontributin e vet për ndërtimin e xhamisë së Ranës. Këtu duhet të përmendet edhe Këshilli i BI-së që tash një kohë të gjatë është duke punuar për kthimin e pronës së xhamisë.Më në fund po plotësohet një ëndërr, një ëndërr të cilën nuk e ëndërroj vetëm unë, por edhe shumë nga qytetarët tanë. Shumë nga ata, ndërmjet të cilëve ende ka njerëz të cilëve edhe u kujtohet Xhamia e Ranës, po shprehin kënaqësin, sepse së shpejti do të vendosen themelet. Përsëri pra në të njëjtin vend, në vendin që dikur ka qenë simbol jo vetëm i fesë Islame por edhe simbol i qytetit tonë do të rindërtohet xhamia me ndihmën e Perendisë, por edhe me ndihmën e të gjithë atyre të cilëve Perendia u ka dhënë mend dhe zemër që jo vetëm me pasuri materiale, por edhe me guxim të japin kontributin e vet për ndërtimin e xhamisë së Ranës.![]()
Këtu duhet të përmendet edhe Këshilli i BI-së që tash një kohë të gjatë është duke punuar për kthimin e pronës së xhamisë. Puna e tyre pa dyshim është nisma kryesore për ndërtimin e xhamisë dhe populli e falënderon nga zemra. Së shpejti pra do të ngritet përsëri minarja e lartë e xhamisë mbi Ranë si një simbol i fesë sonë, ku qartë shihet se asnjë pushtet nuk mund të ndalë proçeset dhe vendimet të cilat i cakton Ai i cili është mbi gjithçka. Kanë kaluar vetëm 77 vite prej atëherë kur me vendimin e një pushteti dhe disa njerëzvë tanë, të cilët, pavarësisht nga rrethanat, nuk është dashur ta nënshkruajnë vendimin, është rrëzuar xhamia.
Nga kjo distancë e gjatë kohore është vështirë të gjykosh, por unë shpreh mendimin tim personal, se pavarësisht nga rrethanat politiko-shoqërore, njerëzit tanë nuk është dashur ta nënshkruajnë një akt të atillë, pra vendimin që të rrëzohet xhamia.
Edhe më vonë shteti komunist ka sjellur vendime të tmerrshme për rrëzimin e xhamisë së Merasë, si edhe transformimin e xhamisë së Kalasë në muze apo depo, sepse në atë gjendje më duket se është ende edhe sot. Dua të theksoj me plot pergjegjësi se gjithmonë “kontributin” më të madh e kanë dhënë njerëzit tanë.
Më në fund, një pjesë e truallit të xhamisë së Ranës i është shitur apo dhuruar pronarëve që sot ndërtojnë prapa xhamisë, ku kurrë nuk ka pasur objekt tjetër përveç objekteve përcjellëse të xhamisë.
Objekti i quajtur ,,Tri Ribara” është ndërtuar pas rrëzimit të xhamisë më 1936 pas xhamisë ku në fotografitë e shumta shihet se aty ka qenë hapësirë e zbrazët deri te rruga që të çon për në Pinjesh, pra në oborrin e xhamisë. Pushteti i asaj kohe ia jep një familjeje private malazeze, kurse ata ia shesin Hotelierisë së Ulqinit dhe më gjatë këtë objekt e blejnë pronarët të cilët sot po ndërtojnë aty, por prap me “kontributin” e pushtetit modern.
Kjo është një histori e shkurtër e pronës, por, edhe njerëzve tanë të cilët pa dyshim gjithmonë kanë pasur “dashuri” të madhe ndaj pushtetit dhe asaj se çka ka sjellur politika apo pushteti. Edhe sot, ata që janë në politikë apo në pushtet e ndjejnë veten më mirë, siç thotë fjala popullore “ke shteti, ke mreti”. Kështu pra, pas një kohe të gjatë përsëri po ndërtohet xhamia e Ranës apo Detarëve siç e ka quajtur populli shpesh. E Ranës, sepse ka qenë në Ranë, kurse e Detarëve sepse aty gjithmonë janë falur detarët Ulqinakë para se kanë shkuar në lundrime në det, për t`ia sjellur bukën e gojës familjeve të tyre, “bukë e gjak” ka thënë populli gjithmonë.Një filozof dhe shkrimtar i madh gjerman, i cili para se ka vdekur ka thënë “me siguri ne të gjithë kemi lindur si myslimanë” shpesh e ka përsëritur një fjali së cilës edhe unë si germanist i përmbahem shpesh, se “kurrë nuk është e tepërt të përsëriten disa gjëra.” Xhamia e Ranës është një ndër xhamitë më të vjetëra në Ballkan dhe është ndërtuar në sh. 14 nga Maurët, shumë para se kanë ardhur Osmanët këtu.
