ulqini

Ulqini prej orës 6 të mengjesit mbeten pa ujë
Sipas drejtuesve te ujësjellësit, edhe ne këtë rast shkak është bere amortizimi i rrjetit Gaç – Ulqin, i ndërtuar qe ne vitet ’60, ku një defekt ne tubacionin kryesor te qytetit Ulqin – Gaç e ka lënë që prej  ores gjashtë të mengjesit pa ujë komunën e Ulqinit lajmron e perditshmja Vijesti. Defekti u zbulua rreth orës 6:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e punës po punojnë për riparimin e avarisë. Punohet në menyrë intenzive të riparohet defekti dhe që  rjeti të vehet në funksionim.  Vazhdo

September 24, 2012  :: Ngjarjet - Events :: Comments Off on Ulqini prej orës 6 të mengjesit mbeten pa ujë
Tags: , ,

Abaz Reçica: Pse miu nuk di kur ёshtё boll?
Nё njё laborator, njё grup i shkencёtarёve kishte mbajtur tё uritur njё mi pёr njё kohё tё gjatё. Pastaj ia ofrojnё njё konservё tё madhe me ushqimin e tij mё tё kёndshёm. Lёshohet, si mi, dhe e gёlltit ushqimin me furi dhe kur stёrngopet i molisur bie shtrirё. Shkencёtarёt ia fusin në kafaz njё shok mi, gjithashtu shumё tё uritur. Edhe ky, bash si shoku i mёparshёm, i vёrsulet enёs. Miu i pamundur ngrihet dhe i bashkëngjitet mysafirit tё padёshiruar. Pas pak kafshatave, pёrmbyset i ngordhur nga stёrngrёnia. Diagnoza... Vazhdo

September 19, 2012  :: Ekonomia / Ekonomija :: Komente (3)
Tags: , , ,

UDSH braktisë bisedimet – Albin Kurti nuk arrin ti bashkojë shqiptarët
As Albin Kurti nuk i bashkoi dot Shqiptarët në Malin e Zi përsëri do kenë shumë mundësi zgjedhjeje në Parlamentaret e këtij viti pasi që politikanët e tyre dështuan të formojnë një koalicion të gjerë. Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar afati i dorëzimit të listave zgjedhore dhe nëntë subjekte shqiptare do të paraqiten në katër kolona Në një kolonë është “Koalicioni Shqiptar” i përbërë nga partia më e vjetër shqiptare në vend Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ) e udhëhequr nga Mehmet Bardhi,... Vazhdo
Vali Corleone “Hero” që shpëtoi një vajzë
Janë përgjakur duart e Valentino Corleones i njohur si Vali.Vali ka treguar në rrjetin social Facebook se si në Mal të Zi, Ulqin ka nxjerrë nga një veturë e aksidentuar një vajzë e  cila kishte mbet në veturën e rrotulluar prapa dhe nuk mund të dilte pasi që ishte lënduar.Corleone ka shkruar se dikush kishte thënë se vetura do eksplodonte së shpejti pasi që vetura kishte filluar të digjej, prandaj askush s’guxoi të afrohej.Por ishte Vali ai që mori guximin të hyj në veturë  dhe të nxjerr të aksidentuarën... Vazhdo

September 13, 2012  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (9)
Tags: , , , ,

Humb jetën në aksident rrugor 21-vjeçari Aldin Kurti – Video
Një 21-vjeçar nga Ulqini i Malit të Zi ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme si shkak i një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Plezhë. Makina tip Wolksvagen Golf 5 me targa të Ulqinit, e cila drejtohej nga 21-vjeçari Altin Kurti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me trafik ndarësen. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e të riut, i cili udhëtonte nga Tirana drejt Ulqinit. Mësohet se 21-vjeçari i aksidentuar është i afërm i kreut të Lëvizjes... Vazhdo
Adriana Matoshi ka qëndruar në plazhin e Ulqinit
Pas angazhimit në filmin “Kthimi” aktorja Adriana Matoshi tani i ka dhënë vetes një pushim disa javor. Ajo së bashku me fëmijët e saj ka qëndruar disa ditë në plazhin e Ulqinit. Ndërkaq më 11 shtator ka vendosur që ta vizitoj edhe bregdetin shqiptar. Gjatë periudhës së fundit ajo ka pasur disa oferta për të qenë pjesë e disa filmave vendor, mirëpo thuajse të gjitha i ka refuzuar për shkak të lodhjes që ka pasur gjatë realizimit të filmit “Kthimi. “Filmi ‘Kthimi’ ka pasur mjaft suksese nëpër botë... Vazhdo