Këtë e kam shkruar edhe më parë në tekste të botuara në librin tim “Kalaja, legjendë dhe art”, dhe për këtë shkak e përsëris. Unë si individ, në mënyrë modeste, me shkrimet që i dedikohen xhamisë së Ranës, kam dhënë kontributin tim për rindërtimin e saj dhe jam, pa dyshim, një ndër iniciatorët e parë të kësaj ideje që tashmë po realizohet. Gjithashtu, dua të theksoj se ne edhe si familje jemi të lidhur me xhaminë e Ranës, sepse një ndër imamët më të famshëm të kësaj xhamie ka qenë edhe gjyshi im, mulla Ismail Karamanaga. Dhe pastaj, xhamia me minaren e lartë mbi 25 metra, në të cilën shpesh është vendosur fanari për t`i treguar detarëve vendin e tyre, ka qenë jo vetëm simbol i fesë sonë Islame, por edhe simboli i qytetit të Ulqinit, udhërrëfim për të gjitha anijet të cilat lundronin këtyre brigjeve dhe lidhnin popujt përmes rrugëve detare. Dhe për të është edhe kënaqësia jonë e madhe se më në fund po realizohet ideja e rindërtimit të xhamisë tonë. Një padrejtësi, një krim i asaj kohe i një pushteti jopopullor, e johuman, me vendime të tilla, na kanë larguar shpesh herë nga bota e civilizuar.![]()
Gjëra të tilla kanë mundur te ndodhin vetëm në Ballkan, tek ne. Është mirë që me në fund edhe një pushtet i këtij qyteti, me kryetarin z. Hajdinagën, të përmendet në mënyrë pozitive, sepse kanë dhënë lejen dhe kontributin për ndërtimin e xhamisë së Ranës apo Detarëve. Dua t`i përmend dhe t`i falënderoj.
Për ata skeptikët të cilët fenë e kuptojnë ndryshe dhe të cilëve u pengon ndërtimi i xhamisë, nuk kam koment, sepse është e tepërt të komentohen gjëra dhe mendime iracionale. Por i sygjeroj që të mos shqetësohen, sepse bota e civilizuar përkrah dhe mbështet ide të shëndosha siç është rindërtimi i xhamisë së Ranës. Feja është mbi gjithçka, dhe ajo kurrë nuk mund të pengojë askënd në qoftë se interpretohet ashtu siç ka urdhëruar Perëndia. Secili nga ne si individ, pavarësisht se cilit komb apo konfesion i takon, e ka vendin e vet në këtë hapësirë kaq të bukur. Plazhi dhe mysafirët e tij i kanë “punët e veta, por edhe xhamia ka punët e veta” thotë populli, kështu që njeriu si individ, ka gjithmonë zgjedhjen e lirë. Këto dy ambiente kanë sfera të ndryshme, dhe për te skeptikët mundë të jenë të qetë, përkundrazi xhamia do të jetë një bukuri për syrin edhe të atyre të cilët fenë e kuptojnë ndryshe.
Ambienti i xhamisë duhet t`i adaptohet bukurisë magjike të Ranës sonë, dhe për të është e nevojshme të ndërtohet një fontanë në vend të atyre koskave të “famshme” që një kohë të gjatë e kanë shndërruar Ranën tonë, për interesa private, në një teqe. Një pamje e paparë në bregun e Malit të Zi e mos të them në Mesdhe. Kam dëgjuar për iniciativën e pushtetit vendor për dislokimin e këtyre kiosqeve nga Rana. Unë e përkrah këtë ide, sepse këto kiosqe me lejen e Komunës apo Të mirës detare, Ranës ja kanë marrë shpirtin, gjelbrimin, parqet, dhe të gjithë bukurinë të cilën e ka pasur më parë. Dhe për këtë unë nuk jam për dislokimin e tyre, mendoj se ato duhet të përcillen në histori, që të mos i shohim më kurrë. Duhet të zgjidhet mënyra tjetër për një ofertë më të mirë dhe më kualitative. Një fontanë apo një “shadërvan” në vend të kiosqeve para xhamisë, pa dyshim do t`ia kthejnë Ranës bukurinë e saj, edhe kjo do të ishte një ofertë më e mirë për turizmin tonë, të lënë kaq shumë pas dore. Në përgjithësi, ne të gjithë duhet të mundohemi që të punojmë në ngritjen e ofertës sonë turistike në një nivel më të lartë se deri tani.![]()
Duhet të luftojmë me kualitet dhe me çmime më të larta për një turizëm kualitativ, e jo kuantitativ, siç e kemi tash. Shumë kate që po ndërtohet për çdo ditë, nuk japin shpresë për një turizëm më të lartë, përkundrazi. Pushteti vendor duhet të frenojë këtë ndërtim të egër të paparë në botën e civilizuar. Një qytet me resurse natyrore të cilët i ka dhunti prej Perëndisë, një qytet i cili deri te vitet e 90-ta të sh. të kaluar ka dhënë kontribut në buxhetin e Malit të Zi mbi 40 pëqind nga i gjithë turizmi në përgjithësi, sot ka rënë në një nivel të mjerueshëm prej 10 përqind. Natyrisht, këtë e bën edhe pushteti i Malit të Zi, duke na lënë anash dhe duke na trajtuar ndryshe, e jo si Budvën p.sh., të mos e përdorë ndonjë fjalë më të rëndë, por, duhet haptas të thohet se një kontribut të madh e japin edhe qytetarët tanë, duke vepruar e duke mos i respektuar regullat e disiplinën në turizëm.
Dhe për te jam i mendimit se shteti dhe pushteti vendor duhet të ndërhyjnë me mjete ligjore dhe të vendosin regull dhe disiplinë. Duhet të frenohen shumë gjëra të cilat e kanë sjellur turizmin tonë në këtë nivel. Organet kompetente kanë mjete dhe mundësi që të merren seriozisht me probleme të tilla, sepse kjo tashmë ka kaluar në anarki. Tregu i lirë po, por me disiplinë, me ligj i cili duhet të respektohet. Një disiplinë edhe në ofertën turistike të cilën duhet si bartës ta përgatis pushteti vendor, por edhe me ndihmën e organizatave turistike të ndryshme të cilat veprojnë në qytetin tonë. Duhet të ketë kontroll dhe sanksionime për shkeljen e regullave të cilat sundojnë në turizëm sepse “thupra ka dalë prej Xhehnetit”, thotë populli ynë. Duhet të vendosen çmimet ashtu siç është në tërë bregun e Malit të Zi. Pse ta nënçmojmë ne qytetin tonë, t`i japim shtretërit për 5 euro… Ne nuk duhet të punojmë për turizëm social, ne duhet të luftojmë për një turizëm të lartë të cilin e kemi pas deri te vitet të 90-ta. Unë jam dëshmitar, sepse kam punuar në turizmin e lartë, dhe pa dyshim ky qytet e meriton kthimin e atij turizmi dhe shkëlqimin të cilin e ka patur dikur, si qyteti kryesor i turizmit të Malit të Zi. Të gjithë ne si individë dhe si shoqëri duhet ta japim kontributin tonë. Me në fund edhe organizata turistike e themeluar në fund të vitit të kaluar duhet të vihet në funksion. Që nga fillimi kam qenë skeptik për funksionimin e saj, duke patur parasysh se cila parti politike do të ketë të drejtën për ta dhënë kryetarin apo drejtorin e saj. Duhet të vendosen kuadro të cilët e njohin turizmin, më në fund i sygjeroj një herë që ta lënë politikën anash e të shikojnë politikën e turizmit. Ne shpresojmë se për këtë çeshtje pushteti vendor do të veprojë ashtu siç duhet.![]()
Dhe më në fund t`i kthehem prap edhe një herë xhamisë së Ranës apo xhamisë së Detarëve. Kam shpresën se xhamia së shpejti do të shkëlqejë me plot bukurinë e saj mbi Ranë, nën Kalanë tonë shekullore. Minarja e saj, kësaj radhe pa fanar, por me ndriçim modern do të shihet larg nga deti si dikur ai fanari me vajguri. Në përgjithësi së bashku me ambientin e Kalasë sonë, me Ranë, atë ambient të famshëm, ajo do të jetë një pasuri me e madhe për tërë qytetin tonë dhe pa dyshim do ta ngrisë ofertën tonë turistike në një nivel shumë më të lartë se deri tani.
Ismet Karamanaga
KOHA JAVORE
Ekološki incident u Ulcinju - Šut blokirao ušće Port Milene
April 4, 2008 by Ulqini
Filed under Anketë / Anketa
Šut blokirao ušće Port Milene
Predsjednik NVO „Zeleni korak” iz Ulcinja Dželjalj Hodžić upozorio je juče da kanalu Port Milena prijeti potpuno zatvaranje i ekološka katastrofa nesagledivih posljedica. Prema Hodžićevim riječima, ušće kanala u more nedaleko od hotela „OtrantĆ praktično je blokirano nekontrolisanim nasipanjem šuta i zemlje od strane nekoliko pojedinaca koji u blizini grade kuće.
Situacija je ozbiljna, jer praktično da više nema neophodne cirkulacije vode. Velike količine zemlje nasute su sa desne obale kanala, ušće je suženo i plitko da bi voda mogla proticati. Ako se nešto hitno ne preduzme Port Milena će postati baruština, ili još gore, septička jama - kazao je Hodžić „DanuĆ.
On je istakao da je o svemu obavijestio JP Morsko dobro .
– Nakon obilaska ušća i razgovora sa mještanima, kontaktirao sam Morsko dobro i upozorio ih da se mora odmah reagovati. Nekoliko mještana izrazilo je spremnost da plati dio troškova čišćenja ušća. Obavijestiću i lokalne zvaničnike jer bi opština trebalo da pomogne u rješavanju problema – rekao je Hodžić.
Podsjetimo, zbog pasivnog odnosa lokalne vlasti prema tom problemu, stanje u kanalu se godinama konstantno pogoršava. Ispuštanje fekalija iz prelivnih septičkih jama ili direktno putem rijeke Bratice, koja se uliva u kanal, doveli su do kritične situacije i velikog zagađenja tog lokaliteta. Nekada najveće prirodno mrestilište ribe sada je izvor zaraze i mjesto odakle stanovništvu svakodnevno prijeti velika opasnost zbog utvrđenog postojanja otrovnih supstanci. Stručnjaci tvrde da bi za revitalizaciju Port Milene trebalo obezbijediti najmanje pet miliona eura. Port Milenu, tvrde, treba očistiti i što prije povezati sa rijekom Bojanom, izgraditi kanalizacione kolektore i branu, da se ne zatvara ušće. Takođe, moraju se regulisati rijeka Bratica i kanal Brdela, jer se preko njih dobar dio gradske kanalizacije uliva u kanal.
M.K.
www.dan.cg.yu
Veliko interesovanje investitora za atraktivno ostrvo “Ada Bojana kod ulcinja
April 4, 2008 by Ulqini
Filed under Turizmi / Turizam
Za Adu se prijavili Amerikanci, Arapi Turci, Česi i Hrvati
Podgorica - Ostrvo Ada Bojana kod Ulcinja u ovom trenutku privlači veliku pažnju investitora, iako u protekloj godini od kada Vlada najavljuje početak realizacije projekta, nije bilo takvih signala.
Pet kompanija iz Amerike, Dubaija, Turske, Češke i Hrvatske zvanično je dostavilo pisma o zainteresovanosti za ulaganje u Adu. Tender na kojem se upravo traži izražavanje interesovanja investitora otvoren je do 5. maja, a onda će Vlada raspisati novi na kojem će se dostavljati i ponude.
Vijesti saznaju da su se prijavile kompanije Dolphin Capital Investment USA, IFA Hotels & Resorts Dubai, Gintaš - Turska, Mayfield Češka i Deep Blue Hrvatska.
Vlada je vlasnik cjelokupnog ostrva Ada Bojana površine oko 500 hektara, a namjerava da zaključi ugovor o dugoročnom zakupu na oko 100 hektara, sa davanjem prava na razvoj i upravljanje kompleksom.
Otvorena je i mogućnost pregovara o zakupu cijelog ostrva, u slučaju da zakupac smatra da je za njega prednost da održi park prirode bogat biodiverzitetom, koji bi činio dio poslovanja cijelim kompleksom.
Regionalnim Master planom za region Ulcinja, na Adi je predviđen razvoj visokokvalitetnog turizma, kao i izgradnja oko 2.500 kreveta u zavisnosti od vrste kompleksa koji će se graditi.
Američki Dolphin Capital Investment do sada je izgradio 14 velikih turističkih kompleksa u Grčkoj, Kipru, Dominikanskoj Republici, Turskoj, Hrvatskoj i 60 projekata apartmana. Ukupno su realizovali projekte na 48 miliona kvadrata zemljišta, a u toku su planiranja i izgradnje 15 hotela, 10 golf terena i šest marina. Glavni akcionari kompanije su investicioni fondovi, finansijske institucije i menadžment kompanije iz SAD i Evrope, kao što su Blackrock, Standard Life, Lansdowne, Silver Capital Holdings, Capital Group, Dolphin Capital Holdings, F & C Asset Management, Charlemagne Capital, Morgan Stanley Securities.
Kompanija IFA Hotels & Resorts iz Dubaija, koja je takođe dostavila pismo interesovanja za Adu, u svom sastavu ima niz hotela i resorta visoke klase u zemljama poput, Portugala, Velike Britanije, Sejšela, Južne Afrike, Dubaija, SAD… Ova kompanija posluje u nekom vidu biznis alijanse sa Kingdom Holdings, kompanijom kraljevske porodice Sudijske Arabije, koja je između ostalog i vlasnik Four Seasons, Fairmont Hotels & Resorts i Movenpick Hotel & Resorts. Na pomenutim projektima partneri kompanije su Fairmont Hotels & Resorts, Kempinski Hotels, Sheraton Hotels & Resorts, Sun International i mnogi drugi.
Gintaš iz Turske poznat je crnogorskoj javnosti preko projekta izgradnje tržnog centra Mall of Montenegro u Podgorici, a od skoro učestvuju i u gradnji regionalnog vodovoda. Kompanija predstavlja značajnog investitora koji je zastupljen u više privrednih sektora, kako u Turskoj, tako i u inostranstvu, i to u dijelu građevinarstva, trgovine industrije i turizma.
Mayfield iz Češke je dio Fordgate group iz Velike Britanije, i bavi se izgradnjom nekretnina u turizmu i trgovini. Realizovali su niz projekata u Hrvatskoj, Mađarskoj, Slovačkoj, Češkoj, Bugarskoj.
Hrvatski Deep Blue je kompanija koja se bavi izgradnjom turističkih kapaciteta, i njihov plan je širenje na tržište Crne Gore, Grčke, Kipra.
Osim pet kompanija koje su zainteresovane za ulaganja, pisma su dostavile i tri menadžment kompanije koje bi upravljale hotelima - Movenpick Hotel & Resorts, Jumeirah Group i Rezidor Hotels & Resorts.
Z.VUČINIĆ
Reagim ndaj shkresës se UDSH-së-Degës së Malësisë,
April 2, 2008 by Ulqini
Filed under Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti
Edhepse heshtja do të ishte demanti më i mirë i shkresës në fjalë, jemi të detyruar të reagojmë vetëm për hirë se e shkruara mbetet. Duke filluar që nga titulli e deri te fjalia e fundit, teksti-pamflet i UDSH-së është tejet tedencioz, i pavlerë e madje edhe i pakuptimtë. Zotërinjtë, si duket nuk vlerësojnë se këshilltari ka peshën e vet, pa marrë parasysh nga i cili subjekt politik vjen, andaj edhe publikojnë një nonsens të tillë, se gjoja seanca e kuvendit, pa pjesëmarrjen e UD, qenka jolegjitime. Por as që mund të pritej diçka tjetër nga ata që ditën kur u mbajt seanca deklaruan se nuk do të marrin pjesë në Kuvend ku janë pjesëtarët e LD, IQ dhe PSP. Sipas tyre këshilltari i PSP-së qenka jolegjitim, apo nuk u dashka të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, apo, çka është edhe më keq, ai nuk e paska peshën e një mandati të plotë të këshilltarit, pasiqë UD e konteston shumicën! A mos zotërinjtë presin që si shumicë të instalohet UD me partenrët e vet? Droja është se do të duhej të pritet pak si gjatë! Zotërinjtë, do të duhej të pranojnë realitetin, se Kuvendi është legjitim kur në punën e tij marrin pjesë shumica e këshilltarëve dhe legjitimitetin e tij nuk e përcakton koalicioni midis subjekteve që marrin pjesë në Kuvend. Pra, kur ekziston kuorumi, Kuvendi vazhdon punën! Për këtë, zotërinjtë do të bënin mirë sikur të pyesnin njeriun e vetë, kryeadministratorin e Podgoricës, i cili është përgjegjës për ligjëshmërinë e punës në Kryeqytet dhe i cili me siguri nuk do të lejonte “parregullësitë” për të cilat flet UDSH-ja “shpëtimtare”!
E gjithë kjo ndodhë në kohën kur edhe UDSH e sheh se statusi i komunës urbane nuk është ajo që i vlen Tuzit e Malësisë, por tenton që, duke manipuluar të vërtetën, të kontestojë gjithçka që bëjmë në kuadër të mundësive që jep Ligji, i cili është vepër e tyre. Ata që kanë lidhur koalicion të çeliktë me grupacionin që na la pa komunë, që është përgjegjëse për torturën mbi të arrestuarit dhe familjarët e tyre në akcionin policor “Fluturimi i shqiponjës”, me ata që kryen privatizimin plaçkitës e okupues të pronave shiptare në Mal të Zi, ata që instaluan shumicën damsjellëse në Kuvendin e Ulqinit (shih, atje paskemi shumicë legjitime e në Tuz, sipas tyre, jo!) e sa e sa të tjera, sot marrin guximin që plot mllef të akuzojnë dikën tjetër për manipulime. E gjithë kjo i ngjanë thënies kur hajni tregon me gisht në një kalimtarë të rastit duke bërtitur “mbajeni hajnin!”. Por, është i kuptueshëm nervozizmi i UDSH-së pasiqë ata, si duket, ishte në pritje të sindromit të Ulqinit, i cili megjithatë dështoi.
Plani financiar, e të tjerat mangësi të Ligjit mbi kryeqytetin, të cilat po dëshmohen përditë, e që janë produkt i politikës së tyre, produkt i atyre që pohojnë se Malësia nuk ka resurse dhe se do të përkrahnin komunën e plotë vetëm kur të dëshmohet se mund të vetëfinansohet, e që sipas tyre, kjo nuk do të ndodhë kurr. Përderisa në kryet e startegëve të Komunës urabne Dinoshë-Mugoshë, qëndron mednimi se Malësia ka vetëm disa kafene e asgjë tjetër, atëherë do të jetë pothuaj e pamundur që të njëjtit të binden për resusrset që vërtetë i posedojmë dhe është, pothuaj iluzore, të pritet që ata të shprehën ndryshe, përpos si u shprehen në pamfletin në fjalë. Besojmë se çdokush tashmë e ka të qartë se a është manipulim ky i UD-së apo angazhimi i denjë që të tillëve të mos u mundësohet të jenë në pushtetin lokal në Tuz, pasiqë ata definitivishtë do të cementonin pozicionin ton inferior ndaj Podgoricës. Se kush “vazhdon të krijojë tendosje edhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore”, më së pakti mund ta flasë UD-shja! Ne UD-së i urojmë punë të mbarë në mbledhjen e votave për idolin e vet, për kryetar të Malit të Zi dhe në vetëdëshminë e patriotizmit në çështjen e Kosovës, se Malësinë, si duket, nuk e kanë preokupim. Në bazë të tezës “mendo globalisht e vepro lokalisht” është koha që patriotizmi të dëshmohet në raport me Malësinë e jo me Kosovën. Asaj i kemi ndej afër kur pati nevojë! Tash ne jemi në nevojë. Malësia pra është në nevojë. Kosova është kapitull i mbyllur dhe nuk ka nevojë që patriotizmi ynë të dëshmohet në mbrojtjen e sajë, por në mbrojtjen e interesave të Malsësië, Ulqinit, Krajës, Plavë-Gucisë e Rozhajës, çka nuk e zvogëlon aspak dashurinë ndaj Kosovës e as ndaj Shqipërisë. E interesat tona nuk mbrohen duke u hyrë në qejf atyre që, falë përkrahjes së UD, nuk i realizuan premtimet e dhëna qytetarëve të Malësisë për komunë të plotë.
Smail Çunmulaj — Nikollë Camaj
malesia.org