September 8, 2012  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Adriana Matoshi ka qëndruar në plazhin e Ulqinit
Tags: , ,

Loreta Kaçka ka kaluar disa ditë në bregdetin e Ulqinit
Pas një lodhje të madhe gjatë këtij sezoni veror ku dhe është në prag të përfundimit të këtij sezoni, këngëtarja Loreta Kaçka është bërë gati të kaloj disa javë pushim jashtë vendit. Përveç që ka kaluar disa ditë në bregdetin e Ulqinit dhe atë të Shqipërisë, Lori tani do të marrë rrugën drejt Italisë ku dhe do ta vizitoj familjen e saj. “Natyrisht se edhe këtë sezon të verës kam qenë shumë e ngarkuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore nëpër dasma e ahengje të ndryshme gazmore. Dhe tani kam vendosur... Vazhdo

September 8, 2012  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Loreta Kaçka ka kaluar disa ditë në bregdetin e Ulqinit
Tags: , ,

Kryetari i Komunës së Ulqinit uron fillimin e vitit të ri shkollor 2012/2013
Të dashur nxënës dhe student, të nderuar mësimdhënës, personel arsimor dhe prinder. Kam nderin dhe knaqësin që në emrin tim personal dhe në emer të qytetarëve të Ulqinit tju uroj fillimin e vitit shkollor 2012/2013. Pas pushimeve verore, ju do të riktheheni përseri në bankat shkollore për të vazhduar rrugën e arsimimit që është e vetmja rrugë drejt ngritjes dhe emancipimit të çdo individit. Mësimdhënësve ju shprehi mirënjohje të veçantë për punën e tyre të palodhëshme në misionin e tyre fisnik për... Vazhdo

September 6, 2012  :: Shoqëria / Društvo :: Komente (2)
Tags: , ,

Bien çmimet deri në 50 për qind më lirë,zgjat sezoni turistik
Hotelierët dhe turoperatorët në Mal të Zi parashikojnë ta mbyllin sezonin turistik në fund të tetorit. Ka mundësi që pushimet sivjet të zgjatin një muaj më shumë se zakonisht. Kjo ide mbështetet në parashikimin e motit dhe temperaturat e favorshme për pushime. Sezoni i shkurtër turistik, i cili në Mali I Zi zakonisht zgjat jo më shumë se tre muaj, është njëra nga arsyet që hotelierët vendas të mos nxjerrin fitime të mira dhe të mos gëzojnë qëndrimin e gjatë të turistëve. Vendpushimet detare në Mali I... Vazhdo

September 5, 2012  :: Turizmi / Turizam :: Comments Off on Bien çmimet deri në 50 për qind më lirë,zgjat sezoni turistik
Tags: , , ,

“Ulqini të shpallet ‘zonë e lirë’ mes Shqipërisë dhe Malit të Zi!”
Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, është shprehur se Lista për Shqipëri Natyrale kërkon që qyteti i Ulqinit të shpallet Zonë e Lirë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sipas kreut të LSHN-së, kjo kërkesë bazohet në dokumentet ndërkombëtare. Kongresi i Berlinit me vendimet që mori, qytetin e Ulqinit nuk ja aneksoi Malit të Zi. Por vendosi që Hoti dhe Gruda, t’i jepeshin Malit të Zi. “Forcat shqiptare të Lidhjes së Prizrenit aso kohe nuk lejuan që krahinat shqiptare të Hotit dhe Grudës... Vazhdo

September 4, 2012  :: Shtypi / Mediji :: Komente (6)
Tags: